Gëzim AJGERAJ
POEZI NGA ALBUMI (shtator-tetor), 2011
NË KËRKIM TË
ESTETIKËS PËR VARGUN
Me ç`të të zbukuroi fjala ime e mirë
Fjala ime e shtrydhë mallit
Kërkuar i kam kopshtet e mendimit
Lulet e fjalës zhuritë mi kish malli
Këngën e fjalës ma mbyti zjarrmia
Me së të ia freskoj ballin këtij udhëtimi
Po e kërkoi gjithandej udhëve të mendimit
Në pritë më del gjeografi e udhëve
Ç`bukuri të të japë vargu imë imë
Këtij udhëtimi plotë mall
3 tetor 2011
DRITË PËR TË NESËRMEN
Në brazdën e vargjeve të mia
Mbjellë i kam këngët
Vaditur i kamë me kroin
E gurrave të vendlindjes
Ngrohë me rrezet e diellit të Sharrit
Që të mbushullojnë frutat e vargjeve
Që bima e mendimin për të nesërmen
Të lulëzojë e çiltër
Që gurrat e mendimit të rrjedhin
Lirshëm nëpër ujëvarat e fjalëve
Tetor, 2011
UDHËT DHE TI
Me shpresën e kthimeve të tua
I bëjmë ballë stuhisë së udhëve
Me harrimin përballemi fytafytas
Dhe me thinjat
Ato çdo ditë na i vjedhin ëndrrat
Djall janë bërë mes kolonës
Pahetueshëm na i vjedhin motet
Filiza e pipa na i shartojnë sytheve
Që pema e farës sonë të shuhet
Atdhe, të lutem;
Ruaje dhe nga një lule për ne
Të paktën mbi gurë për të na e vënë
Tetor 2011
E PËRCOLLA MALLIN
E përcolla mallin e fjalës
Në kullën e mendimit, diku në Vërri
Të mi freskoi kujtimet e lëna
Me etjen e mungesës sime
I hapi portat e kullës plotë vetmi
E u shtrua në sofrën e pritjes
Vonesës ia numëronte thinjat
Pritjeve tek kronikonte
Me vargjet plotë zjarmi
Unë ende do të vonoi kthimeve
Tetor, 2011
Ç`MISTER NË MES
Nëpër vijat e mallit
E kam vizatuar hartën e vendlindjes
Nëpër qdo rrudhë
I kam vënë nga një munges pa arsye
Ndoshta gabohem
Pse kaq rëndë i ndëshkova
Motet e mungesës sime
Atdhe, në ç`mister malli
Më mbështolle
E më hudhe përtej
Unë e ti, tani i bëjmë
Kronika mallit
1 tetor 2011
SHQIPTARI
Shekuj lëvruar kam
Moshën e lashtësis sime
Plisin rrëzuar s`na e kanë
As furtunat Aziatike
Karpatet jo se jo
Tehut të shpatës
E përbiruam gjuhën
Dhe zogun dhe bezen
Udhëtimit
Deri tek drita e bardhë
1 tetor 2011
ME GJARPËRIN MOS U
ULË NË SOFËR
Ju lutem mos më detyroni
Të ulem në një sofër me gjaksin
Kur ende se kam shuajt zjarrin në kullë
E mbledhë hirin e trarëve
Kur pesëmijë librave të mia
S`u mbeti as bloza
Kur gjaku s`është tharë
Në murin e avllisë
Kur maleve e shkrepave
Ende s`i kam mbledhë dhembjet
Kur ende s`i kam mbledhë
Eshtrat e gjyshes të djegur në kullë
Kur varret e ndrydhura kodrave
Lulet s`po mundë të ua numroi
A ulet me gjarpërin në sofër
O Evropë...?
Kurrë s`do ta shkelë amanetin e gjyshit
1 Tetor, 2011
NOTICAT E MIA ME VARGJE
Mbushë i kam
me copat e afshit të shpirtit
Me copëza kujtimesh
ruajt i kam kronikat
Me daltën e fjalës
Gdhendë metaforat
Nëpër shkëlqimin e shpresave
dhënë u kam dritën
Ruajt mi kanë fjalët
Ato besnike plotë vargje
Edhe udhëve të mia
Kur më pushton zjarmia
E digjet balli
Fjalën s`ma kanë tradhtuar kurrë
1 Tetor, 2011
IDEALI
Ushqyer e kamë
Me etjen e shekujve për liri
Kalitë nëpër qëndresën Krujane
Bartë me amanetin
E gjyshit në kullë
Rritë me dashurin e nënës
Nëpër ninulla
Me këngët e babait
Ushqyer i kam shpirtin
Ndaj, thyer
Kurrë nuk jamë
1 tetor, 2011
NUK E BESOJA
Nuk e besoja kur miku imë
Më fliste për krasitjen e librit të tij
Për vargjet e gozhduara
Në kryqin e harrimit
Për lulet e poezisë
Të këputura në mes të rritës
Për muzikën e rimave
Të mbytur në mortjen e shportës
Për hajnat ashiqare
Tek ja mblidhnin pemën
Për vargjet që ia lan në fyt
Pa hapur gojë
Sotë, unë e pashë me sytë e mi
1 tetor, 2011
Metafora
