1.
Ç`trazim fjalësh
Kësaj nate vonë
Ndjenjë mëmëdheu
Milingona vargjesh
Më zgjojnë etjen
Ç`pikëllim mërgimi
Ra mbi letër
Digjet balli i vargut
2.
Në kopshtin e dhimbjeve
Çdo ditë bie shi
Me pika mëmëdheu
Janë lotët e mallit
Shkunden retë e udhëve
Mbi ylberet e largësive
Etja shuhet
Përmallimit
3.
Çdo ditë shaloj
Kuajt e mallit
E i përcjellë tek ti
Krelave të tyre
U lidh gërshetat e të falave
Mallëngjimin
E vesh si dhëndërr
Ylbereve të kthimeve
Sa larg më je ti
4.
Prapë po bie shi
Mbi lirikë
Nëpër mallin e vargut
Vërshojnë pikat e fjalëve
Tek struken strehës së përmallimit
Sa i pa fat o varg
Që u shkrove mallëngjimit
5.
Sonte ti përkëdhela muzgjet
Miglimave të errësirës
Mblodha kujtimet
E i përqafova me mall
Sa e zjarmishme erdhi mbrëmja
Në restorantin Helvetia
6.
Humbellave të udhëve
Aromë harrimi
Ç`largësi në mes
Vetëm ylberet e kujtimeve
Nisen plotë mall
Ëndrrave të sfilitura
Largësia frynë
Harrimit
7.
Nga vorbulla e ikjeve
Po derdhet kupa e mallit
Ylberet e ikjeve
Anojnë kthimeve
Shalojnë shpresat
Heu....
Udhës s`po i duket fundi.
DHE IKËN SHËNGJERQKAT ME KËNGËN NË GOJË
Pasditja e pesë majit I gjeti në rreth
Tek luajnë në valle e këndojnë me def
I këndojnë pranverës me plotë dashuri
Me zërin e ëmbël gojën si qershi
Me duart e tyre vallen hijeshojnë
Kur dridhen në valle e defi gjëmon
Flatron degë e shelgut për plotë e gjelbëruar
Kurorë mbi flokë e belë shtërnguar
Gjelbrimi i pranverës mbi to paska zbritur
Bukuri e tyre sa shumë qenka rritur
Mbi trupin e tyre të gjatë e të hollë
Shkëlqen fytyrë e tyre si lulja në mollë
Me syrin e shkruar e flokun e zezë
Vashëza e Vërrinit zemrën seq ta ndezë
Kur ia merrë valles me ato dimi
Dridhë zemrën e djalit trazon nostalgji
Të mira e të sinqerta kush nuk i ka
Si vashat e Vërrinit kund në botë nuk ka
Dhe këndojnë shëngjerqkat gjith ditën e gjatë
Nata e pesë majit është ditë s`është natë
***
Mëngjezin e hershëm dhe për thekër shkojnë
Kurora mbi kokë lidhin e këndojnë
Lidhin e këndojnë me plotë dashuri
Kurorat e tyre pajë për nusëri
Dhe këngë e tyre mbushëllonë me mëngjes
Lumë si ato si ka kush për besë
Vërrinit i këndojnë me plotë krenari
Për vëllezërit që i dhanë në luftë për liri
Mallkojnë mërgimin që shumkënd ka tretë
Urojnë dhe kthime për vëllezërit e vetë
Urojnë e këndojnë për verën sivjet
Do të kemi dhe dasma e do të gëzojmë vet
Kështu këngë e tyre mbushëllon kodra e male
Pasditja e gjashtë majit ëmbëlsirave ndahet
Lum kush e festoi shëngjergjin sivjetë
Sepse viti tjetër nuse do të na gjejë
Dhe ikën shëngjerqkat ato gojë gëzuara
Nostalgji e tyre kujtim i pa harruar
6 maj 2008
VARGJE PËR DUART E NËNËS DHE VRESHTAT
Ruajtë nga dorë e nënës për të shtrejtin mall
Ky fillim marsi na ktheu në vjeshte
Në jam ne ëndërr apo në përrallë
Ruajt e kamë birë këtë rrushe me kujdes
Nepër pritën tënde kthimin nga mërgimi
Është rrush i *kodrës nga tonat vreshtë
dhe plotë mollë e dardhë që mbëltojmë këtij dimri
E fali natyra bëri mrekulli
Si rrushi sivjet s'mbahet mend ndër mote
Kalaveshë të plote rëndonin hardhitë
ah moj nena e ime,
është djersë e ballit dhe dora e jote
***
Kujtimet mi ktheu ballin tek më lëmonte
Kur kisha zjarmi e llastohesha kotë
Me dorën e sajë dhimbjen ma shëronte
Ah dorë e nënës, kjo dorë magjiplotë
Dhe kur vreshta e jonë zverdhej e lëngonte
Në fletë të hardhisë dhimbjen ia lexonte
me duart e sajë vetë e punonte
Në çdo kalaveshë plagët ia shëronte
Sërish rikujtojë kur isha fëmijë
Mbushëllonin në vreshta rrush mollë e pjeshka
Por si vreshta e jonë s'kish rrush në Vërri
Dorë e nenës sime i rritë tonat vreshta
***
Ah ty nëna e ime sot unë të kam faj
N`dorë shaminë përlotur pengë mallin ta mbajë
Të më fal o nënë por unë nuk kam faj
Ka faj ky mërgim që motet i ndajë
Malësi e Vërrinit, mars 2008
* vërri-regjion në jug të qytetit të Prizrenit
* Pas kthimit nga mërgimi
Te gëzojmë sonte ti zbrazim gotat
Dhe një urim qiftit të ri
Mëngjes ta bëjmë ti harrojmë motet
Ta shuajmë këtë mall të mbledhë në gji
Gëzuar miq ti cakrrojmë gotat
Dhe një dolli për qiftin e ri
Jemi mbledhë sonte nga e gjithë bota
Në këtë qytet plotë nostalgji
Gëzoni dhe ju të këndojmë sonte
Ta derdhim etjen të mbledhë në gji
Dhe këtë mall të mbledhë nëpër botë
Natyrisht për dhëndrrin dhe qiftin e ri
Le të mbushëlloi kënga dhe ky qytet
Këngën e mallit ta nxjerrim sonte
Urime dhëndrrit shëndet e jetë
Qyteti i besës le të jehoi
*
Kjo dasmë që na mblodhi sonte në këtë sofër
Le të mbushëlloi plotë dashuri
Gëzuar miq në dy gëzime
Natyrisht për dhëndrrin dhe Pavaresinë
Prizren, (fund marsi) 2008
MIQTË E GËZIMIT
Gjithmonë me miqtë në këtë qytet
E shtrydh dhe kohën e ç'përmallimit
Ju dua shumë ju flas sinqertë
Të sinqertë i dua miqtë e Gëzimit
Jo dhe gjithmonë flasim për varg
i çmallim ditët e përmallimit
Shpalosim motet e ikura largë
urojë mirësi miqtë e gëzimit
Udhëtojmë dhe vargut në Metaforë
Shpalosim numrat e editimit
I tjerrim fjalët hollë e hollë
Me më të mirët miqtë e Gëzimit
Shpalosim mallin rrugëve të qytetit
Përpara lidhjes i shpalosim betimit
Idealistët që ranë atdheut
Më të nderuarit e Gëzimit
Qytetit të Besës tek çmallim mall
Me të sinqertët miqtë e Gëzimit
Takojmë rrallë dhe ndonjë djall
Të sëmurë nga smira ikën zemërimit
Ju them dhe juve pa djallëzi
Ju flasë me gjuhën e përmallimit
Dhe për ju vargëzoj me dashuri
dhe për ju ndjej mall, miqtë e Gëzimit
Ju dua shumë njerëzit e mi
Përvëluar jam përmallimit
Ju falë nga zemra shumë dashuri
Ju më të mirët, miqtë e Gëzimit
Prizren, mars 2008
Dita kur më morën ikjet
u bë plagë në zemrën tende
Më fal nënë
Qielli u mbyt në shi
Vërshuan udhët
Dy dekada ikjen
nga ajo ditë plot lot
që t’i vrau shpresat
e nuk t’i ktheu më
Nga libri: Degë e thyer, botoi “Metafora”, Prizren, 2007
Metafora
