Gëzim Ajgeraj
KROI I QYTETIT TIM
Zvicër, 2006
KROI I QYTETIT TIM
Na sjellë freski Sharri
Në zemër të qytetit
Në mes të Shadërvanit
Ai na e shuan etjen
Ujë të ftoftë akull
të bardhë si bora
në vapën e verës
të mërdhinë dora
Gurgullon kroi
në dimër e verë
s'ndalet nëpër shekuj
freski sjellë përherë.
* * *
Trimat e atdheut
pranë tijë u freskuan
me ujin e ftohtë
dhe etjen e shuan
Pranë tijë etjen e shuan
Abdyli* e Ymeri
Trim Sylejman Vokshi*
Mici kryetrimi
Ballin e freskoi
Trim Adem Jasharri
qytetit të besës
një uratë i fali
Trim Xhevat Berisha
Dhe këngë i këndoi
sa herë e shoi etjen
bekim i dhuroi
Pinë ujë dhe shumë trima
Ballin e freskuan
Qytetit të lashtë
Kroin ia bekuan
Mars 2006
_______________
*Abdyl FRASHËRI (1339-1892). Patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , Hero i Popullit.
*Sulejman Vokshi (1815 - 1890) është veprimtar dhe figurë e shquar e Lidhjes së Prizrenit dhe Hero i Popullit në Kosovë. Lindi në Gjakovë nga një familje me tradita kombëtare, pjesëmarrëse në kryengritjet antiosmane kundër Tanzimatit.
NË MUZE TË LIDHJES
Në një ditë qershori
E gjithë klasa e jonë
Muzeun e lidhjes
Shkuam ta vizitojmë
Para lidhjes na priste
Busti i Abdylit e Ymerit
Aty në bronzë rrinin
Poshtë nën këmbë mermerin
Brenda në muze
Orë dhe qysteke
Pushkë të varur mureve
Në vitrin dokumente
Plot për plot piktura
Për njëqind vjetorin
Artistët e kombit
Ate e nderonin
U larguam të gëzuar
Plot për plot me mbresa
Sa shumë u
____________
*Besa, zotim solemn për të vepruar së bashku për një qëllim; fjala e nderit që jepet për të përkrahur dikë ose për t`u lidhur me të.
*Lidhja Shqiptare e Prizrenit,u mbajtë më 10 qershor 1878 në Prizren. Zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës.
AVDYLI E YMERI
Si dy pishtarë drite, ndriqojnë në histori
vizion per brezat, dritë për ardhmëri
Abdyli e Ymeri, dy burra të atdheut
simbol i bashkimit, besë e mëmëdheut
Nga molla e kuqe deri në çamëri
vëllezër të një gjaku bashkë një shqipëri
E lidhën një bese të gjithë në Prizren*
ta mbrojmë shqipërinë, e bëjmë atëdhenë
Edhanë dhe një fjalë, atje në kuvend
Për bashkim kombëtar, në mbrojtje të atdheut.
1999, Prizren.
____________________
*Prizreni:Të dhënat arkeologjike lënë të kuptojnë, se ky territor ishte i banuare që nga antika, kur njihej me emrin Theranda e në këtë trevë banonte një popullsi Dardane. Gjatë shek XI ishte qendër e rëndësishme qytetare, më 1019 Prizreni ishte seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Prizreni nder shekuj njihet si qytet i kultures dhe i tradites.
BUSTI I YMER PRIZRENIT
Për detyr shtëpie
Mësuesi i klasës sonë
Na tha nga një bustë
Që ta skulpturojmë
Pasdite e vizitova
Lidhjen e Prizrenit
E shikova gjatë
Abdylin dhe Ymerin
Me baltën ngjyrë bronzi
Përballë një fotografi
Bustin e Ymer Prizrenit*
E bëra për mrekulli
Shkëlqyeshëm tha mësuesi
Dhe gjithë mësuesët tjerë
Gjatë e ruajtën bustin
Në koridorin e shkollës me nderë.
*Ymer Haxhi Prizreni, (1826 - 1886),Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj.
PLAKU I VLORËS
(ISMAIL QEMALI*)
Ecte plaku mjekërbardhë kryelartë
Fushave,maleve dhe detit
Mbi ballë e kishte një idealë
Në gji e mbante amanetin
Dhe s`ndalej, si s`ndalet Drini e Buna
Ecë e bëhet diell i lirisë
Drejt Vlorës, drejt mëmëdheut me burra
Për dritën e atëdheut të dashur Shqipërisë
Nga gjiri nga toka e nxjerr lartë amanetin
Popullit ti sjell dritë e mirësi
Dhe e ngriti lartë flamurin e Skëderbeut
Për atëdheun e lirë, për Shqipëri.
21.2.99
_________
*Ismail Qemali lindi në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar 1844, vdiq në Itali nga një atentat me helm më 24 janar 1919. Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur.
TRIBUNI I ATËDHEUT
(Isa Boletinit*)
Një betim në flamur e plotë trimëri
Kanë besë këto troje në luftë për liri
Tribuni i atëdheut me nipat e tijë
Luftoi për Kosovë e Shqipëri
Dridhi gjneralë dridhi Londërmadhen
Kërkesat e atdheut i shtroi fjalë për fjalë
O do të bëhet bashkë e gjithë kjo Shqipëri
O do të digjet flakë ky Ballkan i zi
Në Vlorë ra në gjunjë e puthi flamur
Luftën për liri s'do ta ndalim kurrë
Betimi i tijë kushtrim për atëdhe
Një Shqipëri bashkë do ta bëjmë mbi këtë dhe.
Nëntorë, 1999, Prizren
__________
*Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar, Hero i Popullit.
*Londërmadhe, poeti aludon në konferencën e Londrës, të mbajtur më 1913, në këtë qytet të Anglisë.
BAJRAM CURRI
Pesëdhjetë vjet luftoi
Në male për liri
Për bashkimin e tokave
Të mëmës shqipëri
Gjith jetën e kaloi
Me pushk në dorë
Kurr nuk u pajtua
Me të huaj e okupator
Burrërishtë luftoi
Plaku i maleve për liri
Ra heroikisht
Lartë në dragobi.
25.2.99.
___________
*Bajram Curri lindi më 1862 në Gjakovë; vdiq më 29 mars 1925 në Dragobi. Ka qenë atdhetar e demokrat i shquar revolucionar, udhëheqës i lëvizjes për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit.
UÇK
Shkrepi ideali etja për liri
Zjarri i lirisë që vlonte në gji
Për ditët e mira për ditët e bardha
Flamur lirie tri shkronja të arta
Tri shkronja të arta në një dashuri
Thurin gjerdan shprese atdheut liri
Gurit i dha gjak atdheut drite
Një këngë në male me shekuj e pritë
Dhe këngën se ndali deri në fitore
Veriun e zi* large nga keto troje
Një ditë të bardhë shkrepi në Dardani*
Flamur për atdheun Kosovës liri
1999, Prizren.
__________
*UçK, forca ushtarake që luftoi për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbë, gjatë vitit 1998/99.
*Veriu i zi, - poeti aludon në okupatorin Serb(Serbinë)
DËSHMORI I LIRIS
Luftoi nëpër male
Në borë dhe në shi
E flijoi jetën
Për të shtrejtën liri
Ditë e natë luftoi
Ai me pushkë në dorë
Në luftë kundër armikut
Ai ra dëshmor
Në malet e larta
Përmbi atë malësi
Ra heroikishtë
Në luftë për liri
Në bjeshkët e Pashtrikut*
Atje lartë përmbi
Ra heroikishtë
Dëshmor* për liri.
12 çershor `99.
________________
*Pashtriku, bjeshkë e lartë në mes të Prizrenit dhe kukësit.
*Dëshmor, ai që vritet në luftën për liri e drejtësi shoqërore, ai që falë jetën për të mirën e popullit e të atëdheut.
KRYETRIMI I LEGJENDËS
( Adem Jasharit*)
Diku kërciste një pushkë
E s`pushonte një këngë
Atëdheu kërkonte krushq
Kosova lëshonte gjëmë
Nga zemra e tokës buroi
Kushtrimi i krismave për liri
Malet e Drenicës jehuan
Nga krismat e kënga e tijë
Dhe krisma prej kullave vazhdoi
Maleve e fushave për liri
Kryetrimi i legjendës flijoi
E u bë pishtarë i luftës për liri.
21.2.99.
_________
* Adem Jashari lindi më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz dhe vdiq më 6 mars 1998 në Prekaz, ishte një hero dhe trim legjendar i Luftës së Kosovës.
MILITANTI
(Remzi Ademaj – Petriti*)
Mbrëmë gjithë natën i rrethuar me mallin
Nëpër lirikë gjakote militanti i ri
Nyepër rreshta rridhnin thirrjet zëri i tij
Pushka që kishte etje për liri
Gjatë e rrahi llafin për Vërrinin Kuksin
Drenicë e Junik
Gjërë e gjatë i ra Kosovës në çdo pikë
Diku mes vetullave ndrydhej zemërimi i tij
Pushka besa fjala kullonte etje per liri
Nëpër rimat e lirikës deri në agun e ri
Një det me pelin ra përmbi
Dikur i kënduam edhe një këngë Kosovës
Adem Jasharit i byemë edhe poezi
E diku në Qafë të Zhurit
Një lumë lotësh u shkri
Afër meje ai s'ishte më me trup e me zë
Vargut militonte thirrja e tij
Qëndresa e paepur
Mjaft më këtu
Andej nga Kosova
Ejani ta marrim pushkën lumjançe
E iku e iku e iku me hijen e tij
24. 08.'98
_________
*komandant i UçK-së, gjatë luftës 1998/99, në zonën e Vërrinit. Ra heroikisht në betejën kundër okupatorit serbë në Lez-ë, më 2 shtatorë 1998.
PRANË LAPIDARIT TË MËSUESIT DËSHMOR
(Mësuesit Xhevat Berisha*)
Albani e Drita me lule në duar
Lapidarin e mësuesit kan ardhur për ta nderuar
E kujtojnë me mallë e plotë krenari
Mësuesin e tyre që ra për liri
Dhe lule të freskëta kanë sjellë në duar
Pranë lapidarit përulen duke nderuar
Për mësuesin e tyre thurin dhe lavdi
Nga malli për të kanë dhe lotë në sy
Pranë lapidarit një fjalë i premtojnë
rrugën e mësuesit ata do ta vazhdojnë
Është rrugë e atëdheut plotë ideal
Me krenari e nderë në zemër do ta mbajmë
Prizren, 10 qershorë 2006
__________
*Xh. Berisha, komandant i ZKZ-së gjatë luftës së UçK-së 1998/99, në zonën e Vërrinit. Ra heroikisht në betejën kundër okupatorit serbë në Lez-ë, më 2 shtatorë 1998.
TRIBUNI I VËRRINIT
(Selajdin Berishës*)
Nisë e dridhen malet se deshi liria
fërshëllejnë pushkëgjatat e ngritet trimëria
nisë kënga kreshnike e shkruhet legjenda
tri shkronja mbi ballë një vullkan nga zemra
Merrë forcë atdheu rilindë Dardania
Nisë e flasin shkrepat e skuqet trimëria
këmishë e kuqe pajë e lirisë
Flamur maje bjeshke simbol i trimërisë
Kushtrimi i atdheut rrënjë e lirisë
për agun e ri kënge e Dardani
lapidarë drite rreze ardhmërisë
shtator 1998
_____________
*Selajdin Berisha, komandant i policisë ushtarake gjatë luftës së UçK-së 1998/99, në zonën e Vërrinit. Ra heroikisht në betejën kundër okupatorit serbë në Lez-ë, më 2 shtatorë 1998.
DITA E LIRISË
Ejani fëmijë
Bashkë të gëzojmë
Lirinë e Kosovës
Sot ta festojmë
Ta gëzojmë fitoren
Me këngë e valle
Tu këndojmë dëshmorëve
Në ditën e madhe
Ti mbushim me lule
lapidarët e lirisë
Atyre që u flijuan*
Për të mirën e njerzisë.
___________
*Ai që flijohet për atdhe.
FLAMUJT E LIRISË
Sheshit të qytetit
Voglushët festojnë
Me flamuj në duar
Lirinë e gëzojnë
Për ushtarët trima
Me pushkë në dorë
Plot për plotë me lule
Ata i zbukurojnë
Gjithë fëmijët e qytetit
Sa shumë u gëzuan
Lirinë e atdheut
Me flamuj kremtuan
Qershorë,1999.
URA E GURIT DHE LUMI
Gur më gurë në harqe
Ku lidhen dy brigje
Është ura e gurit
Punim i lashtësive
Një herë në një verë
Lumi u hidhërua
E vërshoi qytetin
Ura u shkatërrua*
Prapë pas disa muajve
Urën e ndërtuan
Me të njejtën formë
Çfar e kish e shkuara
Sotë qyteti ynë
Atje nën kala
I ruan monumentet
Nga lashtësia që i ka.
__________
*Ura e gurit në qytetin e Prizrenit, që lidhë dy skajet e Lumbardhit, që rrjedhë përmes qytetit.
*Në vitin 1978, vërshoi lumbardhi dhe e mori me vete urën e vjetër qindravjeqare. Pas disa muajve u ndertua ura e re me të njejtën formë.
KALAJA
Atje mbi shpatije mbi qytetin tonë
Është kalaja e lashtë si kurorë qëndronë
Roje mbi qtet fletë një lashtësi
Mes mureve të gurta ruan histori
Në të Osmanllija* garnizon* ndërtoi
Pesë shekuj me radhë lirinë na e vërboi
Gjithë qytetin tonë nga aty e sundoi
Një moti të flamurtë robëria ra
iku osmanllij la gjurmë në kala
si statujë graniti moteve u rezistoi
qytetit të lashtë pranë i qëndroi
Sotë kalaja e lashtë monument në histori
për qytetin tonë, vlerë e pasuri
1999, Prizren
______________
*Kalaja e Prizrenit, objekt i lashtë i kulturës, mbi qytetin e Prizrenit.
*Osmanllija, poeti aludon në perandorinë osmane, e cila ka sunduar gati pesqindë vjetë tokat shqiptare.
*Garnizon, - tërsia e trupave që vendosen në një qytet, për të siguruar mbrojtjen e tijë.
DRITAT E QYTETIT TIM
Kur bie nata mbi qytetin tim
Xixëllojnë dritat e mbushet shkëlqim
Dritat plot neone sheshet i ndriçojnë
Në vitrina të dyçaneve kah i zbukurojnë
Shkëlqimi i tyre ngjitet lartë në qiell
Janë më shumë se yjet lartë në hapsirë
Natën mbi çytet ato vezullojnë
Lartë në horizontë bukurinë ja shtojnë
Rrugët dhe pallatet atijë ja ndriçojnë.
12.5.2001.
LULET E QYTETIT TIM
Plotë aromë e bukuri
Janë lulet në saksi
Njëra tjetrën e përqafojnë
Mbi ballkone kah mbushullojnë
Sheshe e kopshte zbukurojnë
gjithmonë në pranverë
dhe blirët buzë lumëbardhit
mbushëllojnë plotë erë
Aromë e tyre
mbushëllon freski
mbi ngjyrat e tyre
shtrohet bukuri
Prizren, 3.5. 06
PËLLUMBAT E QYTETIT TONË
Ka shumë pëllumba ky qytetë
Dhe voglush që i ushqejnë
Kokrra gruri ata mbledhin
Kur fëmijët ua hedhin
Kush qetsin nuk ua prishë
Se fëmijët i kanë miq
Mbi qytet kur fluturojnë
Ata qiellin e zbukurojnë
Dikush tha ku ka liri
Ka pëllumba e fëmijë
Buchs-Zvicër, 18.4.2001.
GJUHA E JONË
Në gojë të voglushit kur reciton
Shih sa ëmbël ajo tingllonë
Në klasë mësuesi kur spjegonë
Gjuhë mjaltë fjala rrjedhonë
Kur këndonë nëna ninulla
Fëmijët në djepa bëhen burra
Kur fletë gjyshi te oxhaku
Shkëlqim e dritë mbushet pragu
Gjuhë e ëmbël gjuha e jonë
Me gjuhë të botës kurrë se ndrrojmë.
Zvicër,22.4.01.
KOSOVË MURANA* IME
Ku stë vranë e ku stë shanë
Ku stë shkelën ty moj nënë
Të mërguan e ku stë vanë
Po ti s`shuhesh moj muranë
Sa të dogjën sa të qeshën
Sa të shkrumën sa të prenë besën
Po ti u ngrite prapë e para
Shqiptarishtë si mbinë fara
Sa të djeshme sa të sotme
Shum lëngove nëpër mote
Shumë armiq erdhën e shkuan
Vetëm eshtrat i harruan
E së fundi dhe këtë herë
Deshën ti fikin njato derë
Po këtë herë i zu hataja
Malet tona u bënë kala.
_________
*Muranë, grumbull gurësh në vendin ku është vrarë ose është varrosur një njeri.
I DUA FËMIJËT
I dua fëmijët
Me çanta në dorë
Me buzët plot gazë
Kah shkojn në shkollë
I dua fëmijët
Kur janë të gëzuar
Kur i përçafojnë prindit
Me lule në duar
I dua fëmijët
Sheshit kur marshojnë
Në festa kombëtare
Me flamuj në dorë
I dua fëmijët
Të pastër si bora
Me faqet e kuçe
Të shëndoshë si molla
I dua fëmijët
Kur luajn dhe gëzojnë
Së bashku në korë
Këngë kur këndojnë
I dua fëmijët
Kur recitojnë vjersha
Oh sa shum i dua
Ata që kanë pesa.
26,çershorë 2000
FJALA DHE VJERSHA
Nga goja fjala doli
Dikush tha sa bukur foli
Një tjetër e shkroi një vjershë
Por askush si vuri vesh
Dikur fjala u harrua
Askujt më s`ju kujtua
Vjersha librat i kishte mbushur
E gjeta në gojën e voglushëve
Sa ëmbël vargjet tingëlluan
Brez pas brezi i mësuan
Zvicër, 30.8.2000.
XHAXHI POETI NË MËRGIM*
Qdo ditë shkruan vjersha
Por edhe punonë
Në festat kombëtare
Ai na recitonë
Ai edhe në fëmijëve
Dhurata na bënë shpeshë
Na dhuronë libra
E në festa nga një vjershë
Me të rritet atdheu
Dhe ABC-ja e jonë
Shumë për kulturë
Ai me zellë punonë.
3 marsë `99.
_____________
*Mërgim, vend i huaj jashtë atdheut ku është mërguar dikush, dhe i huaj.
ZOGU DHE VOGËLUSHI
Zbriti zogu në dritare
Dua tha këtë abetare
Ky voglush nuk e lexonë
Prandaj mua më takon
Ciu ciu ja filloi
Germën C ai e mësoi
Qeshi voglushi ha ha ha
Nuk e din e tha germën A
Njëri tjetrin duke e qeshë
Më në fundë u morën veshë
Ulemi bashkë dhe mësojmë
Njëri tjetrin ta ndihmojmë
Njëri tjetrin e ndihmuan
Abetaren e mësuan
Zogu qiellit fluturojë
Ky vogëlushë
me kokrra gruri e nderoi.
20,gushtë 2000.
Alfabetin e mësova
I kapa shkronjat dor për dore
Dhe i futa në fletore
Kur një façe e mbarova
Atë mësuesit ja tregova
Shumë bukur dhe vazhdova
Alfabetin e mësova
Kur të gjitha i bëra bashkë
Ato u bënë tridhjet e gjashtë.
2001
Toni lexonë lektyra
Shumë librat i lexonë
Ai romanin e ka pasion
Ndjehet toni i gëzuar
Ai lektyrën e ka përfunduar
Mësuesin shumë e gëzonë
Atijë ngjarjen kurë ja spjegonë
Në bibliotekë tjetër ka marrë
Ta lexojnë sa më parë
Shumë mësuesi e lavdronë
Në gjuhë pesë ja dhuronë
Zvicër.21.4.2001.
28 NËNTORI - DITA E FLAMURIT
çdo shtëpi e çdo pallat
Nga një flamur sot e ka lartë
është festa e atdheut
dita e flamurit të Skëndërbeut
E festojmë për çdo nëntorë
Ismail Qemajli e ngriti në Vlorë*
Dhe e bartim ne me nderë
Të valojë i lirë përherë
ndajë e ngrisim çdo nëntor
Këtë flamurë me shqiponjë.
28.nëntorë.2000.
___________
*Vlora, qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Shoku i klasës sonë, nga Tetova
Një shokë të ri, e kemi më klasën tonë
Ka ikur nga lufta, atje në Tetovë*
Klasa mirë e priti, sa shumë e ndihmon
Ishte nxënës i mirë, dhe sa shumë mëson
Tani ka dhe shokë, e duan të gjithë
Sa keçë që u vinte, për fatin e tijë
Atje bëhet luftë, ndajë ka ardhë në Kosovë
Dotë kthehet në vendlindje, kur ajo të mbarojë
Dhe mësuesi i ynë, atë shumë e donë
Në librezë notat, çdo ditë ia shënon.
Prizren,22.prill.2001.
_______________
*Tetova, gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovën, në lindje me Shkupin, në jug me Makedonski Brodin dhe në jugperëndim dhe perëndim me Gostivarin.
EKLIPSI I DIELLIT*
Mësuesja në shkollë
Syze i ka dhuruar
Eklipsin e diellit
Gimi për ta shikuar
E la qantën në dhomë
Doli në oborrë
Drejtë qiellit përpjetë
Filloi të shikoj
U errësua dielli
Hëna i doli përballë
Gimi nga oborri
e thirri mamanë
Pastaj në fletore
Filloi të shenoj
Për detyrë shtëpie
Mësueses të ja tregoj.
Zvicër, 11.08.1999.
__________
*Errësim i përkohshëm i një trupi qiellor kur zihet nga një trup tjetër qiellor. Eklips i plotë (i pjesshëm). Eklipsi i Diellit errësimi i përkohshëm i Diellit kur Hëna ndodhet midis Diellit e Tokës. Eklipsi i Hënës errësimi i përkohshëm i Hënës kur kjo hyn në zonën e hijes se Tokës.
FESTA E MËSUESIT
Për festën e mësuesit
Këtu në mërgim
I dhurova një lapsë
Dhe unë mësuesit timë
Sa mirë që i erdhi
Atë kur e pa
Është nderë për mua
Ai mua më tha
Pastaj na foli gjatë
Për festën e mësuesit
Për shkollat e para
Peripetitë dhe vuajtjet
Mësimin plotësues
Pastaj e vazhduam
Historinë e shkollës shqipe
Atë ditë e mësuam
Sa i lumtur që isha
Edhe sa shumë krenarë
Mësova për mësuesët
Dhe shkollën e parë
Zvicër,7 mars `99.
DRINI
Prej ku nisë e mbaron
Shqip rrjedha i rrjedhon
Dhe kufirin e kalon
As ushtari se ndalon
Në verë dielli kur të pjek
Ai fresikn na e jepë
Fushës etjen ja largon
Bereqetin ai ja shton
Nëpër rrugë e qdo shtëpi
Na ndriqon fuqi e tijë
Për kuzhinë në qdo shtëpi
Peshq të freskët për mrekulli.
_________
*Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Maqedoni.
PUSHIMET VERORE
Ja erdhi çershori
Mësimet mbaruan
U poçën qershitë
Pushimet filluan
Është nxehtë bënë vapë
Loja në oborr nuk shkon
Kush shkonë në detë
Dikush te daja në fshat kalon
Kalojnë sa më mirë
Pushimet verore
Jemi rritur dhe për një vitë
Në shkollë në shkollën fillore
14,6, 2000.
TE DAJA NË FSHAT
Sa her vjen qershori
Mësimi mbaron,
Te daja në fshat
Gimi në pushime shkon.
Me kalavesh qershizash
Veshët zbukurohen,
Pranë ujit të lumit
Me shokët freskohen.
Ka marrë dhe lektyra
Që shpeshëherë t`lexojë,
Dhe atje me shokë
Ditët ti kalojë.
Dhe kur vera ikë
Gimi kthehet n` shkollë
Shokëve me mall u shkruanë
Nuk ju harroj dot.
LARGË ATDHEUT
Mungonë kënga e gëzimi
Të djegë vetmia e përmallimi
Mungonë gjyshi në shtëpi
Sa i pikëlluar në fotografi
Mungojnë shokët në klasë
Gjuhën shqipe me këtë të flasë
Më mungonë loja te kroi
Nuk kamë shokë të luajmë lojë
Mungon dielli i vendit tim
Këtu jeta s`ka shkëlqim
Më mungonë vendlindja ime
Për të ruajë shumë kujtime
Gjith kah eci e ku shkojë
Për atdheun gjithmonë mendojë.
Zvicër.13.majë.2001.
GJYSHI NË PIKTURË
Me plisin e bardhë e ballin plot rrudhë
Fotografi malli portreti në pikturë
Mbi murë të varur portretin çëndroi
Sa me mallë gjyshin ajo shikonë
Kur të kthehem në kosovë dhurat doti bëjë
Një plis të ri atijë do të ja blejë.
Kështu foli vjollca, babai e dëgjoi
Pastaj dhuratën ai ja premtoi.
Zvicër.14.4.01.
QERSHIT E GJYSHIT
Plotë ëmbëlsi Sharri* erdhi në mërgim
qershi në kalavesh ka dërguar gjyshi imë
dhe gjethe me degë me gjethe Vërrini
për nipat e tije që tretën mërgimit
te falat e gjyshes plotë ëmbëlsi
janë shkruar per nipat ne degë e qershi
dhe plotë mallë Kosove ai u percjellë
atëdheun mos e harroni porosi u sjellë
porosite e gjyshit nipat s'i harrojnë
një plis të bardhë atijë i premtojnë
dhe kokrrat e qershisë sa herë i shijojnë
shumë përqafime nga largë i dergojnë
9 qershorë 2007, Zvicër
______________
*Sharri, mal i lartë, bjeshkë e lartë
DREDHËZAT E VENDLINDJES
Ka dërguar gjyshja dredhëza të ëmbëla Vërrini
Për nipat e sajë që ikën mërgimit
Dashuri e mallë dhe shum përqafime
Rritë të shëndetëshme dhe urim per kthime
Në gojën e voglushëve dredhëzat sa mbëltojnë
me plotë dashuri gjyshen e kujtojnë
janë shumë të ëmbëla voglushët i lavdërojnë
ka mbëlsi Verrini* askush s'ua kalonë
Një herë në pushime në qershor do të shkojmë
dredhëzat e gjyshes nga kopshti ti shijojmë
u premton babai dhe u jepë fjalë
se në vitin tjetër premtimin do ta mbajë
dy nipa e gjyshes sa shumë u gëzuan
me dredhezat e gjyshes, buqkot i mbushëlluan
9 qershorë 2007,Zvicër.
______________
*Vërrini, regjion që përfshin disa fshatra në pjesën jugore në rrethinën e Prizrenit.
FRYMËZIMI IMË
(Qytetit të Lidhjes shqiptare – Prizremit)
E gjeta tek ty, nëpër rritën tonë
Idealin* tim që sot e mbaj në gji
I shpalos kujtimet nga kujtesa e jonë
Frymëzimi ytë përpara më pri
Shpalosë idealin që dikur ma rrite
I këndoj atëdheut ditë e natë s`pushoj
Liorinë që ti ke, ushqyer ndër vite
Mundë edhe gjakë, gjithmonë ti dhuroi
Respekt idealit që më prinë ndër vite
Qoftë përherë i ndritur, frymëzimit tënd
Më rrite ndër burra, me plotë rreze drite
Ndër luftëtar të atëdheut më ke bërë vënd
Eja sotë ndër vite, ti marrim kujtimet
Hap faqet e bardha, mbaje ballin lartë
Shpalos historinë, e të fali bekime
lumë ne si ty, frymëzimi i artë.
__________
*Qëllim i lartë, që mbështetet në bindjen dhe përbën pikësynimin kryesor të dëshirave, të veprimtarisë e të përpjekjeve të një njeriu, të një grupi njerëzish, të një klase, të një partie etj, qëllim i lart,ë që udhëheq luftën, punën dhe gjithë veprimtarinë e dikujtë.
Metafora
