Libri: Degë e thyer
DEGË E THYER
Autor i shumë vëllimeve poetike("Klithmë malli","Ëndrra për parajsë","Qiellit po digjem","Flakë në plagë","Kënga e babait",poezi, "Urti popullore të Vërrinit" 1 (bashkautorësi), "Mallëngjimi","Balada e Vërrinit",poezi, "Rruga e lirisë", dramë, "Rruga e lirisë" - Intervistë me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i Veteranëve të ish-UÇK-së, "Atdheu në trastë","Pëllumbat e lirisë", "Ditët e bardha", novela për fëmijë, “Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, Zana në mërgim, poezi për fëmijë, Bosi lepurushi, fabula, Gjëegjeza, Dita me Tonin (Poemë), Muajt e vitit me Ardin (Poemë), Që nga janari i vitit 2004, editon revistën "Metafora", Editorial i poetit që del në çdo tre muaj.etj). Gëzim Ajgeraj, është një shkrimtar që jeton në Zvicër dhe është anëtar i LSHtë Zvicrës. Ky është libri i shtatë, që nga janari i këtij viti.
“Degë e thyer” është një vëllim poetik që trajton temën e mërgimit. Ajgeraj, në poezinë për të rritur sikur ka pushuar për këto shtatë vite, për të filluar sërish me një ngritje të lartë në poezi. Kjo ecje, sikur flet për një përkushtim shum serioz të tijë. Japim disa shkëputje nga fala e përzgjedhësit të këtij¨¨e libri, z. Ilam Berisha.
...Gjeth i degës së thyer, e ndien veten shpesh poeti. Fillin e pëlcitjes e të thyerjes së përditshme i ndjen qysh moti, duke ia dëgjuar edhe klithmën që lëshon trungu dhe dega kur pëlcasin gjatë ndarjes. Gjeth i kësaj dege, që frymon ndërmjet këtij karvani njerëzish të arratisur nga trungu i atdheut. Trungu, është vetë atdheu, dhe, me degën e thyer e të shkëputur nga trungu, që vërtet po ngjet, nuk pajtohet poeti. ...Ikja larg atdheut, për poetin e ka zanafillën shumë herët. Dihet mirëfilli se, qenia jonë shqiptare përjetoi trazira të shumta. Migroi në Turqi, Junon, Azi, Evropë e Amerikë... e ku jo tjetër. Janë kolonë brezash të harruar, të cilët njëherë ranë nga filizat e kësaj dege dhe i mbyti harrimi. Pra, e gjithë kjo golgotë i ngjason gjethit të tharë, i ndarë nga trungu i vet. Dhe, ndodhitë e këtilla të cilat treten në hapësirë, që pasqyrojnë plagën tonë kombëtare, padyshim janë shqetësim që, figurativisht, i ndieshim në poezinë e poetit. Tragjika individuale, që nganjëherë merr përmasa kolektive, mund të parandalohet vetëm duke i bërë rezistencë asaj, thotë poeti...
Botoi “Metafora”, Prizren-Zvicër, 2007.
Ilam Berisha, prof.
UDHË
Ra ajo fjalë u shkretuan
kullat
Në lumenj lotësh u mbytën detet
Fort digjet balli largësive të mallit
Nëpër binarë shkrumbohet jeta
Mos plaga futi rrënjë në oborr
Apo na shituan lakmitarët e shekullit
Si t’i shkurtojmë e rrjedhën t’ua presim
Në mos të paktën t’i japim kuptimësi jetës
A përgjithmonë një lamtumirë ikjeve
Më dogje o varg të djegtë flaka
Pse s`u shkrove në një vend tjetër?!...
Zvicër,13.8.1999
I MËRGUARI
Kafkës së tij digjet
mendimi
Zjarri i shekullit bëhet hi
Fjala i mbaron harrimit
Një copë atdhe përvëlon në gji
Një mal urimesh përtej shtatëdhjetë e shtatë
bjeshkëve
Në krah të dallëndyshes fluturon çdo ditë
Nis kah Kosova me të ndër male
Merr këto lule dhe pakëz dritë
Digjet Kosova digjet mendimi
Lumit të jetës shafran ditën
Brenda vetvetes e ndrydh zemërimin
Djeg kalendarët, e ikën, e ikën...
DEGË E THYER
Nën pëlcitjen tënde kanë rënë sa e sa gjethe
E të kanë lënë plagë e zjarr në shpirt
Dhe tani përditë varen klithmës plot mall
Harrimit i shkruajnë kronikat e dhembjes
Dhe sa herë që klith pëlcitjes
Gjethet e dhembjes pikojnë
Mbi ty shkarkuan erëra e furtuna
Kolona ime, ti e di sa dhemb ikja
Pelini i saj i ngjan helmit
Gjethet e tua të thara nën degë
I mbyt vjeshtë e harrimit
Ligësi ka rënduar pëlcitjes sate
Mbi trungun tënd harbojnë furtunat
Erërat që me natë e ditë krasitin mallkimit
... ah kolona ime, degë e thyer
Merrmë pak dhe Kosove e varrosmëni dhembjet!
Zvicër, 2007
KLITHMË GJETHI NË DEGËN E THYER
S`dua të më zverdhin motet pa
arbitër
As stihitë e stinëve në kohë të zjarrmisë
Dua të freskoj degën me flladin e mëngjesit
E dua ledhatimin e mëngjeseve të Sharrit
Puhiza e tyre të më ledhatojë damarëve
E kur merr vapë vera, etjen ta shuaj burimeve
Rrënjëve ta thith nektarin e tokës
Të mos më zverdhë kohë e përdalë
S`dua që degës sime t’i shkëputet
kërcelli
As t’i thyhen pipat që bulojnë mbi të
Ju lutem...
trungun mos ma
dëmtoni
S`dua që unë të zverdhem moteve pa arbitër
Edhe pse jam gjeth i degës së thyer
E ruaj gjelbërimin e pranverës së parë
... se ushqehem nga trungu im
Zvicër, 2007
FATE DHE
UDHË
Na polli koha udhë e u ndamë në
dysh
Gjeografi e harta i blemë ardhmërisë
Dhe trastën e qepëm nga lëkura jonë
Për grushtin me dhe nga dheu i atdheut
E luleferrën e mbollëm në oborr
Drynin e shtëpisë nën një merimangë
Të na i ruajë ëndrrat nga dyzet hajdutët
Apo nga barbari mbi kokë të atdheut
Gabimisht udhëve shpresat i thurëm
Ndoshta fajin tonë s’na e kanë të tjerët
Që na marrin udhët e na mbyt lakmia
Prandaj ikjeve tona u duhet lamtumirë
A këtij udhëtimi një fund dhe largësi
Buchs, 13 shtator 2000
NË LABIRITHET E
MALLIT...
Jam pelegrin i djegur në
mall
Përreth u
fishkëllejnë erërat e harrimit
Grusht i dheut në trastën e mërgimtarëve
Të paktën zjarri i fjalës le të vijë te ju
Dallëndyshet e plagosura përpëliten përreth
mallit
Ora e tyre moti e ka humbur drejtmatjen
Verbuar
harrimi i ka
Shtegtojnë ato udhëve plot mall
Shpresave të tyre ngrihet e ardhmja
Me ëndrrat plot që kërkojnë shpresë
Në dritën e së ardhmes
KRONIKË
Ikjet dhe udhët kishin ndezur
mallin
Kulla mbyllur e vatra, zjarri fikur në oxhak
Gjeografi e harta i përpin hallet
Dhe një dashuri të lënë diku larg
Pak strehë e pak diell që u kish tepruar
Ndarë na kishin lënë dhe pak trotuare
Ia qëndisëm sheshet faqet ia zbukuruam
Evropa me ne hiqet zonjë e madhe
Dhe tani që portat ia kemi pushtuar
Ajo buzë përbuzur na sheh të vetmuar
Harruam ardhjet tona se nga kemi ardhur
Hiqemi të lumtur mjerë ne të mashtruar
Zvicër,
korrik 2007
BALADË PËR UDHËT
Udhëtari i parë nisi e bëri udhë
Udhë bënë edhe shumë pas tij
Prej ikjeve dhe bota u tkurr
Udhët ikën e bënë largësi
Udhëtarë me zë si ata kosovarë
Udhë mbi udhë i bënë botës hark
Do të rrjedhin lumenjtë s’do të ndalen ujëvarat
Do të digjen largësitë e do të digjen vargjet
Dhe pollën udhët siç pjell koha mushkë
Filiza e pipa plot ky dushk
Udhë e kryqëzime me largësi
Na e kërkojnë harrimin në këtë prush të zi
Dhe ikën udhëtarë të bardhë vijnë të tjerët
Të ndjerët të paharruarit të zitë
Udhët e tyre ikën një udhë të re
Trashëgimisë së udhëve u dhanë rritë
Sa kohë që udhëtarit s’i këputen gjunjët
Globi ky fatziu kryqëzata e udhë
S’do të blihen libra për kokë veç për sofër
S’do të ketë dijetarë ta prishë këtë urë
Zvicër,
19.2.2000
NËN LËKURËN E MALLKIMIT
Diçka e mirë sot m’i duhet mendimit
Apo rrënjës mallit koha kërkon udhë
Ku t’i gjej mbathëset lëkurës mallkimet
Dhe këtë lamtumirën që s’u pamë kurrë
Ç’farë t’i bëj mallkimit që ma kërkon borën
Ose floku i bardhë që ka nisur rrënjë
Më mirë sot një ikje se nesër pendimi
Dhe këtij mallkimi u pamë në një përrallë
Apo ta mbyll kohën në varg anës shpresës
Për nesër të shohim do t’i thërrasim pendimit
Ndoshta radhës udhëve u vjen lamtumira
Vaduz, 12 shtator 2000
KRONIKË
Mbeti udhët tona nëmës së
mallkimit
Dhe ky zjarr yni vullkan i pari shuan
Ku t’i gjejmë mbathëset udhët e kthimit
T’i shkruaj këto mote në libër të harruar
Dhe ky malli ynë libër pa shkruar
Pranverat pa ne vajtën na harruan
Mbetën udhët tona peng e pendimit
Dhe ikjet me shi na rrodhën mallkimit
Dhe kjo plaga jonë udhë nëpër shekuj
Ferrë në oborr
na mbetën nëmët
Vonë dhe shumë ikje erdhën tjera vite
Trashëguam udhët ardhjet pa pranvera
Mbeti kënga jonë e s’u rrit ndër male
Kujtimi i vogëlisë mbeti varur në degë
Vijnë e ranë pranverat e ikën pa ne
E kjo plaga jonë kronikës u tret
Si s’iu thyen dhëmbët e s’u ndez pendimi
E s’i zuri hataja malli e mallkimi
Këto udhët tona një kohë e vjetër
Një kronikë më pak në një kohë tjetër
Zvicër,
14.8.2000
KOLONA IME
Plot ikjet plot udhët kupa
Mjerë atdheu pa
ta
Në ylber malli i shkruan ikjet
Në kokrra loti etjet i shuajnë
Me një vullkan në gji
Dhe trastë në duar zjarri mbi ballë
Në stacione metro e qytete
Gjeografitë e botës kudo i ke
Me këngë në gojë e me buzë në vaj
Ia shuajnë
plagët atdheut që s’e kanë
Dhe kur i zë vapa
Shqip vajtojnë
Motet s’i njohin arbrit
Katër stinë në një ditë i kanë
Kur digjet moti e kur nxihet qielli
Kur bën acar ujëvarat rrjedhin
Dhe guri qan i urti thotë
Kur zbresin kujtimet e kur ikin
mallit
Kur vritet shpresa e digjet balli
Oh vaj halli për ta
2
Kur ia marrin këngës
Ah kur merr kënga
Dridhma buzëve e gjoksi kur gufon
Qan etje
atdheu
Mallin ia trazon
Po qajnë nuk këndojnë
Mbushur shtambat i kanë
Në retë e
atdheut
15.8.2000
DITA BUZË LIQENIT
Me flatra pulëbardhash flatron mbi
liqe
Vapën e shkund deri në muzg
Mbi lëkurë tatuazhin ngjyrë bronzi
Buzë liqenit valën s’e zë vendi
Anije e tërbuar bëhet dallga bregut të
lakuriqtë
Vapës së verës çlodhet mbi rërë shkëlqimi i
ditës
që përcëllon mbi alpet e trazuara
Në horizonte hap krahët lirshëm
Me përqafime të ngrohta shtrihet mbi ne
Deri në thellësinë e liqenit fundoset
anija e shkëlqimit të saj
Deri në rrezen e fundit çlodh ashtin
e skllavërisë sonë që na rëndon
Dhe na i vjedh motet
pa e hetuar zbardhjen e tyre
Kujtimet bredhin në largësi ëndrrat në mall
Emri Kosovë puhizë e liqenit mbi ballë
Freskon udhët e ikjeve
pa e ndalur vrapin e moteve
Dita buzë liqenit Valense
Valenshtat - Zvicër, korrik 2002
DITË PA KOSOVË
Err e terr
bredh mungesës
vaj dita pa ty
Në
Dardani e Ulpianë zbrita
e
në fllad të Vërrinit
Për
një sy gjumë
Ndër
gurra pimë ujë kaçakçe
I kënduam
lirisë
Një tufë
lule dëshmorëve
Vaj për ditën
që
na zhuriti largësive
Dita pa Kosovë
Janar
2001
UDHË ME MËRGIM
Sado udhët tona të na lidhin
harrimit
del një zog
një beze e m’i bie pendimit
Sado gjeografitë të na hedhin përtej
del një mall atdheu e udhëve na djeg
Sado udhët tona të na mbajnë të larguar
del një gjuhë e plis na kërkon afruar
Sado udhët të mbushen filiza e pipa
del një zë shqiponje e lum bën për nipa
U shkretofshin udhët qofshin të harruara
kohë e ndarë
në dysh e moteve të shëmtuara
Dhe kur motet tona të ikin harrimit
merrni këto vargje bëjini varr kujtimit
Zvicër,8
shtatorë 1999
UNË, VETMIA E
PASHUAR
E një zjarr
i heshtur etjes m’i djeg
E
ma shprish largësinë ëndrrat m’i kall
S`perëndon me diellin e lind
me agun
Shtrëngatë e dhembjeve të përflakta
trazon
Etjen e ylbereve të ylberta
që s`këputen
Largësive të largëta e të
përmalla
Nëpër shpresën e pashpresë të
ardhjeve,
Të
bardha t’i rendë nëpër ëndrrën
E
perëndimeve të agimeve të paardhme
Me
shpresën e pluhurosur thinjave të bardha
Për
barishtet e varura largësive të largëta
Për gurin e drurin e dheun
si mjalti
Fanar
i ndezur shpresave të paardhme
Nëpër
metafora e vargje të përflokura
Ku
frymojnë shpresat e digjen largësitë
Terapia ngushëllimi e ditëve të
paardhme
Kandil
i vetmuar largësive të largëta
Zvicër, 29.1.2001
VARGJE E UDHË
Udhët e ikjes për lotin sytë
e Kosovës
Gjaku i Arbrit shprishet mashtrimit
të udhëve
Rreshtat
e mallit gjeografi e botës
Majave të plisit thellohen
rrudhat
Klithmë e cicërimë zhuritur në
mall
Plaga e Kosovës kortezh në
funeral
Metrotë e Evropës filiza e
pipa
Gjakut të shprishur të
Arbrit plotpërplot me nipa
Rrodhi kohë lakmie u përzje fisi
Këtij marshi mortor humb shkëlqimin
plisi
Vaj për ato male mjerë
për ato kulla
Udhët edhe ikjet na e grisin
fisin
Zvicër,25.1.2001
PENDIMI I IKJEVE
Pendimi i ikjeve ma bluan mendimin
Koha që u shtang moti si s'u thye
Dashuri kah lindja rrjedh përtej harrimit
Një mbarim i ikjeve me të njëjtin krye
Në faqe kalendarësh na gjen të harruar
Mes udhëve e mbathëseve një kokë dhe dy duar
Një zog dhe një beze na nxjerr prej harrimit
Mes për mes këtij qielli m'i bie pendimit
Një diell prej malli djeg përtej këtij qielli
Një fole dashurie na ngroh me shumë mall
Çfarë t'u bëj dhembjeve oh si m'u kthye
E nga kjo humnerë pendimi o Zot të dalë
1998
THATËSI E FJALËS
Kanë shteruar gurrat e mendimit
Thatësi e
fjalës
U terën vargjet
Alfabeti i ikjeve po digjet mallit
Verës pa varg
Metafora e pikëllimit
I shtrydh
dhembjet e udhëve
As pikë për
lot s’ka mbetur
Për t’ia
freskuar ballin
As kokërr
djerse nuk gjen
Për t’ia
shtrydhur zjarrin
Vetëm
shkrumb
Në
muzën e përvëluar të mendimit
Shkurt 2004
NË PRITJE TË
IDESË
Ka orë që e pres në shesh udhës po
vonon
Po sa ngjitet
mallit ballin ma shkrumbon
Nis udhë kah atdheu por mua më harron
Si nuk zbret bardhësive të paktën të më
ngushëllon
Pritja ka zënë erë e u tret kërkimit
Udhëve e vetmuar përplaset harrimit
Kot e marr me të mirë kot e kërkoj kërkimit
Ma djeg zjarri i mallit udhëve të mallkimit
Kot i bie daltës kot qiellit e pres
Dhe deti i pendës zemërohet për besë
Nis vijat e mallit nisin e zemërohen
Metafora vargje rima nis tërbohen
Me krah të pëllumbit ra para zemërimit
Në fund edhe pritja shpagoi vonimit
Kohë e ndarë në dysh kronikë e kërkimit
Zvicër,19.8.1999
RIMA ME ZJARRMI
Ku zë fill malli e hyn në një kronikë
Shkruhet e pashkruara e një moti plot mall
Dhe udhët kërkojnë retorikë
Një diell nga larg më djeg në ballë
Dhe zjarri ha fjalë e letër
Ku nisin udhët e tej mbarojnë
Dhe rimat rrjedhin rrjedh lumi i jetës
Këngën e mallit tek e këndojnë
Ikën kronikat e ikën rimat
Ylberet e mallit nisin e rreshtohen
Rrjedhin ujëvarat i pushtojnë shkretëtirat
Dhe malli i nënës sa vjen e shtohet
Zvicër,18.8.1999
PIPAT E FJALËS
Pipëzojnë ato sytheve të etjes
Blerojnë lisat
e vargjeve
Dhembjet harbojnë vargut
Stinëve pa arbitër
Bryma e ikjeve i zvetënon
Pika loti
lëngojnë vargut
Vapës së
mallit
Me pesticidin e etjes i spërkas
Për mbrojtje
nga moti i lig i udhëve
Prapë stinëve
të mallit zbresin
Pipëzojnë ato truallit të dhembjes
Lëshojnë
gjethe fjalës
E bëhen
varg
Dhjetor, 2003
PËR VARGUN
Gjethet e mendimit rriten
Në kërcellin e
ajthshëm të fjalës
Po ku i ka
rrënjët lisi i këngës?!...
LISI I DHEMBJEVE
Gurëve të fjalës lëshon rrënjë
Bëhet metaforë
e plagës
Fjala në varg
Dhembjeve e shpalos lëvozhgën e fjalës
Lulëkuqe
mbushen vargjet
Në metaforën e
pikëllimit
E ushqej me shpresën e shkëlqimit të dritës
Prapë vesë e kap mendimin
Në gjethet e
fjalës
Me se ta vadis mallin
Në këtë vapë fjale
Lis i
dhembjeve të mia
2004
FJALA E
PATHËNË
Rreth grevës së saj vrapon
mendimi
Tingull i pakënduar moto e kërkimit
Etje e kallur mbyllur harrimit
Varg i pashkruar bardhësi e kërkimit
Kur nuk shkruhen libra e merr koka erë
Ku është mbyllur fjala e nga terri s`del
Digjet fjala mallit dhe digjet amshimit
Dritë kërkojnë udhët e dritë mendimi
Dritë kërkon fjala e dritë mendimi
Zukamë e një vape bari i harrimit
Fjalë e pathënë etje e kërkimit
Zvicër, 17.9.1999
ÇAST PA FJALË
Është më mirë të flasim për një
kohë tjetër
sesa të na i
marrë udhëtimet mendimi
Apo sa ta presim temën e kërkimit
që heshtjen e thatë mos ta mbytë harrimin
Më mirë është t’i japim fjalës kot qiellin
sesa të mbytemi qetësisë mendimit
Dikur paqen tonë do ta mbytë harrimi
çasti që
s`mori fjalë e të ikë pendimit
Më mirë ta bluajmë kohën mall për një kohë
tjetër
sesa kotësisë të na shuhet kohë e vjetër
Apo çaste të thata të bien harrimit
kohë e ndarë në dysh t’i bie pendimit
Zvicër,17.9.1999
MBI KALLDRËMIN E JETËS
Eci kalldrëmit të jetës
me zjarrin e
mallit në gji
mbi kronika
ikën ditë
Çfarë t'i jap
fjalës
pos mallit dhe
imazhit alpin
Me se ta shuaj etjen e vargut
kur më mungon
gjuha e Naimit
I huaj mes të huajve
me shpresën e
kthimit në gji
i ushqej
motet
E përmallte
dhe kjo ditë
buzë liqenit në Buchs
Zvicër, 22 mars
2007
VARGJE ME MALLKIM
Ma dërgon e ferrit ma bloi mendimin
Koha që u nda koka si s’u thye
Çfarë t’u bëj mbathëseve ku ta gjej
pendimin
Dy duar dhe veten kokën për t’u kthyer
Liria matanë ma përbuz largësinë
Hijet edhe flladet freskohen mallit
Udhët edhe ikjet ndrydhen vetmisë
Nga dy zjarri ynë çarë t’i japim ballit
Kërkon ky zjarr sikur një mot tjetër
Vargut të kulluar e mallkon harrimin
Këtyre udhëve tona diku një fllad i vjetër
Apo ikjes sonë t’i shkruhet pendimi
Zvicër, 2000
ÇASTE ME SHI
Vullkan largësive motet përvëluan
Orë e ndarë në dysh çastit i mallkuam
Marrin udhët ikën mendimi largësinë
Në krah dallëndyshesh malli rri e rri
Mallkon koha vargun për një çast tjetër
Llavinë e fjalës djeg përmbi letër
Digjet koka zjarrit e digjet mendimi
Kohëmbathësat e ikjeve shi i pendimit
Lirika e fjalës prehet në largësi
Qielli i kosovuar mallit në vetmi
Motet ndarë në dysh kronikë harrimit
Përvëluam pritjen udhët e pendimit
Udhët e mallkimit flamurtar të skllavërisë
Dritë e harxhuar rrezja e ardhmërisë
Mallit i shkruajmë letër e grishim në pendim
Çastet e zjarrmisë i përcjellim në mërgim
I pimë vapës
verës helmin e pelinit
Majës së zjarrmisë i shuajmë shpërthimin
I mbytim kokën helmit për një çast tjetër
Plagës së mërgimit s`harron plagë e vjetër
Dhe kur vapës sonë s`i shuhet zemërimi
Atëherë çastin tonë e mbulon shiu
Zvicër, 2000
ÇAST PA FJALË
Është më mirë të flasim për një kohë tjetër
Sesa të na i marrë udhëtimet mendimi
Apo sa ta presim temën e kërkimit
Që heshtjen e thatë mos ta mbytë harrimin
Më mirë është t}i japim fjalës kot qiellin
Sesa të mbytemi qetësisë mendimit
Dikur paqen tonë do ta mbytë harrimi
Çasti që s`mori fjalë e të ikë pendimit
Më mirë ta bluajmë kohën mall për një kohë tjetër
Sesa kotësisë të na shuhet kohë e vjetër
Apo çaste të thata të bien harrimit
Kohë e ndarë në dysh t’i bjerë pendimit
Zvicër,17.9.1999
MONOLOG
Rastësi apo udhëtim i pafund
udhëheqin këto ikje unin tim
Duan mbathëse apo duan kthim
njëqind vjet largësi nëpër botë
Duan që unë një grusht i dheut
të Sharrit që të çmallem me ty
dhe që ky mishërim me jetën
të na shpjerë në dritën e fatit
ku duan zotat e dëshirave
dhe të ëndrrave të paarrira
Nënë t`u verbuan sytë vetëm lot
te pragu i shkrumbuar në lagjet
e shkreta e te lisi e te hija e arrës
Deri te vatra e sofra e shtruar
Nën qiellin tënd bie një tel kitare
e mallin na ngacmon së largu
e rigon shi mbi vargjet e shkruara
Me shkrumb për këngët e mbetura
përgjysmë si kujtim i hidhur i ikur
duke fshirë lotët me shaminë qull
duke bredhur betejave si një flamur
i një lufte të humbur me plot skllevër
që vjen diku me ëndrrat e liga
si një udhëtim të moçëm të pafund
që me lot nisi e s`u mbarua kurrë
12.2.2000
ATA PO VONOJNË
Ç`përvëluam kokë udhë motgjata
Grykën e gjerë ia qepëm trastës
Na rrjep për së gjalli plakëmadhja
Kokëbardhë i çelëm kokës lulevjeshta
Më afër harrimit gurin e afruam
Përshpejtuam rrjedhën e lumit të jetës
Tani kumti i ikjes po vonon harrimit
Udhëve të gjata me dhembje e pikëllim
Pas atyre shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
Pret votërshkreta e bërë blozë e hi
S`e mbaruam ende gunën e mërgimit
Digjet pritja avull ardhjes së vonimit
Bardhësitë e ardhura presin padurimit
Liri e Kosovës dritë m`i bën këndimit
Zvicër, 22.2.2000
DITAR I DITËS
Nga dritarja e largësisë
ikën ëndrrat e mëngjesit
Pa u çlodhur mirë amshimit
para diellit e nisi udhëtimin malli
e u bë rrufe qielli të dallëndyshes
As lamtumirë s`më dha as përqafim
Përtej shtatëdhjetë e shtatë bjeshkëve
Aty ku ia thuan një këngë lirshëm
Kosova larg ëndrrave të mia gëzohet
e unë mjerani i largësive të humbura
këtyre udhëve Evropës ia kruaj shpinën
Ndrydhi ditën kronikave bojëgjaku
pa kujtuar se borëbardha po vjen
Me gropat e lumit të jetës mbi ballë
e me një trastë malli mbi shpinë
24.2.2000
NJË SHI PËR TY
Sonte më shumë se kurrë pata mall
Ylberet e sosura janë mbushur me zjarr
Vetëm shiun për vete po e ruaj
Le të shuajnë etjen udhët me plagë
Këtij qielli të mbushur me re e brengë
Unë eci eci dhe s`di kah vete o zot
Unë udhëtari yt i humbur në këtë shi
Me ikjet që më ndjekin pas gjithnjë
Me largësitë që më verbojnë pa pra
Nga bukuria jote o engjëllushja ime
Tej meje i thura ëndrrat dhe këngët
Sot ti je dielli unë shtegtari i humbur
I harruar si Ago Ymeri kthyer pas luftës
Me ty në gji e pa ty këtu larg Kosovës
29.2.1999
FATE E NJERËZ
Na polli koha udhë e u ndamë në dysh
Gjeografi e harta i blemë ardhmërisë
Trastës që e qepëm nga lëkura jonë
E grushtin me dhe nga dheu i atdheut
Luleferrën e mbollëm në oborr
Pragun e shtëpisë nën një merimangë
Të na i ruajë ëndrrat nga dyzet hajdutët
Apo nga barbari mbi kokë të atdheut
Mashtrimit udhëve shpresat i thurëm
Fajësia jonë na mbyti lakmia
Dhe udhëve tona për një lamtumirë
E këtij udhëtimi, një fund dhe harrimi
Buchs, 13.9.2000
UDHË E ZJARMI
Ç 'përvëluam kokë ditët në largësi
Malli i qielluar udhëve përmbi rri
Ndrydhet rrënja jonë e shtrydhet mallkimi
Gjuhë e lidhur kryq shqipja bredh harrimit
Largësive të përmallta shpresa na merr krahë
Udhë e përdalë ditët na i ha
Ditudhëve tona i shkruajmë pendesë
Letër i çojmë mallit mos na lë në harresë
Dhe me mallin tonë e bëjmë një kronikë
I shkruajmë kohëpaardhurës shpresë në lirikë
Zvicër, 16.6.2002
FJALA E PATHËNË
Rreth grevës së saj vrapon mendimi
Tingull i pakënduar moto e kërkimit
Etje e kallur mbyllur harrimit
Varg i pashkruar bardhësi e kërkimit
Kur nuk shkruhen libra e merr koka erë
Ku është mbyllur fjala e nga terri s`del
Digjet fjala mallit dhe digjet amshimit
Dritë kërkojnë udhët e dritë mendimi
Dritë kërkon fjala e dritë mendimi
Zukamë e një vape bari i harrimit
Fjalë e pathënë etje e kërkimit
Zvicër, 17.9.1999
UDHË E MALLKIM
Një shkëndijë drite m'i duhet mendimit
Apo rrënjës mallit koha kërkon udhë
Ku i gjejë mbathëset lëkurës mallkimit
Dhe këtë lamtumirën që s'u pamë kurrë
Ç 'farë t'i bëj mallkimit që ma kërkon borën
Apo floku i bardhë që ka hedhur shtat
Më mirë sot një ikje se nesër pendimi
Dhe këtij mallkimi u pamë në një përrallë
Apo ta mbyll kohën në varg a në shpresë
Për nesër të shohim t’i thërrasim pendimit
Ndoshta udhëve radha u vjen lamtumira
Ikjet edhe mbathëset metaforë e kthimit
Lihtenshtajn, 12.9.2000
NOSTALGJI
Më vjen pranverës i përmalluar
Me sytë e zi
qerpik rënduar
Thellë në
zemrën e lënduar
E më gjen përvëluar
Ai lot në sytë e tu
Që gremiset
sikur shi
Lumë rrjedh para meje
E më zgjon
nostalgji
Flokut tënd
por si ar
Derdhet erë e mallit tim
E unë kujtimeve ziliqare
I marr vitet në përqafim
Ikën motet
mallit tënd
Fatit tonë të
mallkuar
Ti atje e unë
këtu
Kujtimet tona i mbajmë në duar
Ah, pranverë mall trazuar
2007
DËSHIRË E VRARË
I fali pranvera një lule në ballë
Një vashë me sy deti më mbyti në mall
Dritën i dha dielli qiellit flatëruar
Bardhësinë e borës flokëpraruar
Të lehtë i dha krahët flutur përmbi lule
Më vrau flatër e saj ëndrrat m’i përkule
E ligë u shtrua kënga se më mbyti vetmia
Shpresa u bë ëndrra përvëlon largësia
Bukuri e saj vret ëndrrat e bardha
Dehet ligësia e shtrohet përpara
Bëhen ëndrrat pluhur në këmbët e saj
Mollë e ndaluar një dëshirë e vrarë
Tani larg e kërkoj e dehem në mall
Ëndrra ndizet prush e zemra plot zjarr
E ikin kujtimet përvëlon vetmia
Mes largësive tona urë dashuria
Ah, kjo dëshirë sa më bën të mjerë
E ndjek nga pas veç ëndrrat m’i vjedh
Te hija e saj humbet e harruar
Digjen flakë shpresat diku të vetmuara
Mars 2004
MALL I PASHUAR
S'është mall i
perënduar
Mall i vashës sy të shkruar
Faqekuqe buzë shkrumbuar
Mall që vret ikjes së shkuar
Vjen e zgjohet në pranverë
Kur mbushullojnë lulet me erë
Vjen e shtrohet në mes të mallit
Në të dyzetën
pranverë
E më gjen të
përmalluar
Udhëmërgimeve
të harruar
Zëri i saj
mall trazuar
Prapë më bën
të rinuar
Shkon e vjen
vjen e shkon
Pëllumbeshë
qiellit të bardhë
E më zgjon më
rinon
Shpresën time
e mbyt në mall
Pranverë, 2007
LETËR MIKUT
(Mikut tim, Ilam Berisha-poet)
Mik i dashur!
Të gjata janë udhët tona
sa gjeografitë
e botës
Lot është bërë malli
vaj
kënga
1.
Hej mik!
Kam njëzet
pranvera që bredh
me strajcën
mbi shpinë
e mallin në
gji
Sheshe e qytete janë tonat
Përditë e më
bukur i zbukurojmë ato
Evropës ia
qëndisim fustanin
që më e bukur të duket
Vaj halli për ne
Udhët
ikjet
Dyerve të huaja rrjedhin motet
I huaj këtu e
atje
Përherë në rendin e dytë
nën mallkimin e harrimit
Udhë të Evropës
i qëndisim
ëndrrat
për kthimin që s’po vjen
3.
E mban mend ikjen?
Qielli u nxi, mbi kulla ra shi
Atdheut praroheshin pranga për idealin tonë
e neve na
dhembte shpirti për fjalën e lirë
Kujt t’ia
shpalosnim dëshirat
e t’i hapnim
zemrat?!
Gjokset i kishim bërë murana
për diellin e Kosovës
Me vdekjen piqeshim përditë
Ec e duro nën
lëkurën e robit
4.
Motet e kuqe mbi Vërri
rrodhën pa
ne
Hapën plagë të reja
Edhe pse s'isha në ditët e dhimbjes
Atdheut kurrë s’i mungova
Sa mirë që erdhi dita
e idealit
tonë, mik!
Ende pikon ajo
Ende dhemb shpirti
6.
Tani kur Vërrini i shëron plagët
e netëve të ndërrimit të epokave
Vargu për
atdheun është bërë forcë
Lirikat këngë e dhembjes krenare
për ardhjet e
bardha
të mbytura në blu
E ne ia numërojmë plagët faqeve në libra
7.
Mik i dashur!
Neve na dogjën
ikjet, udhët
Gjithçka është
bërë mall
në këtë kapërcim
Largësitë kanë
hyrë në mes
E ne flasin me
gjuhën e harrimit
Gjaku i Arbrit
po shprishet
Ah mik, - anija e fjalës shqipe po mbytet
në detin e
fjalëve të huaja
Mik!
Më mbytën këto
plagë
9.
Vargun e mbyti shiu
nën këtë qiell pa ombrellë
Gjaku i shprishur është bëre plagë
nëpër gjeografitë e ikjeve
Gjithçka
kundërmon harrim
Vetëm Ti ia
njeh plagën
klithmën e vargut tim
10.
Mik i
dashur!
Merrma një
këngë bjeshkëve
me jehonën e shqiponjave
Shter dhe
notën e fundit të fjalës
me peshën e gurit
Këndo bukur me
gjuhën e Naimit
që të marrë forcë fjala
që të rriten lisat
që të mbushullojnë kullat
plot shpresë për ardhjet e bardha
11.
Këngën e idealit mos e ndal
Këndo rimave
me zërin e
atdheut
Edhe atëherë kur bën furtunë
e korbat
sillen vërdallë
Jepi forcë
vargut
edhe atëherë
kur dhemb koha Migjeniane
Shpresat tona janë të bardha
Larg atyre që mbjellin terr
13.
E di ç`më porositi
dje një
mik?!
Vargun e adoleshentëve
hidhe në
shportë
Mos e lexo...
14.
Virusi i
ligësisë ka hyrë
në çdo qelizë të jetës sonë
Ruaju
mik
Sa më
larg
nga ata që vuajnë nga kjo sëmundje
15.
Kohë e ligë po rëndon
mbi
atdhe
Korbat i kanë rënë në qafë
gjakun me fije
pambuku ia pinë
Edhe lirika
është mbushur
plagë
Koha plot dhembje
16.
Jam mbushur
mik
Fjala më është
bërë klithmë e dhembjes
Vargjet janë
mbytur në detin e lotëve
se më ka etje gurrat mali e fusha
kulla, nëna me shaminë e qullur te vatra
atdheu...
Janë bërë
shumë...
Vetëm
*metafora më mban
në këtë mërgim
Ushqim i
përditshmërisë sime
Jetë...
17.
Mik i dashur! - Të fala....
... A T DH E U T!
Zvicër,
2006
___________________________
*Metafora, - është revista letrare të cilën e editon poeti në çdo tre
muaj në Zvicër dhe në Prizren.
KOHA PA NE
Epokë e kuqe rrodhi në largësi
Mote barbare plagë mbi çati
Ia pimë dhembjes helmin e pelinit
I këndojmë epokës këngën e më trimit
Në kolonë dhembjesh fjalën e bëjmë gur
Shpresës bardhësive Kosovës flamur
Mblidhemi rreth saj e e ndajmë pelinin
Udhëve motgjata e shtrydhim pendimin
Atdhe i kryqëzuar mizorisë
Korba karpatesh gjuhë e historisë
Ndrydhet fundshekulli në kodra e varre
Vuloset krimi i kohëve barbare
Letër na çon malli na thërret në bardhësi
Liria në flamur valon kuq e zi
Zvicër, qershor 1999
FJALË PËR
LIDHJEN
Me ju kur sheshoj flas me
historinë
Shpalos të
kaluarën ardhjet të ushqehen
Mbretërisë suaj ideali prin
Të sotmes së
ardhme rrezet i shkëlqehen
Shkëndijë e dritës më prin në guxim
Me atë fanar
m’i ndriçon trimërisë
Është një
ideal që nuk do kthim
Liri e atdheut
dritë e ardhmërisë
Një shkëndijë
prej stralli ndizet para jush
M’i flet
historisë tash njëqind e njëzet e pesë vjet
Flakadanin
ndezur s’ma shuan askush
Është dritë
për breza flaka e lirisë
Me zjarrin e ndezur që s’e shuaj kurrë
Atdheut i
këndoj me prushin e etjes
Lirisë i
këndoj legjendat e trimave
Flakadani Juaj
dritë e së ardhmes
Prizren, qershor 2003
RIOKUPIMI I KOSOVËS NGA SERBËT
NË VITIN 1913
Ra Osmanllija u thye gjysmëhëna
Një shpresë drite u mbyt në tradhti
Në Dardani iku Azia e erdhën Karpatet
Një gjëmë ra në llap e Carralevë
U dogjën
fushat
Ç'kob solli dita, kullave arbërore
Prapë ra mortja,
Mjerë ti shkaba ime
krahëprerë
Natë shekullore, e zezë korb mbi Kosovë
Vdekja hyri kullave, ra shkrumb e hi
Gjarpri i zi ra në
oborr, e mori hise
Zot ç'mallkim ra mbi
dheun arbëror
Qielli u nxi e kobi ra mbi kulla
Frëngjitë s'jepeshin, oshtinin grykat
Etja për dritë
s'shuhej, në kërkim të diellit
E nata s'mbaronte, gjithçka ngjante me gjakun
Dardania skuqej me mortjen mbi kokë
Rridhnin motet në
lumenj gjaku, shuhej jeta
Kodrat u ndrydhën
varreve
Plis i mjerë, ç'kob ka rënë mbi ty
Dhe nata arbërore verbonte
Etjes sonë për
dritën, i rritnim djepat
Shpresat nuk i humbnim
Që fare mos të na
shuhej
...
Dhe nata zgjatej e
zgjatej
Shekulli e mori ngjyrën e gjakut
EPIKË
Kohë e ikur na e kërkoi
harrimin
Rrodhi e kuqe damarëve të fisit
Atij plisi të bardhë e fisi të hollë
Erdhi ogurzeza i ra në oborr
Dhe kur nisi plaga të marrë dhenë
Nisën të flasin malet si me Skënderbenë
Nisën skuqen kullat dhe bjeshkët e gurrat
Flet trimëria bukur flasin burrat
Nisën flasin bjeshkët i këndojnë lirisë
Filloi t’i marrë ikjet satani i robërisë
Ngrihet Vlora e hapëron liria
Majave të fisit nis gëzon lavdia
Legjendave të fisit deri në shpëtim
Lavdi trimave deri në amshim
1999
NËSE
Nëse ke zbritur një herë në
Kosovë
e s’e ke takuar Prizrenin
ti nuk e di
ç'është besa
As nënën Terezë nuk e njihje
Nëse të ka rënë udhë në Kosovë
e s’e ke takuar Adem Jasharin e Drenicës
ti nuk e di
ç'është qëndresa
Bacë Isai na pret në kullë
e bën roje pranë frëngjisë
Shpata e Skënderbeut
matet me rrezet e diellit në Prishtinë
Mos harro miku im
Merr pak histori Kosove me vete
9 korrik 2005
FLAMURTARËT E LIRISË
(Heronjve të Vërrinit dhe gjithë heronjve të Kosovës)
Juve më besnikë ju pat atdheu
që kullat e krenarisë të frymojnë lirshëm
kur na turret veriu e na e kërkon harrimin
Ju i dhatë jetë nga jeta Juaj
Dritë nga shkëlqimi Juaj
kur na e kërkuan vdekjen me natë
Me Ju liria rrënjët i ka në gjak
e shkëlqimin në qiell
nëpër ditët e bardha
Ju yje të pashuar që na i ndriçoni rrugët
edhe kur na i bënë natë
O pishtarë të dritës në qiellin e atdheut
O drita të pashuara që i hapni rrugën njerëzisë
edhe kur na bënë mjegull përpara
e humbim errësirës
Ju i dhatë këngë jetës, shkëlqim flamurit
në festat e atdheut
që të shkëlqeni historisë
sa herë të na përsëritet ajo
Ju hytë legjendave të dritës
prej ku nis e shkruhet biografia e atdheut
I dhatë ngjyrë lirisë
I dhatë frymëzim vargut në pendën e poetit
Ju jap fjalë, penda ime do të gjakojë për Ju
O flamuj të atdheut!
Qershor 1999
MALLI QË S’DO TË SHUHET
KURRË
(Rinisë heroike të Vërrinit)
Asnjë fjalë
nuk e ndërruam si moti
Det më është
bërë malli
Mungon kënga
liria drita
Në oshtimë legjendash më vjen prej së largu
Sonte edhe
fjala më del nga vargu
Nëpër histori ndizen kandilat
Ndërsa vetmia digjet mes ballit
Për fjalën etjen për bilbilat
Një dallgë prej detit trazohet ballit
Bjeshkëve të
Vërrinit fluturon kujtimi
Rrjedhin
lumenjtë gurra prej gjaku
Merr udhë
legjenda e skuqet Drini
Gjithçka është
ngjitur yjeve legjendave
Nëpër epikë ka
marrë rrjedhë jeta
Më djeg një
mall në mungesë
Kohë të
historishme solli mesjeta
Ku rrjedhin
gurrat e merr udhë jeta
Ku gjelbërojnë
malet e frymon jeta
Ku blerojnë fushat e lulëzojnë sheshet
Kujtimet shkretojnë mallit
Zvicër, mars 1999
VARGJE PËR LEGJENDARË
Vetëm legjendat i gjeta dhe lapidarin o trima
Kullat e krenarisë që frymojnë lirshëm
Në gojën e filizave të trashëgimisë
e të plisbardhëve tek oxhaku
Në muret e dyert e llamarinta
duke e ndjekur rrezen e diellit
që na e nxinin retë e zeza
Në gurin e legjendës ku shkruhej biografia
e dritës
Kush thotë ka pak heronj Vërrini?!
E dini sa yje ka qielli, i shihni këta në lapidarë
Janë më shumë se yje më shumë se rreze
Me ta s`ia zë kush diellin atdheut
as kur tërbohen motet e bën furtunë veriu
as kur hienat e natës na sulen
Ata të zgjuar rrinë
Besim, Agim, Fatmir, Avdi
Salë, Xhevat,Shefqet, Hasim, Alajdin, Bekim,
Nehat, Naip, Shahadin, Ibrahim
Bashkim, Ymridin,Alajdin,Feriz,Tahir,
Hysen, Skender,Hajdar e Hamit
Me ta matet mali e i numëron lisat
Me ta matet fusha e i numëron lulëkuqet
Me ta matet bjeshka e i numëron gurët
Ata janë më shumë se lisat
Më shumë se lulëkuqet
Më shumë se gurët
Me ta hapëron liria e i numëron legjendat
nëpër lapidarët e atdheut
Prill 1999
VËRRINI
Shtatit tënd shkarkuan mllefet barbare
Trupit
të la thonjtë urrejtja
Shtatorit çdo
vit ia kujtojmë plagët
që rrodhën motit të përdalë
Të kuqtë e
boncës së Sharrit deri në Drin
Lisave të tu
ranë erërat e egra karpatike
Gurëve i thyen
kafkat,
Ti e di sa të egra ishin furtunat e erërave barbare
Bukuria jote i vrau theqafjes
Shkëlqimi i
ngritjes sate
që po vinte me diellin
Tani më dritë ndrin historisë së atdheut
që merr rreze nga rrezja jote shkëlqimndritur
Malësi e Vërrinit,
30.7.2003
AH, SIKUR TË ISHE SOT XHEVAT
BERISHA ME SHOKË
1.
Ah, sikur të ishte sot
bre Xhevat
Berisha me shokë
e ti gëzonim
këto ditë të bardha në Vërri
Odave të bardha plot dritë
të mbushura me
rrezet e lirisë
e telin t`ia
këputnim çiftelisë
gëzimin ta derdhnim në kupë të qiellit
Me plakun plisbardhë
ta luanim vallen e lirisë
kah mbushullojnë bjeshkët në tupan
Natën ta bënim ditë
deri në rrezen
e parë
të agut të ri
2.
Xhevat vëlla
Nuk e di si do t’i shkrinim
kujtimet e
netëve të gjata
për Kosovën e lirë
Në Dukagjin e Drenicë
në Kukës e në
Vërri
nga një flamur
ta flatronim
Dhe sa herë bajlozi
t’ia ndalte
flatrimit
Me hovin e Gjergj Elez Alisë
t’ia shpaguanim zemërimin
3.
Dhe, po të
ishe sot
cicërimës së vogëlushëve
me abetare në dorë
Shkollën e re
do ta gëzonim
filiza e pipa të ri
plotë do t’i çelnin Kosovës
sa mirë do t’i rreshtonim
brezat e lirisë
4.
Dhe, po të
ishe sot
bre Xhevat Berisha me shokë
nënave tona do t’u thoshim
të na e pjekin misërniken e lirisë
në çerepë me saçin e bakrit te vatra
Ujë nga krojet
e bardha të
Vërrinit të pimë
dhe gjakut tonë t’i japim vrull
në damarë, me vrullin e lirisë
Me zemër
kreshnikësh
kaçakçe bjeshkës përmbi t’i rrimë
Kullat do të
mbushullonin oshtimë
dhe forcë do t’u jepnin
ushtarëve të lirisë
5.
Dhe, po të
ishe sot
kur ende na bën furtunë
atdheut, e përreth
me bacë Salën e gjoksin sa bjeshka
furtunë karpatesh
s`do të frynte më në këto anë
Me shokët e
tu
Barbarit do t’ia paguanim të gjitha
6.
Dhe sot, kur i
drejtohem lapidarit
më mungon shumë
edhe dëshmitari i kohës
që t’i mësoja të gjitha
ngjarjet e legjendës
Dhe Ti, me
buzëqeshjen tënde
më thua se i di të gjitha
Unë druhem nga
ajo
7.
Dhe sot, kur
ma prekin Kosovën
këmishën e kuqe të saj
e m’i bëjnë prita lirisë,
me vete them:
Ah, sikur të
ishe sot
Xhevat Berisha me shokë
Atëherë mbushem vrer
e rebelohem
E kërkoj fillin
e këtij
lëmshi
e i them
vetes:
Ruajna zot nga mallkimi i gjakut
Të paktën, shpëto Kosovën!
8.
Dhe sot, jam
mbushur,
më shumë se kurrë, pa ty dhe shokët e tu:
Salën, Shefqetin, Hasimin, Alajdinin,
Bekimin, Shahadinin, Ibrahimin,
Nehatin e Naipin
dhe dy pleqtë:
Asllanin e Izairin
9.
Dhe, po të
ishe sot
bre Xhevat Berisha me shokë
pushkën do ta linim në frëngji
me grykë kah veriu
e t’i mprihnim pendët
e t’i shkruanim lirika atdheut
nga molla e kuqe
e deri në Çamëri
7,8 maj 2001.
DY HERË E PA BABAI VDEKJEN ME
SY
Dy herë e pa babai vdekjen me
sy
para grykës e tehut të satanit
dhe asnjërën herë s'iu trembe asaj
që prej gjashtëdhjetë vjetësh e prite diku
Dheut të të
parëve s’ka kush më luan
Gjyshërve e
katragjyshërve do t’ua ruaj varret
nga grabitqarët e veriut që na i matin kokat me
tehe
Etjes së tyre
për hartat, kokat, tokat tona
s’na rrezuan perandorë, cezarë e otomanë
as dhe veriu i zi, ky satan
Dy herë e pa
babai vdekjen me sy
dhe sot e grin zjarrin e zemërimit
për atdheun që i dogji barbari i zi
edhe dymijë herë po ta shihja vdekjen me sy
mua nga këtu nuk më luan kush
Kosova është imja
Malësi e Vërrinit, Qershor
1999
PLISI I
VËRRINASIT
Ç'borë ia
zbardhi
e s'ia nxin kohët
Në ç'gurë e
mori qëndresën
që s'ia thyen furtunat
Kush ia dha
krenarinë
e e mbajti mbi vetull
Bardhësisë së
tij
harroi rreze dielli
Ç'bukuri e
bardhë
mbi kokën e arbrit
Vërrinasi
im
Malësi e Vërrinit, korrik 2003
HAPE ZEMRËN NËNË
Nënë hape zemrën e ngushëllohu
Bëju vend nipave, mbesave pa shpresë
Po t’i sjellin plagët, dhembjet e tua t’i
shërosh
Po t’i sjellin erëshkrumbi, erë Kosove
njëqindvjeçe
Mbaji në gji, thuaj jo udhëve, ikjeve
Që dita e bardhë të të gjejë me ta
Evropës së Brukselit, NATO-s , Amerikës, jepi
zemër
E m’u thuaj: Në ballë ta godasin Satanin
Djemve të maleve, UÇK-së mbushja dëshirat
O sot o kurrë kohë të historishme ka sjellë
mesjeta
Vetëm kështu Isa Boletini do të prehet i qetë
Dhe plaku dhe Vlora dhe Bajram Curri
E Abdyli në mes prapë do të mblidhen
Dhe në Prizren Sulejman Vokshit edhe një jetë
Do t’i zgjatej, e Shota pranë Azemit e qetë do të
prehet
Hape zemrën nënë bëji vend robit tënd
Deri në bardhësitë e afërta të nesërmeve të
bardha
1999
AKT I PAKRYER
Iku kohë e kuqe ra në një kurorë
Plagët e orëligës mbetën në oborr
Bardhësia i këndoi tri herë lavdisë
Mbeti pemë e degë udha e lirisë
Amaneti i trimit thirr nga legjenda
Udhë e pathyer kërkon trimëri tjera
Mos zot kohës kuqe s’i duhet harrimi
Liria në udhëkryq prapë kërkon më trimin
Ndoshta motet tona kërkojnë lojë tjetër
Mos o zot Evropës luhet lojë e vjetër
Apo zonjën plakë e ka zënë tradhtia
Udhë e mashtrimit udha kah liria
Tradhtisë së vjetër nuk i zihet besë
Dhe pamja e gjatë humbet në harresë
Lirisë së Kosovës s’i duhet vonimi
Aktit të robërisë t’i pritet kapitulli
Pritja e bardhësisë dhe NATO ndërmjet
Frika e tradhtisë brezave amanet
Dhe koha e pritjes të mbyllet harrimit
Liria në udhëkryq peng i zemërimit
RICOPËTIM
Ndanë Shqipërinë me gurë e gardhiqe
Shqipëri andej e këndej
Evropa në mes mpreh gërshërë
Fustanet
shqipërizave ia pret
Shqipëriza andej e kendej, atje e këtu
Shqipëriza të vogla në mes
Vaj halli për
krahët e tu zogu im
T’i preu
Evropa, për besë
Vaj halli për krahët e tu, zogu im
Shqipëriza
andej-këndej e atje
Ku të mbeti trupi, koka e gjymtyrët
E di se
Evropa, krahët t’i ka prerë
Kosovë,
1999
SONATË E DHIMBSHME
Mbi shtatin tënd të copëtuar kafshojnë bishat
e reja, me etjen moçme ushqen ardhmërinë
Çdo ditë
përgjakin thonjtë shtatit tënd
mbi dhembjen e shuajnë etjen
Dhe, sa herë
që pritët, t’u ngre furtunave
Rrëzuar t’i
kanë lisat ato rrufe të egra
Dredhi e saj i
përngjan kobit
Atdhe, Ti e
njeh më mirë "mëshirën" e të ligës
Shtatit tënd
të copëtuar plot plagë, shuajnë etjen
Duan të ta
shuajnë emrin e zogut, copëtuar të kanë
Kujdes shkaba
ime, mbërthyer të duan korbat
në kryqin e harrimeve
Thua se i ke
rënë në oborr apo bishtin shkelur ia ke
shkaba ime e plagosur
Prishtinë, korrik 2005
MORINA
Gjithçka zbret nga
kujtesa
Veç dhembja rri e varur pranë meje
Nëpër bardhësitë e ardhme
Trazohen kujtimet për karvanin
Me plot dhembje e plagë
S'ndalet rrjedha e Drinit
Gjaku shkon gurrë
Rrugët ndrydhen gjurmëve
Kurora andej e këndej
I bëjnë homazh gjakut
Gurin dua ta thyej
Majë kodre
ndahet zemra
e atdheut
Drita e mundi terrin
Mbetën vetëm plagët
Atdheu im i përgjakur
Dhe bashkimi që nuk erdhi
Vërmicë, verë 1999
KUKËSI
Me rrjedhën e
Drinit
desha të vij
nuk më la
guri
Me lundrën e ëndrrave
e nisa mallin
ma vrau xhandari
U desh t’ia ndërronim faqet historisë
Kapërcyem edhe legjendat
për të ardhur te ti
Kukës, 16.7. 2005
LUMA
1.
Të kuqe ma ke këmishën
nëpër histori
Kështjellë
qëndrese
nëpër furtuna
Shkëmb ku
thyen
kokat e barbarëve
që përpiqen
të na e hedhin
farën e harrimit
Muranë e
atdheut
nën shkabën e Ismail
Qemalit
Te Kulla
e Lumës
skuqen damarët e Drinit
Barbarit
i paguhet fajësia
2.
Me
shkrepat kryelartë
ku përgjaken motet e
tërbuara
të stinëve pa arbitër
Fusha
plot lulëkuqe
kurorë të atdheut
lum e bukura e dheut
Malli im
mbi pikëllim
dyzet vjet
Mollë e
ndaluar
3.
Në ty
lindin zanat
që rritën sokola
për t’i bërë pritë
furtunave
rrebesheve të historisë
Besnik
amanetit të të parëve
legjendave të lavdisë
për ditë të bardha
flamur mbi shtizë
Fole e
trimave
4.
Fole e
përjetshme
e zjarrit të lirisë
në atdheun e ndarë
përgjysmë
Flamur
përtej gurit që na ndanë
më rri krenar në shtizë
Urë e
pakëputshme
Edhe
atëherë kur
vrullshëm vërshon veriu
e bjeshka çahet përgjysmë
Lum motra
ime e pandashme
s`na ndajnë as në
përjetësi
5.
Motra ime
prej gjaku
damarëve të fisit
Strehë e
ditëve të kuqe
për motrat e vëllezërit
plagët e Kosovës
Përkrah
vëllezërve përjetë
Barot për
grykat
e ushtarëve të lirisë
Bukë
kripë e zemër
për motrën
Shami e
lotit të nënave, motrave
në eksodin biblik
6.
Mirë se
vjen në varg
të kam në gjakun e
pendës
rreshtave të
historisë
Dhe, nëse
të kam hyrë në hak
të më falësh
trupin na e patën ndarë
përgjysmë
Ti matanë
krenare
unë këndej përpëlitjeve
urat e historisë
na i patën lidhur
në zinxhir
Na ndanë
në varg
e në rritë
Luma ime
fortesë e
trimërisë!
Vërmicë, tetor 1999
STATUSKOHA
Ikën kohëzezat
as s'zbritën bardhësitë
Vorbulla e
pritjes vlon në mes
Dhamë secili
nga vdekja
I kënduam
dritës
që s'po vjen
Gjatë
ëndërruam
Pritjes iu
zgjatën veshët
Lajmi i mirë
s'po vjen
Kosovë, kujdes pritjes!!!
Kosovë,17 korrik 2003
4 vjet pas një lufte të përgjakshme e
mizore
DHEMBJE NË PLAGË
Plagët e tua
ende pikojnë gjak
Ti dhembja
ime
si ta shërojmë kohën,
më thuaj?
Kur do ta marrim vallen e lirisë
të mbushullojë kënga e fitores
Nga dhembjet shtrydhen kodrat tona
Plagët (me të cilat e shkruam
biografinë e dritës)
me melhemin e gjysmë-lirisë
dhembjes ia shërojmë plagët
Kohëkuqja
është plaga jonë
nëpër ditët e bardha
Pa Ju na dhemb
mungesa
Me Ju patën
shkëlqim malet
kah i sfidonit territ
Tani,
bardhësive i thurim këngët për Ju
jeni bërë dhembje në plagë
Prizren, 18.1.2005
MURGJËRIT E RREJSHËM
Nga janë e s`janë vijnë pa rroba predikësh
Me fjalë ungjillore e kollare
Thikën
prapa shpine e mbajnë
Me vete marrin statuskohën
Mjegullnajës hedhin hi syve
Pritjeve
të bardha ia zgjatin veshët
Mesha politike na mbajnë
Vetëm fjalët e ungjillit s`i thonë
Ah sa ju “dhimbset” Kosova
Edhe ninulla gjumi na këndojnë
Vogëlushit i kanë ndalur rritën
Në djepin e vogël lidhur këmbë e duar
Nganjëherë edhe “dëshpërohen”
Të drejta minoriteteve
Nuk e dimë kush ua ndalon ato
Para ikjes, i nxjerrin shpatat
Ia presin
ëndrrat lirisë
Gusht 2003
FARAONËT E PALLATEVE TË RREJSHME
Me fjalorin blu
Na i flasin paqes
Nga pallatet e rrejshme shesin përralla
Gjumit tonë shekullor
Herë herë në pikë të ditës
Na e vizatojnë lirinë e ëndrrave
Tek kolltukojnë mbi lëkurën tonë
E na hedhin hi syve
Mbretëria e tyre
Dorë e lavires plakë
Keq na nëpërkëmbën gjakun
Që e mbollën lulëkuqet e lirisë
Tani më janë bërë përrallaxhinj
Për mizat e sokakut
Kur e do puna
Popullit ia matin kamxhikun
Mbretërisë së tyre
Po i soset risku
Tragjik është përfundimi
... i kësaj mbretërie
Prizren, 28.8.2007
MOTIVE TË THATA
Ç`verdhësi e zbrazët gurgullon mes nesh
Të thata zbritën motet
Na u vizatuan trupit
As me dritë s`u ngop koha
Që u tha skamjes
Verdhëtërbuara thatësi
Shesheve qyteteve harbon
Cucërr strukur mbi gurë
Lëmoshverdha dergjet
Me vdekjen matet çdo ditë
Në front e pret zorrëthata
Lufta moti ka filluar
E verdhë është koha
Si kudo në Kosovë
Prizren, korrik 2003
KOSOVËS
Duhet ta mësojmë
kumtin e
mortjes
të ta duan emrin
Ndoshta duhet
t’i mësohet gjuha e krimit
të shkruhet biografia e lirisë
Me gjuhë profeti
si thyhet dreqit qafa
SHQIPËRI
Të vranë në
zemër
Të vranë korbat
E nda të kanë
Me gurë e ndanë tokën
Ndan zemra
Po rrjedha e Drinit
s’u
ndal
Ta zunë edhe frymën
të mbetesh e
harruar
Po shpirti
s’u nda
27.1.1998
NJË TAKIM MES VËLLEZËRVE TË GJAKUT
Antonio
Bellusci
Në Cyrih na mblodhi fjala,
vëllezërit e shpërndarë
dhe gjakun e Arbrit - arbëreshin flokëbardhë
U pamë si dy
vëllezër dhe pse s'njiheshim kurrë
një takim
vëllezërish, përqafim plot mall
Ç'mister ka ky gjak ç'ag shumë na ofron
gjuhë e
Kastriotit në mes, na bashkon
Zvicër, Cyrih,
2005
SA GJATË TË PRITA
Të kërkova nëpër netët e mia
si ëndrrën për
të dashurën përpara takimit
Me duar të shtrira drejt teje
e me shpresë
se ma ndjen klithmën
Të kërkova në këngën time në varg
duke menduar
se të paktën më dëgjon
Ti endesh largësive të mia
E mbyllur në
kafaz sa larg më rri
e më rrah kambanën në çdo çast
Ditët m’i përcjell funeraleve
Njerëzit varg e varg ikjeve udhëve
Shpresa nuk më këputet
Një herë do të ikë vrasësi
e do të
shijojë me dashurinë time
që shkrumbon ylbereve të mallit
Në gishta t’i vizatoj rrezet e dritës
e ta mat
shkëlqimin
Dhe kthehem si i dehur dhembjeve të
mungesës
sate
Ti kujton se kam ikur
por unë i bëj
lutje vetes të të pres
Të të takoj, të të përqafoj e të qullem lotëve
Të të përkëdhel si fëmijën e kërkuar
E sheh, kohë e kuqe iku
Agimet e bardha po vijnë
qiellit tënd
të shkrumbuar
Sa gjatë të kam pritur liria ime
Sa më skuqe
21.9.1999
RUAJENI KUJTIMIN
Dhe kur një ditë do të ikim
ëndrrës që na kërkon emrit që e lëmë
Gurë mos
hidhni hirit për mallkim
të paktën u pamë në një përrallë
Kur një ditë
të jemi emër në hapësirë
e të ikim pluhurit nëpër harrim
Gurë mos
hidhni emrit për mallkim
aktit që ishim lutje për tjetërsim
Kujtimin
përherë të na e ruani
aktit që erdhëm e i lamë emrin
Gurë të mos hidhni harrimit të emrit
një rekuiem për aktin që s`jemi
Edhe kur të
ikim nëpër harrim
emrit kujtim, gurit lulen
Mos hidhni
gurë mbi varrin tim
tjetërsimit të paharruar
Nëntor 2002
NATA E TJETËRSIMIT
(Kushëririt tim, Sabri Ajgeraj)
Kujtimit të tij heshtin fjalët
dhembja ngrihet ngritjes së tij
tjetërsimit që
na ndau e e mori
Ndoshta ty të
thirri jeta me vdekjen
me dhembjen që dhemb mes nesh
për të na lëne pikëllimit me natën
Ne tani i gdhendim kujtimet e jetës
tjetërsimit i ndezim qirinjtë e dritës
Një lutje për
shpirtin tënd emrit që na e la
Dhembjen e shtrydhim heshtjes
kokrrën e lotit e derdhim
për natën që erdhi pa ty
Zemrës i japim forcë
me ritakimin tonë në botën e tjetërsuar
që na pret
17 nëntor 2002
ATY KU PUSHOJNË ËNDRRAT E TUA
Je mbytur në botën e mallit
botë e
shkrumbuar e një gjeografie
Të ngatërruar
Shëmti e vjetër në lirikë
Kthehu atje ku flenë ëndrrat e botës
në ato fllade
Vërrini
ku freskohen zotat e dashurisë
Kthehu atje te kënga e lënë përgjysmë
ku ditët nisin e mbarojnë me të
të mos digjesh prapa ylbereve të mallit
Zvicër,27.1.1999
NJË LETRARI
Kot rrah daullet me natë e me
ditë
Më i miri
varet në një varg
As ty e as mua s'të kanë pritur
Se moti ka lindur ky art
Janë mbushur faqe e libra
Teori e përralla ka mjaft
Nuk është varur kjo letërsi
Në tëndin varg
Më i miri ndër më të mirët trumbeton
Dhe përralla për miza tregojnë gazetat
Thonë ke miq të mirë
Kritika ka hallet e veta
Njeriut në jetë shpesh i rritet mendja
Ka kriza deri në skizofreni
Por se vargu yt s'ka letërsi
sinqerisht e di
Ruaju kritikës së miqve
Kur të lëmojnë e lavdërojnë poezi
Të duhet edhe shumë punë në letra
Tani më je plakur s'ke kohë as ti
Zvicër, 2007
AMANET VOGËLUSHËT E MI
Udhë e pafilluar ma kërkon kallirin
Mall i
stërngarkuar ma vjedh qiellit shiun
Vrap i
pafilluar mos merr udhë me diellin
Shtatë bjeshkë
e shtatë dete mos u jep dëshirën
Ndryshkut të
binarëve mos e var mëshirën
Kërko diellin tënd atë më të mirin
Besnik
amanetit bëma mal dëshirën
Thur për mua një këngë e mos më qaj dot
Digj grykën e
strajcës e udhët mallko
Nën hije të
Vërrinit dil mallin kërko
Nëse s`mund ta
gjesh mbi prag mos harro
Ndiz kandil
për mua e më pikturo
Ngjitu nëpër
kulla shkrumbit më kërko
Udhët që s’u
thyen sa të mundesh mallko
Amanet biri
im...
Mos pi
shafran
Nga gota ime
se të zë mallkimi i tokës
Kosovës
1999
KTHIMI NË ATDHE
Nën pikëllimin tënd ta lexova
dhembjen
Pleqve u
shkrova biografi
Nëpër shkrumbin tënd t`i mblodha varret
Vargut i dhashë ngushëllim
Për rrobat e tua të zeza që t`i veshi kohë
barbare
Përpjekjes për ditët e bardha që erdhën
Lulëkuqeve e shpalosa dhembjen e shpirtit
Mungesës i shkrova rekuiemin
Për ata që na ikën e më s`u pamë
Për bardhësitë e ardhme mbi qiellin tënd
E skuqën epokën i vunë emër fundshekullit
Që po ikën e po na lënë
plagë
E kthimeve tona na bëjnë të pikëlluar
Ditët e përkujtimeve të mbushura lulëkuqe
Mermerit të bardhë ku i ruajnë emrat
E atyre që i hapën portat e kthimeve tona
E s`na pritën kullave po ikën legjendave
Trashëgim ndër breza na e lanë atdheun
Dhe rrezen e diellit të na ngrohë të lirë
E kthimeve tona na nxjerr nga harrimi
I udhëve të humbjes që na dogjën përmallimit
Vërri, 1999
PRITMË NËNË
Pranë gurit të vatrës në pragun e shtëpisë
Nën strehën e llamarintë ku bari varet shi
Me shikimin kah dielli që djeg prej mërzisë
Ngrohu kujtimet e shpresës së kthimit tim
Unë do të kthehem plisbardhë pa plis
Me kujtimet e ikura moteve pa ty
Vetmisë sate e simes plot errësirë
E ta ç`lodhim mallin në vjeshtën e vonë
T’i djegim motet e hidhura të largësive
Nën tingujt e këngëve për nipat si lisa
E nuset që do të na i mbushin oborret
Stërgjyshes e gjyshit t’ia numërojnë
thinjat mbi ballë
Zvicër,
21.3.2002
DERI TE
DRITA
Udhët njëherë të marrin
kthimit nuk i dihet
udhëtojmë moteve pa arbitër
deri te dita
dita e shpresës së madhe
mbetur ka edhe shumë
mëngjesi po vononte
21 maj 2006
DITA KUR MË MORËN IKJET U MBYT NË SHI
Dita kur më morën
ikjet
u bë plagë në zemrën tende
Më fal
nënë
Qielli u mbyt në shi
Vërshuan
udhët
Dy dekada ikjen
nga ajo ditë plot lot
që t’i vrau shpresat
e nuk t’i ktheu më
NËNË, MË FAL PËR
LOTËT E
TUA
Nënë
si të ta fshij lotin
Unë rob i
udhëve
Largësia në mes
u bë lot në shami
E di
Po si t’ia
bëj
me udhët
Unë zog i
arratisur?...
ETJE PËR FJALËN
NËNË...
Kur më pushton
malli yt
Ngrohtësia e
mungesës sate
më djeg
Largësia bëhet
etje
për thirrjen
Nënë...
SOT PO TA NIS
MALLIN
Për sonte
po ta nis mallin
Nuk më ka
mbetur
asgjë pranë
pos etjes për dorën tënde
mbi ballin tim
dhe zjarrmisë
që përvëlon
Oh,
ç'zjarrmi kam sonte
Nënë...
UDHËVE TË MIA NDJEJ
NOSTALGJI PËR TY
(Qytetit tim)
NOSTALGJI
Qiellit tënd
nostalgjia bie si pika shiu
e shtrohet shtatit tënd
si fllad Lumëbardhi
shesheve të tua
Seç më mungon
në këto udhë
ikja
e më fton
në sedrën tende
UNË VAZHDOJ TË TË DUA
Ti vazhdon
të më presësh
ikjen time
e dogji malli
pa ty
Më merr njëherë
në gjirin tënde
në ngrohtësinë tende
ta shijojmë
dashurinë
TANI MË
Nëpër këtë udhëtim
kthehem i shpalos ditët
kur ishim bashkë
me serenadat e verës,
aromën e zambakëve të tua
e këngën e Lumëbardhit
tek e shoqëron nën kala
mbrëmjen tonë
Tani më
ato janë bërë etje
i mbyti malli
i mbrëmjeve pa ty
PËR SONTE
Sonte e ndaj
vetëm një dëshirë
Të jem
pranë shesheve të tua
e me gotën
e mallit tone
ta shtrydhim deri në
pikën e fundit
etjen
buzë Shatërvanit
SHPRESA MË MBAN
Vitet po ikin
pa njëri tjetrin
Shpresa më mbante
se një ditë
do të jemi bashkë
e ta djegim
këtë mall
të udhëve të mia
Dashuria për ty
fle thellë në shpirtin tim
VAZHDOJ TË TË DUA
Unë vazhdoj të të dua
me afshin e parë
tani kur pranvera
i trazon kujtimet
nostalgjia të të kem pranë
më ka pushtuar
Etja u dogj mallit për ty
nëpër këto udhë të mia
22. 3. 2006, Zvicër
PRIZRENI
Maje vetulle mban plisin
Orëve të zgjuara
Prin përpara
Kandilin e ndezur ma ke
Për dritën e bardhë
Në ardhmëri
Dhe fjalën e atdheut
Ruajtur ma ke
Besën e kombit
mars 2004, Prizren
Metafora
