Gëzim AJGERAJ

 

MES DY DASHURISH

 

 

Abdullah Thaçi "MES DY DASHURISH", poezi për fëmijë, botoi K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 1997

 

Në vend të hyrjes:

 

Poeti Abdullah Thaçi, është mjaft produktiv në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë. U lindur në fshatin Novosellë të Pejës më 1942, shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin e shkencave të natyrës, dega e Kimisë, në Unversitetin e Prishtinës. Në kohë të gjatë, punon si profesor në Gjimnazin e Prizrenit. Disa nga veprat e tija, janë; "Lumi i dritës", 1980, "Treni i bardhë", 1982, "Duke pritur ylberin", 1983, "Piknik poetik", 1986, "Anës Drinit", 1989, "Ani, Kosovë, ani", 1994, etj.

 

MES DY DASHURISH

 

***

Mes dy dashurish,

filiz i së tretës,

harliset ylberqe

n'lulishtet e jetës.

       (Mes dy dashuris), fq. 5

 

E filluam me vargun e fundit të poezis së parë, prej nga edhe emërtohet liri. Pikërishtë këtu, "Mes dy dashurish", nisë edhe bota e më të vegjëlve, për të cilët ky poet shkruan pa u ndalur për ta. Pra janë fëmijët ata që "Amësojnë si lulet/blerojnë si bari", fq. 6, në jetën dhe vazhdimësinë e sajë, Pikërisht këtij përkushtimi merr udhë edhe vargu i poetit Abdullah Thaqi. Janë zërat e tyre, rrita që i japin jetës në vazhdimësi, çiltërsia e tyre që i falin jetës. E gjithë kjo vjenë si një frymë lirie, brenda të cilës poeti e kërkon ata, rritën e tyre të lirë. Pikërisht këtu, vargu nikohsisht bëhet kushtrim, mësim për më të rriturit, që pjesërisht i kanë harruar parimet e njerzores, liris. E gjithë bota fëmijënore që nisë nga gjenetika, lindë, rritet e zhvillohet, ka edhe peripetit e saja, në këtë rast peripetitë e botës fëmijënore. Dhe kjo rritë e tyre, në vargë shoqërohet me laramani temash nga bota e tyre, siç janë laramania e ngjarjeve që i shoqërojnë ata. Libri në vazhdim shoqërohet me tema të ndryshme, siç janë poezitë; Klasa e buzëqeshur, pësim, kuis, as e vogël - as e madhe, lumi i kureshtjes, gjyqi familjar, fillimi në lojë, letra, shoqja si çeliku, çapkënia, nënëmadhe etj. Kosova, është vargu i poetit, i shkruar në një kohë robërie ai nxjerrë në dritë dashurinë që e ushqen njeriu i ynë për atdheun, dhe kjo dashuri vie përmes simbolikës së vargut, kushtuar tre vëllezërve Frashëriotë, tek poezia; Tre pishtarë, fq, 27. Lufta për atdhe, vjen e bëhet refren në këngë e në varg, janë pikërisht vargjet për Mujo Ulqinakun, mesazhi më i mirë i luftimit të territ të robërisë, brenda të cilës gjendej atdheu ynë (flasim për kohën kur shkruan këto vargje). Një rekuiem për poetin Martin Camaj, brenda të cilit ndihet dhembja dhe humbja që e ndjen poeti për poetin, por edhe shoqëria e gjerë. Koloritin e temave brenda librit e gjejmë shumë të theksuar, sepse vetë jeta njeriut, lindja, rrita e zhvillimi i tij, kanë një kolorit ngjyrash, brenda të cilës rrjedhë ajo. I tillë bëhet vargu i poetit, sepse e tillë është jeta që zhvillohet brenda dhe për rreth tij. Pikërisht brenda këtij koloriti, e gjejmë laryshi temash që e pasurojnë librin dhe bëjnë atë të lexueshëm, jo vetë nga bota e fëmijëve, por edhe atyre më të rriturve. Dhe pikërisht këtij gërshetimi, qëndron edhe madhështia e vargut të poetit Abdullah Thaqi. Pra vargu i tij, nuk i takon vetëm botës së fëmijëve, ai varg bëhet mësim, këshillë edhe për moshat madhore. Për fund, vargu i këtij poeti, tani më ka zënë vend të merituar në letrat shqipe, e në veçanti në letërsinë për fëmijë, vend të cilin me shum sukses po e pasuron përditë, poeti Abdullah Thaqi.

 

                                    Shkurt, 2000, Prizren