TUBIMI NË DITËN E RIEMËRTIMIT TË ARBËRI-së

 

VËRRINI SI NË PËLLËMBË TË DORËS

 

Nga “kodra e trimave”, - siq quhet tani, dikurë: "Kodra e Levunit”, Vërrini më vie si në pëllëmbë të dorës. Pas shpinës së kodrës, vishet mali që në pranverën e këtijë viti, ishte bërë kështjellë e ushtarëve të UÇK-së, në luftë kundër okupatorit serbë. Majtas ngritet fshati Arbëri, i rrënuar deri në themel, që kanë mbetur vetëm oxhaqet i ngritura e që i bëjnë roje rrënojave të kullave. Janë simbolika e qëndresës nëpër shekuj, se këtu prapë vazhdonë jeta. Tek hedhim shikimin përtej, Vërrini më vie si në pëllëmbë të dorës. Shtati i tijë fillonë poshtë në fundë të fushës së fshati Gurrë, në kryqëzimin e Lumbardhit dhe shiritit të asfaltit Prizren - Kukës, vashdonë përpjetë shtatit të fshatit Gurrë, deri në Hoqë të qytetit ku fillon dydegëzimi i grykës, njëra përfundonë në fshatin Gjeq (ish Jeshkovë), ndërsa tjetra vazhdonë nëpër Malësin e Vërrinit, ku prapë dy degëzohet, njëra mbaron në Lez e tjetra në Kushtendil. Kushtrimi ngrihet atje mbi kodër, përmbi fshatin Gurrë dhe Hoqë e Qytetit. Arbëria është pika e vështrimit tonë shtatit të Vërrinit, që na vie si në pëllëmbë të dorës. I gjithë ky përshkrim i grykës së Vërriit, përshkohet me kodrinat e vogla në mes dhe rrugëve gjarpërore që i lidhin fshatrat njëri me tjetrin. Ku dhembë dhëmbi, shkonë gjuha, - thotë një urti vërrinase. Kujtimet harbojnë tek lufta çlirimtare, që sa po ka përfunduar në këto troje. Një copëz liri, i ka përshkuar dhe ato tani frymojnë më lirshëm. Megjithatë plagët ende janë të freskëta dhe ato duken kudo. Kullave të rrënuara, njerzve që mungojnë, djemve të rënë për liri, e ku jo tjetër. Deri sa po udhëtoja kujtimeve, djemt e qëndresës, që ngriheshin lavdis së atdheut, më ishin të pa ndarë. Xhevati, Selajdini, Shefqeti, Hasimi, Bekimi, Alajdini, Naipi, Nehati, Besimi, agimi, Avdi-a, Fatmiri, Milaimi, Tamili,Refkiu, Astreti e Arsimi…, dhe sa e sa djem tjerë, që ranë luftrave nëpër Vërri. Ata hyjnë si pjesë e dhembjes dhe e krenarisë kombëtare në mua, për të hyrë faqeve të ndritshme të historisë. Deri shikimin po e derdhja grykës përtej, m'u kujtua "Gjenerali" i lexuar dikurë. Historia po përsëritet, i them vehtes. Imagjinata ikën tek gjeneralët serbë, po ç'deshën ata, këtej në Vërri?, pyes vehte. Barbarët e karpateve kishin ikur veriut të zi, por shumica nga ta, i kishin lënë eshtrat këtyre kodrave. Në parafytyrimi tim, më vie gjenerali serbë, tek po mblidhte eshtra kodrave të vërrinit, për të ua dërguar "dhuratë" eshtrat e të bijëve, sorrëshkinave të zeza, që për qdo ditë i turrëkapen fytit të gjeneralit, për sojëshkijet që s'u kthyen të gjallë. Ironia e ime për gjeneralin, shpërtheu në buzëqeshje. Po q'e solli gjeneralin këtu në Vërrii, në tokën e të parëve të mi. Ndërsa bukuria e kodrave të vërrinit, ma vjedhë përsëri shikimin përtej dhe më vie si në pëllëmbë të dorës, si një dhuratë e etjes dhe e mallit timë, të grumbulluar mërgimit.

 

POPULLI-TOPOGRAF MË I MIRË

 

Zëri i fuqishëm, prapa altoparlantëve i spikerit oficier; Ilam Berisha, paralajmëroi hapjen e programit, ndërsa për historikun e fshatit dhe luftën qlirimtare, prezantoi historiani Mujë Berisha. Deri sa rrjedha e programit po vazhdonte, dikush nga krahu më përshpëriti; Sa keq, që sotë nuk e kemi një topograf, ndoshta do të na fliste më tepër për toponimet. Një buzëqeshje e lehtë që m'u përvodhë, më kujoi librat e djegur, bibliotekën, shtëpitë e shkollat, pyjet e fushat, të djegura nga dora barbare. Por nuk kishte mundur të i digjte toponimet, historinë, gjuhën e ëmbël të Arbërit. Po kush mundë të jetë topograf më i ditur se populli, - i thashë mikut. Hë, po të lumtë goja, - tha ai. Shpresat dhe kujtimet e tija, sikur u ngjallën. Nga albumi i memorjes së tijë, filloi të shpalosë tregimet e pleqëve në oda, kah flisnin për hisorikun e fshatit, fortunat e luftrave që i kishte mbijetuar ai. Ishin këto, tregimet e mbijetesës sonë nëpër shekuj. Edhe pse, armiku në periudha të caktuara, kishte ndërruar emra, kishin vënë emra sllavë në tokat e shqiptarëve, kishte djegur dokumenta e libra, fshatra, megjithatë, kujtesën e këtijë populli, kurrë nuk kishte mundur ta fshinte. Edhe toponimet ishin ruajtur në shpirtin e këtijë populli. Dhe ja erdhi dita, që nga mbijetesa e tijë, të rikthehen në vendin e vetë edhee toponimet, të cilat këto troje i kishin pasur përpara sundimit sllavë. Edhe Arbërisë, tani po i rikthehet drita, shpresa e jeta, po i kthehet emri, që për shekuj e ruajti në gjirin e vetë.

 

 

TUBIMI

 

Zëri i spikerit oficier që u shpërnda fuqishëm kodrave, përtej jehonës së altoparlantëve, sinjalizoi fillimin e tubimit. Tubimi do të udhëhiqet nga mësuesi Ilam Berisha, ndërsa një rezyme rreth biografisë së fshatit dhe historikut të tijë deri në ditët e sotme e bëri Mujë Berisha, Historian. Masa e popullatës, dikush ulur e dikush në këmbë gjendej përballë binës së zbukuruar me flamuj kombëtarë dhe fotografitë e dëshmorëve të vendosur në ballë të sajë. Pati dhe recitime nga fëmijët e shkollës së fshatit. U kënduan këngë për dëshmorët. Surpizë ishin këngëtaret; motrat Mustafa. Ndyersa në tubim, prezantuan edhe komandant Drini, Basha, Zafir Barisha,aser Berisha, Xhemshit Krasniqi, mysafirë nga Kukësi dhe nga strukturat e qeverisë së përkohshme të Kosovës. Do të prezantoni dhe ju, më thonë Naseri dhe Ilami. Ka mjaftë tjerë, u them duke qeshur! Do të na mbetej hatri, po nuk pranuat, shtoi aseri. Fjala e jote, peshon ar, pastajë kush i kënduar Vërrinit, më bukur se ti, deri më sot, vazhdoi Ilami. Poezin për Arbërinë, që sa po e kisha mbaruar, bashkë me librin;Flakë në Plagë, e mbaja në qantën me librat e tjerë, që i kisha pregaditur për miqtë e mi Do të dalë u thashë, por më radhitë atje nga fundi. Ashtu edhe u bë. Prezantimi imë u mirëpritë me aplauzë edh në fillim. Nuk e kisha besuar një mikëpritje të tillë dhe një mirëpritje me aqë dashuri nga Vërrinasit e mi. Prezantimi nxorri lotë. Nga liri Flakë në plagë, e lexova poezinë e dëshmorot të kombit;Remzi Ademaj-Petriti, poezi me të cilën u mundova të ngjallë kujtimet për gjithë dëshmorët e kombit, që prehen në amshimin e përjetësisë. Shumë nga masa e njerzëve, i shihja se nxirrni lotë. Me këtë doja të nderoja dëshmorët dhe luftë që sa po kishte përfunduar. Ndërsa poezi e dytë për Arbërinë, dëshiroja të i uroja riemëtimin e fshatit. Ishin qaste emocionante, që mbetën të pa harruara, në kujtesën time.Pas mbarimit të tubimit, njerzit turma turma, u drejtuan në drejtim të fshatit, për vizita tek miqtë dhe të afërmit e tyre.

 

 

POEZIA

 

Pejsazhet e bukura, po më krijonin emocione, tek po qmallesha bukurive të shtatit të Vërrinit, harbonin vargut timë, kërkonin vendë rreshtave për të hyrë në një kronikë me ditën e riemërtimit të arbërisë. Do të prezantosh dhe ti më tha miku, tek po shënote në radhë emrat e prezantuesve në tubim. Vargjet që po i ruaja në xhep, e të cilat i kisha filluar rrugës, deri sa po vija në tubim dhe i kisha bërë vargë, deri sa po vështroja mbi kodër, tani më e kishin marrë qiellin e bardhë të letrës.

 

Riemërtimi i fshatit

(Arbërisë)

 

Në zemrën e maleve në Vërri

Fshati e riktheu emrin

Lashtësinë, origjinën, toponimin

barit të harrimit e mbolli

Barbarizmën e ikjeve të dhunshme

Ikjeve të zeza

Mes të sotmes dhe të djeshmes

Dhunshëm rëndoi emrimi

Deri në ardhjet e bardha

Vërrini i hapi krahët për agun e ri

I hapi zemrat e i mbushi malet

Kodrat u mbushën pëllumba

Per ditën e bardhë me emrin e ri

Dita hyri përjetësisë në ARBËRI.

 

                 E diel, 17.tetor 1999.

 

 

KUJTIMET NGA LUFTA

 

Takohem me rendë me të gjithë shokët. Shumica e tyre kan qenë bartës të luftës dhe kishte kohë që nuk ishim parë. Mua më kishte marrë kurbeti. Zafiri, Naseri,Drini, Basha, Dr. Sherifi ,Muja, Ilami, Isufi, Feimi, Isa, Sefidini e shumë tjerë ishin ata që u afruan atyre çasteve. Kishte shumë, por me që ka ikur një kohë e gjatë deri në përpunimin e këtyre kujtimeve (nga humbja e fletyes së ditarit), disa emra më kan dalë nga kujtesa. Tregimet vazhdojnë. Secili ka dëshirë të rrëfej diq nga e kaluara luftë. Janë mbi një vit e gjysmye, kujtime lufte dhe secili nga ta, ka kujtime të cilat shpeshë janë të dhembshme. Dr, Sherifi, rrëfenë për spitalin ushtarak të UÇK-së në Malësi të Vërrinit, organizimi, për ushtarët e plagosur, shokët e rënë dhe shumë ngjarje tjera që nuk do të mundë të përfshiheshin këtu. Naseri fletë për luftën, organizimin e brendshyem, betejat me armikun, pozicionet e bataljonit të parë, etj. Zafiri fletë për bataljonin e dytë që ishte nën komandën e tijë, betejat, pastaj për pjesën e dytë të luftës, për pranverën e betejave të përgjakshme të vitit '99, eri në çlirimin e Prizrenit. Xhemshiti i cili me qindra herë kishte udhëtuar përtej kufirit e shqipërinë, për sigurimin e armatimit për UÇK-në, ndanë shumë kujtim m ne. Feimi e Isufi, na flasin për betejën e Lez-it të '98-tës. Rëjen e Xhevat Berishës, Selajdinit, sa e sa shokëve tjerë. Esati, na fletë për operacionet e UÇK-së në koshare, prishjen e kufirit, luftën e përgjakshme mbi Pashtrik. Për luftrat dhe trimërit e dëshmorit Selver Maqkaj, që ra heroikishtë mbi Pashtrik etj. Kujtimet vazhdojnë, deri në hyrjen e fshatit, ku shkonim për urimin e martesës së njërit nga luftëtarët e kësaj ane, pkërishtë atë ditë. Nën shoqërimin e shokut timë , që një pjesë bukur të gjatë të shkollimit e bëmë bashkë, Sefedin Ponikut, polic i policis së re të Kosovës dhe Xhemshit Krasniqit, oficier në TMK, vazhduam udhëtimin tonë drejtë qytetit të Besës.

 

 

 

PASLUFTA NË KOSOVË

 

Rrugës, shokët më pyetën; Ç'mendim dhe vizion mbajë për rrugëtimin që duhet ta bëjë Kosova, deri ë shtetësi? Ka shum punë e mundë. Kërkohet vendosmëri, qëndresë dhe vizion . Pengesat nëpër të cilat do të kaloi Kosova, do të jenë jo edhe aq të lehta, për të u kaluar. Jo vetëm nga Serbia, që do të vijnë ato, por edhe nga faktori ndërkombëtarë. I shihni gjith këta ushtarë të ndryshëm këtu. Mendoni se të gjitha këto shtete na e duan të mirën. I njihni Rusët?. Kishte ushtarë Rus, në ushtrin serbe që luftonin kundër neve, ata sotë fshihen prapa helmetave të kalërta. Është ky vetëm një shembull, ka plotë të tillë. Të gjitha këto agjentura të botës, që sotë i kanë kryqëzuar shpatat në Kosovë, janë në dëm toni, do ta paguajmë ne shqiptarët. Interesat e tyre, nuk janë Kosova. Është strategji botërore me qëllime e prapavija, që kanë plane afatgjate. Ndërsa neve, na duhet me ngutë shtetësia dhe asgjë tjetër. Tjerat i bëjmë vetë. Ne kemi potencial, si njerzor ashtu edhe ekonomok. Pastaj kemi një kapital të madhë mërgatën shqiptare, e cila shum shpejtë do ta ngritë Kosovën. Neve le të na lënë të lirë, ne do ta bëjmë shtetin vetë. Këtu kam frikë, se do të na peengoi edhe faktori ndërkombëtarë.

Po për bashkëjetesën që po na servohet nga bashkësia ndërkombëtaret? - pyeti njëri nga shokët.

Më erdhe të qeshë një herë. Një vargë i një miku të pendës, thotë; e njohë serbin me gjarpër në kokë, gjarpër që e rritën, stërgjyshërit e serbit në oborr. Janë këto vargje që flasi shumë. Për ata që njohin historinë e vuajtjeve tona shekullore, nga barbaria serbe, nuk duhet shumë vizion. Uë nuk dua të ia mohojë askujtë të drejtyen për të jetuar në vendin e vetë. Largë asajë. Por, le të jetojë pa e ngacmuar, dëmtuar tjetrin, pra fqiun e vetë. Këso raste, historia shqiptare njehë me qindra mijëra. Dhe gjithmonë, serbi ë dëm të shqiptarit, duke e shfrytëzuar edhe aparatin shtetëror, kolonialist, i ardhur nga serbia. Pra, ai pushtet, nuk do të mundë të bënte asgjë, pa ndihmën e serbëve lokal. Dhe ju e dini mire, pas '81-tës e këtej, ata u armatosën masovikisht, ndërsa në luftë u vunë në shërbim të policisë dhe ushtrisë tye ardhur nga serbia e rusia. Unë, i dashur mik, e kam humbur besimin, se mundë të ketë serbë në kosovë, që nuk i ka të skuqura duart me gjakun e shqiptarëve. Jan mbi një shekull dhunë. Shfleto mirë historië, vetëm këtej në vërri. Masakra më 1913-tën, vrasje në 1945-tën e këtej në vazhdim, vrasje e masakra më 1998-99-tën. Janë këto dhimbje që nuk harrohen lehtë. Është pik e nxehtë lum miku, dhe nuk dua të zgjatem shumë, se më trazohen dhembjet, e më prishet qetësia dhe emocioet e kësaj dite të bukur në Arbërin e re. Rruga na nxorri përpara hotelit “Theranda”, në qytetin buzë lumbardhit, ku gëzuam festën e riemërtimit të Arbërisë, nën cakrrimin e gotave, deri pak qaste, para oryes policore të KFOR-it Gjerman, që aplikon në Prizren.

 

                                                                        Prizren, 17 tetorë 1999, e diel

Udhëpërshkrime

 

DITA E DHEMBJEVE TË MËDHA

 

(GJEÇ (Jeshkovë) 1999)

 

Gjithqka kishte ikur përpara meje. Vetëm rruga gjarpërore e veshur në pyje e kodra më shoqëronte, së bashku me degët plotë gjethe nga pyjet në të dy krahët e rrugëve. Edhe rrugët mezi dukeshin nga barishtet që i kishin mbuluar ato. Kush të ecte mbi to. Njerëzit sa po ishin kthyer, nga arratia e ikjes së madhe, që i kishte përpirë drejtë detit. Luftëtarët e lirisë, nuk i kishin shkelur ato. Ata i kishin malet, kodrat, pushkën krahut e në luftë kundër armikut. Gjithqka i gjasonte një toke të braktisur. Hapat tona po rrapllonin në "kodër të Sadit", siq e quajnë banorët vendës. Nga aty fillojnë të duken katundet. Shikimi ynë derdhet drej kodrës së Pashtrikut dhe na i kujton kohët barbare që ikën. Kodra mblidhet në të majtë bashkë me rrugen gjarprore që përshkon atë. Përpara na shfaqen imazhet e një gjelbrimi që rrallë herë e përshkonë Vërrinin. Imazhet e atijë gjelbrimi na përzihen me imazhet e shtëpive të djegura e të rrënuara deri në themel. Gjeq-i (Jeshkova). Katundi i përgjakur, i vrarë e i djegur disa herë nëpër luftën që ka përfunduar pak ditë më parë. Nga ato 40-50 shtëpi, asgjë ska mbetur në këmbë. Gjithqka e dogji barbari i Karpateve, kur ra këtyre anëve. Dy herë brenda një viti, deri në themel u dogjën kullat. Ranë shum trima, u vranë edhe pleq e plaka nga dora barbare, u zhdukën pa gjurmë edhe shum njerzë. Janë klithmat e luftës që ka mbaruar, qekanët e mjeshtërve ka e rindërojnë jetën. Janë zhurmat e para që i japin shpresë udhëtimit tim. Jeta paska rifilluar. Hapat shpejtohen e rruga shkurtohet. Lumit të vogël, që e përshkon përskaj katundin, i rëndojnë rrënojat e kullave të përplasura pa mshirë nga zjarri i luftës. Asgjë s`kishte mbetur në këmbë, pos oxhaqeve që ngriheshin drejtë qiellit. Oborreve dëgjohet gjallëri, bashkë me hapat tona që parakalojnë përpjetë lagjes. Edhe pak rrugë, deri tek hapat e fëmijëris sime të lënë diku. Rruga e lagjes, është ngacmimi i parë i kujtimeve fëmijënore. Ku është kulla? Gjithqka e mbledhur si një turmë gurësh, sikur i ndrydhë ato kujtime. Gjithqka është rrafshuar me tokë. As gjyshja më nuk doli krahë hapur tek kroi i lagjes. E vrau barbari një ditë shtatori, kur i dogji kullat. Së bashku me shum njerzë të tjerë. Ajo tani më pretë diku tjetër. Kërkoi pikat e gjakut, muret janë rrënuar, kush ti ruante ato. Gjithqka trazohet si dhembje. S'duam të dorzohemi përpara lotit, por dhembja rrjedhë vetë. Imazheve të brishta të lagjes së shkatërruar, i përpushë kujtimet e voglis. Pushimet e dimrit e të verës i kaloja, te daja. Ishim fëmijë mocanik, luanim, rrëshqitnim me saja e ski, nëpër rrugët e lagjes. Mbledhnim mollë e dardha, gështenja e thana që aq shumë kultivohen në katund. E gjyshja kujdesej gjatë gjithë ditëve për ne. Kur kthehesha në vendlindje, me vete merrja shum kujtime. Kisha dëshirë që sa më shpejtë të vini pushimet tjera. Tani gjithqka është mbuluar në këto rrënoja, vetëm kujtimet i trazojnë dhembjet e lotin. Dua ti shohë varret i thashë vetes. Hapave tona përskaj rrugës, herë pas here na shoqërojnë portat e llamarinta. Edhe mbi to, barbaria i ka shkruar gjurmët. Numroj vrimat mbi, e nuk ja dal deri në fundë. Më përzihet koka, e më humbin shifrat. Qindra plumba kan shpuar mbi to. Ç'kohë barbare u shkarkua edhe mbi to. Ecja si në ëndërr. Nuk e gjeta as Besim Shalën me atë fytyrë të buzëqeshur. Ai kishte rënë heroikisht në luftë për liri, të njejtën ditë shtatori, me Agimin, e xhaxhain Avdiun. Një ditë më herët kishte rënë Fatmiri. Nuk na kishte pritur as mbesa me dy jetimët. Kush e di nga kishin gjetur strehë. Rruga në fundë të fshatit, që kryqëzohej në disa drejtime, më ndalë tek dy shtëpi mbi rrugë. Mi kujtonë tregimet e komandant Hoxhës, dhe betejën e 11 marsit. Shum trima u vranë në atë luftë, dhe shum djem të ri u zhdukën pa gjurmë. Rrënojat e këtyre shtëpive jan dëshmitar i këtyre luftrave. Bashkë me kujtimet, ecim rrugës teposhtë, që na shpie drejtë varreve të të rënëve gjat luftës. Tetë varre të mbuluara në lulëkuqe, janë plaga më e dhembshme e imazhit të kësajë vizite. Është Besim Shala (1963) dëshmor, Avdi Shala (1949) dëshmor, Agim Shala (1975) dëshmor, Fatime shala (1944), Myrvete Shala (1968), plaku Merxhan Shala (1923), Kadishe Berish (1926), të gjithë të vrarë në ofenzivën e armikut serbë kundër zonës së Vërrinit në shtator të 1998-tës, dhe plaku Amet Krasniqi (1917) i vrarë në mars 1999-tës. Mungojnë dhe shum dëshmorë tjerë, varret e tyre tani më gjendet në Landovicë, atje u pushojnë eshtrat. Por Gjeq-i (Jeshkova) ka edhe shum plagë të hapura, janë shum djem që jan të zhdukur pa gjurmë, bashkë me djem tjere nga katundet e Vërrinit. Kujtimet trazohen. Njohja nga afër dhe afërsia e lidhjet e bëjnë të vetën. Ato trazohen herë si kujtime e herë si dhembje. Dhe dhembja përplaset lulkuqeve që më dridhen në duar. Ndahem nga kujtimet me homazhet pranë varreve, duke marre me vete ato, si një pjesë jete nga jeta e tyre, për ti pasë gjithmonë pranë vetes, si dhembje të përjetëshme. Kurrë më të shkretë nuk e kisha parë Gjeqµn (Jeshkovën) se në ato qaste. Dielli i Sharrit që rrezonte mbi kodra, më dukej se nxihej nga një re tinzare që nuk dukej hapsirës qiellore. As natyre më nuk e kishte atë shkëlqim. Gjithqka ishte mbyllur heshtjes. Vetëm tak-tuket e qekanëve të mjeshtërve i jepnin jetë katundit. Hapave tona të plogështa që shoqëroheshin me dridhma, zbresim në oborrin e një shtëpize. Ishte shkolla katërvjeqare e katundit, e shkatërruar, e shpuar gjithandej nga granatat e plumbat, me kulm të thyer, dëshmi e një kohe barbare që ra mbi të. Dhembjet e trazuara s`më lejnë të qetë. Koka më përzihet. Kthehem rrugëve si humbur. Vetëm këmbët më drejtojnë rrugëve. Herë herë ndalem dyerve të llamarinta dhe humbë prapa vrimave të plumbave që s'u dal dot në fundë, ti numroj ato. Eci dhembjes bashkë me hapat e mia të cilat më nxjerrin rrugëve nga kisha ardhur. Atje mbi kodër u ndala dhe njëherë, i hedhë dhe një sy katundit, nuk pata fuqi ta ndalja lotin. Të paktën të shikoje vendin ku planifikohej të ndërtohej lapidari për dëshmorët dhe martirët e rënë, në luftë për liri, projekt për të cilin më kishin folur Zafir Berisha e Flurim Islamaj. Ika atyre dhembjeve, duke përshpëritur nëpër dhëmbë vargjet e poezisë; mbahu Kosovë!

 

                                                Gjeq (Jeshkovë), Verë 1999.

UDHËPËRSHKRIME DHE KUJTIME                                                                                              GËZIM AJGERAJ

 

TUBIMI PËRKUJTIMOOR NË HOQË TË QYTETIT

 

PARAPREGADITJET

 

Vapa e veres përcëllonte, atijë shkëlqimi të fortë të diellit. Ditë meskorriku po rridhte përkujtimit të datave të luftës për liri, që e bëri UÇK-ja pak vite më parë. Janë këto data të mëdha të luftës sonë dhe lavdisë kombëtare, që sollën deri në mbijetesën e popullit tonë, Kosovës. Janë pjesët e kujtimeve sa të dhimbshme, aq edhe të lavdishme, nga luftrat e popullit tonë për liri. Ftesa që më ishte bërë, po sa kisha arritur nga mërgimi, në qytetin e lidhjes, për tubimin e sotëm, më kishte sjellë në mesin e Vërrinasëve të mi, që aq shum i dua, sa nuk mundë ta krahasojë atë dashuri me asgjë në botë. Takimi me shokë ishte i përmallshëm, por nëse do të filloja të i numroja ata të gjithë, ndoshta shumë do të më hidhëroheshin, sepse do të harroja të i përmendja të gjithë, jo nga dëshira e ime, por nga ngarkesat e shumta që rëndojnë mbi mua. Janë detyrat dhe aktivitetet e shumta ato, që shpeshë ma vjedhin kohën, pa e identifikuar apo dokumentuar kronikave të mia. Pa u ndalur rreth këtyre qështjeve, që duan trajtesë të veqantë, por që hyjnë në rreshtat e kujtimeve të mia. 16 korriku, më gjeti dhe mua në mesin e njerzëve që kujtonin datat e luftës qlirimtare. Janë takime sa nostalgjike aq edhe të dhimbshme, nga mungesa e shokëve. Djemve, që tani më ishin bërë pjesë e atdheut. Emrat e tyre tani më ishin skalitur në lapidarë. është mungesa e tyre, në mesin tonë, në mesin e njerzëve që i gëzohen kësaj copë lirie, ajo që harbonë me dhembje brenda meje. Këtë dhembje e mbyllë në heshtjen time dhe nga fundi i palcës së gëzimeve të mi, e nxjerrë një buzëqeshje të lehtë, përpara shokëve. Takimet e mia të përmalshme me shokët, i ndërpretë fillimi i tubimit, që u shpallë i hapur, nga spikeri oficier, në binën e improvizuar, pranë lapidarit të dëshmorëve dhe viktimave të luftës, tek vendi i quajtur; "Kulla e Hoqës".

 

 

TUBIMI TE KULLA

 

Përtej zërit të fuqishëm të altoparlantëve, që jehonin gjithandej Vërrinit, ishte masa e gjërë e popullit që ulej përtej binës, të ngritur në podiumin e lapidarit të dëshmorëve, mbi vendin e quajtur; Kulla e Hoqës. Data në kalendarë shënonte 16 Korrikun e vitit `003, pikërishtë kjo ditë përkonte me pesëvjetorin e betejës së korrikut, që ishte zhvilluar mes forcave okupatore serbe dhe ushtarëve të UÇK-se që e mbronin zonën e lirë të Vërrinit. Ishte zhvilluar luftë disa orëshe, për gjatë gjithë vijës së frontit, nga pozicionet tek vendi i quajtur; Tek përroi i Arbërisë, e deri tek pozicionet tjera në vendin; dushqit e gurrës, për gjatë gjithë vijës frontale. Kjo përkonte edhe me vendin e sotëm, ku po mbahej tubimi, dhe në këtë vendë kishte luftime. Të paktën, kjo ishte në pika të shkurta, zanafilla e tubimit të sotëm. Por kësaj datë përkujtimore, i shtohej edhe një shënim tjetër, po aq i rënësishëm nga lufta për qliriin e Kosovës. Në oborrin e shkollës së fshatit, Hoqë e qytetit, ishte vendosur busti i dëshmorit; Nazim Buduri, dëshmorë i rënë në luftën e Koshares. Do të jetë kjo pjesa e dytë e ceremonisë përkujtimore, e cila do të vazhdoi në objektin e shkollës, me emrin e këtijë dëshmori. Në binën e improvizuar, pranë lapidarit të dëshmorëve, u folë mjaftë për luftën. nën udhëheqjen e spikerit oficier; Shefajet Berisha, u zhvillua ky tubim. Në tubim prezantuan eedhe ministri Jakup Krasniqi, Kudusi Lama, kryetari i komunës së Kukësit, Zafir Berisha, Xhelil Krasniqi, e të tjerë. Ndërsa u dha edhe një program i pasur kulturorë, me këngë dhe recitime nga nxënësit e shkollës fillore; ,,Nazim Buduri” nga Hoqa e qytetit. Surpriza të veqanta ishin; prania e grupit muzikor nga Kukësi dhe këngëtarit;............... Më vonë, të gjithë të pranishmit, udhëtuan deri tek shkolla e fshatit, ku vazhdoi tubimi.

 

BUSTI I DËSHMORIT

 

Përpara objektit të shkollës fillore, në krahun e djathtë të hyrjes së sajë, ngrihej një podium i gjërë, me formën e binave që ngriten për koncerte festive. Dhe në mes të atijë podiumi, ishte e ngritur një katrorë prej betoni, për afro një metra i veshur në mermerë dhe mbi të i vendosur busti prej bronzi i dëshmorit; Nazim Buduri. të paktën thuhej, nga informacionet paraprake që na ishin dhënë. I mbuluar me një pëlhurë të kuqe përmbi, priste qastet zbulimit përpara masës së gjërë të popullit që ishte mbledhur në oborrinn e shkollës. Ftesa e udhëheqësit të ceremonisë, e thirri mbi podium ministrin Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga gjeneral Kudusi Lame dhe xhaxhai i dëshmorit Vahit Buduri, për ta zbuluar bustin e dëshmorit. Ngritja e bezës së kuqe, që e mbulote bustin, nxorri shkëlqimin e bronztë të tijë, mbi mermerë. Një djalosh i ri, me flokë të krehur anash. Një fytyrë e heshtur, brenda të cilës fshihet zemrimi për armkiun, që i ka robëruar atdheun. Sytë e tijë, shikojnë me kënaqësi, brezat e ri drejtë hyrjes së oborrit të vatrës së dritë, voglushët kah nxitojnë drejtë dijes. Është kjo pamja e bustit që shkëlqen në bronzë. Ndërsa në spjegimin e skulptorit Kuks-janë…………. Se, pse nuk ishte i veshur në rroba ushtarake?. - Ai Tha; Ky bustë është kërkuar ashtu, me që është për shkollë fillore, ndërsa po të ishte për institucione ushtarake, atëherë busti do të punohej në veshje ushtarake. Dy tri fjalë u thanë dhe nga xhaxhai i dëshmorit, Vahit Buduri dhe drejtori i shkollës: Sedat Gashi

 

 

DREKA VËRRINASE

 

Mysafirët e pranishëm, pastajë u ftuan në brendinë e shkollës, për të drekuar. Dreka Vërrinase, është tradita e lashtë e „Fulisë“ Vërrinase dhe „Dhallës“ që e shoqëronë atë. Sipas traditës, gratë i fshatit i gatuajnë ato dhe i sjellin në vendin e caktuar. Pasi mbaruam drekën Vërrinase, të pranishmit u shpërndanë, secili, drejtimeve të veta.

 

                                                                                          Hoqë e qytetit, 16 korrik 2003

Reportazh                                                           Oxhaqet e kullave të shkreta

 

Gëzim AJGERAJ

 

OXHAQET E KULLAVE TË SHKRETA

 

Ditëgushti që erdhi plotë vapë, na ktheu një moti të përdalë të kohëve barbare. Fillimi i vjeshtës së hershme në vitin 1998, është kohë e historishme e këtyre kullave të lame me gjak. Mote barbare që rënduanë mbi kurrizin shqiptarë, ishin të zeza. Të zeza sa vetë korba e skafandrave barbare të veriut të zi. Ishin mote të zeza të një kohe të përdalë, kur harbuan korbat poshtë në ballkani. Ardhja e tyre me zjarrë, doxhi e poqi shkretoi trojeve të Arbërit. kështu shkruan historia qindëvjeqare për bishat karpatike me pamje njeriu. Asnjë herë s'pushuan zjarrin e tyre, doxhën e poqën nëpër kohë. Deri në shpërthimin e zemërimit arbërorë. Është viti i luftës, fillimi i kujtimeve tona plotë dhembje.

 

PLAGËT E REJA

 

Mbushëlloi mali e fusha me gjelbrimin e pranverës dhe cicërriën e zogjëve ndër male. Malit ju shtua dhe një këngë, kënga e lirisë. Kosova kreshnike po zgjohej nga gjumi. Djalyeria militante i veshi rrobat e lirisë dhe nisi këngën e atdheut për të i qëndisur shpresat e ditëve të bardha. Janë këngët maleve që mbushëlluan zërit të rinisë heroike të vërrinit. Vera e vitit `98 Vërrinin e gjeti petkut të gjelbërt të atdheut. Ishin djaëria militante që kishte vendosur ta bënte lirinë e ëndrrave shekulore, në rreze dielli që agoi më vonë. Por rruga e nisë, kërkonte sakrificë, vendosmëri e guxim. Kjo rrugë ka plagë, ka zjarrë ka uftë. Dhe vera që rrodhi, krahas pregaditjeve dhe organizimit ushtarak, ajo pati rënje dhe ngritje. Dhe plagët happeshin, me rënjet e reja të djalërisë së kosovës, nëpër vijat e frontit. Gushti që kishte ikur, për Vërrinin kishte hapur plagëtë mëdha. Rënja e komandatit ishte plaga që më së rëndi rënkonte shtatit të tijë. Shtatori po fillonte. Shkëlqimi i idiellit mbi vërri, po agonte me krismat e artilerië armike mbi pozicionet e ushtarëve të lirisë dhe fshatrave brenda zonës. Mbi kokën e majave të vërrinit, pikat e qëndresës ishin vënë në mbrojtje të poziciove. Betejë e ashpër po zhvillohej atijë mëngjezi, për mbrojtjen e zonës. Ata ishin pakë, karshi ushtrisë okupatore që synonte ta thyente pikën, por ishin shumë me zemër. Dhe qëndresa kishte vazhduar për gjithë ditën. Der në plumbin e fundit, luftuan djemt e lirisë, për të u bërë të pa vdekshëm në altarin e atdheut. Ishte Selajdin Berisha i cili deri flijim, luftoi kundër ordive qetnike nga serbia. Xhevat Berisha, ky pishtarë i pa shuar i lirisë, Shefqeti, Bekim e Alajdini, Nehati, Hasimi, Shahadini e Naipi. Dhe me rënjen e këtyre lutëtarëve të lirisë, bie edhe fshati i vogël, majë shtatit të Vërrinit. Vriten edhe dy plqtë Asllani e Izeiri dhe fshatin e muloi falëkë e luftës. Prapë plagë të reja mbi Vërri.

 

VËRRINI NË GJAKË, TYM E FLAKË

 

Gjaku kishte rrjedhur lumë, kudo në Vërri. Rënja e pikës së ushtarëve të UÇK-së në Lez, ishte rënje për gjithë Vërrinin. Nga atje, forcat armike e kishin më lehtë pastajë të depërtonin teposhtë shtatit të Vërrini. Granatimet e pa ndërprera, në Malësi të Vërrinit, i kishin marrë jetën voglushit 5 vjeqarë; Arlind kryeziut. Ndërsa depërtimi i forcave armike, në ditën e dytë të shtatorit, i mori jetën edhe shumë pleqëve; Bajram Thaqi, Mursel Halilaj, Skender Memedaj, Agush Kryeziu, Qazim Poniku, ndërsa Nesim Krasniqi kishte rënë në rezistencë me forcat e okupatorit. Ishin zënë rreth pesëmbëdhjet pleq tjerë robë, të cilët për katër ditë kishin kaluar ditët e ferrit. Katrahura e djegies kishte filluar. Pas rënjes së ushtarëve në Lez, fshatin me rreth dyzet shtëpi ishte mbuluar i tëri në tym dhe flakë. Nuk kishte shpëtuar asgjë nga zjarri, pos tyrbes dhe një shtëpie një dhomëshe që përdorej si xhami. Por jo edhe plumbave dhe copave të granatave që vrimonin kudo nëpër muret e tyre. Lezi ishte rrafshuar me tokë, kështu pohoi edhe një banor i tijë gjat atyre ditëve, për një agjensi informative. Edhe Malësia ishte djegur e tëra. Fshati me mbi 250 shtëpi ishte bërë shkrumë gjatë atyre tre katër ditëve të fillim shtatorit. Ditën e katërt, nga forcat okupatore, në këtë fshatë u vra i riu Arsim Maliqaj. Ploja e luftës kishte vazhduar edhe në fshatin Gjeq (ish Jeshkovë). Në luftime u vranë; Agim Shala dhe babai i tijë Avdi Shala, Besim Shala, Fatmir Berisha, nuk u kursyen as popullata civile; Plaka Kadishe Berisha, Plaku Merxhan Shala, e reja Myrvete Shala, dhe;Fatime Shala. Fshati ishte Kalur i tëri, nga forcat barbare serbe. Edhe në Hoqë të qytetit, granatat e armikut i kishin vrarë plakën Hate Shala dhe Xhemil Krasniqi, Kësaj ploje nuk i kishte shpëtuar as fshati Arbëri dhe Kushtendil. Ndërsa në këtë të fundit ishin vrarë edhe tre ushtarë të UÇK-së; Tamil Shala, Milaim Thaqi dhe Refki Shala. Kështu për këto katër-pesë ditë, vërrinin e mbuluan flakët e luftës të cilat rrodhën gjakut dhe shkrumit, mbi shtatin e tijë.

 

FSHATI I SHKRETË

 

Lufta kishte vazdhuar, ishin zhvilluar edhe shumë beteja, nëpër Vërri, ishin shtuar edhe shumë plagë trupit të tijë. Është e pa munduar të përfshihen me pak fjalë gjithë ato luftra. Por Lezi, kishte mbetur i shkretë, askush nuk frymonte atje. Kullat ishin bërë shkrumë, jeta ishte shuar e tëra. Banorë e mbijetuar, kishin degdisur qytetit, për ta gjetur ndonjë strehë për dimrin që po vinte. As edhe pas lufta nuk i ktheu banorët e tijë. Ku?, ku të shkonin ata?, ishte djegur gjithqka, ishte rrafshuar me tokë i tërë fshati. Liria që kishte hapëruar mbi dheun e Arbërit, nuk i ktheu as banorët e Lez-it. Dy, tre ishin ata që kishin vendosur të ktheheshin atje. Një bari, që kishte krijuar një kope delesh dhe një pronar i Tyrbes (që gjendet prej shekujsh, në këtë fshatë). Jeta ishte e thatë, pa njerzit e tijë. Kullat rrënuara deri në themel, vetëm oxhaqet i kishin mbijetuar kohës dhe flakëve të luftës. Ato ngriteshin vertikalisht përpjetë, të pa përkulura në kohë. Ishin bërë simboli i mbijetesës sonë, në këto troje.

 

VIZITA NË LEZ-ë

 

Shkrumi i flakëve të luftës, kudo na përcillte nëpër Vërri. Kudo njësoj, djegie deri në themel. Plagë të hapura kudo. Po filloe të i shpalosësh ato, nga gjiri i kësaj toke, klithma e tyre dhimbjet të i trazonë. A është e mundur, të jesh poet dhe ato dhembje mos të i ndien?. Syri poetik ato i shehë që nga thërmiat e shkrumit. Dhembja është e madhë. është Vërrini, plagë që kullonë në shpirtin e poetit. Janë plagët e atdheut "dhuratë" e satanës që iku veriut të zi. Ato rrjedhin kudo. Shtatit të Vërrinit, udhëtimi zgjatet i dhembshëm. Malësia kudo, përpëlitet mbulimit të plagëve që i la lufta. Zhurmat e maqinerisë, tak-tuket e qekanëve të mjeshtërve mbi kulla, janë muzikaliteti i përditshmëris së ditëve të verës. Zërat e njerzëve nuk janë ata të para luftës. Ata janë mbytur dhembjeve brenda heshtjes. Hapat tonë vazhdojë përpjetë grykës së Vërrinit, Malësia ngelet mbrapa, e mbushëlluar zhurm së qekanëve. Vetëm pas gjysmës së rrugës, Lez-i fillonë të duket i hije e shkretuar atje lartë maje Vërrini. Edhe një qerek ore rrugë dhe dhembja nisë e merrë vrullë. Hapat e shpejtuara, ndoshta më shpejtë se koha e planifikuar na sjellin në hyrjen e fshatit. Një shtëpi e rrënuar deri në themel, është imazhi i parë i kësaj dite plot vapë. Nuk ka kulmë, nuk ka mure ndarëse në mes, gurët e shkarkuar në brendinë e sajë, kanë mbuluar gjithqka. Vetëm një oxhak atje skajë një muri, ngjitet vertikales përpjetë dhe i qëndronë roje kullës së rrënuar. Një pejsazh i fiksuar, për kujtimet tona, u mbyllë brenda objektivit. Rugët qenkan ngushtuar, i ka mbytur bari e hithrat. Përtej, shtëpitë tjera, na dalin si imazhe të brishta të kohe barbare që ra mbi këto troje. Prapë kulla të rrënuara, prapë oxhaqe mbi rrënojat e tyre. Hyjmë në brendinë fshatit. Tyrbja si një drië shprese, dhe xhamia poshtë sajë, se jeta mundë të vazhdoi. Plumbat e ushtrisë barbare dhe copat e granatave të artilerisë, janë vizatuar kudo mureve të tyre. Përtej tyre, mes pemëve kah fshiheshin shtëpitë e dikurshme të Lez-it, shtrihen rrënojat e gurëve dhe baltës që ka filluar të i përpijë toka. Vetëm oxhaqet, ngrihen përpjetë, si simbolikë se aty ishte një shtëpi, më tejë një tjetër, dhe kështu me radhë. Shikimi ynë dredhet brenda rrotullimit për treqind e gjashtëdhjet shkallë, duke e shikuar të tërin. Vetëm rrënoja dhe oxhaqe, që u bëjnë roje kullave. Një zë në emër dhe mbiemër që më drejtohej nga brendia e fshatit më trazoi. Paska jetë, e ngushëllova vehten. Ishte zëri i Naim Berishës, (vëllau i dëshmorit; Bekim Berisha). Mirë se erdhët në Lez-in e rrënuar, - më uronë ai. Nuk kisha fjalë. Zonja e ime më zgjoi nga kllapia e atyre çasteve, kur pyeti pë të bijën e xhaxhait të sajë, e plagosur në luftë, (e shoqja e mikëpritësit). Do ta pimë nga një një kafe, brenda rrënojave të kullave tona. Na kanë ngelur vetëm oxhaqet mbi kulla, si roje e fshatit, në këtë copë liri që erdhi. Djemt u vranë të gjithë. Luftë e madhe u bë në Vërri, u derdhë shum gjakë, vazhdonte miku, deri sa na printe përpara, për në shtëpinë e tijë të renovuar. Nuk dua kafe, - i thashë mikut, pak ujë Lezi-i, kam zjarmi dhe dua ta shuaj ca atë. Nuk më mjaftoi gota e parë, tri herë u zbrazë gota, deri në pikën e fundit. Kujtimet e të kaluarës për Lez-i, ishin trazuar si një nostalgji e shpresës, se prapë do të kthehet ajo gjallëri. Është kujtimi i shokëve, gjeneratës me të cilët u rritëm bashkë, u shkolluam. Një dridhmë më përshkoi. Ata nuk do të kthehen më. Ikën përjetësisë, në lapidarët e atdheut. Tregimet e mikut, të ulur këmbëkryq përpara meje, prapë më nxorrën nga ai udhëtim nëpër te kaluarën. I dija të gjitha zhvilliet e luftës së Vërrinit. Arkivat e mia, kishin katër vite që plotësoheshin qdo ditë. Më interesonte ndonjë ngjarje që nuk isha në dijeni, dhe mikun e ndërprisja me pyetje të shkurta, për ndonjë detaj të caktuar. Dhembja nuk më linte të qetë, ajo më shponte vazhdimishtë. I mora leje mikut, të dilnim nëpër fshatë, sepse më iteresonte të i fiksoja pamjet e fshatit. Ashtu dhe bëmë. Kudo kulla të rrënuara deri në themel, në qdo shtëpi nga një oxhak që ndritet vertikales përpjetë. Po ku janë njerëzit?, ata që u vranë, janë atje, tha iku dhe djejtojë gishtin tregues kah lapidari maje kodre, pjesa tjetër në Landovicë. Unë nuk i dhashë eshtrat e vëllaut të m'i qojnë atje, i varrosëm atje mbi kodra. Ata u lindën këtu, u flijuan për këtë tokë dhe këtu i varrosëm. Varret e tyre dua të i kem pranë këtyre kullave, roje në ditët e bardha të lirisë. U ndamë nga Lez-i, me kujtimet e një epoke, brenda të cilës u shkruanë me gjakë, legjendat për lirinë. ndërsa Lez-i, mbeti prapa neve, në pritje të njerzve të tijë.

 

                                                                                   Gushtë, 2002, Malësi e Vërrinit