TINGUJT E PËRMALLIMIT

 

Udhëve të pafund

S’u kthyen ikjet

Mallkimet mbetën lëvjerrë

Tek porta e mbyllur e shtëpisë

Arratisur mbetën zogjtë

E strofullit të braktisur

 

Mbetën këngët e mallit

Lëvjerrë ndër lisa

E telit të ndryshkur të çiftelisë

Këndojnë këngët e jetës

Orkestra e merimangave

 

Zërave të kullës i ka rënë morti

E s’dëgjohet kund kënga e legjendave

Moti është fikur cigarja e plakut

Thatë vendi tek oxhaku

Ata që mbetën t’i këndojnë

Këngët e jetës

U harruan udhëve të mallkimit

 

           2020

 

 



Diese Seite wurde mit Jimdo erstellt!

Mit Jimdo kann sich jeder kostenlos und ohne Vorkenntnisse eine eigene Homepage gestalten. Design auswählen, Klick für Klick anpassen, Inhalte in Sekunden integrieren, fertig!
Jetzt unter de.jimdo.com für eine kostenlose Webseite anmelden und sofort loslegen.