Gëzim Ajgeraj

 

ARTI SI PËRPJEKJE DHE LUFTË PËR IDE

 

Në fillesat e rrugës së artit, gjithmonë e kamë menduar se shumçka është thënë, dhe edhe nëse e themi diq, sdo të duket e re për artin e fjalës, apo edhe nuk ka qka të thuhet më. Kjo ide, ndoshta s`duhet të thuhet në artin e njerëzve profesioniste, megjithatë, ajo mbetet një mendim i të shkuarës fillestare. Për mua si shkrimtarë, pamvarësishtë se rruga e artit është udhë tepër e lodhëshme dhe e gjatë maratonike, ajo mbetet e shejtë dhe tepër humane, në përpjekjet e mia, në luftë me kohën. Gjithmonë kërkoi nga vetja që mos ti bindem asajë, por me mjeshtrin e artit të shkrimit, kërkoi ta zbusë në vazhdimësi. Pamvarësishtë se rezistenca e sajë është e tmerrshme dhe e pa bindëshme herë herë, kërkoi nga vetja të mos i nënshtrohem, a të mos më nënshtroi, sepse atëherë si shkrimtar do ta ndieja veten të humbur. Pra e gjithe koha përpara neve, është një metaforë në vete, që në një formë a në një tjetër përpiqet të na rezitoj deri në mosbindje. Dhe ne me krijimtarinë tonë nëse nuk e kemi kapur atë metaforë, zbutur në artin e fjalës, përpara kësaj beteje do ndiheshim të humbur. Por nëse ne me krijmtarinë tonë kemi arritur ta mundim atë, ti mbijetojmë, apo edhe ta fitojmë këtë betejë, me mbijetesën e veprës, do me thënë ia kemi arritur qëllimit tonë, përse shkruajmë. Është e gjithë kjo një përpjekje për mbijetesë, është lufta e ideve, ajo që e mundë dhe e zbutë kohën. Prandajë për qdo shkrimtarë, edhe mua, pikërishtë ky nocion më bën të ecë sigurtë dhe pa thyeshëm në rrugëtimin e artit. Vetëm lufta për ide, në art është dominantja. Nëse brenda një vepre letrare na mungojnë mesazhet, idetë, të veshura brenda fjalës së bukur metaforë, ka shumë rrezik, që koha e brenë atë vepër e bashkë me të edhe krijuesin, domosdo. Duket ditur gjithmonë se faktori kohë, asnjëherë nuk është i njejtë dhe furtunat e sajë shpeshëherë në historinë njerzore janë përplasur pa mshirshëm edhe mbi krijuesin, sfidat që i ofron ajo dhe lufta me të gjithmonë ka kërkuar mjeshtri, guxim, vendosmëri dhe die, të cilat në të shumtën e rasteve, e kann mundur kohën. Pra mbijesa dhe krijimi i veprave të mira, edhe në kohë furtunash, kur shtërngatat përpiqen ta vrasin pa mshirshëm jo vetëm krijuesin, por edhe fizikun e tijë, kan dalë vepra të mira, të cilat kanë arritë ti mbjetojnë kohës dhe ta mundin atë. Pa tjetër, lufta për idenë, nuk ka munguar, se ndryshe do ta zbënte koha. Jo rastësishtë, por gjithmonë, me vetëdije të plotë, i jam përkushtuar rrugëve të artit letrarë, pamvarësisht sfidave dhe përpjekjeve të lodhshme, e të rrezikshme herë herë, në raportë me kohën. Gjithmonë në jetë, më ka prirë dashuria dhe shkëlqimi i dritës së artit, duke mos e ndrydhur në vetvete, por duke e nxjerrë atë brenda artit të së bukurës, për të shpërndarë si një rreze dielli që ndriqon rreth neve. E gjithë kjo, brenda meje vie si një mision, si një kërkesë përtej vetvetes, në sfidat me kohën dhe në luftën për ide te mëdha. Mendoj se në të shumtën e rasteve, ia kam dalë, kur i kemi parasysh kronikat dhe kohën nëpër të cilen kapërceu populli ynë dhe unë vetë si krijues. Vetëm sotë, kur shikojmë mbrapa dhe i bëjmë autopsinë e asajë kohë, do të shohim, se kishim të bënim me një kohë bishë, që të kapërdinte pa mshirshëm, e herë herë, besa edhe të mbyste harrimi. Pikërishtë, kjo kohë më bën të ndihem mirë sot, sepse edhe atëherë kur deshte o s`deshte, ti ose ishe i bindur e i nënshtruar, ose…, dhe pikërishtë kjo kohë, në luftën e ideve, nuk arriti të na mposhtë. Por mbi të gjitha, ajo kohë u mposhtë, sepse vetë mbijetesa e qenjes sonë, e mposhti atë. Pra, duke ecur kësaj kohe dhe duke i analizuar veprimet tona, edhe si krijues por mbi të gjitha edhe ne si popull, me përpjekjet tona në luftën e ideve të mëdha, kapërcyem kohën epokë e errët, që e përcolli për njeriun tonë. Dhe duke analizuar brendin kësaj kohe, duket si një metafor në mes që kërkonte ide të mëdha, të cilat në ato kohë nuk munguan, për një mbijetesë. Flas në planin e përgjithshëm, pikërishtë atëherë kur nga ne kërkohej një mobilizim i tillë, për ta kapërcyer sfidën e dhunshme kohë. Ishte kjo një kohë e dhunshme dhe dukshme, për dikë më shumë sfiduese. Megjithatë, ajo iku, shkoi. Pra kohët tek ne kanë sfida, kanë kohezionin e rezistencës dhe nevojën e luftës së faktorit njeri, edhe krijues, mbi të gjitha. Bile, edhe shum më vështirë, sepse rreziku i sajë është më i ashpër, të zbënë pa dukshëm, në këtë harbim vlerash. Nëse ti, nuk ke arritur të krijonë ide vlerash që do ta mundin kohën dhe do ti mbijetojnë asajë, ajo të zhbënë verbërishtë. Por nëse ti me idetë dua, ke arritur të bëhesh dritë për kohën, që mundë errësirën e sajë, është shkëlqimi i dritës ai që ty të mbanë gjallë në mbijetesën kohë. Përmes rrugëve të artit, jam përpjekur të ecë dritës, me synimin e shejtë për të arritur diku. Gjithmonë jam përpjekur që ta nxjerrë kohën nga ku u nisa, për ti bërë dritë asajë dhe për të ardhë deri në ditët e sotme. Është Vërrini imë, kullat e tij, e folmja e gjysheve tona, ato që më së tepërmi më kanë frymëzuar në jetë. Gjyshja dhe babai për mua gjithmonë mbeten, e para enciklopedia e fjalës së moqme shqipe dhe i dyti mbamendësi edhe pas gjashtëdhjetë vite mbrapa, të vargjeve nga fëmijëria, që mi recitonte për qdo ditë. Në autopsinë e asajë kohe, gjejmë figurinat e zanafillës së dashurisë për artin, për të bukurën, për idenë. Gjithmonë kjo kohë nuk më ka lënë rehat, ajo më ka ngacmuar sa herë jam ndeshur në metaforën kohë, të cilën edhe si karakter, i jam vënë përballë, për ta luftuar atë, e zbutur, për mes ideve. E gjithë kjo, në kuptimin rutinë, duket si një ëndërr, por që në realitet më solli këtu ku jamë sotë. Duke mbështetë besimin në vetvete, në punën time, në përpjekjen e pa kursyer në këtë rrugë, kam përshtypjen se koha do të dijë e flasë në favorin tonë.

 

                                                                     2012, Zvicër