Gëzim Ajgeraj

 

SHKRIMTAR OSE POLITIKAN

 

Janë dy çështje që e përjashtojnë njëra- tjetrën në binarët e përbashkët angazhimit. E para, se shkrimtari është apsolutisht i pavarur në krijimtarinë e tij, ndërsa politikën e diktojnë kushte dhe rrethana të caktuara, të cilat do të krijoi rënie në dëm të krijimtarisë. Përsosmëria njerëzore nuk ka arritur të krijojë shembuj vlerash që do ta dëshmonin për ndonjë sukses në këtë drejtim. Shkrimtari do të ndihet i lirë, vetëm atëherë kur do të krijojë pavarësinë e vetvetes, veprës së tij.

Politika nuk është liri, ajo ka korniza, ka ngritje, rënie. Nuk është e përjetshme. Mundë të ketë shumë arsye të kyçjes së shkrimtarit në politikë. Kjo na bënë që çështjen ta marrim vetëm në prizmin negativ. Çështja bëhet shumë më e rrezikshme, kur shkrimtari kërkonë rëndësinë e tij në shoqëri, përmes një çështje tjetër, siç është politika. Në këtë rast, duke e shfrytëzuar autoritetin e të parit, kërkon rol të rëndësishëm në shoqëri apo edhe e kundërta. Këtu nuk mund të kemi vlera artistike apo kualitet politik, të paktën historia nuk fletë për vlera të këtilla. Do ta ilustronim këtë më së miri, me zhvillimet e pesëdhjet vjeçarit të fundit, tek ne. E kishim një sistem totalitar nga kornizat e të cilit ishte e pamundur të dilje. Duhej t’i shërbejë, po qe i angazhuar. Shtrohet pyetja, po ç'kërkon shkrimtari në këtë mes. Ai e ka rolin e tij, e ka misionin e vet dhe nëse futet brenda atyre kornizave, dikush do të dalë mbase i dëmtuar. Vepra dhe vlerat gjithmonë janë viktima, ndërsa qëllimi i angazhimit të shkrimtarit, do të shkojë drejtimeve tjera. Dhe kjo ka ndodhur, si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. Ngritja që ka mundur të pasojë, ka qenë e përkohshme, pa lënë gjurmë në krijimtari. Ndryshe këta shkrimtarë mund të quhen shkrimtarë të oborreve. Përndryshe pas viteve nëntëdhjeta, shkrimtari ka pasur hapësirë më të të gjërë ta ruajë pavarësinë e vetvetes.

Hapësirat demokratike që u krijuan, krijuan tjera rrethana dhe zhvillimeve. Shtrohet pyetja ç'kërkojnë tani shkrimtarët në këtë mes? Këtu çështjes mud t’i hapen shumë dilema. Themelimi i partive, krijoi klane. Po shkrimtari? Duhet t’u shërbejë klaneve apo ta ruajë rolin e vet në letërsi? Na del përpara edhe një ngushtim i përkufizimit të rolit të tij. Jo se nuk mbetet shkrimtar i oborreve, që ndoshta mund të kapet nga një hapësirë më e gjerë, por fusha e veprimit shkonë e përkufizohet brenda një hapësire klanesh nga e cila, rolin si shkrimtarë, në shoqërinë e gjerë, e ngushton. Pra, shtrohet çështja, nëse një shkrimtar ka qenë shkrimtar i oborreve në sistemin shum partiak (demokratik) ai është shkrimtarë i klaneve, pra rrethi shkonë gjithmonë duke u ngushtuar në dëm të letërsisë.Vetë prezenca e shkrimtarit politikan, brenda një programi të caktuar, apsorbon në dëm të veprës së tij, pa lëre më prezencën brenda një partie, kur dihet niveli i demokracisë që ekziston tash për tash tek ne. Kohët tek ne flasin në favor të qëndrimit të cilit po e mbrojmë ne. Mund të ketë shumë motive që e shtyejnë një shkrimtar të kalojë dhe në politikë. Dikush mund të prezentohet se vëhet në ballë të mbrojtjes së të drejtave të popullit të tij, dikush tjetër mendon se është i denjë për politikë, duke menduar pozitivisht për kontributin që mund ta japë. Ekzistojnë edhe çështje djallëzore që mundë ta shtyejnë në këte rast një shkrimtar të kalojë në politik, etja gjoja për një afirmimi më të madhë, etja karrieriste, nostaligjia për pozita etj.

Por edhe ngritjet e përkohshme që mund të konsiderohen për afat të caktuara, në planin afatëgjatë ato përfundojnë askund. Nëse një shkrimtar i angazhuar mendon se mund të rrezatojë autoritet moral, në ditët e sotme, duhet gjithmonë ta ketë parasysh se i shërbenë vetëm një klani të caktuar, dhe autoriteti i tij moral përfundon brenda rrethit vicioz të po atij klani. Një angazhim politik i shkrimtarit, do të mund të arsyetohej vetëm jashtë klaneve të caktuara, por as sesi përpara letërsisë. Të gjitha këto arsye, qofshin ato pozitive që mund të mendohen, çojnë në dëm të vlerës të quajtur shkrimtar

Shtrohet çështja shkrimtar ose politikan.

 

                                                                                                                12.dhjetor.2003                                                  

 

 

ESE

 

LETRARËT DHE POLITIKA

 

Të jesh letrarë sot, është mjaft e vështirë të gjendesh jashtë rrjedhave, në veqanti ato politike, që po ndodhin tek ne. Brenda këtijë kaosi zhvillimesh, deshe o s'deshe, je i përcaktuar dikah apo edhe të përplasin të tjerët brenda një grupimi. Në fakt, kjo e dyta tingllon ca apsurde, por për situatën tek ne, është shum më afër realitetit. Qoftë edhe për një mospajtim me mendimin e tjetrit, apo mos përkrahje idesh, të hudhin në ndonjë krahë, fjala është për partitë politike. Kësisoj, të mbeturit vetëm letrarë sot, është tepër e vështirë. është kohë kur shumqka shikohet brenda mendimeve të cunguara të rretheve vicioze. Dhe këtu lindë edhe grupizimi apo politizimi i letrarëve. Ndërsa ne si letrarë e themi me plotë gojë, ata letrarë që letërsin që e krijojnë e futin brenda këtyre kornizave e vellove ideologjike e partiake, nuk janë letrarë. Asnjëherë letërsia nuk duhet të vihet në shërbim të gardhiqeve politike. Dhe ata letrarë që vihen ë shërbim të këtyre interesave, jan të thirrur vetë në dështim. Letërsia duhet ti shërbejë vetë asajë dhe nëse duhet ti shërbej dikuj, vetëm kombit dhe atdheut. Çdo parcializim brenda grupimeve politike, sjell dëm. Por si qështje parësore duhet shikuar letrarët, sepse nga aty nisë sherri. Tek ne, ky grupim ka ndodhur dhe po ndodhë përditë. Grupizimi i këtillë,shikuar në vizion më të gjatë, i sjellë vetë dem letrarit, pamvarsisht se për kohën e veprimit, i sjellë levërdi apo privilegje. Shikuar nga kriteret letrare, këta letrarë, jo vetëm për kohën por edhe për të ardhëmen, do të mbeten të pa respektuar në taborri e shëndoshë të letërsisë. Pra siq po shihet, brenda kësaj trajtese po dalin shum qështje që meritojnë debat. Vetë fjala, shëndoshë, tregon problein e virusit politik që e ka ndarë shoqërin tonë, por më e keqja letrarët tonë. Parcializimi brenda intersave të ngushta, siq thamë më lartë, tek ne po ndodhë qdo ditë dhe ky dëm që në veqanti i sillet letërsisë, do të lë gjurmë për kohë të gjatë dhe këtë haraq do ta paguajnë edhe brezat që vijnë, kuptohet bashkë me letërsinë. Është ca neveritës ky grupim letrarëve nëpër rrethe vicioze, sepse si njerzë të vizionit, duhet ta kenë parasysh se qdo grupim në gardhiqe politike, rrethe, parti etj, është i përkohshëm, ndërsa misioni i letërsisë ka rrugë të gjatë. Pra, këto grupime janë si lumi kur vërshonë dhe kur ndalen shirat e bubullimat, gjithqka bie në vendin e vetë. Pra gjithqka për rreth mbetet e shkuar dhe i takon të kaluarës. Por problemi mbetet tek letërsia, ajo mbetet e shkruar, ndoshta edhe e infektuar nga ide grupimesh e parcializimesh. Pikërisht këtu është këmbëngultësia e jonë që gjithqka që krijohet, letë krijohet jashtë kornizave të rretheve politike. As që dua të bëjë një prerje klasike mes këtyre dy qështjeve, sepse koha dhe nevoja i solli edhe letrarët të hyjnë në rrethin e politikës, por dua të themë; le ta vënë vetë ata, një vijë klasike ndarëse mes këtyre dy qështjeve. Një problem tjetër është edhe grupimi i letrarëve brenda bindjeve politike, që për fat të keq sot për sot i ndanë edhe letrarët i parcializon ata, herë herë edhe organizimet dhe manifestimet e ndryshme letrare. Pra edhe këtu është shum e udhës, që vetë letrarët ta tejkalojnë këtë mendjengushtësi që i ka kapluar, ndryshe nëse ecet brenda këtijë parimi parcial, këta letrarë më tepër i takojnë politikës dhe interesave të caktuara që i realizojnë brenda grupimeve parciale, se sa letërsisë dhe emrit letrarë. Shikuar nga një aspektë i gjërë, politika nuk duhet të ketë aspakë influencë tek letrarët, e apsolutishtë në letërsi. Ndërsa zhvillimet që po ndodhin tek ne në ballkan, janë për keqardhje. Dhe ne e themi; letë mbetet përgjegjësi individuale e qdo letrari se sa do të mundë ti ndajë këto dy qështje, dhe sa do të mundë të ecë shëndoshë rrugës letrare, duke i bartur mbi supe këto dy barra. Letrari duhet ti takojë letërsisë, poltika politikanit.                

          

                                                                             22 nëntorë 2004, Zvicër

ESE

 

LETRARIT TË PARTISË

 

Të ka zënë opiumi i klanit, o "mik" i letrave. Je vërbuar i tëri, e ke harruar misionin e gjakut të pendës. Je futur mes të "mëdhejve", më të "mëdhejve" se populli. Kështu thoni ju. E ke mbushur pendën me ngjyrën e partisë. Letërsa e jote, e ka marrë ngjyrën e klanit. Letrat ti ka kapluar virusi parti. Njollë e zezë jeni bërë kombit, atdheut qdo ditë i hapni varrë. "Majave" ku fillonë penda e jote, prehen llafazanët e fjalës. Përrallave të tyre, janë shurdhuar dhe mizat. Për ju, vlerat nuk jan asgjë, nëse se kanë ngjyrën e partisë, ato gjithmonë janë "antivlera", jan të vegjël ata. Madhështia e vlerës, sipas teje; sillet brenda rrethit tënd, klanit, të tjerët janë antivlerë. Ju jeni të "mëdhej". Vlera sillet rreth "juve". Edhe fama e pushteti, jan tuajat. Jeni bërë skizofren të tepruar me njollën e zezë në ballë. Harroni se skizofrenia është sëmundje, shkenca ja ka gjetur vendin asajë. Letrari ka rrug tjetër, përpara e rreth tijë vjen letërsia. Ndërsa sot, ju na e pollët një farë tjetër, edhe më të re. Letërsi e parti. Hidhe në shport këtë nocion, lum "miku" i pendës, se të mori djalli. Dilë nga rrethi i klanit, nga mashtrimi. Beso në mbretëreshën letërsi, harroi zhurmagjinjët e fjalamanët. Kupto mashtrimin tënd. Lëri oratorët e gaztorët, programit të tyre, populli ua gjen vendin. Mos lakmo mes dy karrikave, se dëshira e etjes sate, përfundon ku s'duhet. E unë, s'dua të të shoh atje. Duaje pendën, respekto gjakun e sajë, të vërteten. Larg klanenve, etjes së famës tjetërfare, largë atyre rrojnë majat e pendës, shpikësit e dritës, të vërtetës. Tregut të tyre shiten gënjeshtrat, ndërkamcat, dredhitë. Rrojtja e jote në atë mes, më ngacmon dozën e dyshimit. Njollat hostorisë, nuk fshihen me gomë, si vargun kur e korigjon. Jan shum largë, këto dy rrugë. Streohu "mik" vargut tënd, atje ku rronë shkëlqimi i rrezes së dritës, mbëlto mëgjezeve të tija, shëndritë nënqiellin e vargut tënd. S'të takon ty, të ua përzëshë mizat, të "mëdhenjëve" të tu. Për hir të klanit, nuk ngrihet dorë mbi vëllaun, se penda vajton. Ata s'të duan ty, dua kokën tënde, prandajë të lëmojnë, ta ofrojnë karrikën, të ngrisin në qiell. Ke mëndjen, njeri gjithmonë bjerë me kokë nga lartë. Krenaria të ka vërbuar, ruaju fatalitetit të sajë. Lavdi i tyre për ty, është mbajtjeafër, mashë për kapjen e gacave të prushit. Bëjnë se të duan, se ti je maja, se penda e jote është vlera. Mos u beso lavdrimeve të tyre. Ti nuk je maja, as bishti i pendës. Majat jetojnë largë atyre, që ti i quan "bashkëmendimtarët e mi". Strofulla e e majave të pendës, është diku tjetër. Gjiri i popullit e kombit është ngrohtësia e tyre. Ti je largë. Keq je dashuruar në vehten, në klanin tënd. Mal pa derra nuk ka, e din ti këtë. Mos hyjë nën rrethojën e tillë. Vështirë e ke ti dallosh ata, nga aty ku je. Dil njëherë këtej dhe do ta shohësh ku je futur. Sa poshtë ke rënë, me të mjerën pendë. Ti i lavdronë ata, jo ti, penda e jote. E sheh. Dhe ti më thua; tjetër është gjuha e partisë e tjetër penda. S'ndahet ajo. Ka një gjuhë, një tru, një dorë që e ledhaton atë. Lakmia e juajë, është e mbyllur brenda klanit, është e përkohshme ajo, si lumi kur vërshonë. Penda ka pavdekësi dhe ti nuk je i pa vetëdijshëm. Ah, lakmia, është e butë ajo, e ndërtuar nga lëkura e popullit, e ka butësin e mishit të tijë. Pas sajë shkon fama, kështu thuhet në ballkan. Dhe ti kujton vërtetë, se të dyja këto bashkë të ndihmojnë? Gabohesh. Pema e krenarisë dhe etjes sate, i ka futur rrënjët në fush të ligë. Shpejtë do të thahet ajo. Nga një herë, më bënë të dyshoj në vizionin tend. Poshtë më dukesh, shum poshtë. Prap lakmia e jote më përzihet, ta marrë djalli atë të poshtër, sa poshtë i hudhë njerzit. Dhe pastaj, shpëtimin e kërkon në pendë. E gjora ajo, plotë njolla do të ketë. Njollat e lakmis tënde do ta vrasin dhe atë. Ti po deshe vazhdo, as mos i dëgjo fjalët e "mikut" të pendës. Ata që ta duan të mirën, fjalën e lirë, vertikalen e sajë, - ta thonë. Arratisu gjakut të pendës tënde! Lëri klanet e rrethet, le të ndërtojnë gardhiqe e kotare ata, s'është punë e jotja. Ka kush merret me ta. Populli din, qfarë bënë me ta. Rruga e jote është penda.

                                                                                                                                                                      Gëzim Ajgeraj, 28.1.04,Zvicër

 

ESE

 

 

Mëshkonjat pickuese

 

Mos u brengos mik, rrugës tënde të shejtë! Vazhdo, ngjitu majave të pendës atje ku prehen zotrat e ëndrrave të shenjta. Mes dashurisë dhe shpresës për të ardhmen e bukur të njerzve. Fjalëve të tua zbukurojnë lulkuqet e atdheut, kënga merr udhë lirshëm me pëllumbat e bardhë të dritës. Ti mi ngjanë qiririt. Dritë më i bënë errësirës që na vërboi netëve tona. Atje ku prekë kënga e jote, rriten lisat, oshtirë merrë mali, e fusha gjelbëronë, plagët shërohen melhemit të fjalës që jepë shpresë. Atdheu lulëzon.

Majave të fjalës tënde, hedhin lule të mirët, i zbukurojnë ato me bukuri. Por rruga jote është e vështirë, ajo ka plotë pengesa. Fjala e mirë s'vlen asgjë, nëse nuk e paraqesin apsolutistët, apo të mëdhejtë, siq i quan populli. Në botë nuk ka asgjë apsolute, ajo është e ndërtuar nga relativja dhe gjithmonë atijë boshti do të rrotullohet ajo.

Pa le të shpresojnë apsolutistët e marrë.

Bota është e ndërtuar nga vlerat, por asnjëherë nuk është përsosur nga ato. Ajo rrotullohet rreth shpikësve të tyre. Ndërsa prapa tyre vërshojnë kritikët apsolutistë, që e kërkojnë famën. Dhe mirë është kur sulmojnë relativët. Fatkeqësia qendron në apsoluten. Është fat i mirë që në botë ka shum pak apsolutistë. Populli i quan: mëshkonja pickuese. Ato dalin natën, fshihen prapa territ, ndërsa me sqepin tyre sulmojnë nëpër dritën e hënës. Ato dalin nga plehrat që kutërbojnë dhe pickojnë pabesisht fshihen vrimave nëpër boshllëkun e plehrave e presin natën tjetër. Janë dinake ato, kanë mbaruar shkollën e plehrave. I ka dresuar nëna e tyre, plot kurvëri janë ato. Shumohen natën e vdesin ditën. I zen gjaku që ua pinë të mirëve, të urtëve. Populli i sulmon ato, ua shtyp kokën. E shihni pra, populli i sulmonë ato. Ai ka sy, vesh, ka dritë. Drita i shqelmon ato ziliqare. Largë tyre ndërtohen gjërat e bukura, ah sa largë zilis tyre rrojnë vlerat. Ti mos u sikletos mik, nga thumbat e sqepit të tyre. Arratisu majave, lartësive ku nuk i përballojnë dot asajë klime, ato. Mbaje të ndezur kandilin e fjalës tënde, shmangiu pickimit hakmarrës të tyre. Mos hargjo fjalë për to, s'është në natyrën tënde. Edhe kur fjalën ta pickojnë, mos ngri dorë mbi to, ta përlyesh atë nga fëlliqësia e tyre. Ti je helmi i tyre.

Të shoh majave, kah s'i bëjnë ballë klimës së fjalës sate. Ato vdesin atje, është klima e fortë e fjalës së atdheut, shkëqimi i sajë, drita e fuqishme që i vërbonë dioptrinë e tyre. Je ngjitur lartë, ah sa më gëzonë ngjitja e jote alpike, fjala e jote më shëronë me gjithë ato plagë në zemrën time. Ti je bërë shpresa e këngëve të mia të pa kënduara, me ty merrë vrrull jeta.

Urtisë sate aspirojnë ta pinë gjakun, prandajë pickojnë rreth teje. Kërkojnë ta rrisin vehten me gjakun tënd, pa e ditur se ai është vdekje për to.

Ti ecë thellësisë së botës sate, pa letë zhurmojnë ato.

Zilia e tyre ka prekur majat, pa kujtuar se turitë i kan të ngulitura në pleh që i ka vërbuar dipotrin e syrit të tyre. I ka vërbuar ajo, prandajë turren e sulen me turinjët e tyre sqepzgjatur, tërbohen e s'dijnë ku ta futin më parë. Sjellja e tyre, rreth teje dikur, nevojë për afrim. Të adhurojnë ato, kanë nevojë, davariten rreth teje, Ah mik i dashur rreth gjakut tënd.

Të afrohen rreth teje, të lëmon dhe me sqep ta kërkojnë rrjedhën e gjakut, ta helmojnë atë, të i japin tjetër rrjedhë.

Po ti je i fuqishëm e me që je largë tyre, s'ke faj, pse janë aq të pa rëndësishme ato, por truvogëlsia e tyre, mendon se vetëm duke e pirë gjakun tënd, do të zgjatet jeta e tyre.

Ato ndihen të injoruara nga ti edhe kur je i urtë dhe heshtë, edhe kur fjala e jote s'dëgjohet aty.

Krenaruia e jote u a ndezë në fshehtësi poshtërsin e tyre për hakmarrje, prandajë i bëjnë lutje errësirës të të sulmojnë ty.

A nuk e vënë re, se si e ndalin fluturimin, s'u bëjnë krahët, kur të shohin ty, e humbin fuqinë si maratonomaku i lodhur përpara cakut

Po ti o mik, je shpresa e denjë e dritës, që e përhapë rrezatimi i pendës tënde, prandajë të urrejnë.

Do të ishin të lumtur të ta pinin gjakun. Ato do të të sillen gjithmonë vërdallë rreth teje.

Por fjala e jote do të i përdhosë gjithmonë për toke.

Ngjitu majave të fjalës, atje ku erërat bëjnë edhe më të forta. Atje ku s' bëjnë ballë ato. Lëri përbuzjes, hakmarrjes së moteve. Stinëve që s'u bëjnë ballë. Do të jen të mundura nëpër kohë.

Mos u lodhë kot, për zukamën e tyre rreth fjalës sate, rreth teje, mos e ndalë hapin e fjalës tënde të lirë.

Vetëm ato, do të mbeten plehrave.

                                                                                     Gëzim Ajgeraj, 22.9.03, Zvicër