ESE

 

DEBATI DHE KRITIKA

 

Të debatosh do të thotë të flasësh për një qështje të caktuar, por për të debatuar sotë, duhet të kesh guxim. (Të marrim shembull debatin në letërsi). E themi këtë, nga se përvoja e gjertanishme tek ne, për debate letrare mungonë. Siq mungonë toleranca për debat letrarë. pretendncat nga individë për të debatuar rreth letërsisë shpeshë kanë përfunduar në kritika mes debatuesve. Këtu duhet të bëhet mirë dallimi mes fjalës debat dhe asajë kritikë. Por kur këto dy nocione shpeshë jan të ngatërruara nga ana e atyre që duan të bëjnë debatë kurr nuk mundë të ketë suksese. Pra duhet dalluar mirë dhe me shum kujdesë këto dy nocione, për të qenë në vijën e njërës apo tjetrës qështje. Duhet të jenë të dallueshme ato, për nga elementet që e ndërtojnë njërën apo tjetrën qështje. Kësaj qasje duhet të hyhet me një shëndoshmëri intelektuale dhe njerzore. Në debat duht të hyhet pa qëllime djallëzore, por gjithmonë me qëllimin e avancimit kah pozitivja të qështjes për të cilën debatohet. Është shum i rëndësishëm fakti, se kush e ngrit debatin për një qështje, ciat jan njohurit e tijë, diapazoni intelektual dhe sa është i aftë ai individ për ti rrespektuar kriteret e një debati. Mbetemi gjithmonë tek letërsia, me gjithëse debatet mudë të ngriten dhe në shumë fusha tjera. Debatet më të suksesshme mundë të jenë atëherë kur bisedohet për një qështje të përgjithshme ndërsa kur kalonë në qështje individuale, fjala vjen në letërsi, ka rrezik të ndrroj drejtim dhe të merrë përmasat e kritikës. Në këtë pikë pra debatuesi do ta vëjë veten në sprovë, se sa është në gjendje ti qëndroj besnik vijës së debatit, apo do të bie edhe në grackë e kritikës. Ndoshta me këto ndarje të këtyre dy qështjeve, nuk do të mundë ti dilej në fundë, qështjes së debatimit, mirëpo jan të hapura rrugët dhe metodat, nëse fjala vjen të debatohet për letërsinë dhe krijuesit. Me këtë jo pse duam ta kufizojmë rolin e debatuesit, por dua të vëmë kujdesë për ndërtimin e një themeli në zanafillën e debateve, që me kohën do të krijohej një kulturë debatuese. Për të debatuar, nuk mundë të jet i përshtatshëm qdo individ, në veqanti ata që hyjnë në këto qështje me qëllime djallëzore, apo pa ndonjë shëndoshmëri e kulturë intelektuale e njerzore. Ky element është shum i rëndësishëm, sepse përvojat kan treguar se në provat për fillimin e debatave që në fillim jan reflektuar këto elemente nga vetë debatuesit dhe si të tilla, debatet e vetëquajtura nuk kan sjellë asgjë, pos që kan kaluar në zhantazhe, kritika, grindje nëpër mediume e mjete tjera të informimit etj. Pra është treguar një papjekuri për të debatuar duke krijuar në imazh të keq, se ne nuk jemi ende në fazën për të hapur debate, por për të ngritur kritika që nuk qojnë asnjë hap përpara. Pra një debat shpejtë mundë të marrë kahje tjetër dhe kjo ndodhë shpeshë kur edhe nga ana e atyre që debatojnë nuk respektohen kufijtë e një debati, por kalohet në kritikë. Dhe në këtë rastë; sado superior dhe inteligjent e objektiv të jetë njeriu, ai nuk mundë të çlirohet kurrë nga prirjet paragjykuese të pikpamjeve, zakoneve, simpative dhe antipative të tija (Wrightson). Pra kjo na jep të kuptojmë se për të filluar një debat duhet shëndoshmëri e lartë intelektuale dhe njerzore, ndryshe lindë kritika. Kritika është një armë e rrezikshme që duhet të përdoret me shumë rezervë dhe takt. Ndryshe ajo sjellë reagimin e kundërt që ndoshta mundë të jet hakmarrës. Edhe pse ajo ndonjëherë mundë të jetë edhe objektive. Megjithatë kritika nuk mundë të jetë shumëherë suksesive, duke i pasur parasysh elementet e njeriut që i thamë më lartë. Për kritikën thuhet se; ajo nisë rrugën e vetë nga diskutimet e grave të ndyra të rrugëve, tek buzëqeshjet e djallëzuara të nënpunësve që shpërthejnë nga ashensorët e shtëpive të larta për tu futur në një stacion hekurudhor nëntoksor (Watson). Pra siq shihet, ajo mundë të jetë më shum e dëmshme se sa e dobishme. është e dëmshme sepse ai që kritikohet nuk e përfill atë. Pra kjo na kthen prap tek debati i cili mundë të ket më shum sukses se sa kritika që ngritet nga dikush. Kjo vlen edhe për letrarët dhe letërsinë. Por ne mbetemi tek kritika. Ajo është e dëmshme sepse e largon përgjithmonë simpatinë që mundë të ketë pasur subjekti i kritikuar. Dhe aty nisin armiqësitë dhe ndarjet të cilat nuk qojë askund. Krijojnë ndarje dhe e rrezikojnë ofrimin e intelektualëve, me ç'rastë rrezikohen dhe mundësit për debate. Pra siq shihet kritika drejt përsëdrejti e rrezikon debatin. Dhe për të pasur sukses në këtë drejtim duhet të shmanget sa të jet e mundur ajo. Ndryshe nuk do të kemi debate, nuk do të krijojmë kulturë debatuese, nuk do të kemi suksese dhe avancim përpara. Por medomos duhet ti japim përgjigjien pyetjes që lindë vetvetiu; Pse është e dëmshme kritika? Sepse ajo e plagosë njeriun në atë pikë që është më e shtrejtë; në ndjenjën për tu dalluar. I kryqëzuam këto dy qështje, për të mundë ti dalluar mirë ato, nga se siq duket e dyta e ka penguar gjithmonë të parën, duke mos i ndarë ato, her me qëllim e herë pa të, dhe nuk ka mundur të bëhet shum debatë rreth problemeve, në veqanti ato në lëmin e letërsisë.  

 

                                                                   Gëzim AJGERAJ, 23. 10. 2004, Zvicër