KRITIKËT DHE “KRITIKËT”

 

Kritika, si pasqyrë e një vepre autoriale, vjenë në forma të ndryshme, mvarsishtë nga përceptimi dhe shija e kritikut. Vlerësimi kritik, është një mësimm i mirë edhe për krijuesin por edhe për lexuesin. I pari, nga lëshimet që mundë të jen bërë në veprën e caktuar, ndërsa i dyti hynë më thellë në botën e përceptimit të një vepre. Këto janë vetëm dy nga elementet kyqe, që e bëjnë të rëndësishme kritikën e një vepre. Është e rëndësishme se nga cili kënd vlersohet një vepër. Anët pozitive dhe negative të veprës. Vlersimi real. Shtrohet pyetja; Kush është kritiku dhe nga cili prizëm e vlersonë një vepër. Kjo qështje, tani për tani tek ne, është një qështje që duhet kapur me një sens të hollë dhe të kujdesshëm. Zhvillimet e përgjithshme që ndodhët dhe po ndodhin në shoqërin tonë, jo vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar por edhe tani, patën dhe kanë shum mjegull në këtë mes, nga e cila vështirë të shihet qartë ngritja e veprave dhe individëve. Në këtë rastë edhe kritikës dhe kritikëve. Po flasim për kritikën dhe zhvillimet rreth sajë. Dukuri e cila shqetëson sotë. Një pjesë e kritikës, tani më ka heshtur ose bënë prezantime të herë pas hershme, ndërsa një pjesë tjetër nga heshtja e këtyre të parëve (të mirëfilltëve) sikur ka përfituar dhe ka marrë një hov. Janë shum probleme brenda për brenda kësaj qështje. Sikur letrarët që pjesërisht janë klanizuar, nganjëherë edhe kritika. Nga një herë mungonë syri real i sajë. Shpesh herë reflektohet smira, që për fat të keq egziston në ballkan. Interesat grupore, klanore, pa e lënë anash personalen për qëllime të caktuara. Janë këto edhe reflektimet e problemeve politiko-sociale nëpër të cilën po kalonë shoqëria e jonë, e që deomos, po i nxirren yndyra edhe letrave tona. Bëhen ngritje, rënje, hudhen në shportë autorë me veprat e tyre, njollosen vepra etj. Pra lindë një kaos kritik i cili kërkon kthim tek rrënja apo tek kritika e mirfilltë. Këtu del qartë se kush bënë kritikë. Ç'pregaditje për kritikën ka kritiku? ç'tipare e karakter ka ai? Nga vjenë ai? Kush i dha vizë për kritikë? Cilit klan i takonë autori? Këto qështje lindin dyshim në kritikën e mirfilltye dhe në seriozitetin e sajë.

Në këtë kaos kritik, duke e pasur parasysh mendimin se kush bënë kritikë, ka gjithmonë rezerva në apsorbimin real të kritikës tek lexuesi, apo më saktë në akceptimin e vlersimit kritik. Nga qasja tjetër se nga vjenë ai, cilit klan i takon, ç'tipare ka, dhe shum elemente tjera që e ndërtojnë individin ballkanas, edhe kjo qështje akceptohet me rezerva. Kjo vjenë mu për shkakun se, kritiku është i vënë në dyshim, qoftë për mendimin pozitiv të vlersimit të një vepre, edhe asajë negative. Pra këtijë kaosi, ka humbur besimi edhe në kritikën.

Më e keqja vjenë nga të kritikët rinjë të vetëshpallur, të cilët ndërtojnë klane, duke qenë viktimë trashëgimnisë së një mentaliteti të vjetruar e të tejkaluar pjesërishtë. Nga këta kritikë, pjesa e tyre nuk kan qenë në gjendje të publikojnë të paktën edhe një varg poezie diku, e i kapen kritikës. Kjo është apsurdja.

Këtijë hulumtimi, ndoshta është mirë ti shtohet edhe klasifikimi i kritikës dhe kritikëve. Në mënyrë që të ndahet shapi nga sheqeri. Ndryshe, këtijë kaosi kritikë do të psonte patjetër arti dhe vlera, e që do ta përcillte pastajë gjithë rrjedhën e kulturës. Jo pse në këtë kontekst duhet të vëhet kontrollë, se shum lehtë do të ktheheshim mbrapa, apo në cenzurë, por të vëhet një rregull kritik nga i cili pastajë do të pikënisnte klasifikimi i veprës letrare. Po të mos cekej edhe një problem, lehtë do të thuhej, letë zgjedhë dhe vlerëson lexuesi. Por kur hartohen dhe përpilohen programe shkollore, libra mësimor, etj, atëherë kriteret pa tjetër do të vijnë në shprehje, siq do të vijnë edhe elementet qofshin negative apo pozitive të përzgjedhësve të veprave që do të futen në programe. Kjo është një qështje në vete dhe kërkon një temë të vaqntë me sy të kulluar të vështrimit të problemit. Qështje, që tek e, kudo në hapsirat shqiptare, duhet të shikohet nga një sy kritik. Dike u kthyer tek kritikët dhe "kritikët", të dytët duket se jan shtuar si tepër tek ne dhe problemit letrarë i kanë krijuar kaos, sa që nuk u lënë hapsirë të parëve, për veprim. Kaosi po ndodhë, bile në rritje.

 

                                                                                      26. 02. 2004, Gëzim Ajgeraj