ESE

 

PËRKTHIMET DHE PËRKTHYESIT

 

Përkthim, apo kthimi i një vepre letrare nga një gjuhë në gjuhën tjetër, është punë me përgjegjësi, që kërkonë njohje të dy anëshme të gjuhëve komunikuese brenda asajë vepre. Se sa mundë të plotësohen këto kritere, mvaret shumë nga aftësit e pregaditjes dhe njohjes së këtyre gjuhëve komunikuese nga ana e përkthyesit. Për mendimin tonë asnjëherë këto kritere nuk plotësohen qindë përqindë, ata që e pohojnë se vepra është e përkthyer pa kurrfar të metash ose siq ngjan tek ne të dëgjojmë se ka dalë edhe më bukur në një gjuhë tjetër, ose nuk jan të sinqertë ose bëjnë reklamë për interesa të caktuara. E themi këtë nga fakti i njohjes personale me disa gjuhë të huaja, si mundësi hulumtimi në këtë lëmi. Me gjithatë përkthimet duhet të bëhen, me qëllim të komunikimit ndërkulturor edhe të letërsisë siq bëhet edhe në lëmitë e tjera. Por tema debatit ka për synim ngritjen e cilsisë së përkthimeve dhe përgjegjësis së përkthyesve për një punë shumë serioze në këtë drejtim. Kjo për faktin se përkthimet përveq si një mundësi komunikimi ndërkulturor, janë të rëndësishme për faktin se ato prezantojnë kulturën e një populli përpara një populli tjetër. Pra vepra e përkthyer do të jetë një pasqyrë prezantimi ku do të filloj ndertimin e një vizioni njohës mes popujve dhe kulturave. Duke i pasur parasysh të gjitha arsyet brenda kësaj qështje, përgjegjësia e përkthyesit është shum e madhe. Se sa është kjo përgjegjësi tek përkthimet që po bëhen kohëve të fundit nga letrat shqipe në gjuhët e ndryshme botërore, në disa raste na del një gërshetim edhe jo serioziteti brenda këtijë konvertimi gjuhësor të disa krijimeve letrare. E themi këtë pa dalur në emra e shembuj konkret, sepse do të hapnim nje debat te gjërë që sdo të mundë të kaperthehej hë, për hë. Po hapëm kohët e fundit emra letrarë që po përkthehen ë evropë, një pjesë bukur e madhe janë letrarë që ende askund në letrat shqipe nuk kan mundur të vejnë emër, apo e kan vënë nga një emër qoftë në fletushkë të vetme dhe hop... përkthimi. Pra ka emra të tillë që as nuk kanë shpresë në një ecje letrare dhe kan hyrë filtrave të përkthyesve. Se sa përgjegjës janë ata përkthyes dhe këto filtra të tyre fletë vetë ky problem që u muar si shembull më lartë. Pra edhe një pjesë e përkthyesve i takojnë po atijë grupi të këtyre letrarëve. Brenda për brenda janë po ato probleme që po e shoqërojnë edhe letërsinë tonë, duke i pasur parasysh interesat klanore, grupore apo edhe ato financiare që gërshetohen brenda këtyre rretheve. Pra në një pjesë të rasteve përkthimet nuk bëhen për interesa letrare të cilat duhet të ishin prioritet por për arsye financiare që i ofronë njëra palë palës tjetër. Këtyre rasteve shfrytëzohen edhe ca emra me zë brenda për brenda dhe futen brenda një koshi sa për kozmetikë mbrojtjeje nga ndonjë kritikë apo debatë rreth këtijë problemi. Pra krijohen antologji në gjuhe të huaja, propagandohen ura ndërkulturore e qka jo tjetër. Se sa të forta janë ato ura, me ç'material ndërtohen, sa jan të qëndrueshme, ç'dobi dhe ç'dëm i sjellim kulturës së një një populli, për këta përthyes dhe këta të përkthyer (flasim për jo vlera) as që është e rëndësishme. E rëndësishme është të vihet një emër diku, dhe të skizofrenon dikush përpara popullit të tijë si krijues i përkthyer. Qëndrojmë prapa këtijë problemi nga se i njohim lakuriqësit e të gjitha këtyre zhvillimeve dhe matrapazllëqeve që rrotullohen brenda për brenda, duke i përjashtuar disa përkthyes serioz dhe disa vepra me vlera të qëndrueshm në letërsin shqipe. Pra problemi gjithmonë rrotullohet rreth librit shqip të përkthyer në gjuh të huaja. Këtu shpeshë kan rrëshqitur edhe përkthyesit. Rrallë herë jan kërkuar kriteret e një vepre letrare në gjuhën e vetë të shkruar. e sa i plotësojnë ato kritere nuk ka pasur rëndësi në disa raste. Të rëndësishme jan klanet, lidhjet e interesat grupore e individuale, direktivat nga preferenca të personave të caktuar që kanë lidhje me përkthyesit dhe arsye të tjera. Të gjitha këto kan sjellë një kaos prezantimi të kulturës sonë përpara asajë të huaj. Për këtë kaos as që brengoset kush dhe as që synohet të ndalet, përkundrazi gjithnjë e në rritje. Shtrohet pyetja se si do të akceptohet kultura e jonë tek kulturat tjera, për këtë fletë niveli i ulët i respektit të kulturave tjera karshi tonës. Ne mundë ti bëjmë qejf vetes, por shikuar realisht jemi largë. Ndoshta kjo edhe për faktin se në të kaluarën pak është bërë rreth përkthimeve por ajo po na përcjell edhe sotë, kur dihet fakti se shum penda me vlera të qëndrueshme letrare nga e kaluara e jonë edhe sot e kësaj dite, qoftë edhe nga një rresht nuk e kanë të përkthyer. Siq duket përkthimet tona dhe përkthyesit jan kapur për dega të lisit ( të lisit letrarë të letërisisë shqipe) dhe nga aty duam ti prezantohemi botës me kulturën tonë letrare. Do ta sjellim vetëm një shembull nga një promovim letrarë i një përkthimi, kur vetë përkthyesi e degradon autorin e përkthyer nikohsishtë edhe vetveten. Deri sa po flitej për poezin e përkthyer, njërit nga autorit që vet i kishte përkthyer poezin i thotë; se një poezi me tematik të tillë e kishte lexuar edhe diku në letërsin nga e cila kulturë vinte ai. Duke e analizuar këtë element, jo se letërsia e jonë degradohej, por edhe përkthyesit duket se qëllimish kishte punuar për një degradenc të tillë të letërsisë sonë karshi asajë të përkthyer. Me rëndësi është këtu se edhe përkthyesi i takonte po atijë grupi, që në njërën anë hiqej mik i kulturës sonë, ndërsa në anën tjetër interesat e tijë flasin të kundërtën, për faktin se vetë përkthyesi ishte i diplomuar në një kulturë dhe gjuhë tjetër që nuk përkonte fare me gjuhën dhe kulturën shqiptare. Dikush mundë të hiqet se ka bërë shumë për kulturen tonë, në veqanti ata që i kanë përmbushur interesat personale dhe as që u ha palla për interesa kulturore e kombëtare. Kemi edhe përkthyes të tillë që mendojnë se i plotësojnë kërkesat e përkthimit për një vepër dhe hiqen këtijë drejtimi. Pa patur kurrfar baze njohje të kultures së një populli, gjuhës, fjalorit dhe të folmes së tijë etj. Kur jemi këtu duhet ta citojmë edhe një shembull se në shumë gjuhë, për një fjalë të caktuar ka shum shprehje dhe e gjithë kjo mvaret nga koha dhe qëllimi që ndryshon edhe fjala e përdorur. Këtijë problemi pak kush i brengoset, dhe këtu bie niveli i përgjegjësis së përkthyesit. Apo dikush ka mbaruar disa kurse të gjuhës gjatë kohës së azilit dhe hiqet përkthyes. Mëkat. Do të ishte shum me vendë nëse do të themeloheshin shkollat e përkthimeve në nivele shtetesh të cilat do të pregaditnin kuadro të përgjegjëshme dhe adekuate për këtë qështje. Vetëm atëherë do të kemi nivel të qëndrueshëm përkthyesish të cilët do të punonin në këtë drejtim. Sot për sotë vepra e jonë e përkthyer bënë hapa brenda një kaosi që është e vështirë të dallohet vlera dhe jo vlera e prezantuar dhe kjo pa tjetër do të na sjell dëm edhe si kulturë e prezantuar para kulturave tjera. Pra, po flasim për kohën, ka pak ose shum pak përkthyes dhe vepra të përkthyera. I themi të gjitha këto nga njohja nga afër i problemit përkthime e përkthyes.

 

                            Gëzim Ajgeraj, 21.5.04, Zvicër

 

                            Debat letrar; Përkthimet dhe përkthyesit