ESE

 

PORTRETET E AUTORËVE NË LIBRA

 

Portreti apo fotografia e krijuesit e paraqitur në libra a publikime të ndryshme është shumë e rëndësishme sepse ajo krijon natyrën e pamjes së autorit tek lexuesi dhe si të tillë ai e ndërton botën vizuale të autorit në memorjen e lexuesit. Kjo paraqitje nga një herë ka shumë rëndësi sepse prezanton kulturën e brendëshme të tijë. Prezntimet e formave të ndryshme nëpër portrete nga një herë edhe të pa përshtatshme me natyrë poetike japin imazh jo të pëlqyeshëm tek publiku. Dikush mundë të thotë, me rëndësi është çfar shkruan, por tema e debatit tonë është portreti i fotografis së krijuesit. Rregullsia dhe kultura e mbajtjes së figurës së tijë është pasqyra e imazhit që do ta apsorbon brenda në një portret. Por janë disa paaqitje shpeshë të pa pëlqyera në portret të cilat nganjëherë as nuk përkojnë për së afërmi me profesionin. Kjo për faktin se shumica e librave brenda temës së caktuar në faqen e parë e nxjerrin imazhin e po asajë teme të pikturuar. Ndërsa në faqen e fundit portreti i autorit. Përderisa temës së veprës i bëhet përshtatja e punimit që prezantohet në kopertinë, pse të paktën mos të mendohet edhe rreth portretit të autorit në fotografi. Ato shpeshë na dalin të deformura, të pa rregulluara, etj. Qka është më kryesorja, shpeshë autorët na dalin si reklamues duhani. Shikuar në proporcion me vendin në portret, cigarja nga një herë na delë në paraskenë, sa që autori mbetet në transparecë të sajë, apo në rendë të dytë. Kemi raste kur edhe marka e cigares mundë të lexohet. Pse kjo? A është një prezantim narkotik?, për derisa duhani është bimë e grupit narkotik, por e lejuar me ligj. I gjith problem i këtijë debati, rrah rreth lejimit të daljes së një portreti të tillë. Nuk duam të themi pse pihet duhani, është qështje personale, por mënyra e reklamimit të tijë nëpër libra nga një herë jep imazhin e marketingut që i bëhet duhanit nga ana e autorëve nëpër libra. Dhe prapë po kthehmi tek paraqitja në kopertinë, pse të paktën një minutë kohë nuk ndahet për të menduar edhe për faqen e portretit? Kjo le të u mbetet autorëve. Por tek lexuesi, në veqanti ai i moshës së re, asajë adoleshente do të ndikonte shumë, sepse nëse misioi i librit është edukimi, pse të jetë pasqyra e poetit, ç'edukimi. Pra lindë një elementë shum me rëdësi brenda kësaj qështje që e bënë të domosdoshëm debatin. Si fëmijë kur lexoja libra, gjithmonë kisha dëshirë që ta njihja nga portreti i fotografisë autorin e librit, dhe diku kur më mungonte, mundohesha ta siguroja gjithandej edhe nga gazetat dhe të ia shtoja librit. Ishte kjo një pasion i imi, sepse kështu më dukej se komunikoja më për së afërmi me autorin e librit. Kjo njohje më jepte forcë, kënaqësi në leximin e librave. Ndoshta isha i vetmi në gjeneratën time në shkollat e qytetit që e kisha një pasion të tillë, të mbledhjes së portreteve të poetëve e shkrimtarëve. Shpeshë më ka ndodhur që ndonjë portret të mos më pëlqente për nga natyra e qllegulluar apo ndonjë element tjetër, dhe vihesha në kërkim të një të dyte. Nga ato që më kishin rënë në dorë kishte të tilla që autorët na vinin me cigare në dorë. Për moshën që isha dhe si jo konsumues i duhanit, shpeshë vihesha në pikëpyetje, në mos ishte ndonjë gjë e bukur pirja e duhanit, sepse për derisa shkrimtarët e përdorkan në masë të madhe, ata dijnë diq më tepër, i thoja vehte. Me gjithatë këtë imazhë asnjëherë nuk e kapa si pozitive dhe për fatë mbeta largë tijë. Pra shtrohet pyetja, nëse dikush ka humbur qindra orë rreth shkruarjes së një vepre, pse nuk ka investuar asnjëherë kohë për efektet e portretit të tillë. Bile ka të tillë që e marrin si të pa rëndësishme, si pjesë të tyre të pa ndashme, etjerë, e tjerë. Dikush na del edhe i fyer nga kjo trajtesë, por le të jetë më tepër një mësim për ne autorët si prezantues të vlerave kulturore e jo atyre materiale. Le të mësojmë se paraqitje e jonë përpara publikut ka shumë rëndësi, sepse ajo është një pasqyrë brenda së cilës shikohet shumkush, dhe nëse ajo pasqyrë është e deformuar do ta përbuzë gjithkush. E themi këtë nga se vetë situata është ekstreme që shpeshë injorohet. letë të jetë paraqitja në potretë një pasqyrë e pastër që ta ketë lakmi gjithkushë.

 

         Gëzim Ajgeraj, 24.5. 04, Zvicër.

 

                   Debat rreth portretit të autorëve në libra