Letërsia i detyrohet kombit

 

 

Kombi ynë ka kaluar nëpër shumë peripeti, dhe dy çështje janë kryesore që e kanë shtyrë të qëndrojë dhe njëhkohësisht të bëjë sfidë kundër pushtuesve. E para është se shpeshherë e ka bindur veten se duhet rezistuar, por nga ana tjetër të shumtën e rasteve ka hezituar, edhe pse koha ka qenë e papërshtatshme. Pueshutesit e kanë sulmuar nga çdo anë dhe kombi ynë mezi ka arritur të mbijetojë.

E dyta është vetë letërsia e rilindësve, mbase edhe ajo më përpara që ka aritur ta sensibilozojë çështjen kombëtare. Asnjë shkrimtar nuk ka mundur të bëjë gjë pa idealin e lartë që ka ndierë për popullin e vet; në rezitencën e paepur, në luftërat e shumta, ku përherë ka dale në ballë një prijës, siç ishte Gjergje Kastrioti- Skënderbeu, më vonë edhe kryengritës nga koha e Lidhjes së Prizrenit, luftërat e 1910 dhe 1912, si dhe lufta mbi të gjitha luftat, lufta e UÇK-së e vitit 1998-1999, që i dha fund pushtimit mbi njëqind vejeçar.

Disa autorë luftën për çlirim e kanë trajtuar në masë më të madhe në veprat e tyre, qoftë në poezi , qoftë në prozë. Subjekti lirik, në librat me poezi tek poetët përherë del fytyra e atdhetarit, e kombit, e dashurisë së zjarrtë për vendin- tokat shqiptare. Në raport me jetën, me vetë ngjarjet letërsia ka bërë mjaft, është krijuar një opus i madh veprash letrare që secila syresh shpalos historinë kombëtare. Pothuajse në të gjitha gjinitë letrare janë prekur temat nga jeta dhe lufta, nga dashuria për çlirim kombëtar. Prandaj, letërsia dhe kombi apo anasjelltas gjithmonë sikur shkojnë bashkë. Edhe nëse ka dallime, ato janë të pakta, simbolike, sepse në esencë në plan të parë del përherë qeniesia jonë kombëtare, ruajtja nga zhbërja, dhe motivimi i shkrimtarëve për ta shpierë më tej mesazhin e tyre poetik.

Përsëri e vlen të përmendim qëndrimin jetësor të kombit, që dijti të rreshtohet kur qe nevoja, dhe në këtë rreshtim të madh apo të vogël mbijetoi njeriu ynë; u shkruajtën vepra të ndryshme letrare, u shpërndan tek lexuesi dhe kësisoj e tërë ngjarja e madhe e një rrugëtimi shumë të gjatë e plot sakrifica bëhet ekuivalent i kohës. Shikuar kompozicionalisht këto vepra, pra vetë letërsia rezulton me atë se çfarë kanë bërë njerëzit tanë, dhe çfarë kanë “përshkruar” krijuesit shqiptar, sa i kanë përmbushur objektivat e tyre, dhe sa është e qëndrueshme një vepër letrare në raport me kohën .

Duke qenë se gjithnjë kërkohet profesionalizëm dhe letërsia të bëhet konsekuencë për një ekzistencë shpirtërore, megjithatë, ekziton edhe diç që jo gjitherë i ka përmbushur kërkesat e kombit. Edhe në kohën e monizmit janë bërë vepra që s’kanë qenë të “pëlqyeshme” nga sistemi, por tani për prezantimin e tyre kërkohet një qasje tjetër, ndërkaq për vepra të reja kërkohet mish dhe gjak tjetër; krijuesi duhet ditur rugëtimin e kombit dhe synimete tij, dhe jashtë kohës dhe hapësirës ai s’mund të dalë. Për një situateë çfarë ndodhemi, gjendja në letërsi është mjaft e volitshme. Kombi është boshti dhe organika e qeniesisë, ndërsa pas fjalës së shkruar rri autori me qasjen dhe perceptimin e tij vetiak, i plotëfuqishëm që ndjek një diskurs letrar dhe kombëtar. Në formë biografike, letërsia ka përshkruar pra fatin e individit dhe të kolektivitetit, të vetë kombit.

Letërsia dhe kombi përherë janë të pandashme, ndërsa vend qendror zë njeriu ynë, që në përjetimin e tij, duke mbajtur në kujtesë historinë e vet , nuk harron të kaluarën, e ngrit aktualitetin e së tashmes në shkallë më të lartë, me vizion të qartë për të ardhmen, si parakusht për të qëndruar në nivel me shtetet perëndimore, posaçërisht me ato më të avancuarat në botë.

Pra, letërsia përherë i detyrohet jetës dhe koekzitimit të kombit. Marrëdhëniet që i japin në koherencë njëra-tjetrës nuk janë vetëm pjesë apo çështje formale, por përmbajtësisht një sens i etikës së lartë të vetë njerëzimit.

 

10 maj 2003             Gëzim Ajgeraj,Zvicër