Gëzim Ajgeraj

 

NË KËRKIM TË ESTETIKËS NË ARTIN E FJALËS

 

Për mua si poet pika më e rëndësishme brenda artit të letrave, mbetet kapja e frymëzimit. Nëse kam arritur ta kapë atë si motiv, për ta skalitë brenda fjalës me gurët e shkronjave, kjo nuk do të thotë se gjithqka ka mbaruar. Si poet përpiqem gjithmonë ta gdhendë atë sa më mirë me daltën e fjalës, që brenda një fuqie metaforike të brendshme, ta dominojë atë edhe fuqia estetike e jashtme. Si i tillë pra motivi, gjithmonë mbetet punë që gjithmonë ka nevojë për përsosmëri, zbukurim pa pse edhe jo edhe një dekor të lejueshëm brenda kornizave që nuk i humbë estetikën motivit. Kjo punë i ngjanë një udhëtimi maratonë, i cili vraponë për ta zënë cakun, i cili nuk ka fundë. Edhe estetika e vargut, fuqia e tijë, nuk kanë një pikfinishi, ku do të përfundonte, për të thënë se pas kësaj pune, nuk kam më. Ajo mbetet një fushë e hapur gjithmonë, prej nga mundë të shikohet në qdo anë, secili nga këndi i vetë. Edhe për vet shkrimtarin, kjo mbetet një arenë e hapur, në luftë me kohën, për ta skalitur atë më të bukurën e motivit në fjalë. Mendojë se secili krijues, është përpjekur, për ta zënë atë më të bukurën e motivit, për të dalluar diq nga tjetri. Se sa ka arritur ta portretojë atë, kjo është qështje në vete. Dhe nëse ka arritur që brenda estetikës së motivit, ta vjelë atë më të bukurën, sikurishtë se brejtësi kohë nuk e ka zbehur atë krijim. Por ka raste kur ka ndodhur edhe e kundërta, kur puna e përfunduar përpara kohe, pa një kërkim të vazhdueshëm të bukurës, por me nxitim të përfundimit sa më parë të asajë që eshtë portretuar nga motivi dhe publikimit të sajë, ka përfunduar brenda një përsiatje të shkurtë të kohës. Dhe ky kurthë, është përbindëshi më i rrezikshëm i artit të fjalës, i cili ka vënë në kurthë edhe shum krijues. Brenda një përsiatje të këtillë, sot është vënë e po vihet me të madhe arti letrarë. Kjo po ndodhë së tepërmi, pa një përkushtim të duhur, dhe pa një qëllim të caktuar, se rruga e artit është një maratonë ku s`ka fundë, por vetëm fillim. Dhe duke hyrë në këtë garë, pa llogaritur fundin e sajë, motivi pa qoftë edhe i vlerave të larta, do të mbetet një përsiatje e kohës. Të mos devijomë nga tema, e kërkimit të motivit dhe estetikës së vargut. Nëse motivi shikohet nga hapsira e jashtëme, pa e njohur brendin dhe koloritin e kapjes së tijë, duket sikur temat e caktuara jan shterrur. Përkundrazi. Në art nuk ka shterrje temash, ka shterrje përceptimi, shijeje për laryshin e estetikës së motivit, etj. Por nëse një krijues motivin e sheh brenda koloritit të ngjyrave të shumllojshme, atëherë për të do të kuptohet se nuk ka shterrje temash, siq dëgjohet shpeshë, por ka laryshi në art që përcakton stilin e krijuesit. Dhe kurë një krijues, niset brenda qëllimit të caktuar, për të vazhduar në maratonën e artit, ai pa tjetër do ta gjej motivin brenda të cilit frymëzimi do të marri udhë. Por udha e përsosmërisë në artë është një maratonë që vraponë pa u ndalur me kohën. Kjo është udha e krijuesit, e cila është një përpjekje e vazhdueshme, në kërkim të estetikës. Estetika krijuese nuk ka fundë, ashtu siq nuk mundë të ketë arti i shkruar letrarë.

 

                                                                                                        

                             Gëzim Ajgeraj, korrik, 2012