Gëzim Ajgeraj

 

VËRRINI SI METAFORË NË POETIKËN TIME

 

Si poet dhe shkrimtarë i ardhur nga kjo krahinë është shumë e natyrshme që poetika e ime të ketë rrënjët e frymëzimit pikërishtë këtu. Është ai brumi i motiveve të para të frymëzimeve të mia, i cili ka rënë në sofrën e artit, duke mbushëlluar atë përjetësishtë, në ushqimin e pendës sime. Nuk është ky një fenomen që më përcjellë vetëm mua, në artin e pendës. Si i tillë, ai i ka përcjellë thuaj se të gjithë njerëzit e letrave. Nuk do të përmendim emra. si reklamë apo mbështetje pas emrit të dikujë, por nëse analizohet ky elementë, do të identifikohet shum lehtë tek qdo poet a shkrimtarë. Dhe duke nxjerrë frymëzimin nga vendi prej nga vijë, atje ku u linda e u rrita, i bartë me vete të gjitha elementet o tokës Dardane, për ta identifikuar atë dhe për ta shpërndarë tek të tjerët, si një cop atdhe i cili identifikon gjithë atdheun e botës sime në art. Dhe për gjithmonë, edhe atëherë kur shkruaj për Vërrinin, me të e identifikoi atdheun timë në skep e në qdo qoshe të tijë. Ndoshta shumkushë mundë ti bishtnojë këtijë mendimi të shprehur, por letërsia dhe arti i kapin si të arsyeshme këto elemente. S`duam të arsyetohemi, sepse me rëndësi është të kapet arti brenda një vepre artistike, pamvaresisht ku ajo motivohet apo ktijohet. Por dua të trajtojë krahinën në poetikën time. Duke shfletuar nëpër krijimtarinë time, do të jet e pa mundur pa u ndalur në një pikë diku në Vërri. Qoftë për tu freskuar në ndonjë hije nën lisa, për të pirë ujë diku në gurra, për të këputur një kalavesh rrushi në *Levun, të mbëltosh një dardhë diku tek dardha e Gecit, një krismë pushke në majë rrinave, një këngë maje cfileni, apo një jehonë kënge maleve mbi *Gjerman, ca gështenja të pjekura në Gjeq, etj, etj. Por jo vetëm kaq. Dihet fare mirë se Vërrini si regjion, hyri i tëri në luftë kundër okupatorit për çlirim nga zgjedha e robërisë shekullore. Krismat e betejave i gjejmë në qdo kodër të Vërrinit, në qdo mal e fushë, në qdo kullë gjemë shkrumin e luftës. Prapa qdo guri, gjejmë gjakun e trimave, nëpër kulla gjakun e martirëve. Vajin e nënave për bijtë e vrarë betejave për liri. Shamitë e motrave plotë lotë për vëllezërit e vrarë e të humbur. Plagët e përjetëshme të plisbardhit Vërrinas nga vragët e kohës. Dhe pikërishtë, janë njerëzit e mi, ata që më së tepërmi më japin motiv, frymëzim, forcë për ti vënë në gjakun e penës. Dhe jo gjitherë ka qen e lehtë për mua, ti shpalosë ato vrragë, duke kujtuar se këtu kam njerëzit e mi, të afërmit e gjakut, gjakun e kombit tim. Dhe me shumë dhimbje e përkushtim, jam munduar të mbledhë qdo plagë, qdo dhimbje, qdo rënje, qdo pikë gjaku që ra gjat luftës për liri, në qdo cep të fushave, maleve e kodrave të Vërrinit. Dhe me shumë krenari e themë, për mua Vërrini mbetet përjetësishtë frymëzim i pendës sime. Por mendoi se kam edhe shumë për të thënë, duke e shpalosur atë që e kam thënë deri më tani. Duke shpalosur librat; "Klithmë malli, "Ëndrra për parajsë", "Qiellit po digjem", "Flakë në plagë", "Balada e Vërrinit", "Kënga e babait", "Pëllumbat e lirisë",”Mallëngjimi”, "Ditët e bardha", "Rruga e lirisë" (Drama) dhe "Rruga e lirisë" (Intervista me Z.B), "Degë e thyer", "Zana në mërgim", "Huqet e Benit", "Kroi i qytetit tim", “Dallëndyshja në Vërri”, etj, etj, mendoi se në të gjithë këta libra dhe në shum që nuk i përmenda, Vërrini zë vëndë të rëndësishëm brenda temave dhe motiveve të skalitura në penë. Dhe në sytë e mi, ka shum motive, ka shumqka për tu thënë. Por gjithmonë për mua mbetet brengë dhe preokupim kapja e gjithë asajë që ofronë kjo zonë, në raportë me kohën që kam dhe largësin në mes, mërgimin tim. Dhe nuk mundë të bindem kurrë se ja kam dalë ta përmbledhe të tërin në krijimtarinë time. Përkundrazi. Për mua mbetet gjithmonë preokupim për të kapur në vazhdimësi motivet e krahinës. Dhe përkushtimi imë ndaj Vërrinit, motiveve të tija që ofronë, mbetet përherë preokupim, për të mos thënë pikënisje e pendës sime, sepse nga atje u nisa edhe vetë unë si poet. Dhe kur e them këtë, e di se kësaj pjese i ka munguar një pendë, që të paktën do të mundë ti kronikonte moteve, viteve, po pse jo edhe shekujve. Megjithatë, nuk dua ta lë të pa ripërsëritur edhe njëherë, se pikënisja dhe motivet e qdo poeti, mbetet foleja e parë prej nga ka flatruar për të hyrë në botën e letrave. Dhe së dyti, letërsia kurrë nuk duhet të kuptohet si lokalizëm, por ky lokalizëm në kuptimin pozitiv të qështjes së shtjelluar, identifikon atdheun, kombin të cilit i takoi.

                                                Gëzim Ajgeraj, korrik, 2012