Ilam Berisha

 

SFIDUESI I MALLIT

(Gëzim Ajgeraj)

 

Për Gëzim Ajgerajn, malli nuk është vetëm një metaforë. Në qoftë se atë synojmë ta kapim nga periferia për një çastë, një orë apo edhe një ditë, poeti atë e ka çdo çastë, çdo orë, çdo ditë, me dekada zhvillonë betejën në arenën e udhëve. Malli asnjëherë nuk i ndahet, por ai e ndjek si një metaforë, sepse e tërë jeta brenda tijë është një metaforë në vete. Dhe ai e pati fatin që të ndajë gjithqka pati e dha nga vetvetja, së bashku me metaforën që ne e quajmë mallë, deri në mallëngjim. Një poet i arratisur, i larguar përtej votrës së vetë, strofullës së atdheut, pa tjetër se do të ishte në një luftë të përhershme me mallin. Dhe duke rikujtuar fenomenin mall, ka ndodhur shum shpeshë që udhët e tija kan gëlltitur njeriun tonë, duke e hedhur përtej në harrim. Kësisoji fenomeni udhë, ikje largë atdheut, ka mbetur një gëlltitës i kohës dhe njeriut tonë, pse të mos themi edhe i shkrimtarëve dhe intelektualëve të shumtë, duke i hedhur në pellgun e harrimit, largë kujtesës së trungut tonë në atdhe. Por jo edhe për Ajgerajn, ky fenomen të bëhej një ikjeharrim, pa lënë gjurmë mbi kronikat e udhëve. Ai tani më, ka dekada që përpiqet që këtijë gëlltitësi me emrin mall, ti bëjë sfida, ta thyej e ta mundë atë, duke i qëndruar sa më afër dheut të të parëve, atdheut. Dhe për ta mundur atë, ai gjithmonë e përdorë vargun si terapi shëruese, prej nga shpirti i tijë, shpresa, dashuria, dëshirat, qdo orë e çastë e kthehen nga ka ardhur. Dhe këtë terapi sa ngushëlluese, aq edhe shëruese, autori tani më e kultivon në qdo hap të jetës së tijë, duke e kronikuar kohën dhe mallin brenda vargut.

Gëzim Ajgeraj, iu përkushtua letërsisë i vetëdijëm se po hynte në një maratonë e cila do ecë pandalshëm me kohën. Dhe hyri brenda letrave, për ta sfiduar mallin, vetminë, mungesën e njerëzve të tijë atdheut, jetën në dhena të huaja. Mallin që ndoshta edhe poet të tjerë e kishin sfiduar, apo edhe i kishte shkrumuar harrimit, por Ai bëri me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Dhe duke i sjellë veprat e tijë; "Klithmë malli", "Ëndrra për parajsë", "Qiellit po digjem", "Mallëngjimi", "Degë e thyer", "Zana në mërgim", "Huqet e Benit, etj, etj, të bëjnë të ndiejmë se përkushtimi ndaj këtijë fenomeni, sikur i kishte munguar letrave tona, flasim gjithmonë nga këndi i përkushtimit që i bëri Ajgeraj, mallit. Këta libra sikur kan një përkushtim të veqantë dhe qasje të gjithanëshme të zbërthimit të njeriut të mërguar. Dhe koha brenda të cilës rrëshqasin motet e poetit, janë të përvëluara në mallë, deri në mallëngjim. Kjo tingëllon sikur vargu metaforik i tijë ka një mbingarkesë nga pesha e mallit, por është pasqyrimi i asajë brenda së cilës ecë njeriu i mërguar sotë, poeti.

Ky mallë herë qfaqet si zjarrmi, herë si vetmi, e herë si mungesë, prej nga ylberet e tija, ngjyrosin qiellin e udhëve e flatrojnë drejtë pikave të dhimbjes së poetit. Nisja e tijë, brenda ylbereve të mallit, sikur ka një synim. Të kthehet atje prej nga është nisur, dhe shpresa e tijë shkrumon brenda mbathcave të kthimit. Dhe pika e kthimit të tijë, synonë brenda kullave, atje në Vërri, ku si fëmijë i skaliti kujtimet e tija dhe ëndrrat e jetës. Dhe nuk janë pakë ato. Brenda vetëdijes së tijë e në poetikën krijuese të tijë, vargojnë tregimet e gjyshes për gjyshin e ikur nga kjo botë shum i ri, për babain e rritë jetim, për këngët pranë gurit të mullirit, për magjen e plaqkitur nga armiku, për misërniken me kripë në sofër, për lirinë e vrarë nga i huaji, për këngën e lirisë, për flamurin e munguar, për ujkun që vinte vinte sa her binte terri, për gogolin e lagjes që s`linte gjë pa e parë, për retë e zeza që nxinin diellin mbi Vërri. Për rritën e babait dyerve të huaja si argat, për rrugët e mërgimit të tijë mbi tri dekada e gjysmë. Për rininë e idealeve të ndrydhura, më dëshirat e shtrydhura grushtit në sheshet e atdheut, për librat e ndaluar, për dëshirat e vrara robërisë, për ditët e shkollës me bukë e pa bukë, për vendin që si dha punë e bukë, për atdheun që se mbajti në gjirin e tijë, për ditët e bardha që ua fali rininë.

Në kujtimet e poetit, koha i ka futë rrënjët deri në shpirtin e tijë për të mos dalë kurrë më. Dhe i gjithë ky universë i tijë, që buron nga fenomet e regjistruara të kësaj kohe brenda atdheut, sikur e mbajnë pengë përjetësishtë mungesën e poetit, për ta kthyer atë sërishtë brenda strofullës së kujtimieve, për ti zbërthyer ato e shpalosur nëpër vargje. Dhe gjithë ky universë i botës së Ajgerajt, fshihet brenda figurave të tija, personazheve që e ndërtojnë atë, duke hapëruar lehtë mbi pendën e tijë. Edhe pse i larguar largë, të krijohet përshtypja se koha është ndalë dhe fenomenet e kohës thuaj se kanë ikur. Assesi. Për ta zbërthyer kohën, duhet ndalë atë. Vetëm atëherë kur ndalet lumi, ke mundësi ta shehë pastërtinë e ujit të tijë. Ajgeraj sikur i ka gjetur formulën artit të tijë duke i dhënë letërsisë pasqyrën e kohëve nëpër të cilën frymuam, por nga ajo qfarë është shumë më rëndësishme për fatin e kolonës së poetit, për sfiduar mallin dhe nxjerrë nga harrimi i udhëve, që e kanë katandisur njeriun tonë.

 

                                                                                                                        

                                                             Ilam BERISHA, 2012