Ilam Berisha

 

DALLËNDYSHJA E MALLIT

 

Gëzim Ajgeraj; "DALLËNDYSHJA NË VËRRI", botoi "Metafora", 2007, Prizren

Duke lexuar librin me poezi për fëmijë të Gëzim Ajgerajt; "Dallëndyshja në Vërri", kapim motive shum interesante nga bota e më të vegjëlve. Kësisoji, poeti përmes vargut për fëmijë, kap dy botra shum interesante, siq është ajo e mërgimit që është shum e theksuar në këto anë dhe atë në atdhe. Këto dy botra sikur flatrojnë kah njëra tjetra për tu afruar gjithmonë afër. Në njërën anë ndërtohet bota e mallit dhe në anën tjetër njerëzit, afërsia, pejsazhet e atdheut. Dallëndryshja si simbolikë që fluturongjithmoë vendeve të ngrohta, bartë me vete dëshirat, dashurinë, mallin, porositë dhe i sjellë ato tek dëshirat. I tërë libri, portretohet përmes botës së të vegjëlve dhe përmes figurave, pejsazheve, veprimeve dhe lojrave të tyre, ato sikur e ndërtojnë gjithë botën brenda këtijë libri. Të gjitha këto elemente, sikur e bëjnë edhe më të këndëshëm këtë libër dhe shum të ëmbël e tërheqës për tu lexuar.

 

Dallëndyshja në Vërri
E sjell letrën fluturim
Shppendin fort e gëzon
Babai hidhet në përqafim

Dhe një këngë e këndon
Përmbi kulla cicëron
Flatrat Shpendi ia lëmon
Pastaj letrën e lexon

Kështu Shpeni e shpërblen
Bukë e ujë atij i sjellë
Të dy bashkë nisiin këndojnë
Mall e këngë i bashkojnë

DALLËNDYSHJA NË VËRRI


Poezitë tjera si; Dëshira e mërgimit, Mërgimtari, Dua një aeroplan, Fëemijët e vendlindjes, etj, sikur e plotësojnë misionin e dallëndyshes dhe trajtojnë mallin si metaforë, në mes këtyre largësive, që i ka krijuar mërgimi. Është një botë e tërë e fëmijëve si personazhe të cilat e bëjnë librin. Janë dëshirat e tyre, ëndrrat për të ardhmen, malli për prindërit iku largë në mërgim. Dhe përmes kësaj shpalosje të botës së tyre, sikur futemi edhe vetë brenda librit dhe si personazhë, dihet se gati i gjithë populli i ynë preokupim dhe plagë e ka mërgimin.

Merita i lutet mamit
Krahëhpur të vrapoi
Do të ngjitem qiellit
Te aeroplani të shkoi
...
Do ti lutem babit
Mua të ma blejë
Xhaxhin Tani dhe Ardi
Në Kosovë të ma sjellë

   DUA NJË AEROPLAN


Është ndjenja e vogëlushëve, malli i tyre, dëshirat që shkarkohen në vargë plotë mall. Edhe botës së vogël të tyre u mgojnë njerëzit e vetë të larguar mërgimit, dhe ata përmes dëshirave të tyre, duan ti kthejnë afër vetit. Edhe këtu, ndjenja mall është shumë e theksuar.

Një shpalosje tjetër të botës së fëmijëve të vendlindjes, na vjenë për mes poezive; Fëmijët e fshatit, Fëmijët e vendlindjes, Te kroi i lagjes, Dielli i vendlindjes sime, Te shpella, Te dardha e Gecit, etj, etj. E gjithë kjo botë, sikur të krijonë ndjenjën, se poeti e bën një rikthim mbrapa, duke u kthyer edhe në vogëlin e vetë. Brenda vargjeve Ai shpalos kujtimet, botën e tijë, si dikur kur ishte fëmijë.

 

Piqet rrushi edhe pjeshka
Dalim lart nëpër vreshta

Marrim pak ëmbëlsi
Ajër të pastër për mushkëri

Dhe pak ujë bjeshkës të pimë

Në hije Sharri të rrimë

E të kthehemi në shtëpi
Plot freski e ëmbëlsi

DHE TË DALIM NËPËR VRESHTA


Pas një rikthimi të përmallshëm, poeti sikur kërkon nje çlodhje brenda bukurive të vendlindjes, për një ç`përmallim. Në libër gjejmë edhe shumë poezi të karakterit edukativ, të cilat kan një mision të caktuar për botën e më të vegjëlve, si poezia; Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, Gjurmët flasin vet, Kur bie shi, Tre bilbilat e vegjël, Përrallat e gjyshesKush punon ka, Pema e xha Canit, etj. Dhe libri ërishtë përfundon brenda ylbereve të mallit. Sepse njerëzit e mërguar mbeten largësive, kthehet vetëm malli, përmes simbolikës së krahëve të dallëndyshes, për tu sjellë copa malli nga mërgimi.

Konstatojmë se libri;Dallëndyshja në Vërri, është një libër shum i arrirë i cili me mjeshtrinë poetike, hynë thellë në brendin e botës fëmijnore, duke e bërë që edhe qdo fëmijë brenda leximit të librit, të ndihet personazh i tijë.


                                                  Ilam Berisha, 2012