Bekri S.Murselaj

 

 

ROMANI MISIONI I KRIMINELIT  I GËZIM AJGERAJT

 

 

Romani i Gëzim Ajgerajt, Misioni i Kriminelit, përcepton botën e kriminelëve të dështuar në luftën e fundit në Kosovë.

 

Romani i Ajgerajt, në letërsinë shqipe vjen si një kujtesë e përjetuar në ditët më të vështira të luftës.

 

Në roman është paraqitur mënyra e jetës në vendin tonë.

Tema e luftës këtu merr përmasat nga koha reale, për ta përshkruar gjendjen e cila mbretnon  në një kohë lufte në Kosovë e veçanërisht në Prizren me rrethinë.

Romani i Ajgerajt, mban në vete dëshira të cilat luftojnë në mes vete secila të mbizotron.

Në njërën anë është vet titulli i romanit dëshirë e kahmotshme e kriminelëve, kurse në anën tjetër eshtë vullneti dhe dëshira e popullit të ndaluar qysh prej kohësh.           

Në roman projektohet fitorja e luftës nga kriminelët për një jetë më rehatshme në Kosovë-Prizren.

Romani Misioni i Kriminelit, jep shenjat e një rezistence të vazhdueshme të popullësisë e cila nuk dorëzohet asnjë moment.

Vërrini,Hasi etj, bëhen simbol i qendresës së vazhdueshme në rajonin e Prizrenit, ku misioni i nisur nuk u realizua me të gjitha përmasat e planifikuara,

Bota e mbushur me iluzione nga kriminelët vazhdon me dëshirat marramendëse për një pasuri të pafund këtu.

Lufta në roman merr kahjen e një sundimi total, duke e përcjellur dëshira për një mision të sukseshëm.

Edhe në këtë luftë si në hera tjera Prizreni, bëhet arenë bajlozash për fitore, duke e njohur  historikisht qytetin me rrethinë insistimi për ta pasur në duartë e tyre as në këtë rast nuk mungon.

Misioni i kriminelit dhe lufta e vazhdueshme me forcat të UCK-së, e kthejnë Prizrenin, në historinë e lavdishme të tij.

Në roman lufta përjetohet si një nevojë e patjetërsueshme, duke u bërë në të njejtën kohë, dhe zgjidhje e vetme për tejkalim të një gjendjeje e cila ka mbretëruar një kohë të gjatë.

Betejat e luftës në zonën e Vërrinit, përbëjnë një pjesë mjaft të rëndësishme të fabulës në romanin e Ajgerajt, duke e rifresku edhe një herë kujtesën për kontributin e vazhdueshëm të zones së Vërrinit në përpjekjen për çlirimin e vendit.

Romani në fjalë është bazuar në kohën dhe ngjarjet reale nëpër të cilat ka kaluar populli i ynë, aty gjithçka përjetohet ashtu sipas momenteve të cilat kanë ndodhur në realitet.

Romani kap tendenca për përfitime personale dhe nacionale me një përkushtim të thellë edhe atëherë kur e kuptojnë, se realiteti është krejt tjetër, dhe të gjithë janë kundër tyre.

Në roman misioni i jo vetëm i një krimineli, por ambicia e gjithë popullit kriminelë nuk shuhet asnjë moment për pushtimin e Kosovës, por dhe asimilimin e popullit shqiptar me qëllime jo të arsyeshme se Kosova, gjithmonë ka qenë e banuar me popullësi serbe.

Romani Misioni i kriminelit i Gëzim Ajgerajt, përshkruan në një mënyrë ngjarjen më të re në historinë e Kosovës, por në të njejtën kohë ky roman mund dhe duhet të mbetet një nismë e mbarë për ta përshkruar ngjarjen më të lavdishme të Kosovës.