Iljaz PROKSHI

MALLI I POETIT

Kur e lexova letrën e gjatë që më vinte nga një mik i imi mërgimtar, që tash e sa vite nuk jeton në Kosovë, për një çast u pikëllova shumë. Nuk e dija pse më vinte aq zemërim ë vetvete; as guxoja të përmend fjalën ekzil, disi ia kisha caktuar vetes një lloj sprove të qëndresës dhe më kot me logjikën time mundohesha të gjeja ndonjë zbrazëti të përshtatshme që të çmallem jo mes fjalëve, por dhe nga lotët. Hapësira para syve të mi përcëllente dhe e dija një gjë;mikun tim që kish bërë edhe një libër me poezi, e s'kish guxim ta dërgonte asokohe për botim, kish një anë tjetër përceptimi. Ai mbase afsh i tij i fshehtë, që kish rënë mbi shpirtin e tij si një zjarr. Dhe unë mendoja gjithnjë se ai fshehte një vështrim tjetër; i kish dhënë një dimension paksa tjetër përmasës atdhe - robëri, ndërsa tani më shtyri t'ia ktheja pergjigien dhe t'i thosha se poezinë e ke të mrekullueshme dhe e vlen ta botosh. I rrënuar nga kujtimet për ata që gjenden në mërgim, ngjeva penën dhe, mes tjerash, i thashë se si këtu bënë kohë e ligë, diçka si luftë, se jeta kurrë s'ka tjetër dritë, veçse këtë që me arsye e paarsye e ndiejmë, e bëjmë mbase vetë. Nata këtu bie si furtunë dhe s'di askush se si do të gdhijë dita e nesërme. Të gjitha këto ia thashë përngutas, me qëllim më të mirë që të mos e shqetësoja aq shumë mikun poet, por, megjithatë, ai pasi kish marrë letrën, më thoshte në një pjesë të letrës: çfarë mërzie, mërgimi të dërrmon dhe kujtimet mund t'i rrënojnë përgjithnjë. Dhe për çfarë për një dhe tëndin, për drunjtë, lumenjtë, rrugët, për shkrepat dhe lisat qindvjeqar, më ë fund, dhe pse edhe për ndonjë shpend apo të afërmit, madje ndonjë idil të dashurisë..." Pas një kohe të gjatë, miku Gëzim A., m'i dërgoi poezitë me një zarf dhe bashkë me to dhe një copë letër tjetër. Tashti letra kishte vetëm një porosi të shkurtër: "Lexomëni këto vjersha dhe nëse bëjnë do të doja ta bëja një libër. Nëse nuk vlejnë, atëherë mos çaj kokën, mund të pres akoma!". Ishte një porosi që në shpirtin e atij djaloshi me aq talent vërtet mërgimi kishte lënë gjurmë te thella, dhe objektiviteti larg atdheut, larg gjithçkajes së tij e kishte rrëmbyer dhe së fundi pa e përjetuar lirinë e moshës as këtu, as atje kish shfaqur dilema. Pas një leximi që u bëra atyre poezie pashë se jo që vlente të botoheshin, por ishte një poezi e thënë lirshëm, një pjesë e jetës së mërgimtarit, madje një dëshmi se një mënyrë konstituive ai kishte përthekuar subjektin lirik dhe tani donte ta shfaqte para lexuesit. Nga ai burg i atëhershëm në Kosovë, unë mund ta përjetoja paksa ndryshe përceptimin e tij, por fluturimthi ia ktheva përgjigjien se poezitë do të botohen së shpejti se brenda shpirtit tënd shoh një vullkan, që burimin e ka te atdheu, te Olimpi i muzave, dhe s'shkon huq asgjë nëse e boton sa më parë.

Ishin ato netët e gjata larg atdheut që m'i kish përshkruar në letër, por edhe përceptimi metaforik në poezi, te Gëzim A., që jeton larg atdheut në Zvicër, fytyra e Vërrinit, të tij rri përherë në dhomën ku banon. Çdo djegie i përgjigjet vetëm shpirtit të tij prej mërgimtari, edhe kur merr e më flet në telefon ndiej se zemra i pikon lot. "Pse shfaq dilema për atë që shkruan? Mos i bërë të mbesin copra letrash që të hidhen apo?"

"Jo, jo, - më thotë, - por, ja që mbase nga mallëngjimi i tepërt dua të jem më i thellë ose edhe më i qartë. Mund të ketë lajthitje aty-këtu në ndonjë poezi, në ndonjë varg." "Si kështu? I them.

"As vetë nuk e di, por do të doja ta botoja", - më tha.

Duke ditur se njeriun e shkapërderdhin brengat andej-këtej, duke ndjekur situatën këtu dhe rreth nesh, ato poezi hynë brenda kopertinave si një trung që gjëllin përherë, dhe qet gjethe në pranverë. Dielli nën paradokset e rrezeve të tij m'i kish lidhur nyje ëndrrat për diçka që s'do aq shpjegim... Kjo mrekullia, thashë me vete kur pashë librin e botuar me poezi, "Klithmë malli" të Gëzim Ajgerajt. Ndërmarrja botuese "Rilindja" e botoi me kënaqësi, sepse me gjithë fluktuimin e madh të botimeve nder botues të tjerë, ky libër shquhej dhe pse të mos botohet. "Asgjë S'ia kalon një dhembje e lehtë e kokës ndonjëherë... e garantuar, e pastër, e vërtetë... Çka, thotë Beketi. Poezia e këtij mërgimtari ngre para vetes dhe një mesazh; lidh fatin e njeriut të mërguar anembanë botës duke përtypur mallëngjimin. Me të marrë librin përmes një agjenci, poezi Gëzim A., një natë më thërret dhe më falënderon për punën që kishim bërë. Unë i thash se të punoftë pena, shkruaj përsëri. Dhe ai vërtet nuk ndenji duarkryq, biroi nëpër labirintet e peizazhit të errët të atdheut të tij dhe ringjalli apogjeun e quajtur art. "Jam i kënaqur me librin, s'e kam menduar se do të dalë kështu", - më thotë në telefon. "Mos hesht, shkruaj", - i thashë.

Pastaj më pyeti për gjendjen në Kosovë, për hallet, problemet e jetës, të shkrimtarëve. Dhe sa herë nxirrte zërin, më dukej se pshertinte. Ndërsa unë mendoja me vete se mërgimi vërtet e shkallmon njeriun, por s'e thyen dot, janë paradokset e diellit ato që s'prajnë e në vete kanë apsurd; heri i poezis së Gëzim A., kërkonte vetëm lirinë që ia kishin vjedhur pushtuesit me vite, me shekuj, që rrënoi shtëpi dhe vrau njerëz; bëri masakra në Likoshan, Qirez, Prekaz etj. Poetët do t'i ndiejnë paksa ndryshe nga të tjerët. Prandaj shpeshherë me arsye kërkojnë qetësim të brendshëm, pasivitet, për të mundur që të shpërthejnë më lehtë në krijimtari. Mirëpo ata që kanë mërguar, edhe pse të molisur, nuk ndiejnë mungesë force, as rënje atdhedashurie. Flasin, shkruajnë e për atdheun e vet mendjen kurrë s'e shpiejn tjetër kund.

Ata i gëzohen lirisë...

* Revista "Trojet tona", nr. 22, Nju Jork - Amerikë, (2000)

Recension

Iljaz PROKSHI

Magjia e fjalës së çiltër

Gëzim Ajgeraj: "Qiellit po digjem", Rilindja, Prishtinë, 1998

Gjat këtyre tre-katër vjetëve janë prezentuar me libra të tyre një numër mjaft i madh krijuesish në mërgim. Gëzim Ajgeraj pas librit të parë "Klithmë malli" dhe të dytit "Ëndrra për parajsë", sivjet lexuesit shqiptar iu prezentua me një libër tjetër me poezi "Qiellit po digjem". Që në kontakt të parë me poezinë e këtij poeti vëren se vargu i tij të ngacmon, meqë autori niset nga objekti real, botën e brendshme poetike e përcepton pothuajse në mënyrë të hapur, reale, pa hezituar ta thotë troç të vërtetën. Në këtë mënyrë ai u bënë sfidë shqetësimeve të tij larg atdheut, duke çfaqur kështu një ligjërim poetik të çiltër, që pushton sa po ta lexosh. Autori nuk oshilon të bëjë eksperimente, por çdo gjë e nis nga vetja, bota që e rrethon, të cilën e ka përjetuar, qoftë në vendlindjen e tij, qoftë ne mërgim ku vepron.

Sfida e poetit

Si çdo akt i brendshëm shpirtëror intim, poezia e Gëzim Ajgerajt nuk shpreh vetëm një dëshirë për egzistencë për të rrëfyer pikëllimin apo mallin larg atdheut të subjektit lirik, por njëherësh ta ngrejë ëndrrën e tij nga një krijim magjik në zhgëndërr. Liria e të shprehurit është sugjestive, konvencionale, evolive. Herë-herë ligjërimi poeti del jashtë disa konvencave, por kjo vlen për arsye të shpërthimit emocional, pak a shumë parafrazik, por në fokus gjithmonë është njeriu ynë dhe rrugëtimi i tij. Për shembull, ky motiv vërehet në ciklin e parë "Udhëtim i pafund", që nis me poezinë "Mëmëdheu". Ky cikël shquhet për artikulimin e fatit të individit dhe të kolektivitetit, tjetërfare as që mund të paramendohet frymëzimi poetik. Përveq këtij momenti, poezia e këtij cikli shquhet për faktin se shpreh mënyrën e ekzistencës, pikëllimit nëpër botë të njeriut tonë, që poeti e ndjen më për së afërmi, meqë edhe vetë gjendet në mërgim.

Duke mos iu larguar motiveve të këtij libri të konceptuar brenda pesë njësive ciklike, gjatë leximit mund të mbështesim mendimin se në të gjitha ciklet si në atë "Udhëtim i pafund", "Hënës ia vras dritën" "Kohë e pakuptimtë", "Shekulli i shtrigave" dhe "Deti i mërguar" mund të thuhet se është poezi që përcepton fatin e individit, shqetësimet e tij, të ndryshuar nëpër faza të cilat nuk kanë prekur aq tepër njëra-tjetrën, sa vetë fakti se poeti i ka harmonizuar at: i ka bërë unike.

Është kaq i thellë në mendime, mbase magjia e fjalës së çiltër e bënë këtë poet të lexuar dhe ta shmangë lexuesin për një çast nga mallëngjimi. Atmosfera e mërgimtarëve është dhënë jo vetëm në aspektin bardh e zi, por i ngjyrosur, ku poeti inkuadron vargje që ngrejnë probleme të gjera, duke u nisur nga detajet, fotografia e atdheut, e gjer te shtresat më të thella shpirtërore. Kosova e mërgimtarit përherë rri në mendje dhe në kujtesën e pa shlyer: /Kosova muranë e Ilirisë/, kështjellë qëndrese/, është një ligjërim i drejtpërdrejtë, një melodramë e shkurtër, që nuk krijon boshllëqe, do të thotë është një poezi racionale, përkatësisht stil i kapshëm pa hyrë në historinë shumë të gjatë e të madhe të Kosovës.

Përgjithësisht poezitë e këtij poeti kanë për subjekt njeriun e mërguar dhe ky libër vjen në kohën kur mërgimtarët tanë zihen nga mallëngjimi për atdheun e robëruar, kurse paraqitja e Ajgerajt me këtë libër është një sfidë, është pothuajse një arë e fortë kundër pushtuesit, sepse libri përmban në të vlera të mirëfillta artistike.

Lirika e shqetësimeve

Dy ciklet e fundit "Shekulli i shtrigave" dhe "Deti i mërguar" mund të aktivizojnë reminishencat e poetit, i cili shpreson në shprehjen e tij, ligjërimet e tij poetike, duke menduar botën jo vetëm brenda kornizave të caktuara të ndjeshmërisë por poetët e tillë në kërkesat e tyre karakterizojnë subjektin lirik nga aspekti filozofiko-letrar, duke dhënë mezazhin sublim ndaj botës së trazuar gjysmë të lumtur, gjysmë të rëndë, gjysmë të traumatizuar, gjysmë të sakatosur dhe, ç'është më karakteristike tek ky poet, u ikën implikimeve të shprehura ë herët në poezinë shqipe. Ky konstatim vjen pas një leximi që i bëhet sidomos ciklit "Shekulli i shtrigave", që ka një koincidencë me ngjarjet që po ndodhin në Kosovë: Ç'është ky mallkim o zot/Toka thith veten / qielli tymoset/, e kjo është tragjike dhe njëkohsishtë për fat të keq shumë reale, sepse para syve tanë, para syve të botës po digjen jetëra, shtëpi dhe toka të shqiptarëve në Kosovë. Mu në këtë mjedis po luhet /"premiera e djajve / me fytyra njeriu"/. Është, pra një varg himnizues për ngjarjet në Drenicë, në Deqan, në kufi me shqipërinë dhe "bota i përcjell prapa perdeve/me gota shampanje/. Ku ka qetësim, ku ka mënyrë e të shprehurit më të çlirshëm dhe të hapët se sa ky ligjërim poetik. Është e udhës të theksohet se një përceptim të këtillë pak e gjejmë tek poetët e tjerë, në diasporë apo këtu në Kosovë. Sepse, poeti nuk është "optimist", sepse mallëngjimi i tijë është i madh ndaj Kosovës që zien nga vrasjet, djegiet, sepse përceptimi i tij është një lloj citimi poetik që bën i sfidë dhunës dhe pyet "Ç'bën Evropa qe një shekull?"/ poezia "Në vend të letrës".

Gëzim Ajgeraj këtë libër sikur e ka shkruar me porosi. Nga fondi i këtij libri mundë të nxirret mesazhi sublim që sugjeron në vetëdijësim për mënyrën e të shkruarit, përgjegjësinë ndaj letërsisë, stilit, gjuhës. Prandaj "Çiellit po digjem" është ndër librat më të dalluar që janë botuar në redaksinë e botimeve "Rilindja" që nga janari e gjer më tani. Vlerat letrare estetike mund të shpalosen vetëm pas një leximi të vemendëshëm dhe profesional, për çfarë lexuesit do të ndahen të kënaqur në këtë kohë të rëndë me strese e vuajtje të mëdha.

                                Bujku, E enjëte, 4 qershor 1998, Prishtinë

Një shqiptim i lirshëm i luftës

Gëzim Ajgeraj: ”Rruga e lirisë”, dramë, botoi, Meshari, Prishtinë, 2001

ILJAZ PROKSHI

S’ka dyshim se Gëzim Ajgeraj është njëri prej krijuesve me talent të letërsisë shqipe në Kosovë. Gjer më tani ka botuar 6 vëllime me poezi për të rritur, një për fëmijë, një libër nga folkloristika (bashkautor), si dhe një monografi për jetën dhe veprën e luftëtarit, dëshmorit të kombit, Xhevat Berisha.

Kësaj here autori boton dramën me titull “Ruga e lirisë”, që është një zhanër mjaft i vështirë i letërsisë. Ndërkaq, për dramën e tij ai është motivuar nga lufta e UÇK-së dhe heroizmin e luftëtarëve gjer në sakrificën e tyre për liri. Në tri aktet e kësaj drame janë dhënë ngjarje reale brenda një familjeje, ku tërë jeta e tyre bëhet sinonim i luftës, të cilën autori me përmbajtje dhe kontroll të vetëdijshme, duke përshkruar takimet e luftëtarëve me Loken dhe veprimet e tyre përbëjnë boshtin kryesor të dramës.

Përveç kësaj, autori të gjitha ngjarjet i vështron në mënyrë konvencionale, duke treguar njëherësh karakterin e luftës, qenësinë e luftëtarëve brenda të cilëve mbretëron një atmosferë e denjë njerëzore, ku dhe vetë dramaciteti i ngjarjeve bëhet ekuivalent subjektiv i kohës së luftës. Autori ka qenë plotësisht i vetëdijshëm se në dramë ngjarjet kundrohen paksa më ndryshe, andaj shpeshherë, në disa skena sikur bie në “kurth” të perceptimeve të tjera, kundrejt atyre që kërkon vetë drama si gjini letrare. Prandaj disa skenave që të përkujtojë tatëpjetat apo ngritjet e stërmadhuara u ikën me mjeshtri për të paraqitur më tej frymën heroike, përgatitjen dhe sfidën e familjeve shqiptare të anës së Vërrinit të Prizrenit për sakrificë gjer në fund, me të vetmin qëllim për të fituar lirinë. Pra, çështje themelore në këtë dramë, që shquan autori, është ajo se ka parë që djemtë e lirisë me vetë popullin janë të gatshëm të përballen me armikun pa marrë parasysh humbjet. Lokja si një prej vetave të kësaj drame paraqet fytyrën e nënës shqiptare, që përkrah dhe ndihmon moralisht dhe materialisht luftëtarët. Kontaket e saj me Komandantin, Agimin, Samiun e të tjerë, kanë të bëjnë me virtytet si nënë dhe gatishmërinë e saj për të vepruar. Kjo është një vlerë e lartë morale e traditës shqiptare, që jepet përmes dialogeve të Lokes me luftëtarët, që nuk zhvillohet për të treguar mënyrën formale të dramës, por karakterin dhe frymën e përbashkët për luftën si qëllim, që të arrihet synimi i caktuar. Bota dramatike që është prezente në fushëbetejat e UÇK-së është e ndërlikuar, aq edhe e qartë dhe kuptimplote, duke përshkruar ato situata ashtu siç janë dhe pa improvizuar asgjë, e që shpie nga e vërteta, e cila gjithnjë e më tepër po bëhet universale.

Drama “Rruga e lirisë” është një dramë origjinale, sepse ngjarjet që përjetohen në të janë ngjarje pa ndonjë ngarkesë dhe s’kanë të bëjnë me paradokse si në disa drama të tjera. Tërë dramën e përshkon një skenë e hapur, ku autori vë përballë personazhet pa konflikt me njëri-tjetrin, edhe pse janë të kategorive të ndryshme. Lufta në linjën vdekje – pavdekësi merr konotacion sa tronditës, aq edhe krenar. Populli lëëshon vatrat pse armiku i djeg shtëpitë e tyre, por akti i qëndresës së tyre në këtë dramë jepet si një trup unik, të barabartë, të cilët s’mendojnë për ndonjë alternativë tjetër përveç asaj të drejtës madhore, fitoren për lirinë e Kosovës.

Megjithatë, autori ka nevojë ta njohë edhe më tepër dramën, kompleksitetin e saj, ndërlikueshmërinë e jetës, për të zbuluar më lehtë të gjitha fshehtësitë psikologjike të njeriut, sepse në këtë mënyrë drama bëhet më artistike dhe origjinale.

Drama shquhet për një gjuhë dhe stil të rrjedhshëm, dhe mbi të gjitha imazhin e luftëtarit dhe të njeriut të thjeshtë, që veprojnë bashkërisht për të luftuar dhe ndryshuar jetën, që vetë jeta të marrë karakter tjetër filozofik.  

Maj, 2002.