VARGJE E MALL, BASHKË

N`kullat e mendimit ç`më gumëzhin muza
Me zjarrmi e mall udhë mbushëlluar
Plotë guxim e etje ujvarë e gurra
Me qfarë ta freskoi fjalën e shkrumuar

Me frymëzim malli kthehem tek fillimi
Kto kokat e vargut kur priste cenzura
Në logun e fjalës m`shperthente guximi
Ujvarat e vargjeve kah rridhnin ndër gurra

Mbeti dhe e djeshnja pergamen në fjalë
Kronikave të vargut si statujë rri koha
Kullave të fjalës ç`na hyri ky mallë
Në muzën e fjalës udhët dhe Evropa

Tmerrësishtë muza e fjalës u zhuritë në mall
Kokat e mendimit ç`u mbytën zjarrmi
Të më fali vargu dhe e bukura fjalë
Nuk kam faj unë ka kjo arrati

Mbetem rrjedhës fjalës s`dua të ndaloi
Pa le të shkrumon malli në këtë vargun tim
Le ti djeg dhe balli kurrë mos ti pushoi
Unë poeti i mallit udhë e mërgim

                   Zvicër, 2012
 

ABERRIM*

Çfarë ti japim kohës t`na ndryshoi mendimin
Apo shpërlarje truri na i duhet së ardhmes
Nëpër kokat tona ti sjellim pendimit
Aberrimit* tonë ti ndjellim të bardhës

Ah ç`pendim na i duhet kohës që na çveshi
Shkolla e t`kaluarës vrazhdësi e mendimit
Ndoshta fati ynë rastësishtë na buzëqeshi
Ndryshe ecja e jonë shpesh po i frynë zemrimit

Si sjellim dot kokës mur e kem mendimin
Apo kokat tona na kan marrë erë
Këtijë udhëtimit tonë i ndjellim harrimit
Pse kësaj ecjes sonë dielli nuk po del

Dikur mbillnim kokat për diellin e bardhë
Zogut të atdheut gjak nga ashti ynë
Sot me duart tona njëri tjetrin hamë
ç`mjerim për kohën, ç`pikëllim zogynë

Pika ti bjer kohës dhe pika mendimit
Këte zemrimin timë djalli le ta merrë
Ju dua të bardhë ti sillni pendimit
Se ndryshe e ardhmja na i jep kokës erë

             Prizren, 2012

 

* Aberracion - Largim nga mendimi apo sjellja racionale.  

 

SATANA E VERIUT TË ZI

Atë fundëvere satanat e veriut zbritën bjeshkës
Kullë më kullë e mbollën krimin e ikën

Me maska e skafandër e kishin mbështjellë fytyrën
Që të mos i dukej faqja e kriminelit

Dikush tha; kështu duket pamja e barbarëve
Kryekrimineli i ka hequr maskat në Kalamegdan

Pak ditë më vonë, Dardanisë shkëlqeu dielli
Fushave plotë me lulëkuqe tek i gëzonin dritës


Kalamegdanit ra murtaja
Kur s`kishin ç`të hanin satanët e veriut
I hëngrën kokat e njëri tjëtrit

Kryesatanai cofi në birë të miut
Hëngri kokën e vetë

         Prizren

(Pak vite më vonë, pas një lufte të përgjakshme, në tokën Dardane)


PASHTRIKU

Pika ime e dhimbjes
Ku shkruhen legjendat e gjakut

Ec e shpalosi dhimbjet
Pesëdhjet vjetë i qarë për gjysmë

Pashtriku, dëshirë e vrarë e rinisë simë
Dhe malli përtej guri

Pashtriku, kënga e trimërivë së djeshme
Arenë e luftës për liri, fole gjaku
E lulëkuqeve të atdheut

Pashtrik, maja e dhimbjeve të kombit

         Gjonaj, 2012

 

MURET E KUQE

Mbetën besnik kullave
Se ruajtën lashtësinë e etërve

Me nga një shpresë për dritën
U bënë statuja për të nesërmen

Kullat e malësisë i skuqën
Nga damarët e tyre
Që të mbinin trëndafilat e së nesërmes

Gjakut të tyre
I futi rrënjët liria

Kush i dha gjak atdheut
Hyri në pavdekësi

       1999, Malësi e Vërrinit

MALL E FRYMËZIM

Me flirtin e dashurisë tënde
I kamë mbushëlluar muzat e frymëzimit

Që të mos i zbehen fletëzat e fjalës
Motet e ikjeve pa arbitër

Që të mi ruajnë të freskëta ato
Nëpër shpresat ekthimit

Që në kthimet e sajë me ylberet e mallit
Të mos i zbehin udhët e arratisë

Ti ma ushqenë shpirtin e fjalës
Etjeve të mia nëpër mall

             Zvicër, 2012

 

VJESHTË E MALL

Me gjethet e lisave të Vërrinit
E mbështolla mallin e Alpeve
Që të mos mi zverdhë vjeshtë e udhëve

I dhashë dhe ujë ndër gurra
Se mi kishë zjarrmi balli

Mes fletëve të rëna
Kokërruam mollë të vonuara
Medet ç`mbëltim mori dita

Nëpër kokrra arrash
I thyem dhëmbët me mallin

Me diellin e vjeshtës
I ngrohëm eshtrat të mërdhira Alpeve
ç`përmallimë ndjemë unë e malli

              Buchs, 2012, Vjeshtë


PIKTURA E MALLIT

Do ta vëmë në kornizë
Që t`na i ruaj kujtimet e udhëve tona

Mbi pëlhurë do ti pikturojmë udhët
Që tregojnë gjeografitë e botës

E me akuarelin e lotit të udhëve
Do ta shtrijmë akrylin e mallit

Në një muze të Evropës
Prane Monalizës do ta vëmë
Ndoshta koha do ta njoh peshën e mallit

             Lichtenstein, 2012


MALL E SHKRUM

Gjith ditën me shkrumin në gojë
E dogjëm largësinë në mes

Udhët na i ndanin shtatëdhjet e shtatë bjeshkë
S`kish kush të na i bashkonte ato

Përpiqeshim t`i jepnim këngës së bashku
Notat na digjeshin zjarrmisë
Si ta qmallnim këtë largësi?

Përpiqeshim ti jepnim diq nga muza e fjalës
Na diqte shkrumi i vetmisë

Me se të ta freskoi ballin, malli imë
Kur shkrumi me digjet në gojë

           St. Bernadino, 2012

 

UNË E TI

Ti atje e unë këtu
Jemi bërë ylbere malli

Deri sa udhët pengë na kanë
Orët tona do të digjen përmallimit

Unë e ti ndrydhemi vetmisë

Udhët zgjuar na kanë
Shprest e kthimeve lëvjerren pritjes

U djegsh o mall
Që s`na i more kthimet

       Zvicër, 2012

QASTI QË HYRI NË FJALË

Rrugicave të dëshprimit po e kërkoi
Muzën e frymëzimit të shpresës

Her i bie me daltën e fjalës
Herë me motivin e mirë të së nesërmes

Bimën e mirë përpiqem të ia mbjellë mendimit
Për frytin e nesërm të fjalës

Gjurmët e kohës i lëvjerrë në raftin e së nesërmes
Që ftoi i fjalës të mi ruaj aromën e dhimbjeve

Mallit tek ia flladis ballin
Nëpër hijet e lisave të fjalës

Lum ti o qasrë që hyre në përjetësin e fjalës

                    Buchs, 2012

DJALLI

Askush se pa
Kot thonë ai gjindet kudo

Emrit të tijë
Mbillen të ligat e njerëzimit

Emri tijë u bë terrë
E hyri në lëkurën e njerëzimit

Më kot e kërkoni gjithandej
Ai u bë një me njerinë

       Prizren, 2012

PORTRETI PRAPA PERDES

Prapa perdes fërshfërinë plaka Hildë
Botës i ka vënë sy biri imë

Qentë e sajë i ka lëshuar në kërkim
Imazhi i ligë për ne ia shkoqi bebëzat e syve

Ju prapë silluni si egjuj përshëndeteni
Dora e sajë një ditë do të pendohet mosngritjes

Ndoshta ka arsyet e veta biri imë
Mundë edhe ti ket bërë keq dikush nga soji ynë

Një ditë do të shërohet dhe ajo
Nga imazhet e ligësive të kohës

       Zviceër, 2012

URA E GURIT

Një moti i bashkuan dy brigje
E lumbardhin e kapërcyen pa bërë hop

Gurët i gdhendën nga më e mira dorë
Po mjeshtër ç`ishin të lumtë o

Me themelet në tokë e dy krahët buzë brigjeve
E bashkoi ballin e qytetit antik

Ti mbete bukuria e vet shekujve
Gurëve të tua tek rropatën furtunat e moteve

ç`bukuri mbete ti, në zemër të qytetit

               Prizren, 2012

QASTE VETMIE

Me zbrastësin Alpike
Përpiqem tambushë kupën e mallit

Numro e c`numro motet
Matematikës së dekadave rrjedhin
                             vitet e humbura

Me zjarrmi malli
s`mbushet kupave e udhëve

Lum çastet që rrodhën
E u bënë vargë

Kam gjysmë jete në këtë qytet
Me njëri tjetrin vazhdimishtë
Se si frymon e si merrë jetë
E njoh nga palca sinqerishtë

Të paktën
I vumë një gurë
Mbi kokën e udhëve

       Buchs, 2012

 

NJERËZVE TË MI

Nga do që shkoi e kudo ku jam
Me mallin tuaj unë frymoi
U mbaj në gji në zemër u kam
Këto udhë Alpeve ç`po më shkrumojnë

Si pëllumb i vrarë kudo vetmuar
Mbi flatra malli flatroi qdo ditë
Mbi qiellin tim diell shkrumuar
Territ të mallit nuk shoh as dritë

Ju s`mundë ta dini sa më mungoni
Kësajë vetmie në arrati
Vargjeve mia kudo frymoni
Të paktën aty bashkë me ju rri

As sa ju dua s`mundë ta besoni
Harroi dhe veten me ju kur rri
Me dhimbjet tuaja sa më lëndoni
Veq zemra e ime mundë ta ndi

Nga do ku shkoi u kam në gji
Me mallin tuajë digjem qdo ditë
U bëjë të fala plotë dashuri
Një ditë pa tjetër mes jush do të vi

     Felkirch- Austri, 2012

SONTE

Sonte po ua nisë këngët në vendin tim
Ylbereve tijë u përqafoi
Dhe sa shum mall nga ky mërgim
E fal me shnetë unë u qoi

Nata Alpike po më vërbonë
Largësia e juajë më bënë të vuajë
Edhe ky mall që më shkrumon
Si ta ndrydh natën dheut të huajë

Në metaforë mallin e shtrydhë
Dhimbjet e zemrës aty i shtroi
Muza e mallit shpirtin ma ndrydhë
Aty mes rimash vargut këndoi

          Bregenz- Austri, 2012



Gëzim Ajgeraj

 

VARGU M’I BËN ROJË

HARTAVE TË ATDHEUT

 

Si ushtarë të lirisë radhitur i kam vargjet

Rreshtuar hartave të copëzuara të atdheut

Porosinë që e mbaj në gji besën e Abdylit e Ymerit

Zgjuar i kam vargjet deri në fitore

Armatose me barot Drenicë

Që përjetësisht të dëgjohet krisma e tyre

Nga Molla e Kuqe e deri në Çamëri

rreshtuar i kam

Në gji ma ruajnë amanetin e Ymerit

E me martinën e Sylë Vokshit në front

Për një Shqipëri

Mos ma harroni Çamërinë

Plaga që ende më kullon gjak

As motër Preshevën

Këtë shami të kuqe në qafën e atdheut

Kot më flisni për Iliridë,

Hotë Grudë e Plavë

Edhe për Kosovën s`dua të këndoj

Se kam një plag këtu në mes

Që vargu m’i bën rojë çdo ditë

Zgjuar pa gjumë

Hartave të shqyera të atdheut

Vargu im gjakon

Nga Molla e Kuqe deri në Çamëri

Për Shqipërinë këndon

 

Prizren, 2012



MUZAT E ARRATISË

Ikën dhe zogjtë e fundit të mallit
Muzës së mendimit të kredhur
Zu zjarrmi metafora

Pikave të mendit pikoi shi
Mbi ajkën e etshme të fjalës
Q`pikëllim mbi metaforë

Zbaticave të frymëzimit
Ra flakë e mallit
Fjalën ma bëri shkrum

     Zug, 2012

VARGU IMË FRYMON ME JU

Me gurët e dhimbjeve tuaja
E kam ndërtuar kalanë e vargut
Që ta ndajmë së bashku
         peshën e moteve

Me dhimbjete moteve të kuqe
i vesha vargjet
Të mos më mbytë harrimi i historisë

Me gëzimet e kullave tuaja
I mbushëllova shtatin metaforave
Që buzëqeshjen ta ndajmë së bashku
Ditëve të bardha

Me buzëqeshjen tuajë i vesha rimat
Të vallëzojnë lirshëm nëpër itore
Tek gëzojmë së bashku

Me frymën tuajë ia mbështolla qiellin
Që të frymoi me ju rritës

               Ancona, 2012

 

SIKUR NËNAT TONA,

NUK KA KUNDË NË BOTË

Vajta në gjithë botën e askundë s`takova
Nëna që nxjerrin nga shpirti lotë
Dhe aq mall që të djeg zjarrmi
Sikur nënat tona s`ka askund në botë

Kaq mall për bijtë e kaqë dashuri
Sa të shkrumon loti i saj kur rrjedhë
Takoi një nënë diku n`Itali
Ardhur pas të birit, ikur prej shumë vjetë

Pak djath Shqipnie e pak mall Kukësi
Ato duar të saja më mbushën me lotë
Pak do zarzavate këtu për djalin timë
U banë shtatë vite se kam parë dot

Për orë të tëra aty brenda portit
Kjo nanë e shkretë djalin tuj e pritë
Prapa receptorit më thot gjat të pres
Se kjo Itljanja deri sa të gatit

Dhe pret nanë e shkreta e pret me orë
Atë djalin e sajë sheshit nëpër portë
Duart e sajë nga puna përplotë me të çara
Nëpër sytë e mi seq më nxjerrin lotë

Iku gjithë dita e vajti shum onë
Ata krahë të sajë kurrë nuk i harroi
Si flatra në flatrime sikur një shqiponjë
Atë djalin e vetë tëk e përqafoi

Dhe puthja e sajë që i dha në ball
Mu duk se Gjallica peshën e shkarkoi
Ah, lotët e saja të djegshme në mall
Djalin e sajë tek e përqafoi

E ku ka në botë sikur nënat tona
Na qajnë me lotë edhe për së gjalli
Janë më të mirat këto krahë shqiponja
Ah moj nëna e ime, dhe mua më dogji malli

       Lugano, 2012