JU, FRESKIA E VARGUT TIM

Nëpër etjen e mungesës suajë i kam shterrë krojet e mallit
Gjithqka u kam falë me fjalën dasurinë dhë këngët e dritës
Pa çka se mua më vodhën udhët e mëe tretë gjeografive
Frymoj mes jush mes rrjedhës së gjakutt tuajë në damarë
Me ju përhyjnojë ditët motet dekadat arratisë sime harrimit
Me këngët tuaja i zbukuroi ditët e dhimbjeve të zjarmishme
Me fjalën tuajë e freskoi vargun e shkrumuar nga zhurimë e Alpeve
Edhe kur digjem zjarrmisë mes jush ndër lisa ia freskoi ballin mallit
E me këngën e bilbilit i shëroi kohët e dhimbjeve të mëdha
Në burimet tuaja etjes i jap freski krojeve të Vërrinit në Sharr
S`ju ndajë në vargë ju përhyjnojë në fjalë në këngë
Nëpër alikimin e mendimit ju përherë mbeteni rrezjja e frymëzimit
Në lutjet e mia për të nesërmet e bardha për dritën diellin
Që dua t`u ngrohë qdo ditë o ju fisi imë plotë plagë
Dhe ju mê kujtone se më mbyti harrimi nëpër kolonën e udhëve
Jo, o jo, ju lartësoi në këngët e mia ju lartësoi në fjalë
Me shkrumin e kandilit timë dritë du të ju fallë
Të nesërmeve tua të bardha dritën e fjalës ua falë
Ju dua o ju të uruar judua ndaj këngën se ndalë
Mes jush frymoi qdo ditë në çdo muzë të mendimit
U përhyjnojë në këngë u përhyjnojë në fjalë
Ju më jeni burimi freskia e këngës sime në mall

                         Zvicër, 2013, Janar


 

MOTET E ETJES SË MADHE

Na mbyti etja e fjalës e u thamë në mall
Për pak burim vendlindje e këngë atdheu
Ikjes po i zbardhet mendimi koha po i plaket
Udhët kryq e tërthorë dhe gjeografi e ikjes
Metropolet evropa dhe ëndrrat shpresat e vrara
Që s`na u fikën, dhe daullja e harrimit që na ndjek këtë udhëtim
Mik i mirë ti atje mes mallit, mi këndo bukur mungesës
Ikjes, largësisë, kullave të shkreta, gurit të vetmuar para derës,
Oborreve të gjelbëruara e barishteve lëvjerrë teposhtë strehëve
Folmju shqip kullave me gjuhën e fjalës së përmalltë
Ndiz njëherë oxhaqet t`na e djegish mallin
E merr një këngë ndër oda t`na e shuan etjen
Të paktën mungesën time mos ta mbytë bar i harrimit
Mik, ç`mallkimm na ka zënë me këtë anatem mallit
Me së ti shuajmë etjet kur kur gurrat shterrojnë atdheut
Me se ti mbushëllojmë këngët kur fjala digjet largësive
Kuj ti flasim shqip a të ia themi një erë vargut
Kur gjithqka e huaj ma zë frymë për rreth
E ç`ujë ti japë fjalës kur flaka e mallit mi ka zhuritur muzat
mik i dashur, vaj halli për vargun dhe ne

                                   Zvicër, janar 2013

 

*******************************************

 

Ç`KËRKON KY GJARPËR NË OBORRIN TIM

Ç`kërkonë ky gjarpër në oborrin e shtëpisë sime, pritjani udhën
Ka njëqindë vjetë mi ha zogjtë dhe rritën e luleve në kopsht
Lisat e atdheut mi thanë furtunë e tijë dhe këngën ndër kulla ma vret
Rritën e fëmijës ndër djepa buzëqeshjen e voglushit
Shtypjani kokën tek gardhi të mos na e përbaltë gurin e megjës
Pse heshtni hapave të tijë, folni me gjuhën e zjarrit, gjuhë tjetër s`njehë
Ikjes së tijë pas njëqindë vjeqe ende plagët na pikojnë
Ende kullat tona mbyten shkrumit e pritjes ata që s`po kthehen
Kodrat tona janë të mbushura lulëkuqe a s`i shihni si ndrydhen varret
Nënat shamizeza tek rrisin jetimët me bukë e pa bukë
Vashat që se pritën ditën e nusërisë e djemt që s`u bënë kurrë dhëndërr
Pleqtë e djegur në kullë tek i bënë roje lashtësisë
E djemtë që u bënë lulëkuqe në legjendat e atdheut
Dhe kujton se ia kemi harruar të bëmat e zeza, përpara ikjes veriut
Mos mi lëndoi plagët që sa po më kan zënë cipë
Mos mi trazoni dhimbjet e moteve barbare
Shtypjani kokën atje te guri s`dua ta shoh në oborrë
Ma thuaj vëlla i dashur; a jetohet me gjarpërin nën një qati
Dhe ti më thua se vargu i ytë ka plagë e plagë
Por mua plaga ende më kullon në gji...

                       Janarë, 2013

FQINJËT GRABITQARË

Arës së ngushtuar të atdheut na ndrydhin përditë
Arrnojnë dhunshëm hartat e tyre me copëzat e zaptuara
E na e skuqin këmishën çdo ditë me gjakun tonë fqinjët grabitqarë

Poshtë arën e gjyshit dhe detin mi vodhi satana e jugut
Në lindje as dielli spo lindë me natën e zezë vërbonë
Pa shih gjarpërin e veriut grabitqarë ku kërkonë ta shtrijë bishtin
Perëndimit korbat i nxinë malet ujqit duan mjegull

E ne sillemi fitimtarë nëpër arën e coptuar të katragjyshit

Fqinjët tanë të parë mos i paqim kurrë
ç`të duhet grabitqari kur çdo ditë në skaj të arës ta shtynë megjën
E me thikë prapa shpine ta vretë diellin e lirisë
E s`ngopen, e s`ngopen, e s`ngopen

Hej ti plisbardhi imë, pa zgjohu njëherë e shihë
Si të janë katandisur vëllezërit e motrat hartave copa copa
Tregohu zot në arën tënde e thuaj se ti ishe këtu
Edhe kur të tjerët stepeshin lisave...

Prap arës tënde kërkojnë hise bishat e karpateve
E të sillen vërdallë megjës së atdheut
Medet ç`fqinjë të pa ngopshhën rrethojnë gardhit tëndë

Ngritu dhe njëherë, plisbardhi imë, ngritu
Për mikun bukë e kripë e zemër, për armikun... P!
Kjo është gjuha e historisë, fatkeqësishtë në Ballkan...

                                    Dhjetor, 2012

 

FQINJI I PA BESË

Ky fqinji çdo natë i mprehë shpatën fërshëllimën ia dëgjoi çdo mëngjez
Në skajë të oborrit përtej megjës kah i numronë kokat e komshinjëve
Kujtë të ja ndalë orën në cilën megje të këputë një copëz

Medet ç`lakmiqarë gjarpëri me gjarpër në kokë
E ka trashëgim nga stërgjyshi gjarpërinë, të rritë në oborr

Fërshëllimën e shpatës ia dëgjoi çdo mëngjez ka pret koka fqinjësh
Besa dhe rrjedhën e gjakut kah rrjedhin lumenjët
Ka një shekull që më rri mbi kokë e mi ha zogjtë në oborr

S`më la të më shtohet fara ka një shekull që hapë varre arave të mia
S`më la gurë e dru në kullë shkrum e hi ma mbushi oborrin
Më dëboi edhe nga shtëpia deshti të ma zaptoi edhe diellin

Prap na kërkonë hise besa edhe vendë në sofrën tonë në kullë
Luan lojën e dhelprës bashkë me atë zonjën plakë bënë kurtha
Medet ç`fqinjë i keq ky fqinji i veriut grabitqarë

Kujdesë plisbardhi imë fërshëllimës së shpatave kujdesë
Kujdes frengjinë kullën dhe gjarpërin e veriut mos mi lësho nga syri

                       Janar, 2013

MOS U ULNI NË SOFËR ME SATANËN!

"Fqinji" i veriut tonë çdo ditë na fton në sofrën e mashtrimit
Harron gjarpëri i veriut epokën e kuqe apokalipsa dorëzezë
Kërkonë ta futë bishtin në skaj të oborrit tonë

Me thikën prapa shpine po vjen e me buzëqeshje mashtruese
E shihni evropës si ia rrah shpatullat kurvërishtë e përqafon
E majën e thikës e mbanë gati përtej megjës sonë

Harron lulëkuqet mbi varret tona e varret pa arkivole
Dhe kolonat biblike dhe kullat shkrum e hi
Dora barbare satana e veriut të zi

S`ka ç`na duhet fqinjësia me satanën e pa besë
Fytyra ere ende i ka njollat e freskëta të krimit
Me kriminelit nuk ulet në një sofër

E shihni si shtiret as pendimit nuk nuk i thirrë
Duart i ka plotë gjak i fsheh prapa luleve
Vetëm shikojeni kur ia dhuronë zonjës plakë

Ti plisbardhi imë atje tek oxhaku o bëhu zot shtëpie!
Njëherë e përgjithmonë tregoja vendin "fqinjit" e zonjës plakë
Digjja bishtin tek megja gjarpërit të veriut
Dhe thuajë zonjës plakë njëherë e përgjithmonë
Në kullën time, zot shtëpie jamë vetë!

                     Janarë, 2013


 

QELËSIN E PORTËS TE OBORRI, MOS IA BESO ASKUJTË

 

Bëhu zot shtëpie plisëbardhi imë besën mos ia fal gjithkujtë

Për bijtë e tu për arën e copëzuar për fushën plotë lule e diellin

Mos lejo të ti nëpërkëmbë i huaji as fqinji ytë grabitqari i përtej gardhit

 

E djeshmja e mashtrimeve dhe evropa dhe fqinji kriminel përtej gardhi

S`të lanë megjën në një vend oborrin coptuar ta deshti dhe hise kërkoi

Zogjtë e tu ti degdisi gjeografit e evropës ti mbushi me kolona malli

Besa edhe ti vrau e ti sakatosi nëpër qiellin tëndë të nxirë nëpër shekuj

 

Kthe kokën mbrapa pa shih edhe njëherë hartave Ilirisë

Trupit tëndë të copezuar dhe këmishën e kuqe plot plagë

Nga molla e kuqe e deri në çamëri trupi ytë po tkurret deri kurë?

 

Shtërngo grushtin e tregohu të tjerëve këtu jamë unë

Den baba den e zot i kësaj toke këtu unë do të jem

Tokë për të falë e atdhe tjetër nuk kamë

Zot shtëpie këtu unë isha e shekujve do të jem

 

                     Prizren, 2013

 

MOS HARRONI

Të djeshmen e dhimbëshme mos e harroni ecjes nëpër të nesërmen
As apokalipsës së veriut mos ja falni shekullin plot ë plagë
Që e nesërmja mos të rikthehet kobëzezë mallkimit

Pa shihni kodrat si ndrydhen varret mbuluar me lulëkuqe
Sa nëna motra e fëmijë derdhin lotë mbi varret e thata
Mureve të shkrumuara shkruhet epoka e dhimbjeve

Pa shihni lulet mbi lapidarë dhe emrat e artë
Krenaria e të djeshmes pushon me ata
Mos të ju pushtoi terri i harrimit se ju mallkon historia

Dikush na i frynë harrimeve të djeshmes, të mjerë janë ata
Na duan të ulemi në një sofër me satanën të pijmë ujë nën një krua
O Zot! as edhe nën një diell nuk dua të ngrohem me të

Dhe ju kujtoi se unë po flas përqartë më është tërbuar vargu
Seq më dhemb një plagë e madhe në zemër e më kullon përditë
Mi skuqi edhe vargjet rrjedhë e sajë si ta ndalë këtë dhimbje

Dhe prapë mi thirrni harrimit, mashtroheni ju o të maashtruar, ooooo

                           Janar, 2013

 

ZGJOHU ZOGYNË

Kob Zogynë kob korbat po kërkojnë të ti hanë zogjtë
Skajit të arës ti kan ngritë shatorret dhe mibi copat e zaptuara
Kërkojnëvarre të reja ende pa i mbyllë të parat
Mbi kokën tënde mbi trupin tëndë mbi vrragët e pa shëruara
Mbi kullat tua ende të pa rindërtuara erë flake po frynë
Duhamë e veriut të zi ka aromën e shkrumit
Uri e tijë për zogjtë e tu për tokat s`ka të ngopur
As për arën në veri të oborrit as për luginën e zanave
Pa çka se trupit tëndë plotë me njolla të zeza rëndonë
Vetëm unë ta njoh klithmën zogynë ta njoh dhimmbjen si therr në shtat
Dhe rrjedhën e plagëve nëpër shekuj dhe kullat e shkreta
Djepat e rraplluar me sungi në mes e nënat që s`lindën kurrë
Motrat që se panë ditën e nusërisë e djemtë që tu bënë lule për ditën e bardhë
Pleqtë e plakat që tu dogjën kullave tuj ba roje lashtësisë
Oborret të mbushura shkrum e hi e oxhaqet që s`u rrëzuan kurrë
Si statuja i rrinë përballë gjurmëve të barbarisë
Vetëm unë ta njoh plagë zogynë ta njoh rritën
Që s`ta lanë të shumëzohet nëpër shekuj
Ah ky veriu i zi zogynë ky veriu i zi karpatik
ç`kërkonë mbi qiellin tëndë mbi trupin tëndë mbi arën tënde
Zgjohu njëherë o shqiptarë, trego grushtin, shtypja kokën njëherë e përgjithmonë
Këtijë gjarpëri me etjen e pa ngopshme nëpër shekuj

                          Janar, 2013


POROSIA

 

Mos i beso gjithkujtë plisbardhi imë

Jo të gjithë jaë miq të të nesërmes tënde të bardhë

Kujto dredhitë e moqme dhe mashtrimet e dhelprës plakë

Kujdes puthjes së të paftyrëve se mos të përgjakin

Lëmimit të të pa besit ruaju mu aty ta futë thikën pas shpine

Dhe ti s`do të kesh kohë as për pendim më pastajë

Vonë do të jetë shumë vonë të kujtohet urtia e plakut

Ruaju mashtrimit biro, të pa besit zemrën mos ia hap

 

I sheh si na kan hyrë shtëpisë e na bredhin oborrit

Ti hanë zogjtë në pikë të ditës pa nam e nishan

Besa edhe bukën në sofër e gardhin skaj oborri

 

Ruaju biri imë ruaju lëmimit të tyre edhe puthjes

Sa herë ta rrahin shpinën kujdes gjoksin

Pabesia e tyre një herë të plandosë e s`ngritesh kurrë më

 

Në shtëpinë tënde bëhu zot i sajë, as birën e gardhit mos ia hap kujt

Se syni i ligë shiton edhe kalatë besa o prishë edhe urat

 

                                     Janar, 2013