Gëzim Ajgeraj

PIKTURA NË MUR

 

 

 

Botim i autorit

 

 

Kopertina

Ardian Ajgeraj

 

 

Nga notesi i poetit

Poezi për fëmijë e të rinj

 

 

 

Gëzim Ajgeraj

 

 

PIKTURA NË MUR

 

 

Revista letrare

 

METAFORA

 

Prizren, 2014

 

 

PIKTURA NË MUR

Djepat e atdheut simbol në pikturë
Portret i Skënderbeut shqiponjë në flamur

Krujë e Skënderbeut kala e qëndresë
Trima për atdheun që gjithmonë ruajnë besë

Djepat e atdheut gjithmonë rritën trima
Mesazhi i portretit kjo është simbolika

Simbolikë trimërie në portret kryetrimi
Mjeshtri në pikturë i xhaxhi Ibrahimit*

Portretin në pikturë dhuratë na e solli
Në dasmën e Ardit një ditë qershori

Të na shtohet kulla me djem të atdheut
Djepat të përkundin trima si Skënderbeu

Ky ishte mesazhi i xhaxhi Ibrahimit
Kujtim në ballë të kullës portreti i kryetrimit

2013, Prizren

 

 

 

 *Ibrahim Skenderi, - poeti, piktor nga Brruti i Opojës, autor i shumë librave dhe i  pikturave të ndryshme, kryesisht me karakter atdhetar.

 

 

 

 

 

NËNAT NËPËR DJEPA NA E
RRITËN TRIMËRINË

Në djepa me këngë nënat na kënduan
Të rritemi të shëndetshëm, atdheun ta duam

Bashkë me ninullat këngët e trimërisë
Herët na e mësuan etjen e lirisë

Sa herë na kënduan ninullën e dritës
Trim si Skënderbeu t’i bëhemi rritës

T’i dalim zot atdheut  kur na e kërkon
Liria e tij është drita e jonë

Me dashuri zemre na e ushqyen rritën
Me qëndresën e kullave guximin na e kalitën

Kush si nënat tona na këndonin ninulla
Trima për atdheun i rritin djemtë, burra

2000, Vërri


 

SHEKULLI PA DRITË

Një shekulli plot valë diellin na e vranë
Na e nxinë qiellin s’ju duhet na thanë

Na i zunë rrezet na e nxinë lirinë
Përmbi trojet tona e sollën robërinë

Ardhacakë veriu na u bënë mbretër
Përmbi kullat tona me zjarr e me hekur

Terri i robërisë sa shumë na verboi
Gati për një shekull armiku shkretoi

Një ditë pranvere u ngrit djalëria
Pak para fundshekullit agoi liria

Barbari i veriut iku, dika shkoi
Mbi qiellin e Kosovës liria agoi

1999



 

 

 

NJË PAPAGALL FUSHE

Diku në Vërri në lagjen tak-tak
Po shiste përralla një papagall plak

Atë rrezen e diellit shpesh e vizatonte
Kuvendit të burrave shpesh ia mbushullonte

Se kështu nuk bëhet, s’e ka politika
Atje në Prishtinë ka luftë për karrige

Unë jam më i miri, më votoni mua
Sa shumë rrihte gjoks e sa u trimërua

Në skaj të kuvendit diku bëri bam
Iku papagalli as gjurmë nuk i pamë

Nga ai çast kobi, zu në thumb politika
Sa më larg nga Vërrini lufta për karrige

2013

 

 

 

 

 

 

 

KATËR DUAR ME TOP
LUAJNË

Katër duar luajnë top
Këtij topi i themi glob

Njëra zgjatet nga veriu
Këtij topthi kokën i ngriu

Njëra mban topin në dorë
E i thonë poli jugor

Dora e djathtë diellin sjell
E mbi topth dita shkëlqen

E  majta na nxinë qiellin
Prapa shpine na vjedh diellin

Katër duar topin ndajnë
Po asnjëra nuk e mbajnë

Po ky topth kujt i mbeti?
Unë e mbaj, tha Graviteti

2014

 

 

 

 

 

 

 

 

FËMIJËT E VENDLINDJES
SIME

Shtohen si mollët në pemë të kopshtarit
Rriten si lisat atje buzë Sharrit

Mbushullon fshati kah shkojnë në shkollë
Dritë për të ardhmen ata kërkojnë

Dhe pse mërgimi na hedh harrimit
S’i harrojnë emrin e xhaxhi Gëzimit

Vjersha e libra sa herë lexojnë
Xhaxhi poetin gjithmonë kujtojnë

Gjithmonë në festa kur recitojnë
Si lumë Malësisë vargjet rrjedhojnë

Ata janë shpresa e vendit tim
Ndaj u fal vargje nga malli im

Sa shumë i dua, kurrë s’i harroi
Me vargun tim dritë u çoi

2013, Malësi e Vërrinit

 

GJYSHIN PYET MBESA

Gjysh a më thua: ç`është Besa?
Shumë kurioze, e pyeti mbesa

Dhe gjyshi mbesën e përqafoi
Pastaj dhe nisi e t’i shpjegojë

Fjalë e dhënë apo betim
Kur bashkëveprojmë për një qëllim

E kur i japim dikujt besën
E mbajmë fjalën deri të vdesim

A kur e japim një betim
E nuk e thyejmë  për asnjë çmim

Ai që betimin nuk e tradhton
Gjithmonë në jetë Besnik i thonë

Sa më pëlqen kjo fjalë Besë
Do t’i përmbahem sa të kem jetë
Kështu i tha gjyshit, e mira mbesë

2014

 

SHIKO VETEN NË PASQYRË

Kur një tjetër përballë gjykojmë
Shpeshherë veten e harrojmë

Kur dikën e përqeshim
Është më mirë të shikojmë veten

Kur dikën ironizojmë
Është mirë veten ta shikojmë

Ndaj, çdo njeri me fytyrë
Të mbaj për vete një pasqyrë

Ai që veten kurrë s
’e shikon
Gjithmonë në jetë do të gabon

2014


 

 

 

 

 

AMANETI I GJYSHIT

Gjyshi im, ndjesë pastë, kishte një dëshirë
Qiellin e atdheut, ta shihte të lirë

Korba nga veriu, atdheut kish harbuar
Sa shumë liria gjyshit, i kishte munguar

I mungonte flamuri, me shkollë të cunguar
S’ kish liri plisbardhi, atdheu i robëruar

Kur të zbardhet ky qiell, të agojë kjo liri
La një amanet për brezat e tij

Atë lajmin e mirë, përmbi varr e dua
Të ma sjellin me dëshirë: Kosova u çlirua

Dhe një ditë Qershori, ne nipat e tij
I sollëm Kosovës, dritë e liri

1999

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

DIMRI ME BORË

Me sajë e me ski
Nga bjeshka rrëshqet
Dalëngadalë  teposhtë
Zbret deri në qytet

Zbardhëllojnë kodrat
Dhe pyjet i veshë
Me petkun e bardhë
Zbret deri në shesh

Luan me fëmijët
Topa u dhuron
Nganjëherë pa dashje
Në tokë i rrëzon

Por kur e tepron
Lojën dhe mahinë
Ai di të hidhërohet
Duart t’i mërdhinë

Sajat edhe skitë
Sa bukur i rrinë
Ikë para pranverës
Se nuk ka makinë

Ka diellin përmbi
Me rreze e shkrinë

2000




 

KËSHILLË

Nga një pemë frytin
Sa herë që e vjelim
A mendojmë për të
Se çfarë do t’i sjellim

Kalavesh rrushi
Në hardhi kur vjelim
A mendojmë për të
Në rrënjë çka t’i sjellim

Kokrrat e qershisë
Sa herë i shijojmë
Për trungun e pemës
Duhet të mendojmë

Miku kur të zgjatë dorën
E ty të ndihmon
Si ta kthen mirësinë
A thua mendon?

Jeta gjithmonë lidhet
Në hallka zinxhiri
Të mbajmë njëri - tjetrin
Larg egoizmit!

2010


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MËSOJMË GRAMATIKËN

(Me vogëlushët nëpër Vërri)

Një vogëlush në Malësi*
Në vend të çka-it tha një
gji
Gramatika u hidhërua
Pse ti mua s’ më ke mësuar?

E një tjetër në fshatin Gjeq*
Në vend të djallit  tha dreq
Dikush keq kush mirë e ka
Në gramatikë mbet me u pa

E një tjetër nga Kushtrimi*
Tha magöööri* është  imi
E një tjetër tha gomar
Në gramatikë e kam parë

E tjetër skaj Arbëreshit*
Të marrtë maluli i* i tha tjetrit
Më besoni, s’e kam ditë
Po të mos ishte pranë një mik

Hoqë* e Gurrë* si bëmë një orë
Na merr dâja* me "Traktôôôr*
E kërkova në gramatikë
Por mbi o nuk gjeta pikë

E në Lez* e Kushni*
S’shkuam hiq, se s’ kish fëmijë
Në qytet të gjithë kanë shkuar
Se katundet janë shkatërruar

Edhe unë të dashur fëmijë
Lind e rrit jam në Vërri
Sa ju dua s’e besoni
Por për ju kam porosi
Gramatikën ta mësoni
Gjuhën tonë plot begati

2010, Vërri
_______________

 

* Malësi – fjala është për Malësinë e Vërrinit

 

* Gjeq – është fjala për fshatin Jeshkovë
* Magooori – këtu shkrimtari e ka fjalën për gomarin
* Maluli – fjala është për djallin

 

* Hoqë – është fjala për fshatin Hoqë e Qytetit
* Gurrë – emërtimi i ri për fshatin Poslisht
* Daja – fjala për dajën (vëllain e nënës)
* Traktooor – fjala është për traktorin
* Lez – fshat i Rajonit të Vërrinit
* Kushni – Gjithashtu, fshat i Rajonit të Vërrinit


 

 

 

MALLI


Botën në sy i arratisur

 

Gjeografive i degdisur
S’i duhet vizë as s’njeh kufi
Mërgimtarët djeg në gji

Herë si etje, herë si lot
Mërgimtarit pranë i rri
Derdh vetminë, herë qanë me lot
Herë ylber në arrati

Etje zjarr që s’di të shuhet
Herë si zjarr, herë si freski
Në gji të kolonës aty ruhet
Mërgimtarëve rojë u rri

2010

 

 

 

 

 

 

 

INATI I MJEGULLËS

U hidhërua në vjeshtë mjegulla
Hodhi shtëllunga e tymnajë
Pse veç mua dielli s’ më ngrohë
Do t’i bëhem tokës pajë

Mbuloi tokën me vello të bardhë
E verboi me errësirë
Për duvak tha do të më ka
Që të duket nuse e mirë

Sa shumë dielli u zemërua
Hodhi rreze, dritë, shkëlqim
Nusja tokë kur iu shëmtua
Ra mbi mjegull me tërbim

Shkriu retë në shi u shuan
I fali tokës, dritë, shkëlqim
Ia largoi gjithë shëmtinë

                  2013

 

E MIRA DHE E LIGA

E mira e liga shumë pranë jetojnë
Por njëra - tjetrën aspak nuk e donë

Unë çdo herë sjell lumturi
Sepse gjithmonë mbjell mirësi

Njerëzit në jetë i lumturoi
Sepse të mira gjithmonë u dhuroi

Kudo ku shkeli, ngado ku shkoi
Vepra të mira gjithmonë ndërtoi

Kështu tregoi një ditë e mira
Po ç
të tregonte e zeza, e liga

Nga ajo ditë udhët i ndanë
Kurrë njëra - tjetrës më dorë s’i dhanë

2014

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SA E NGUSHTË MË RRI
BLUZA

Nis Kosova ngrit akuza
Sa e ngushtë më rri bluza

Me tenderë ma ngushtuan
Rritën time ma ndaluan

Me gërshërë shumëkush ma pret
Gjithsecili për dëshirë të vet

E ma presin pa mërzi
Askush s’jep përgjegjësi

As në Helsinki, e as në gjykatë
S’po gjen qare kjo halle ngratë

Shumë ngadalë rrita i shtonë
Se kjo bluzë shumë e shtrëngon

Një ditë dufi do të pëlcet
Gjithsecili në vendin e vet

2014

 

 

 

 

 

 

 

VAJI I KUKUVAJKËS

Në degë të një peme
Një dhimb ma ndez
Vaji i kukuvajkës
Në Vërri, në fshatin Lez

Kukua e saj
Gjithë fshatin jehonte
Kullave të rrënuara
Dhimbën ma trazonte

Ç
trishtim më dha dita
Atë ditë nëpër Vërri
Në Lezin e braktisur
Nuk gjeta njeri

Kush i vrarë në luftë
Kush në arrati
Kullat e rrënuara
Të lëna në vetmi

Kronikave të mia
Dhimba shpalos plagë
Vaji i kukuvajkës
Më ndjek kudo pas

Vajtoi kukuvajka
Për djemtë e vrarë në luftë
Fshatin e braktisur
Që s
i mbeti kush

1999, Lez


POR PENDËN S
IA VRANË

Në shtëpinë e djegur
Të xhaxhi poetit
U dogjën shumë libra
Asnjë gjurmë nuk mbeti

E dogji barbari
I ardhur nga veriu
Na vrau, na preu
Qiellin na e nxiu

Vrau e shkretoi
Kudo nëpër Vërri
U vranë dhe shumë trima
Në luftë për liri

Dogji e shkretoi
Ç’ gjeti ky barbar
Por xhaxhi poetit
Pendën kurrë s’ia vranë

Ai prapë shkruan vargje
S’ndalet pendë e tij
Misionit të shenjtë
Dritë për ardhmëri

Malësi e Vërrinit, 2000

 

 

 

LARG  LIGËSISË

Një fjalë të ligë
Dikush kur ta hedhë
Jo në rastësi
Lumturinë ta vjedhë

Një gur prapa shpine
Kur dikush ta gjuan
Me lumturinë tënde
Jo rastësisht luan

Mbi lumturinë tënde
Kur dikush synon
Pre udhën ligësisë
Sa s’është bërë vonë

Mos lejo ligësia
Ty të të pushtojë
Lumturisë tënde
Errësirë të harbojë

2010

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VESET E LIGA

Kalimtarin kush e mashtroi
Fjalën tonë kur e kërkoi
Rrugën e gabuar kush ia tregoi
Ai me dhelprën e krahasoi

Kush ia vodhi xha Canit rrushin
Lart në vreshta në katund
E krahasuan me arushin
E s’i mbeti vend askund

E inat me shokë kush bën
Shokë e shoqe kur i lëndon
Për gomar atë e lanë
Me inat kush s’ia kalon

Kush në lagje macen ngacmon
A kur shokët s’lë rehat
Ngucakeq atij i thonë
Asnjëherë nuk merr lëvdatë

Shpeshherë kafshët i fajësojmë
Për veprimet i gjykojmë
Veset e liga ia numërojmë
Por shpesh njerëzit i harrojmë

Zvicër, 2014

 

 

 

 

 

PSE KËTO VESE?

Nuk ka shije as simpati
Që mund të fitosh nga çdo njeri

Një të do e një të ndreqë
Një vend bisht tjetri ta heqë

Kush pas shpine të hedhë një gur
E dikush tjetër bën një mur

Kush ta ngjet një njollë pas shpine
E një tjetër nis gërmime

Kush të hedhë gurë e baltë
Mos prit t’i nxjerrë goja mjaltë

Njëri shet e tjetri ngjet
Kohë e ligë, vallë ç’na gjet?

Vallë e liga na përpiu
Pse  këto vese i ka njeriu?

2014

 

 

 

 

 

LETRA NË INTERNET

Me shumë besnikëri
Fjalë për fjalë s’harron
Por çdo porosi
Në vend na e çon

Deri në skaj të botës
Kalon fushë e dete
S’e ndalin stacione
Pa kurrfarë vonese

Nuk i duhet zarf
E asnjë postierë
Se për pullë postare
E ka një tastierë

Sa hap e mbyllë sytë
Një tast i mjafton
Dhe letra babait
Në mërgim i shkon

2014



 

 

 

DIELLI I LIRISË

Korba e satanë
Ia kishin vrarë qiellin
Ndaj kaq me vonesë
Në Kosovë lind dielli

Me thonj e përgjakën
Trupin ia shkrumbuan
Sa gjatë nëpër shekuj
Diellin na e verbuan

Iu deshtë diellit tonë
T’i falim dashuri
Nga ajka e kombit
Guxim e trimëri

Ta largonim terrin
Dhe të ziun korb
Mbi Kosovë i lirë
Dielli të na ngrohë

1999

 

 

 

 

 

 

 

KU VONOI BASHKIMI

Udhëtimi shekullor bredh trojeve të atdheut
Ky mbret pa kurorë, ushtar i Skënderbeut

Nënat nëpër kulla me ninulla e këndojnë
Djemtë që i rritin burra kurrë mos ta harrojnë

Në tregime të gjyshit ulur tek oxhaku
Këto gardhiqe të gurta shumë i urren plaku

Dhe mësuesi në shkollë sa herë na shpjegon
Guri në majë Pashtriku për të s’ekziston

Për xhaxhi poetin s’ka asnjë kufi
Në vargjet e tij bashkimi aty rri

Diku pret bashkimi i kanë vënë prita
Diku me gurë kufiri, kështu thotë politika

Po a ndahen vëllezërit, o ju të uruar?!
Sa me mall e presim ditën për t’u bashkuar

2012,   Vërmicë

 

 

 

 

 

 

 

U KALL BOTA

Në kotecin e xha Canit
Vodhi dhelpra, bëri kërdi
Por një natë me bam bame
Ia përvëloi bishtin e zi

Iku dhelpra fluturim
Pyllit flakë bishti ndriçoi
U kall bota, plot trishtim
Dhelpra pyllin alarmoi

Jo moj dhelpër, tha arushi
S’digjet bota, je gabim
Vetëm ty t’u kall bishtuqi
  kaplojë ky tërbim

S’digjet bota për një bisht
As për mua e as për ty
Shiko mirë ku fut turinjtë
Të shkon bishti e digjesh ti

2014


 

JO VEÇ DHEPRA ËSHTË XHELOZE

Thonë se dhelpra s’ngjati rrushin
Diku lart në një hardhi
E pështyu e  përbuzi
Është i tharbët s’ka gjë prej tij

Kështu treguan e tregojnë
Në gjuhët e botës për të flasin
Jo më kot e akuzojnë
Për mashtruese e xheloze, e gajasin

Na rastis shumë shpesh në jetë
Me këtë ves të jemi përballë
Jo gjithmonë të lehtë e ke
Mëkat që njerëzit bisht nuk kanë

Shumë më lehtë do ta dalloje
Bashkë dhelprat me një anë

 

Ti rreshtoje...

2014


 

 

 

 

 

 

RAPSODI

Me vargun epik një tel çiftelie
Këndon odave këngë trimërie

Nga notat e këngës ç
dhimbje na ranë
Plagët e atdheut plot me gjak u lanë

I shpalos motet në tinguj të lavdisë
I këndon atdheut trimave të lirisë

Kënga e rapsodit shpërndahet jehonë
Trimave të kombit lavdi u këndon

Me këngët e tij ai kurrë nuk vajton
Se vaji i burrit është kënga thonë

Në kulla e sheshe zëri i tij jehon
Plot guxim e shpresë zemrat na i mbushullon

2000, Prizren


 

 

 

 

 

ARIU, UJKU E DHELPRA

Unë tha arushi
Do të shkojë në Vërri
Se atje gjej mjaltë
Rrush e qershi

Edhe unë tha ujku
Do të dal bjeshke
Se atje kam parë
Ca kope me dele

Dhe unë foli dhelpra
Me ju do të vij
Pulat më të mira
I gjej në Vërri

I bashkuan forcat
Dolën në gjueti
Sa shumë trimëruan
Grykës nëpër Vërri

Një bam bame e ethshme
Nga kopshtet pëlcitën
U tmerruan shokët
Sharrit në panik ikën

Nga ajo ditë "trimat"
Nuk zbresin në Malësi
I presin me bam bame
Kudo nëpër Vërri

Vërri, 2013


 

MALL I MËRGIMTARIT

Kudo nëpër botë
Nga bredh e ku shkoj
vendlindjen time
Kurrë nuk e harroj

Një vogëlush më pyeti
Pse këto përmallime
Se janë kujtimet
E fëmijërisë sime

Ndaj e mbaj në gji
Me mall e shkoj ditën
E ruaj me nostalgji
Atje e kam bërë rritën

Përjetë do ta dua
Me plot dashuri
Në gji do t’i ruaj
Kam njerëzit e mi

Kudo të degdis botës
E kudo që shkoj
Për vendlindjen time
Gjithmonë do të punoj

2000, Vërri


 

 

 

 

 

FENOMENE LETRARE

Njëri në vend të vargut
Shkroi një përrallë
Tjetri pa asnjë varg
Në shoqatë, kryetar

Tjetrit nga pleqëria
I mori koka erë
U bë poezia
Art për pensionerë

Tjetri nga rinia
Mbolli dashuri
E nga moshë e thyer
E korrë në poezi

Diku një fëmijë
Thanë shkroi një libërth
Me vrap ca të tjerë
Në qiell e ngritën


Njëri veshët na i shurdhoi
Kjo thotë është poezia
Tek një libërth reklamoi
Në pazare e media

Do të lutesha miq
Kush të mos më hidhërohet
Janë fenomene
Që s’duhet harrohen

Arti, miqtë e mi
Është maratonë
Jo gjithkush mund të hyj
Në këtë garën tonë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ZËNKA E VARGJEVE

Në kuvend të vjershave një grindje filloi
Njëra- tjetra veten kur nisën e lavdërojnë

Njëra tha: shumë bukur mua më rri kjo rimë
Dhe zëri ndër vargje ma ruan bukurinë

Tjera tha: për mua rima s’ka rëndësi
Metafora brenda më bukur më rri

Tjetra tha: me fraza gjithçka e mbuloi
Për rima e metafora unë s’kam nevojë

Lirika krenare plot me dashuri
S’ më pëlqejnë frazat, as kjo elegji

Uh, ju tha balada sa të vogla jeni
Vogëlsia e juaj na shëmtoi kuvendin

Një poet që erdhi kuvendin e qortoi
Të gjitha jeni të bukura zënkën e qetësoi

Kësaj zënkës suaj s’i rri mirë lavdia
Nga mendja e poetit u jepet bukuria

2014

 

 

 

NË NJË MAL TË POLITIKËS

Në një mal të politikës
VI-aj-Pi- të e karriges
S’i dëgjon kush, s’u vë vesh
U ka zënë goja lesh

Sa herë flasin në foltore
A kur grinden në mes veti
Ti kujton je në kopshtore
Haj medet çka s’duron veshi

Kur ia thonë politikës
Kush më shumë e kush më pak
Kush s’ka etje drejt karriges
Është i marrë e është papak*

Ndaj me varg mos ta teprojmë
Rubairës kot ia themi
Edhe ashtu nuk lexojnë
Se nga froni poshtë nuk shikojnë

2014


 

 

 

 

 

GJËZA E GJËZAVE

Ç’ është ai shall mbi kokë qyteti?
Kush e vuri bregut e mbi kokë i mbeti

Dy brigjet e lumit që na i bashkon
Ç’ është ai drapër kush di e tregon

Ç’ janë gjithë ato saçe mbi atë çati?
Askush aty brenda nuk na qet fli

Atje lart buzë lumi një shtëpi e shenjtë
Na ruan një besë, një besë shumë të shtrenjtë

Kush ma thotë i pari: cili është ky qytet?
Që në histori na e quajnë të shenjtë

2014






POROSIA E PËLLUMBIT

Pëllumbi në dritare lumturinë e shpjegon
Por Vjollcës së vogël qafën tek ia lëmon

Me krahët e mi botën e shëtis
Për mua s’ka kufi, s’ më duhet as vizë

Në mëngjes lirshëm diellit ia kap rrezet
Nuk m’i ngroh  askush, s’i lejoi as njerëzit

Edhe ajër të pastër bjeshkës kur frymoj
Nga ai që helmojnë tymtarët sa më larg shkoi

Dhe ujin e freskët te bora e pi
Nuk ma ndot askush, se e kam mërzi

Prandaj iku larg, larg qiellit përpjetë
Ku plumbi e njeriut pendlën nuk ma prek

Dua sa më larg, larg lirshëm të rri
Se shumë është egërsuar kjo qenia njeri

Kështu i tha Vjollcës pëllumbi në dritare
Dhe e porositi që të rritet shpirtbardhe

2014

HALLI I DIMRIT

Thonë se dimri filloi mbarë
Në dhjetor, kur flluskoi borë e parë
Zbardhi fushë, bjeshkë e mal

U gëzua mali e fusha
Ra në gjumë dhe arusha
Por më keq e kish dhelpërushja

Kur ia behu një furtunë
Përmbi Sharr dimri u shkund
Dy - tri metra bjeshkët mbuluan

Njerëzit nisën të ankohen
E me dimrin të zemërohen
Besa shajnë edhe tërbohen

Iku dimri në qetësi
U zemërua zotëri e tij
I la pranverës plot lagështi

Por kur erdhi dimri tjetër
Në shportë kishte marrë veç erën
S’na pru borë, bjeshkët u zverdhën
Njerëzit shanë, lumenjtë u shterën

Edhe dimri ra në hall
Të sjellë borë a të vijë thatë
Ra në hall me njerëzit, prapë!

2014



TRI  KOHËT

E kaluara u ankua me të tashmen, qau dert:
Sa shumë njerëzit po më shajnë, e lavdia ku më mbet?

Sa gënjeshtra për mua ngritin, e akuza pa mbarim
Emrit vetë lavdinë ia rrisin, a durohet ky abuzim?

Më përdorin mbas nevoje, kush për mirë, e kush për keq
Unë dëshmi nuk nxjerr prej goje, s
më pyet kush, sa fat i keq

I shoh tash, foli e tashmja, kush na ishin e na janë
Se çfarë bënë e nga na vijnë, veç realja botën mban

Shumë gjumash sot kam mbi shpinë, ditë e natë mbi mua rrinë
S’punon kush për të nesërmen kot, të djeshmes i ngritin lavdinë

S’të hidhërohem ty moj motër, as e nesërmja mos të na mallkojë
Se vetë njerëzit e bëjnë kohën, nuk janë sjelljet puna  jonë

E shqetësuar, foli e ardhmja, sa kam frikë me këtë brez
Lum si ju, të miat motra, ju kaluat, po unë ç’ pres?

2014




 

 

 

 

 

 

 



 

 

 

NJË RRËFIM NGA
FËMIJËRIA

Një moti në Vërri
Lumin e  zemëruan
Skaj për skaji zapti
Shtratin ia ngushtuan

Tkurrej rrjedha e tij
Rrudhej për çdo ditë
Sa rrobat e ngushta
Filluan t
i rrinë

Duroi e duroi verën
Shtatin e ngushtoi
Sa udhën drejt Drinit
Mezi e kaloi

Por një ditë vjeshte
Sharri u hidhërua
Nga loti i tij
Lumi u tërbua

Mori gjithçka gjeti
Me vete kah shkoi
Dhe rrjedhën e vet
Prapë e zgjeroi

2014




 

 

 

RESPEKTI

Sa në hall kish rënë respekti
Ujë në sy fare s’i mbeti

Nga fytyra iu shtrydh yndyra
Për çdo ditë po i shëmtohet
                         dhe pasqyra

Një ditë të zezë i raft pika
I shpallën luftë veset e liga

Smira e para po u prinë
S’ bashku me skizofreninë

Keq respektin e plandosin
Kërkojnë botën ta fundosin

I ligë ai që humb respektin
Në këtë pasqyrë kurrë s’e gjen vetin

2014


 

 IKJA E QETËSISË

Qetësia në pyll
Tha: dua të jetojë
Dhe këngën e bilbilit
Bukur ta shijojë

Dhe ajrin e pastër
Dua ta frymojë
Mushkëritë e mia
Të mos i dëmtojë

Dhe ujin e pastër
Ndër gurra ta pi
Në natyrë i qetë
I vetëm të rri

Por s’vonoi shumë
Aty pranë një lisi
Kur erdhi njeriu
Motosharrën nisi

I ndoti dhe ajrin
Ujin turbulloi
Një oshtimë pyllit
Qetësinë e tërboi

Iku ajo bjeshkës
Drejt Sharrit përpjetë
Atje ku njeriu
Sedrën nuk ma prek

2014


NË TREGUN E BOTËS

Shkojmë në Kinë me makinë
Blejmë oriz për gjithë njerëzinë

S’u ka rënë të dëgjojë veshi
Kur na duhet një plaf leshi
Blejmë markë Bangladeshi

Nëse duam të saktë të jemi
E askujt t’i dalim fjale
Shkojmë dhe blejmë orë zvicerane

Kur na i duhet ushtrisë teknikë
Aeroplanë supersonikë
Shkojmë e blejmë në Amerikë

Kur na duhet të pushojmë
Edhe detin ta shijojmë
Në Shqipëri  bukur kalojmë

Kur na duhet për mushkëri
Ajër i pastër e pa gaz
Bash sikur alpinistë
Ngjitemi lart diku në Sharr

Ka shumë tregje nëpër botë
S’i numëroj dot përnjëherë
Kaq mjaftojnë për sot
tjetër herë e tjerë e tjerë!...

2014

 

 

 



SHKOLLA E ZOGUT

Zogu në pemë
Bëri folenë
Pasi e ngrohu
E lëshoi venë

Dhe pas ca dite
Kur mirë e ngrohu
Nis ciu ciu
Të cicërojë i vogli

Po përse njerëzit
Shpeshherë s’mësojnë
Pa lind fëmijë
Folenë të ndërtojnë

Po ndodh shumë shpesh
Një tufë fëmijë
Pa kulm mbi kokë
E plot varfëri

Mjafton që zogun
Ta imitojmë
Pastaj familjen
Ne ta krijojmë

2014

 

LOJA E DHELPRËS

Në rrugë e takova një njeri
U përshëndetëm me shumë dashamirësi
Sinqerisht e kam  pa mahi

Dhe nga një kafe e pimë si miq
Llafosëm dhe për artin e shkrimit
Ai e kish hallin e grepit e të xhepit
Arti as që i interesonte hiq

Deri sa udhëve të artit
Ishim njohur si miq

U ndamë pa e ndezur asnjë kandil për fjalën
Se për librin e ri hiq se hiq
Ky grepi i interesit të tij, sa shumë ma prishi çastin
Megjithatë, dhelpër duarthatë përfundoi kjo histori

Nga ajo ditë boshe
Gurë prapa shpine më hedh ai njeri
Se si më ngjan në dhelpër zotëri e tij

2014

 

SHKRONJAT E ALFABETIT

Kapur dorë për dore
Gisht për gisht në valle
Si motra dasmore
Hyjmë në ABETARE

Kurrë pa njëra - tjetrën
Gjithmonë jemi bashkë
S’na ndanë kush për jetë
Jemi tridhjetë e gjashtë

Sa herë vallja  jonë
Ritmin e ndryshon
Fare s’është problem
Vendet shpesh i ndërrojmë

Me atë zërin tonë
çdo ditë ju këndoni
E me gjuhën tonë
Ju komunikoni

Ndaj jemi krenare
Askush nuk na tremb
Vallëzojmë në abetare
Aty e kemi folenë

2014

 

 

 

SI KËSHILLA

Drini shtratit tkurrë gëzofin
Kur njeriu i hedh bërllokun

Në trotuar kur parkon
Shpeshherë rrugën e bllokon

Kur tjetrin e pengojmë
E për veten çka kërkojmë?

"

Fjalën e ligë kur e lëshon
Mendo tjetrin mos e ofendon

Kur pa dashje dikë pengojmë
Është e falur, ta kuptojmë

Jo veç veten ta rehatojmë
Por për tjetrin pak të mendojmë

Në dy kahe kur shikojmë
Shumë më drejtë jetën e shohim

2014

 

 

 

KUR NJERIU BËHET DHELPËR

Kur njeriu bëhet dhelpër
M`ba kujdes ku hedh grepin

S’gjuhet peshk veç me grep
Dikush peshq zë në xhep

Kur dikush shpinën të lëmon
M`ba kujdes ku të gicilon

Kur dikush ta ngre kapelën
M`ba kujdes ku kruan qelen

Kur i ligi të lavdëron
Kujdes hilen ku ta lëshon

S’hyjnë gjithë njerëzit në një thes
Na është bërë hije, ah ky ves!

Megjithatë, këshillë e vjetër
M`ba kujdes, kur njeriu bëhet dhelpër

2014

 

 

KUR S’ LEXOJMË

Një moti libri u ankua
Ne librari e bibliotekë
Sa shumë njerëzit me harruan
Thonë lexojmë në internet

Pak besoj këtë kur dëgjoj
Me këto llafe xhepin mbusha
I shoh kokat thellë gjykoj
Ah, sa pak janë te lexuara!

Kot me fshihen pas gënjeshtrës
Kush lexon unë mirë e di
Ia shoh fjalën mendjemprehtë
Nga e ka atë dituri

Kështu tha libri i hidhëruar
Tek rri mbyllur diku në rafte
Ah, sa shumë ishte pikëlluar!
Tek na i thoshte këto llafe

Ndaj me kot ju me gënjeni
Kush lexon unë mirë e di
Por me tepër veten mashtroni
Në libra mësojmë dituri...

 

 

 

FRONTI I BISHTAVE

Në një front majë Olimpi
Kush mëton të jetë i pari
Gjithë nga prapa i vënë bishtin
Është zakon, nuk të falin

Dikush nis ta pikturojë
E një tjetër ngjyrë t’i hedhë, s’e ka dert
Pastaj dhenë fjala mbulon
O e pate, o s’e pate, të qoftë me shëndet

Dikush thotë nga politika lindi ky ves
Kë e veshin e kë e zhveshin, ç’ rëndësi ka?
Pluralizëm, mendim i lirë, kohë përshesh
Me rëndësi bishtin ta ngjisin, në këtë kala

Ç’ janë bishtat?, - pyeti një vogëlush:
Janë intrigat që ngritë gjithkush!

2014


 

 

 

 

 

NË SHESHIN E DHELPRAVE

Një moti të përdalë dhelpëria mori dhenë
S’i mbeti gjë pyllit harbuan qytezë*

Vështirë ta dalloje këtë dinake të vjetër
Kur zbriti qytetit bishtin kishte fshehur

Sa shumë vite ikën hilja u hetua
Zgjebaraket e pyllit qytetin e pushtuan

Gjithçka vajti vonë shumëzohen përditë
Qytetit të lashtë i shëmtojnë rritë

Në pyllin pa të zotë shpesh vdirret liria
S’ka kohë më të ligë kur harbon dhelpëria

Jo më kot nuk thuhet një fjalë e vjetër:
Mos iu ruaj dhelprës, por njeriut dhelpër!

2014

 

 

 

 

 

 

KJO ËSHTË BOTA

 

 

 

Dikush ngriti një kala

 

Tjetri nuk ka sy me pa

 

 

 

Dikush eci, lart shkoi

 

Tjetrin smira e verboi

 

 

 

Dikush hëngri një përshesh

 

E gjithë bota mori vesh

 

 

 

E dikush dy vjersha shkroi

 

Veshët botës ia shurdhoi

 

 

 

Tjetri merret me punë të kota

 

E ankohet shumë u lodha

 

 

 

Njëri botën përgojon

 

Gjithë qytetin e helmon

 

 

 

Është thënë: Vetëm peshku

 

prishet nga koka

 

Tjetri thotë: kjo është bota

 

 

 

2014

 

 

 

 

 

 

 

MOS VË VESH

 

 

 

Kur dikush skaj rruge thur

 

Del një tjetër e hedh gurë

 

Një i tretë thupra thyen

 

E një tjetër shqelm i bie

 

Tjetri thotë keq e ka thur

 

Ah, sikur të ishte ngritur mur

 

Me shamatë a me gurë

 

Tjetri: të kishte një dritare

 

Apo derë në skaj fare

 

S’do ta lagte asnjë shi

 

Mirë do rrinte si avlli

 

Kështu e ka puna e pazarit

 

Bëhet samar i gomarit

 

Hip e zbret kush vjen i pari

 

Mos vë vesh kush çka thotë bota

 

Mos qajë kokë për fjalë të kota

 

Se po i vure botës vesh

 

Gardhi  yt do të bëhet lesh

 

Sdo të jetë gardh as avlli

 

Veç një grumbull me kërthi

 

 

 

2014

 

 

 

 

 

 

 

SHTËPIA E DHELPRËS

 

 

 

Një dhelpër zgjebose bëri një pallat

 

Të tjerët vrapuan i ngritën lëvdatë

 

 

 

I ngritën aq lart lëvdata sa s’ka

 

Për veprën e bukur që dhelpra kish bërë

 

 

 

I ftoi dhe në festë kur shtëpinë e mbaroi

 

Nga dyer e dritare nis të vërshëllejë

 

 

 

Skish vënë asgjë brenda pikoi mbi çati

 

Jashtë bënë mot i lig, shi me stuhi

 

 

 

Të thyer të ftuarit nga aty u larguan

 

Në shtëpinë e dhelprës as dhëmbin s’e kruan

 

 

 

Jo më kot nuk thuhet se asgjë nuk ka

 

Nga dhelpër e zgjebosur nuk del asgjë

 

 

 

2014

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MOTE DHELPËRIE

Për mjeshtër hajdute dhelprën e akuzojnë
Pa e sjell në gjykatë dënim i caktojnë

Bile as në burg fare s’e pranojnë
Dënim me vdekje e ekzekutojnë

Çfarë të bëj e gjora kur s’ka avokat
Bile s’e pranuan as anëtar në shoqatë

E gjykojmë shumë rëndë, kot i bimë në qafë
Vërtet na bën dëm veç sa për një barkë

Kush s’gjykon njeriun për ILO  e tenderë
Anarki vëllaçko janë shumëzuar dhelprat

2014

 

 

 

 

KOT MOS FOL

Një çast kot kur e kalojmë
Ai na ikë asgjë s’fitojmë

Kot kur flasim kush s’dëgjon
Fjalë për tepër t’i harxhon

Ku gumëzhijnë e nuk ka vesh
Kot me fjalën grinë përshesh

Mos fol kot për politikë
Në një kopsht zoologjik

Mos ngrit llafe për letërsi
Aty ku flitet për arushë e thi

Ku vë fjalën mirë pesho
Të shkojë kot, mos e lësho

2014

 

 

 

 

 

 

 

Përmbajtja

 

 

 

Piktura në mur ………………………………………..5

 

 

 

 

 

 

 

Gëzim Ajgeraj

PIKTURA NË MUR

(Libër për fëmijë dhe të rinj)

Botoi: Metafora

Prizren – Zvicër, 2014