PORTETI I DITËS NË KUKËS

 

S`kish kush të në e priste udhën me Drinin

As mallin të ma linte zjarr në gjoks

Te porta e gurit, moti ia kishim shtypë

                           kokën gjarpërit të veriut

 

Gjallica na priti me diell mbi kokë

Vargu i Agim Spahiut na uli në sofrën e rikujtimit

Kukësi na priti zemër bardhë me Zanën, Idën e Petritin

 

ç`mall ndamë unë e miku imë shkrimtar

Së dy vëllezur të djegur prej dekadave

Petrit Palushi ma portretoi imazhin e Kukësit

E dhimbjet e Havzi Nelës mi shpalosi një për një

 

Unë e miqtë e mi; Abdullahi, Berati e Ilami

Me diellin e Kukësit e fiksuam kronikën e kohës

Përpara Muzeut të egzodit e Bustit të Skënderbeut

Qytetit i thamë; Faleminderit

 

Ah, sa u çmalla, mallit të ndaluar

Dyzet e pesë pranvera e kisha pritë këtë ditë

T`më falni miqtë e mi dhe për këto lotë gëzimi

 

                           Maj, 2012