Gëzim Ajgeraj

 

 

Abaz çengaj; „MBI VARRIN TIM“, Botoi Klubi letrar „Luigj Gurakuqi“, Dragash, 1994

 

Rikthehemi këtu e tetëmbëdhjetë vite më herët në kohë, për të hyrë nga e sotmja në vargun e poetit Abaz çengaj, në një kohë të pa kohë për ne shqiparët, kur edhe u botua ky libër. E themi pa kohë sepse kauza shqipare, në atë kohë po jetonte aparteidin e robërisë, nga dora e hekurt e okupatorit. Shikuar mbrapa në kohë, të imagjinosh fjalën e lirë, e ta bësh atë të flatrojë brenda librit, të bësh vetëvrasje. Por koha dhe poetët nuk ndalen. Ata ecin, bile me guximin e pa thyeshëm për dritën e sajë për lirinë. E po në këto kohë, Abaz çengaj, nuk mbeti vetëm me botimet e asaj kohe në „Bota e re“ apo edhe tek „Zëri i rinisë“, por erdhi shumë guximshëm me librin me poez; „Mbi varrin tim“.

 

O planet i intrigave, rrenave

Mashtrimeve djallëzore

O planet

Të quajtën tokë

Të quajtëm tokë e zezë

Qe mbolle

Farë të egër njerëzore

Rrite njerëzinë

Mbi dheun tënd

O mallkuar qofsh

O sistem yjor

mallkuar

qofsha edhe unë

nëse jam NJERI

 

   PROTOTIPET SATANIKE

 

E filluam pikërishtë me këtë poezi, si zë e një shpërthimi poetik nga brenda, si një protestë karshi kohës dhe dhunës që ushtrohej në atë kohë nga dora barbare e okupatore, me qenje dhe me emër njeri. Dhe ky zë poetik, sikur mallkon qenjen njerëzore, shpirtin e dhunshëm, i cili ngrihet si bishë mbi njerinë. Dhe kjo qenje me fuqinë dhe shpirtin djallëzor, bëhet bishë mbi tjetrin. Dhe klithma e dhimbshme e poetit, mallkonë atë, mallkon edhe sistemin yjor, dheun që mban një qenje të tillë me një shpirtë të tillë. Vetë poeti, sikur don të largohet nga kjo qenje, për tu distancuar nga nga qenësia e të qenit njeri.

 

U lindëm

Që të vuajmë

Apo

Vuajmë për t`u lindur

Nën

Albat tona

Kemi azil

 

(RI) LINDJA

 

Duke jetuar nëpër një kohë satane, me barbarin mbi kokë, të veshur me helmet e skafandra, askush nuk e di të nesërmen. Koha mizore e robërisë që vret çdo qastë, natën e ditë, në rrugë, në shkollë e në shtëpi, sikur njeriun tonë e bën të pa sigurtë se si do ta gjej e nesërmja. Kush më mirë se poeti e ndien atë, e përcepton dhe e ndrydhë brenda vetes. Por jo përgjithmonë. Muza e tijë poetike sikur shpërthen, për ta nxjerre atë edhe në letër,

 

Askush

Nuk e di

Çfarë e pret e nesërmja

Dita vesh çarçaf të bardhë

Çefin

Të gjallin

Nata e mbulon me dhé

E përbin

 

   ARDHMËRIA

 

Ngjyrat e dhunës jan të kuqe gjithmonë. Ato bartin me vete plagë në trup e në shpirtë. Dhe ngjyra në vargun e poetit vie si thirrje, si protestë karshi zërit që i bënë sehir dhunës. Dhe jo rastësishtë poeti mllefoset kundër heshtjes dhe sehirës që vjen nga institucioni me emrin OKB. Dhe thirrja e poetit, bie si kushtrim për shpresë, për qëndresë, për një përballim karshi asajë që na i skuqë përditë pragjet tona.

 

Gurëzohen eshtrat

Bëhen shkëmb

I madh malli për ju

Filluan të çelin lulet

...

   PËRBALLIMI

 

Dhe shkëndijat e shpresave që po lindnin anëekëndë atdheut, për një të nesërme të ndritshme, për poetin po vinin si rreze drite se kjo kohë do të përballohet, dhe edhe karshi dhunës, do të përbirohemi, për ti gëzuar të nesërmeve të bardha. Dhe brezat që do të vijnë do ti gëzojnë ato. E tillë është poezia ;Tim Biri, e cila vie Para Agimit, si ; një takim i ri, ... kur të gjithë të vdekurit, ngrihen nga varri, e të gjithë të gjallët, kthehen nga autopsia, rivendosen në arkivolet, e tyre të lashtë, ku rrjeta e marimangave, është shekullore..., thotë vargu i poetit.

Plagët tona i numrojmë nëpër shekuj. A do të jetë kjo kohë e fundit, nga e cila do të dalim njëherë e përgjithmonë përtej tyre, për të mos u skuqur më kohët dhe trojet tona. Vargjet vijnë edhe nëformën e një testamenti, duke mos i ditur të nesërmes, se qka na pret. Dhe qëndresa që po lindë, sikur po jep shkëndijat se nesër do të ngadhnjejmë, edhe përkundër humbjeve dhe përgjakjes sonë që do të vie. Besa e jonë e ruajtur në mote, sikur na prinë gjithmonë, drejtë një të ardhëme të bardhë. Dhe ndjenja e poetit në vargun ;I gdhendur në gur, sikur vie si një lajmotiv i hidhur se koha që do të vie, na i kërkon edhe emrat tonë diku. Dhe balada vazhdonë, siq vazhdon gjëma e kohës, brenda të cilës gdhendet ajo. Dhe balada zgjatë, siq zgjatë balada e jetës mbi dheun e arbërit, për tti bërë roje lashtësisë, trojeve shekullore. Poetit gjithmonë i paraprinë ndjenja për ikjen e parakohëshme, për vdekjen që sillet vërdallë gjithandej atdheut të robëruar. Dhe vargëzimi vie si një testament, si një amanet i cili i bën roje kullave, varreve.

 

Plagë çela zemrën

Shqipe Guri

Shkruaj për ty,

Kreshnike e maleve,

Meriton gjakun lotin

Fidanet nuk i mbollëm ne

Buqetë lulesh vendosi

Mbi varrin tim

Ujiti me lotë

Të mos thahen kurrë

 

   MBI VARRIN TIM

 

Dhe lufta me satanën e veriut vazhdon, siq vazhdon mbijetesa e jonë me shpresën për të nesërmen plotë dritë. Jeta kuq e zi nuk thyhet, ajo vazhdonë përballjen në arenën e lirisë, në përpjekjen për të deri në flijim. Dhe dekada pa tjetër se do të bie, siq thotë vargu i poetit, për tu ndërtuar shpresat e reja të të ardhëmes së bardhë. Se një ditë pranvera do të vjen, ajo do sjell lule, rreze drite, do sjellë liri, siq pretendon shpresa e vargut të poetit. Dhe liria në dheun e Arbërit, për një gjysëm dekade më vonë, nga vargu himnizues i poetit, erdhi në dheun e Arbërit. Erdhi ashtu siq edhe e ndjeu poeti, muza e tijë poetike e shkrirë në vargë, për të qen të lirë, për të mos pasë varre më, për dritën e sajë.

 

                                                                   Zvicër, 30 maj 2012