Gëzim Ajgeraj

 

RECENSION

 

BEDRI HALIMI; "Kënga e Lumit", botoi: Shoqata Kulturore; "Ymer Prizreni", Sharr, 2009

 

Epiko-lirika, kësaj radhe zbret brenda vargut të poetit Bedri Halimi, duke na e përshkruar një periudhë historike, në vargje, duke na dhënë pasqyrën më origjinale të atdhedashurisë dhe flijimit për lirinë. Në faktë, janë personazhet e një epoke të cilët poeti në vargëkëndimin e tijë, shpalos biografin e dëshmorëve në vargje. Bedri Halimi, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, i burgosur politik, aktivist i dalluar në aktivitete me vija kombëtare, veprimtar i dalluar edhe në radhët e UÇK-së për rajonin e Opojës, gazetar, publicitë e poet, bartë me vete një bagazh shumë të pasur në shërbim të kombit dhe atdheut në përgjithësi. Deri më tani, Ai ka botuar disa libra nga zhanret e ndryshme si; poezi, publicistikë, histori, shkencë etj. Është editor i revistës "Sharri" dhe bashkëpunëtor i i shumë gazetave dhe revistave nga periodiku i kohës. Libri "Kënga e lumit", është një libër shum i veqantë dhe emblematik për ka rëndësia, sepse poeti përmes vargjeve e sjellë përpara lexuesit, një histori sa të dhimbëshme aq edhe krenare të popullit tonë, e në këtë rastë me specifikë të veqantë nga treva e Opojës. Dëshmorët e UÇK-së, nga regjioni i Opojës, janë dhimbja dhe krenaria e poetit në vargje, duke e kujtuar veprën dhe sakrificën e tyre, duke i nderuar ata të skalitur nëpër vargje, si një kujtesë e lavdisë dhe e krenarisë kombëtare.

 

BALADË PËR LIRINË

 

Baladë për lirinë, do ta quajmë ne poezin e poetit Bedri Halimi, në këtë libër, të cilin do të përpiqemi ta zbërthejmë nga brendia e vargjeve të thurura për dëshmorët. Sepse, vetë përmbledhja me titullin ;"Kënga e Lumit", është një baladë e cila i kushtohet atyre që e sollën lirinë. Ndërsa sinonimi i lumit, që vie në këtë libër, është si rrjedhë e përhershme e cila ecë, lëvizë, rrjedhë e s`ndalet. Herë herë vie si sinonim poetik, i shprehjes së poetit i cili përmes vargut në baladë, u këndon atyre që na e sollën lirinë. Pra në këtë rastë, Lumi sikur na vie vetë poeti i cili duke qenë i lidhur ngushtë me ngjarjet, me rrjedhën, me ata që hynë lavdishëm ne baladën e tijë, këngën për ta nuk e ndalë edhe nëpër vargje, për tu kënduar lavdi.

Dhe kënga e lumit, nuk fillon me epokën më të re të luftës së lavdishme çlirimtare, por ajo fillon këtu e mbi njëqindëvjet përpara, atje prej nga edhe buronë ideja e një idealizme të tillë për të cilën u sakrifikuan breza të tërë.

6.

Përse mendohesh o Ymer Prizreni

Buzëqesh he burrë

Si rrufeja çan dhe shkëmbin

Por kurrë Kalanë e vjetër

Ti do të vish!

Do të vish se s`bën!

Po s`erdhe,

As zogjtë e detit nuk do të fluturojnë

Në hapsirën e kaltër

     YMER PRIZRENI

 

Vargu poetit, jo vetëm se fillonë me kryeplakun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili edhe vie nga treva e Opojës, por na sjellë në kujtesë idealizmën drejtë të cilës duhet ecur, punuar e luftuar për të. Dhe vërtetë, personazhet e baladës së Lumit, ecin këtijë ideali, duke e bartur me vete etjen e lirisë, etjen për bashkim, dhe militantizmin deri në flijim, për çështjen madhore të kombit. Vargjeve të baladës, epiko-lirika sikur prekë majat e lavdisë dhe krenarisë kombëtare, siq ishte lufta, sakrifica dhe flijimi që e bënë dëshmorët për këtë ideal. Përpara gjith kësaj, poeti nuk harronë përpjekjet nëpër kohë, luftrat dhe personazhet që i bënë ato. Ai përmendë edhe shum emra tjerë nga treva e Opojës, duke u munduar të hedhë dritë me vargje, mbi të kaluarën e lavdishme edhe të kësaj ane. Kësisoji, Ai sikur bën përpjekje për të mos i mbetur borgjë historisë, dhe së dyti dëshmonë se duke e nderuar, kujtuar të kaluarën, dijmë të ecim përpara, ashtu siq ecën dëshmorët, rrugës së parabrezave që e ngritën dhe trasuan idealin e çlirimit kombëtarë.

Duke qenë shumë afër dhe brenda rrjedhave, duke i njohur nga afër dëshmorët, shpirtin e tyre, vargu poetik siku reflektonë rrjedhshëm atë ndjenjë lirike e cila e shoqëronë poetin pa ndalshëm brenda baladave. Kjo është edhe një ndihmes shumë më e madhe si për poetin, ashtu edhe për ne lexuesin, sepse na afronë shumë më afër brenda shpirtit të tyre, dashurisë, atdhetarizmës, militantizmës së tyre, për ti njohur nga dora e parë dëshmorët, edhe ne si lexues.

 

7.

Ah zogjtë

Kur të vijnë sërish

Për ta sjellë pranverën

Ditëlindjen e rinisë do ta festojnë

Këto janë gjëra që s`harrohen mik

Figura të përjetësuara

Trëndafila të agimit

Do bëjnë roje

Të mos bëjë ftoftë trotuareve

Te gjoksi t`ua vë

Nëntë të dashuruarve

     KËNGA E LUMIT

(Dëshmorëve të kombit nga Opoja)

Në vend të prologut

 

Dhe vargu rrjedhë pa ndalshëm siq rrjedhë kënga për ta, për të mos u ndalur kurrë. Vargjet për dëshmorët brenda librit, kapin një radhitje alfabetike, por të gjitha ato brenda veti kan një lidhshmëri për të mos u ndarë kurrë, siq ishte edhe qëllimi i idealit, luftës dhe flijimit të këtyre dëshmorëve. Vargjet për Alajdin Xhezairin, një luftëtar i dalluar dhe një dëshmorë i luftës çlirimtare, i cili ra heroikishtë në luftën e Vërrinit, në pranverën e nëntëdhjet e nëntës, për tu bërë rreze drite e pranverës së lirisë në Kosovë.

 

1.

Me emrin tënd

U këndua himni i lrisë

Ëndrrim dhe ninullë

U bë legjenda e lashtë

Në mesditë duke pritur barbarët

Në qytet u bë qëndisja e shamisë

E Qirinjëtë ndriqojnë muret

Kur bilbilat këndojnë këngët e lirisë

...

           ALAJDIN XHEZAIRI

 

Vargje sa epike, aq edhe të dhimbëshme, kur dihej se pjesa më e madhe e djemve të lirisë, ishin të rinjë të pa fejuar, (Në qytet u bë qëndisja e shamisë), të fejuar e edhe të martuar me nga një tufë fëmijësh në shtëpi, por me idealin militantë në zemër për lirinë e atdheut. Janë vargje prekse deri në palcë, për lexuesin e mirfilltë që ia njeh shpirtin dhe frymën e dhimbjes së vargut.

...

2.

Erdhe si fluturat në Atelie

Me fener në dorë

Po Abdurrahman

Qyteti pa qiell të mos mbetej fillikat

Lutjet e nënës të mos kishin pendesë

Rrugën ia hape pranverës në çdo fshat

...

       ABDURRAHMAN GËRDELLAJ

 

Personazhet e poetit, vijnë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, nga të gjitha anët e globit, ashtu siq mbledhen fëmijët rreth nënës, për ti bërë dritë asajë. Dhe të tillë ata hyjnë nëpër vargjet e poetit, për ti dhënë madhështi dhe laryshi baladës.

...

7.

Unë të dua

Sepse e munde vdekjen

Duke u bë engjëll mbrojës

O njeri i madh i stinës së bukur

 

               ADEM BERISHA

 

Shkëlqimi i vargjeve prekë herë epikën e krenarisë dhe herë herë shpalosë vlerat dhe virtytet njerëzore, të atyre që e bënë këtë epokë, duke na kujtuar se bijtë kësaj epoke bartin me vete vityte të larta kombëtare, duke u bërë shembull edhe për brezat që vijnë pas.

 

4.

Fetah

Emri ytë tregoi

Se si e vërteta të bën të lirë

Të mos mashtrohemi pas parasë së egër

Si meteor u shëndrrove në pranverë

Diku brenda teje prangose përgjithmonë

Fytyrën e përbindëshit

...

     FETAH SYLEJMANI

 

 

Kthimi i djemve të vargut të poetit, braktisja e pasurisë dhe të mirave që i kishin nëpër vendet tjera, kthimi në atdhe për qëllimin më fisnik dhe më të lartë çlirimin e tijë, në baladë merr frymën epike, sepse vetëm njerezit me vizion, e qëllime të larta fisnike, marrin vendime të tilla.

 

2.

Po Fisnik valltari

Na përshëndet nga kopshti

Me ligjërim zjarri

E kumbim e bubullimë

ç`fat ke përjetuar, kur dhe pse?

Fatin e zgjimit të përjetshëm

Ne të thirrurit nga ti

Në zanatin e ëndrrës së vjetër

Për të respektuar vlerat e kësaj bote

...

     FISNIK IBRAHIMI

 

 

Kolona e të kthyerve në luftë për çlirimin e atdheut, s`ndalet, siç s`ndalet kënga në baladë. Ilmi Batjari, është pjesë e epokës së lavdishme të luftës së UÇK-së. Ai është një nga shembujt më emblematik të të braktisjes së të mirave që i kishte në Zvicër, për të iu kthyer atdheut dhe luftës deri në flijim. (Duke u njohur me Hilmi Batjarin si nxënë në shkollat e Prizrenit dhe në internatin e Qytetit, shoqëria e jonë kishte vazhduar edhe në Zvicër. Dhe pak ditë përpara nisjes, në Buchs të St. Gallenit, më njoftoi për vendimin. U ndamë përmallshëm me lotë në sy, për një ritakim në Kosovën e lirë. Ai u martirizua që brezat të jetojnë të lirë. Lavdi.G.A.).

 

2.

Po ti Ilmi kishe ardhur të këndoje me maliher

Jo të tregoje përralla – as dialog me vdekjen

Për ata që të mos harrojnë këngët kalorsiake

e sot qyteti pa gjumë nuk mbeti pa gjurmë

Shkruan për bijtë e maleve

për lindjen e krijesave në agim

Për rrugëtarët e pa ndalshëm

Për pleqtë e diellit që numërojnë yjet

3.

Sa shumë

sa shumë yje u bëtë Ilmi

në pranverën që e sollët

ti je vetë liria – që beson te njeriu

Ju nuk jeni – vdekja – po njeri që ecën serioz

Kështu the Ilmi apo jo

Për zhurmën e pikëlluar – nuk thoshe asnjë fjalë

I besoje ardhjes së pranverës

E jo të vdekurve që heshti çdo ditë

...

               ILMI BAHTJARI

 

Ecëm dhimbëshëm brenda këtijë vargu, duke na i shpalosur dhe kujtimet tona, dhe e përceptuam atë me shpirtë nga brendia, për ti prekur nga afër edhe një herë kujtimet dhe shpirtin e qiltër të dëshmorit Ilmi Batjari, i cili çështjes kombëtare nuk ju nda qysh nga rinia e hershe e deri në flijim për të.

...

Ruzhdi

Emri yt – vigjilencë

Lidhje e lirë ndaj neverisë

Ti nuk na ke braktisur

Emri ytë – këngë për paqen

Trëndafil i ditëlindjes për nesër

6.

hijet janë zhveshur profesor

Dhe pyesin – vallë a kam jetuar?

trokasin në skaj të botës diku

Me të drejtë vetëm për të shikuar

...

     RUZHDI BERISHA

 

Në vargjeve të poetit zbresin edhe ata që netëve të gjata gdhendën portretin e ardhmërisë së atdheut, duke hapur dritë edhe për tjerët, që ta shohin, të luftojnë për të, dhe të ua bartin brezave. I tillë në vagje na vie edhe personazhi i vargut të poetik, i cili edhe u flijua për këtë ideal.

...

4.

Samidin

Dikush asgjë ende nuk di për pemët

As për rrugën e rëndësishme që trazohej

Fjali të thjeshta thurin për vete – me pamje të dyfishtë

E një ditë dikush do të pyes pse

Shtërngatë vetëtimash e rrufesh shkarkohen

Nëse nuk nderohen pëllumbat e paqes

...

               SAMIDIN EMINI

 

Dhe vazhdon, siq vazhdonte lufta për çlirim. Një militantë tjetër i këtijë vargu, vjenë Ymredin çengaj, luftëtarë deri në flijim, për çlirimin e atdheut, i cili u bë emblemë e pranverës së kuqe, në Jeshkovë të Vërrinit.

...

5.

Sa her lind dielli

U shohim juve Ymridin dhe marrim frymëzim

Të mos largohemi nga jeta

Fitorja juaj në fushbetejë

Është dhunti e mundimëshme e bijëve të tokës

6.

Ata që harrojnë Ymridin

Do ta shohin ëndërr hijen e vet

Praktikojeni jetën me bisha të egra

Me ecjen tënde nga dielli

Shpresa nuk na le në peshën e mjerimit tonë

...

       YMRIDIN ÇENGAJ

 

Dhe sa më afër vjenë liria, kënga e lumit bëhet më e vrullshme, duke paralajmëruar pranverën që po vie. Por ardhja e sajë bartë edhe plagët e kohës së kuqe, për të mos na lënë ti gëzohemi plotësishtë asjajë. Ajo bartë me vete edhe dhimbjet e kohës, që nuk i ndahen atdheut dhe as baladës së poetit në këtë rastë.

...

5.

E përkohshme është jeta

Sytë tu ndalën orën e zjarrit të lig

Në shtëpinë e vjetër

Rrezja e artë këndon melodi të lehtë

Dhe tregon se edhe fitimtarët vdesin një ditë

...

             TASIM KRASNIQI

(Ushtar i UÇK-së, që vdiq tri javë pas lufte, si pasojë e luftës)

 

Kënga e lumit, përmbyllet brenda një epilogu, që vjen si një kujtim, si mirënjohje dhe si lavdi për ata që e bënë epokën dhe hynë brenda këtyre vargjeve të lirisë.

...

2.

Ju jeni skulptorët e lirisë

Përmes pyllit fluturat drejtë dritës

Ku hiri i ftohtë në gurin e nxehtë

Tregoi platformën e vuajtjes së atdheut

Fshehurazi zbritët si muzgu mbi liqe

Lundra e juaj përherë roje për ditën e zezë

...

             NË VEND TË EPILOGUT

 

 

Në fundë do të konstatojmë se vargjet e librit; "Kënga e Lumit", janë përkushtuar figurave madhore të kombit dhe dëshmorëve të UÇK-së, nga regjioni i Opojës. Vargjet e poetit Bedri Halimi, na vijnë si një ringjallje për ata që u flijuan dhe na dhanë dritë neve sotë, për ti kujtuar, nderuar e trasuar rrugën dhe amanetin e tyre, për atdheun e lirë.

 

                                    Zvicër, 10 qershor 2012