Gëzim AJGERAJ

 

Faik Beqaj "ENGJËJT E FERRIT" (Aforizma), botim autorial, Prizren, 1994

 

Në vend të hyrjes:

 

Faik Beqaj u lindë në Prizren më 1950. Shkollën normale e kre në vendlindje ndërsa filozofik ( Gjuhë dhe letërsi shqiptare) në Prishtinë. Studimet postdiplomike i mbaroi në Universitetin e Zagrebit (Kroaci). Ka shkruar poezi, ese, recensione teatrore etj.

Ka botuar këta libra; "Vetëm ura e gurit", poezi, "Rilindja", Prishtinë, 1988 dhe librin me aforizma "Demonizma", më 1992. Ky është libri i tij i tretë.

Pas një sëmundje të rëndë, vdiq në vitin 1994.

 

ENGJËJT E FERRIT

(Aforizma)

 

Aforizma, një zhanër krejt specifik dhe i mangët në letërsinë shqipe, e që poeti, eseisti e kritiku Faik Beqaj e sjellë përpara lexuesit me një elegancë të lartë artistike. "Engjëjt e ferrit", për autorin janë prijësit e kohës të cilët jetën e popullit ia bëjnë ferr, e që për mes fjalës e mendimit aforistik, thumbohen e dalin në shesh të pa larat e kohës së "engjujve".

"Kjo kohë fjalimesh, s'është kohë e fjalës", thotë autori për kohën të cilën e vënë në aforizëm. Apo; "E hëngër populli, sepse u besoi atyre që i hanin fjalët". Duke e vënë kohën në pasqyrën e fjalës aforistike, nikohsisht e demaskon atë përpara turmës e cila shumë herë gjendet mashtruar. "Gjatë i dëgjuam - derisa i kuptuam", pra e gjithë koha, klasa politike e një kohe të huaj që e ndrydhi populli tonë, janë rrethi i shigjetës së fjalës së Beqajt.

 

KËMBËKRYQ NË UDHËKRYQ

 

"Njerëzit e fjalëve po shkojnë, por assesi të vijnë njerëzit e veprave", është fjala kur popullit tonë ende i mungonin prijësit e vërtetë, që do të kontribonin vërtetë për të mirën e atdheut. "Durim edhe për kafjall, edhe për drekë edhe për darkë. Durimi është menya e jonë", aludohet në kohën kur gjithçka, edhe torturën, dhunën e vrasjen e ndrydhnim brenda një durimi që proklamonte politika. "Demokracinë e kemi pritur me padurim. Tash duhet ta durojmë", është mesazh i mirë edhe për kohën kur është thënë, por mbi të gjitha edhe për sot kur i kemi parasysh gjithë ato paragjykime për në mendim ndryshe.

 

KOHË E SËMURË

 

Shikuar në kohë dhe nga këndi real, siç e sheh autori, vërtetë kjo kohë, sikur kërkonte një terapi, për të u larguar nga ligësit e saja, pjesërisht po. "Edhe pse është kohë e turbullt, shumëçka po sqarohet" apo "Po lindë e vërtet, do të ketë të vdekur". Pra është një kohë brenda së e liga dhe e mura janë përzier dhe brenda këtij kaosi ka humbur shumëçka.

 

SENTENCA POETIKE

 

Janë vargje të shkurta, që mbajnë një gërshetim aforizëm poezi, të shoqëruar edhe ne metaforë, e qe të gjitha bashkë e përbëjnë fuqinë e shprehjes aforistike të autorit.

 

Më erdh një çast

E më la përgjithmonë

Një shqetësim për frymëzim

 

       ( NJË QAST, fq, 114)

 

 

Ndërsa në tërsin e librit, brenda aforizmës, është e shprehur satira e cila në formën thumbuese, kryesishtë i "Fishkullonë" kohës së komunizmit, dobësive të këtij sistemi, udhëheqësve të tij etj. Në fundë, aforizma e Faik Beqajt, është një shprehje e mendimit filozofik të tij, të vënë përballë kohës të cilës jetoi dhe krijoi ky poet.

 

                                                          Prizren, 1999