Gëzim Ajgeraj

 

 

Recension

 

Ibrahim SKENDERI; „Dritëhënë“, poezi, botoi „Fidani“, Prizren, 2011

 

Vargëzimi i poetit Ibrahim Skenderi, sikur është bashkëshoqërues hapave në përditshmërinë e tijë jetësore. Ai lindë me ecjen e poetit, me kohën dhe me frymimn e tijë. Gjakimi për vargun, bëhet muzë e përhershme e e cila e ngacmon poetin, në qdo lëvizje, në qdo hapë. Dhe vokacioni i tijë krijues, brenda kësaj ecje nëpër kohë, ia arrinë të na sjellë laryshi temash dhe vargje të cilat bëhen edhe më tërheqëse në lexim.

 

ECJE NË DRITËHËNË DREJTË MËNGJEZIT TË ZGJUAR

 

Robëria e atdheut, dashuria për të dhe preokupimi për lirinë e tijë, janë sfidat nikohsishtë shqetësime të cilat në vazhdimësi e përcjellin muzën poetike të Ibrahim Skenderit. Ska si të dilet nga koha dhe rrethi që na rrethon, e në veqanti poetin që e ndjenë, e përcepton e e ngacmon gjithqka që lëvizë e frymon për rreth tijë. Dhe të gjitha këto perceptime e shqetësime i gjemë si figura apo si portrete nëpër in e kohës dhe rrethanave që frymoi e krijoi poeti. Tri kohë, janë ato që e shoqërojnë vargun poetik dhe si të tilla ato japim një dëshmi në formën e vargjeve, për mbijetesën tonë me ecjen nëpër tehun e shpatës, për të ardhë tek drita. E gjithë kjo ecje në dritëhënë, drejtë një mëngjezi të zgjuar, sikur kaloi brenda dhunës së natës sonë shekullore, por pa ndalur në hapa, pamvarësishtë pengesave dhe harqeve që na i ngriti robëria. Ecja nëpër kohë, si simbolikë e cjes sonë deri tek mbijetesa, kap ciklin e parë të ndarjes së kohëve, siq i ndanë poeti në vargjet e tijë. E gjithë kjo ecje, kjo mbijetesë ka një drejtim, ka një synim dhe ka një orientim, që në vargun e poetit ndërtohet su udhë e kombit. Pra kjo është një shkëndijë orientuese se nga duhet të shkohet, nga duhet të mendohet e synohet mbijetesa e jonë. Me një fjalë, ne ishim padrejtësishtë të ndarë dhe orientimet tona shpeshherë kapërdiheshin gabimishtë me kohën. Dhe ky orientim në vargun poetik na vjen si një lajmotiv, që kapërcen gurët e dhunshëm ndarës, dhe niset përtej atyre, për të hapur shtigjet e ndarjes së dhunëshme. Poeti sikur e ruan amanetin e të parëve për ta bartur ndër breza, që drita e vizionit mos të shuhet kurrë.

"Ec, bir, ec…

Rrugë e dritës është kjo"

më jepte zemër babëloku

me vizionin shpresëngrirë

ndrydhur në gji

 

"Ec, bir, ec…"

 

E unë ecja e rritesha

Rritesha bashkë me vitet

Bashkë me monopatet

Që s`kishin t`mbaruar

NË RRUGËN E KOMBIT

 

Ishte amaneti i të parëve i ruajtur në gji, që bartej brezave për të mos harruar se jemi ndarë padrejtësishtë, siq ndahet dhunshëm nëna nga fëmija. E gjithë kjo ishte sfidë e kohës që shumë se një gjysmë shekulli u shtrydhë në brendinë e shpirtit shqiptarë, për të dalë në dritë si nevojë e domosdoshme e mbijetesës sonë, ndryshe qenja e jonë e coptuar rrezikohet në çdo kohë. Dhe koha erdhi. Erdhën kohët e dhunshme barbare, mbi dheun e Arbërit, të cilat e nxorrën në dritë konstatimin tonë. Është rruga e poetit, e cila tani më vazhdon në udhën e mbijetesës, por tani më së bashku me nipin, thotë vargu poetik.

 

Shumë vjet ëndërroja Shqipërinë

Imazhin e sajë në iluzion

Bedenat ilire…

Mesjetën e mbijetesës…

Sa kështjella-dëshmi stuhirash

Nga Gryka e Lumës

Në Krujë e Tepelenë

Shumëherë ëndërrprerë

Gjakoja e gjakoja…

 

SË BASHKU ME NIPIN NË SHQIPËRI

 

Dhe udhëtimi për mbijetesë vazhdon, siq vazhdon jeta. Por jo në një ritëm normal. Dhuna e egër e kohëve barbare mbi atdheun e poetit po mbillte plagë të reja. Nuk ishte ky një udhëtim qfarë poeti e kishte ëndrruar dhe dëshiruar, drejtë dheut mëmë. Ishte rrugëtim i dhunëshëm, përzënje nga votrat shekullore. Tani më po hapeshin plagë të reja edhe më të dhimbëshme. Sepse njerëzit e poetit, vetë Ai po dëboheshin nga vatrat stërgjyshore. Dhe vargu vazhdonë;

Agu i prillit `99 përpiu skëterrën

Një grusht baltë e ngjitur në rrotë traktori

Kujtim nga atdheu…

Ta puthë më vajti mendja

Dhashtë zoti të mos jetë puthje e fundit

 

Më koloviteshin ëndrrat e robëruara

Varganit të përndjekur Grykës së lumës

AGU PËRPIU SKËTERRËN

 

Dhimbja dhe mospajtimi me fatin, udhëtojnë me poetin. Ato bëhen peshë, barrë e një kohë të dhunshme, dhimbje e cila për nga përmasa e pëlcet edhe gurin. Dhe muza poetike e poetit, nuk ndalet. Ajo e ngacmonë atë, duke frymuar në shpresë, se një ditë sërish do të kthehet andej nga e dëbuan. Dhe shpresa e poetit ngjitet në ballin e luftëtarit, në tri shkronjat e arta, siq i quan Ai; shqipet e lirisë. Dhe kështu kemi hyrë në kohën e dytë të librit, për ti shpalosur dhimbjet poetike nëpër vargje, për ta shpalosur një kohë e cila sa e dhunshme dhe e dhimbëshme, aq edhe krenare. Dhe Luma e pretë poetin, siq e pretë vëllau vëllaun, por kësaj radhe brenda vargut të mbijetesës, brenda vargut të të deportuarve përtej kullave stërgjyshore.

Vargjeve poetike tani më ngjiten dëshmorët, luftëtarët, ata që me tytën e pushkës, kanë vendosur ti kthehen atdheut, ti mbrojnë trojet e tyre stërgjyshore. Ti kthejnë kolonat e mbijetesës prej andej nga janë dëbuar.

 

Si dritëhënë

Nga errësira

shndrite

Ti

Nderi i kombit

Për tu bërë

Legjendë

 

   UçK-së

 

Dhe kthimi erdhi, bashkë me diellin, me lirinë, mbi atdheun e poetit. Ata, tani më po ktheheshin të lirë dhe krenarë, pa barbarin e veriut mbi kokë. Ky kthim, mbushëllon shpresat e poetit, siq mbushëllonë vargjet me dritë, për një jetë të re, në atdheun e lirë. Jeta e re, kërkon dritë kërkonë dije dhe për këtë poeti ngritë Uratë në vargë, edhe për alfabetin.

 

Të na rroni sa Alfabeti

Qiriazët t`i kishin uruar

Nga brishtësi e kohës që ishte

Zor ish`njeri të ketë besuar

URATË

(Delegatëve të kongresit të Alfabetit)

 

Kemi ecur nëpër tri kohët e poetit, siq ka ecur vargu i tijë në këtë libër, duke shpalosur pjesërishtë ato dhe vargun e tijë, që na vjen si një kronikë a dëshmi nëpër të cilën kaloi kauza e jonë kombëtare, dhe vetë poeti. Fundi i librit, na vie me një autobiografi të poetit në vargje, si një kronikë biografike, për atë qfar barti me vete vargu dhe autori i tijë, si një kujtesë për dhimbjet, vuajtjet dhe jetën e tijë.

 

                                                                                             2 qershorë 2012, Zvicër