Gëzim Ajgeraj

 

Nesi, Nesi interesi

 

Ibrahim Skenderi "Nesi, Nesi interesi", poezi për fëmijë, botoi "pionieri", Prishtinë, 1997, faqe 32.

 

Në vend të hyres:

 

Poeti, piktori dhe mësuesi Ibrahim Skenderi, i lindur më 1948 në Brrut të Opojës, deri më tani ka publikuar disa libra; "Dritë e dituri" (Monografi për shkollën fillore "Sezai Surroi" të Bellobratit, poezi për të rritur; "Pas heshtjes" (1994) dhe "Portreti i pakryer" (1996), ky është libri i katër dhe i pari për femij. Pos përkushtimit në libra dhe në punën e edukimit të brezave, Ibrahim Skenderi merret edhe me vizatime, e sidomos punime për libra e kopertina, tek të cilat e ka dëshmuar talentin, për të cilin edhe ka studijuar (degën e artit figurativ) në Prishtinë. Nën edicionin e revistës pionieri, ai botës së më të vegjëlve, u sjellë një libër shumë tërheqës për lexim.

 

NESI, NESI INTERESI

 

Është përmbledhja me poezi, e cila për tematikë e ka voglushen Nesi dhe botën e sajë. Përmes botës së kësaj voglusheje, poeti portretizon botën e më të vegjëlve, lojën e tyre, aventurat fëmijërore, kuriozitetin e botës së fëmijëve etj. Voglushe Vanesa, apo siç e çuajnë rrethi i sajë Nesi, është një voglushe hokatare, me tufat e flokut të lidhura si të voglushes aktore "Pipi" dhe me veprimet e saja fëmijnore, ngjan si një artiste e vogël. Pikërisht përmes voglushes Nesi, poeti vë në varg kuriozitetin e voglushes, dëshirat e saja, lojrat me të cilat argëtohet ajo, etj. Ajo ka shumë dëshira, njëra ndër to, është edhe imitimi, të cilin ajo e bënë sa herë që e she në ekran të televizorit, këngëtaren "Gili". Dëshiron ti ngjajë asajë, ndaj dhe shpesh në dhomë tek e shikon televizorin, e fillon vallëzimin nëpër dhomë. Voglushja Nesi tregon interesim edhe për lexim, edhe pse ende se ka mësuar alfabetin, megjithatë ajo herë pas here i shqipton shkronjat nga Abetarja. Dëshirat e saja jan të shumta, ajo ka dëshirë të eshë fustane të bukura, "bëhet si nuse", imiton traditën e qëndrimit të nuseve në këto anë etj. Ajo çfaçë interesim edhe për botën rreth sajë, mbi të gjitha për vizatimin. Nga temat që trajtohen në vargje, poeti portretizon një voglushe që gjithmonë gjendet pranë tij. Kjo mu për faktin se poeti edhe vetë vizaton dhe nga rrjedha e vargjeve, voglushja duhet ti takoj rrethit të poetit. Pa vazhduar më tej, në zbërthimin e temave, dalim tek vargu i fundit, në libër; Ju qeshni me mua/ kur fjala më ikën / ani, ani, qeshni, / unë po rritem... rritem!/, pra përmes fjalëve të vargut, "Ani, ani, qeshni", arrijë të kuptojmë botën e voglushes Nesi, botën e të gjithë voglushëve të moshës së sajë të njomë. Për fund konstatojmë, se poeti arrin shumë bukur të hyjë në botën e fëmije, ti kuptojë ata, dëshirat e tyre, dhe ti vargëzoj ato nëpër vargje.

 

                                           gusht, 1997, Prizren.