Ismet Lecaj: “GOJË MË GOJË, PËRRALLA N OPOJË”, poezi për fëmijë, botoi: Radio Sharri, Sharr, 2003

Botës së fëmijëve, poeti Ismet Lecaj, ka filluar ti japë margaritarë vargjesh, gjithnjë e më shumë duke u dëshmuar si njohës i mirë i vargut dhe i kërkesave të botës së më të vegjëlve. Përmes librit: “Gojë më gojë, përralla n Opojë”, Ai më së miri na e shpalosë talentin e tijë për këtë zhanër arti dhe mjeshtrinë e ndërtimit të vargjeve, që janë shumë tërheqëse, jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rritur.

Poeti, të gjitha motivet thuaj se i zgjedhë në rajonin prej nga vjen. Brezna është vendlindja e poetit, prej nga burojnë shumica e motiveve në vargje, ashtu siq burojnë gurrat e lumenjëve, që mbushëllojnë liqenin në katundin e poetit.
Thënë metaforikishtë, motivet nga zona e Opojës, sikur i gjasojnë burimeve të lumenjëve të vegjël, që mblidhen përreth liqenit të Breznes, për ta mbushur me ujë atë. Edhe motivet e sjella në këtë libër të poetit, rrjedhin qetë e qetë, deri në vargun e poetit, i cili na i sjellë me plotë freski e gjallëri në këtë libër.

Libri fillonë me poezinë: Mësuesit tim hero, (Xhevat Berishës), dëshmorit të kombit, i cili pos punës shum të gjatë si mësues edukator i brezave, kontribut shum të çmuar dha edhe për çlirimin e atdheut deri në flijim. Vargu pos mesazhit atdhetar, ai vjen si mirënjohje për heroin që u flijua për atdheun.
...
E le ditarin, e kape pushkën
O mësues legjendar
Rrethatore i vure brezit
Për t`qenë fitimtar

...

         Mësuesit tim hero

Vargjet e para të këtijë libri bartin me vete edhe dhimbje, kur dihet fakti se atdheu i ynë i po sa dalë nga lufta për çlirim, nga okupatori shekullorë, na la shum plagë e dhimbje.

Fare lehtë dhe ndjeshëm poeti sikur krijon një çlirim nga ajo kohë, duke dalë në botën e motiveve të përditshmërisë nga bota e voglushëve. Poezitë si: Përngjasim, Mustaqet e gjyshit, loja, Mëngjes i gëzuar, skulptorët e vegjël, Fëmijët e plaku, etj, janë vargje që bindëshëm hyjnë në botën e të vegjëlve, duke prekur sentenca nga rrita dhe ndjenja e tyre, për të na i sjellë në vargje ato.

Fëmijët bëjnë një dordolec
Më të madh se ç`janë vetë:
Hundën kuq e kuq si spec
Veshët llap sa një kuletë.

Përmbi kokë i vënë tenxhere
Duket mir si kauboj
Kavanozët si penxhere
Syza i duken përmbi gojë.
...
       Skulptorët e vegjël


Cikli i dytë i librin, vjenë si një vazhdimësi, mes një pushimi që na jepë poeti, me poezinë e fundit nga cikli i parë: N`grykë të mamit. Sarkazma dhe humroi, edhe vargut për fëmijë të poetit Ismet Lecaj, nuk i mungon, një përceptim të tillë të jepë poezia; Si: Romeo e Zhuljeta, Gëzimi i verës, Miu fluturues, Lepuri e arusha, etj.

Edhe cikli i tretë: Gjeli pijanec, bartë me vete po të njejtat motive e tema, të cilat, arrijnë që në fundë të librit, ta mbajnë të freskët bukurinë dhe shijen e vargut, për lexuesin.

Vesh më vesh e gojë më gojë
Sot po flitet në Opojë:
,,N`Gur t`Theknushës të Bresanës
Mbjell oriz babë i Dianës,``
- Ore Genc i fshatit Rrenc,
Djalë i urtë e djal i mirë,
Pse në Kapre shokë ke thirrë?
- Që të dalim n`Koligjon,
Kam mbjell spec e patlixhon.
...
               Në Opojë di një lojë


Këto nuanca humori, vargun e bëjnë edhe më të ëmbël e të ndjeshëm, për tu kapur nga bota e fëmijëve. Ato herë herë vijnë si rastësi në vargje dhe me plotë rimë, duke i dhënë vargut muzikalet që të tërheqë në lexim.

Verësojmë se poezia për fëmijë, e poetit Ismet Lecaj, bartë me vete vlera të bukura artistike, të cilat na bëjnë tërheqës karshi vargut, duke na mbajtur pengë që nga fillimi i librit, deri në fundë, duke mos ju ndarë pa e lexuar gjithë librin. Dhe brenda kësaj poezie gjejmë vlera të bukura artistike, që librin dhe poetin e radhisin në vlera të larta letrare, në mjeshtrinë e vargut për fëmijë.

                     Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 2013