Gëzim Ajgeraj

 

Recension

 

Ismet LECAJ; "Troja e Arti sikur mjalti", (poezi për fëmijë), botoi;Shoqata Kulturore: Ymer Prizreni, Sharr, 2012

 

Ismet Lecaj me librin e tijë për fëmijë; "Troja e Arti sikur mjalti", në letërsinë për fëmijë një sjellë margaritarë vargjesh, të cilat i bëjnë për vete jo vetëm të vegjëlit, por me vlerat dhe mjeshtrin e ndërtimit të vargjeve, përvetësojnë edhe shtresën e më të rriturve. Edhe pse pak i vonuar në botimin e librit, ne shpresojmë që Ai të na jep edhe shum nga vetja, si gjysh që është. Ismet Lecaj në krijimtarinë poetike është i pranishëm në mbi dy dekada në artin e shkrimit, dhe nëpër takime letrare. Sidomos me; Karvanin e poetëve për fëmijë, Ai ka bërë emër dhe është bërë shumë i dashur nga bota e fëmijëve.

 

 

GOJË MJALTI ME ZË BILBILI BUZË VALËVE TË LIQENIT

 

Vargu i poetit Ismet Lecaj, ka shpirtë, ka zë, muzikalitet, ka artë që dinë ta përvetësoi botën e të vegjëlve. Figurat stilistike të tijat, shprehja metaforike në filozofin e botës së të vegjëlve, humori brenda vargjeve dhe figurat tjera e bëjnë atë të jet shum i ëmbël dhe shum i veqantë si mjeshtër i vargut për fëmijë. Në librin; "Troja e Arti sikur mjalti", personazhë janë; Arti e troja dy voglush, xhaxhi Ismetit u lumtë pena, sikur Ai si njehë askush. E filluam kështu, sepse ngjarjet dhe vargjet që mbërthen në vete ky libër, janë të bëmat e dy voglushëve të cilët poeti i ka afër, i përcepton, i vëzhgon dhe ua njeh shpirtin e tyre të vogël.

 

Për çudi sot u bëra gjysh

Erdhi brezi i ri si lisi me dushk

Seç i dola para si një dallëndysh

me grur përmbi krye siç hidhet mbi krushq

SOT U BËRA GJYSH

 

Si madhështi e kësaj, Ai arrinë ta shpalosë botën e tyre deri thelb, për ta trasuar në vargë plotë qiltërsi, art, metaforë e shpeshë edhe me humor, i cili nuk i mungon poetit. Të gjitha këto elemente, sikur na magjepsin me vargun e tijë dhe na tërheqin drejtë një zbërthimi detal të librit. Rrita e voglushëve, belbëzimet e tyre, hyjnë në vargje dhe brenda mjeshtrisë poetike të poetit, aty marrin ngjyra, ylberosen me të bukurën e artit, mbëltojnë vargun, dhe si të tilla na tërheqin dhe neve në brendin e tyre, duke na bërë që edhe vetë gjatë leximit, të ndihemi ngapak fëmijë. Por; Xhaxhi Ismeti kish dhe një hall, për gjermanishten kishte mall, në mes vargjesh kur na flet, më bëjnë veshët sikur na bërtet;"Fertik"*.

 

E kam një vogëlushe,

Emrin e ka Trojë,

E ka një kalushe

Po pa fre në gojë,

 

KALI I TROJËS

 

Po kthehemi te vargu i poetit si një margaritar i veqantë i tijë, i cili e bënë për vete çdo shtresë të lexuesve. Ndjekja nga afër e rritës së dy personazheve të tija, nga ninullat e deri tek belbëzimet në alfabet, vie si sponatanitet në vargje, me atë origjinalitetin e përditshmërisë dhe mjeshtrisë artistike, e cila sjellë edhe shumë laryshi temash shumë tërheqëse.

 

Artin tim e kam bilbil

Se ia nis këngës së mirë,

Tra-la-la e tra-la-la

Si një gjel që rri në tra

 

Këngë e tijë kaq gjatë e ndryrë,

Shpërthen n`dhomë balona t`fryrë.

ARTIN TIM E KAM BILBIL

 

Ai brenda librit shpeshë vjen edhe me poezi të cilat sikur krijojnë një lloj çlodhje nga shabllonet brenda temës së caktuar, por në faktë ato kan lidhshmëri që nuk i ndahet temës. Është bota për rreth, natyra dhe gjithçka brenda sajë. Ana tjetër e medaljes së mjeshtrisë së poetit Ismet Lecaj, është mënyra e përceptimit të botës që e rrethonë, atë, duke e kthyer në përceptimin e artit, që i shkonë botës së më të vegjëlve. Ky sens, kjo ndjeshmëri, ky përceptim, na krijon përshtypjen se poeti Ismet Lecaj, e përcepton hollë, e ndjenë dhe e bashkëjeton botën dhe natyrën për rreth edhe nga këndi i një fëmije. Kjo është një finesë, prej nga më së miri dhe më hollë mundë ta kapësh atë.

 

Bilbil, ç`lype këtu kaq herët,

A s`e sheh borën e bardhë,

Mos se kënga do të shtjerret

Shkurti është, or ç`bën mbi dardhë?!

 

Unë nga loja kthehem n`shpi

Ti lyp mëshirë a rrafsh ia shtron,

Shko qëndro dhe pak në vrri

Kënga n`prill të hijeshon?!

 

Sikur plaka dole herët

Me tufën tënde këtu në Sharr

Mos vëzhgues të çuan të tjerët

A për mendje t`madhe vallë?!

KTHEHU BILBIL NË VRRI

 

Dhamë këto vargje për të dëshmua anën psikofilozofike të vargut poetik dhe botës së poetit. Nëse i qasemi më hollë këtijë vargu, do mësojmë shumë brenda botës së Ismetit, për ta kapur atë nga thellësia filozofike e mendimit dhe vargndërtimit të tijë. Dua të kap edhe nga një këndë tjetër këtë poezi, si Vërrinas që jam. Mënyra e përceptimit për natyrën, shpendin në këtë rastë. Pozita gjeografike e Opojës dhe e ajo e Vërrinit, që gjendet më poshtë gjeografikisht , janë dy synonime brenda të cilës poeti kërkon qetësin e shpendit në raport me stinën. Duke e ditur se shpendi po i gëzohet pranverës së hershe, por jo në Brezne, sepse atje stina vonon, dhe ardhja e para kohe rëndon. Pra, është kjo një ndjenjë e hollë poetike, e përceptimit të botës për rreth, në këtë rastë bilbilin si figuracion artistik, dhe mjeshtrisë poetike që e skalitë atë në vargë. Të gjitha këto i gjejmë tek vargu i poetit Ismet Lecaj.

Duke mbetur gjithmonë brenda boshtit të temës, dy personazhet e poetit, shkronjat e parat ë alfabetit, që nisin ti mësojnë, janë UÇK. Janë simbolika e lirisë, duke e ditur se edhe personazhet e poetit, defilojnë brenda kësaj kohe, të cilën e bashkëmbijetuam.

 

Janë tri shkronja n`Abetare

Që shfletohen n`lapidare

Janë tri t`bukura, tri të arta

Udhërrëfim për gjenerata

Këto të zjarrta dorë për dore

Syshënjestër në llogore

Kush ngre dorë e i përshëndet,

Ai që i mban në zemër t`vet.

TRI SHKRONJAT E BABIT TIM (UÇK)

 

Laryshia e temave dhe vargjeve brenda librit, sa është joshëse aq edhe tërheqëse. Thuaj se asgjë nga bota për rreth nuk i ka shpëtuar poetit, për ta ngritur brenda vargje, dhe për të ia shtuar vlerat dhe hijeshinë librit, aq të këndëshëm për lexim. Poezia që mbanë edhe sens humoristik; Fëmijët e Opojës, është shumë e përkryer për kah kapja e gjersisë gjeografike për ta futur në një vargë, gjithë atë lojë me fjalët e fëmijëve, nga vijnë ata. Me këte, poeti na dëshmonë se i njehë të gjitha specifikat e botës së fëmijëve në këto anë, të cilat na i sjell edhe në vargje. Personazhet e poetit Troja dhe Arti, fillojnë të rriten. Ata tani më dinë recitojnë, të lexojnë e ta kuptojnë më gjerë botën për rreth tyre. Gradualishtë vijmë në fundë të librit, me shumë zgjime kujtimesh, nostalgji edhe nga bota e jonë, dikur si fëmijë, për ti uruar poetit edhe shum vargje të kësaj natyre dhe shumë libra tjerë në të ardhmen.

 

                                              3 qershor, 2012, Zvicër