Gëzim Ajgeraj

 

Recension

 

KUR VARET POETI, KRYQËZOHET LIRIA

 

PETRIT PALUSHI; "Kryqëzimi i Havzi Nelës", botoi; Ombra GVG, Tiranë, 2008

 

Fati i Havzi Nelës është fati i njeriut në diktaturë, ... (P. Palushi, f. 8). Me këtë konstatim tonin, do ta fillonim këtë recension, për librin e poetit, publicistit dhe shkrimtarit, Petrit Palushi; "Kryqëzimi i Havzi Nelës". Një rrefim tepër interesantë dhe një portretizim edhe më i bukur, i autorit, për personazhin Havzi Nela, poet martirë. Duke e shpalosur këtë libër, do të hyjmë në misterin e personalitetit të tijë, jetës dhe sakrificës, vuajtjes dhe qëndresës, deri në kryqëzimin, që i bëri kaska e pushtetit. Nëse kemi hyrë në botën e Havziut, jetën e tijë, kemi hyrë në botën e një ferri njerëzor, brenda të cilit u ndrydhë jeta e tijë. Zbërthimi i personalitetit të Havzi Nelës, bindjeve të tija për sistemin, personaliteti, shpirti i tijë poetik, vargu dhe qveshja e dhunës së pushtetit ndaj tijë, e cili e shoqëroi gjat tërë jetës deri sa i moren frymen në litar, janë një punë kolosale e Petrit Palushit, për ta ndriquar deri në themel të vërtetën, personalitetin, shpirtin poetik, jetën dhe veprën e tijë, ferrin nëpër të cilin ferrëjetoi Ai.

Nëse do ta marrim dhe ta studijojmë të drejtën qytetare, liritë dhe të drejtat e njerzore dhe veprimet e pushtetit mbi qytetarin e vetë, në këtë rastë poetin Havzi Nela, do të vijmë tek përfundimi, se pushteti kundër tijë u sollë në mënyrat më primitive dhe më barbare, që nga fillimi e deri në groposjen e tijë, që nuk përkon as afër këtyre standardeve të të drejtës njerzore. Të përndjekësh njeriun pse i shprehë hapur bindjet e veta konformë veprimeve të pushtetit; Tri gjylpana nuk bahen menjiherë. Pse me u prishë kishat e xhamijat se ka njerëz që janë besimtarë. Kolektivizimin e shoh si një ngutje e madhe. Edhe veshja duhet me qenë në dëshirën e individit", (H. N, cit; 212, faq), dhe të fillosh përndjekjen, burgosjen, për shprehje të hapur të pikpamjeve individuale, s`është fare humane. Në syrin e demokracis perendimre, veprimi i pushtetit gjykohet si jo normal, si krim i pushtetit ndaj qytetarit të vetë. Ngjarjet, për brenda librit që na i sjellë autori, na futin thellë në msheftësitë e pushtetit, nëpër arkiva, ku ai bën hulumtime për të hyrë sa më thellë në misterin e dosjes për Havzi Nelën. ...Havzi Nela u përpoq të kryente detyrën e vet. Ai nuk e nisi veprimtarinë e vet si hero, as u përpoq të shfaqej si i tillë. Në radhë të parë, u përpoq të ishte vetvetja, të ishte hero i vetvetes dhe përpjekja e tijë e mundimshme, u bë e tillë të kallëzonte dritë sadopak edhe për të të tjerët, t`u kallëzonte të tjerëve se rruga për kah liria qe e vështirë dhe kërkonte plot mund e sakrifica. (P.Palushi, f.7)

Duke lexuar brenda këtijë libri, në arkivën e mëndjes sime, Havzi Nela ka hyrë si një njeri, poet dhe martirë, që gjithë jetën e tijë luftoi me gjithë mundësitë dhe hapsirën që pati për lirinë e popullit të tijë të prangosur brenda kthetrave të një sistemi, duke e sakrifikuar veten. Përpjekja e tijë, për ta thënë haptas, për ta mbrojtë edhe me sakrificën e vetvetes, atë që nuk mundi ta thot një popull, është e barabartë me militantizëm, gjykuar në kohë, kushtet e rrethanat. Ai gjykonte në se nuk ishte e drejtë popullit ti merrej besimi, se nuk ishte e drejtë ti merrej toka dhe të futej gjithqka në kolektive, apo ti ndrrohej veshja këtijë populli, të gjitha këto për Havzi Nelën ishin ingjeksione që ky popull nuk mundë ti duronte. Dhe këtu dëshmonë shum qartë, se Havzi Nela, nuk ishte armik i këtijë populli siq gjykohej dhe akuzohej në emër të tijë, por Ai mbrojti të drejtën këtijë populli. Ai ka mundë dhe të heshtë, dhe të mos thotë fjalë, dhe të mbetet një njeri i thjeshtë, një mësues. Por ja që Ai vuri veten në dispozicion të sakrificës për të dhe e mbrojti idenë e tijë, deri në litar. Ai u flijua për atë të drejtë. Dhe të gjitha këto në detaje, na i spjegon brenda librit, autori. Brenda shumë argumenteve dhe fakteve, që nxjerrë nga arkivat, dosjet, nga bashkohënikët dhe njerëzit për rreth tijë, ku profili i Havzi Nelës, na vjen shum i kompletuar, falë të dhënave shum origjinale të miqëve, shokëve, vëllezërve dhe dosjeve të gjetura, nga proceset kundër Havzi Nelës.

E gjithë sjellja e pushtetit na del e dhunshme, jo humane, krinale me njerëz të kriminalizuar që e drejtojnë atë dhe për mes aparaturës shtetrore, terrorizojnë një popull të tërë. Autori, kaskën pushtet e qveshë nga misteri, ia heqë maskat deri në qveshje të plotë, për të na ofruar sa më qartë kohen, veprimet dhe terrorin, në këtë rastë kundër Havi Nelës, por edhe shtypjes së përgjithshme të të masës së popullit, jashtë kaskës politike në fuqi. Rasti i Havzi Nelës, është unikat prej nga më së miri, shkrimtari Petri Palushi, na e portretizon thuaj se edhe jetën shqiptare, nën atë regjim, plotë dhunë, intriga, vuajtje e mjerim, persekutim, vrasje, apo më mirë thënë më një shprehje, një diktatur totalitare e tipit unikat. Brenda librit, liria përveq që na vie e burgosur prapa grilave, hiq ma e mirë nuk duket edhe jashta tyre, qoftë nëpër kampe internimi apo edhe nën qiell të hapur.

"As me bishat sikur të due me bisedue nuk më lejojnë. Në vetmi, pa njerëzit e mi pranë, vetëmqyqe", (cit. nga shënimet e H.Nelës, f. 45.)

Jeta shqiptare frymon frikshëm, trishtueshëm, dhimbëshëm, dhunshëm. Asgjë nek ecën brenda normales. Gjithqka kapërcen ekstremit, sot për nesër. Në një ecajake të tillë ajo ecë dhunshëm. Dhe gjithë ajo dhunë vie nga lartë e shkarkohet mbi popull. Duke lexuar brenda librit, dhe duke shpalosur dhunën që ushtron pushteti, koha të cilën e jetojmë sikur del jashtë normales. Njeriu harron se në cilën shoqëri jeton kur sistemi nuk i gjason asnjë lloj shoqërie nëpër të cilën eci njerzimi. Duket sikur më shum i gjason primitivizmit, sepse veprimet e pushtetit jan të tilla. Apo feudalizmit, siq shprehet edhe vetë poeti Havzi Nela ne një varg; tek "Kështjella feudale". Ecim gjithmonë të drejtës njerëzore, sepse kaska e dhunës, gjithmonë thirrej në respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, po ku janë ato? Ndoshta diku në evropë, ku synonte të largohej personazhi i këtijë libri; Havzi Nela, por jo në Shqipërinë Socjaliste. Përveq si një qytetar i thjeshtë, Havzi Nela ishte edhe poet. Krijimtaria e tij është një biografi poetike e të vuajturve në diktaturë, është një lloj ditari lirik dhe epik i vuajtjes së madhe, të pa matë, është shprehje e një rebelimi të vazhdueshëm, një vizatim i ferrit të kohës, një ndriçim i pjesëve më të pandriçueshme dhe të padukshme të këtij ferri. (Cit. P. Palushi, f. 104.).

Veprimtaria e tijë letrare, pati po fatin e jetës së tijë. Edhe ajo kaloi katrahurave të grilave, duke qenë e burgosur bashkë me poetin, e ndoshta edhe më thellë, e ndrydhur brenda shpirtit të tijë, për ti shpëtuar makabritetit të pushtetit, ndryshe edhe ajo do ta kishte fatin e poetit. Megjithatë, falë vëllaut të poetit Shukri Nela dhe kujdesit të tijë, arrijnë ti mbijetojnë kohës shtatë fletoret e nga krijimtaria e Havzi Nelës, të cilat do të gjejnë dritën shum vite më vonë nga vdeka e tijë. Vargut të atyre që më së tepërmi u kujdesën për dritën e krijimtaris së Havzi Nelës, i prinë autori i këtijë libri, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndriqimin e veprës dhe krijimtarisë së këtijë martiri. Dorëshkrimet e Havzi Nelës kapin një krijimtari të gjerë letrare, duke llogaritur edhe në dorëshkrimet e humbura, të cilat përmenden edhe me tituj brennda këtijë libri. Dhe duke e pasur parasyshë se nëpër cilin ferrësistem kaloi krijimtaria e Havzi Nelës, del se Ai ka lënë vepër të pasur letrare, e cila më së miri na e pasqyon kohen, vuajtjet, jetën dhe veprat e tija. Ecim nëpër kohë, gjithmonë brenda librit, prej nga portreti i tijë letrarë nuk i mungon edhe këtijë libri biografik.

"Havzi Nela përpiqet që mendimet e veta t`i shprehë ku të mundet dhe si të mundet, por mendja e tijë vazhdon të punojë", (f.86), thotë shkrimtari Petrit Palushi. Pra duke i pasur parasyshë peripetitë e tija, Ai krijoi aty ku iu dha mundësia. Ditën, natën, brenda qelisë, edhe në mendjen e tijë i ndërtoi vargjet, duke i ruajtur ato me vite, e rimat duke i radhitur përmes gishtrinjëve, thuhet diku brenda librit. Në të tilla kushte, ku s`kish as laps e as letër, e edhe po të kishte kur të shkruhej e ku të ruhej, si të nxirrej nga qelia, kur hijet e natës që e përcillnin atë, ishin kudo. Pra, duke i shikuar kushtet dhe rrethanat në të cilat veproi e krijoi Havzi Nela, është shumë me fat që një pjesë bukur e madhe e krijimtaris së tijë ti mbijetoi kohës, por jo edhe poeti i cili u var në litar nga pushteti, pak kohë para demokracisë. Në kulmin e lodhjeve të mëdha nga vuajtjet, burgosjet, persekutimet e internimet, dhe nën dritën e shpresës se liria është shumë afër, siq paralajmëronte poeti, shkruan; /Kështjella feudale tundet e lëkundet /Si një varke e thyeme mbi valët përkundet /Tirani mizor me detin sot po mundet /Thellë, gjithnji ma thellë, n`mes dallgëve po futet. /Fryma e Helsinkit u derdh porsi era /Na përkdheli zemrat, çeli si pranvera; /Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë /Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdes! Janë vargje poetike të Havzi Nelës. Dhe vërtetë, vetëm pak vite më vonë, në vendin e tijë, do të fryejnë erëra tjera.

Trupi i tijë i stërmunduar po sosej vazhdimishtë nga viti në vit, sikur të mos qe trup njeriu, por shtatore që zhvendosej nëpër gropëza të ferrit, (cit. P. Palushi, f. 36.).

Pse mos të shkojmë pas pyetjes; Cilat ligje u përdorën kundër Havzi Nelës?, apo pas asajë se; Cilat të drejta njerëzore u respektuan apo u shkelën, kundër tijë nga pushteti? Fundi na nxjerr në konstatimin se nuk u përdorën kurrfar ligjesh, por edhe nëse citoheshin e ishin ato, ishin të egra dhe kurrfar elemente të të drejtave njerzore. Ndërsa për të dytën, sa u respektuan dhe u shkelën ato, nuk u respektuan fare, ndërsa për tu shkelë, as konventat ndërkombëtare të luftës, nuk e lejojnë një makabritet të tillë.

Kur e themi këtë, e kemi parasyshë gjithmonë dhunën e pushtetit, që na e portreton në vija të holla autori i librit, e në këtë rastë, na jep hapsirë që edhe neve të gjykojmë, si lexues, e në veqanti tani nga kjo periferi e kohës kur shumqka të jep mundësi për gjykim.

Po kthehemi, në fillim të shënimit. Nëse pushteti ka gjykuar që; "Havzi Nela të varet në litar" dhe atë midis qytetit. A ndodhë kjo, në ndonjë vend në kohë paqe, që qdo ditë flitet e nxirren telallë, për respektim të të drejtës për jetë.

"Unë i kërkoi Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të më japë drejtësinë që më takon" (Dosje e vitit 1988: 13532/A, f.84 (arkiva).

Fakti tjetër mizor; përbuzja dhe "loja" që bëhet me trupin e pa jetë, të martirit Nela. Cilat ligje e japin, të prihet litari dhe të hidhet si një trup drushë, trupi i pa jetë i një njeriu, mbi makinë. Veq në kohë lufte, në paqe jo. Dhe makabritet më jo njerzorë dhe kriminal ndodhë kur trupin e Havzi Nelës, e marrin natën kaskat e pushtetit dhe e varrosin në një gropë të shtyllave elektrike në këmbë, siq na paraqet në librin e tijë Petrit Palushi. E varrosin natën, pa varr, në një grop pa emër e nishan, për ta zhdukë krimin.

Automjetin e ndalën dikund, pranë një përroi; nuk patën nevojë të hapnin një varr apo një grop në vend të varrit e të futnin aty trupin e njeriut të pajetë që përplasën përtokë si një trung peme, por gjetën një gropë të hapur kushedi ç`kohë më parë të futnin në të një shtyllë betoni... Me shumë ngut, mu nn`atë gropë shtylle, truin e të ekzekutuarit e vendosën thuajse si në këmbë, si me krye nga qielli, si të mbillnin një pemë, gropën e mbuluan me dhé dhe me gurë, mbi dhé e gurë hodhën shkurre ... (P. Palushi, f.67/68).

As ligje lufte nuk janë këto. Edhe armiku më i madhë kur të vrarë në luftë, shpesh ka ndodhë që trupin e pa jetë, ta sjellë në familje. Vijave krahasuese të këtyre konstatimeve, mundohemi të hedhim paralelen e përmasave të dhunës, nga pushteti mbi popullin e vetë. Dhe; Kur klloqka i han zogjtë e vetë, i duhet prerë koka. Të mos tingëlloi kjo si hakmarrje por si mllef ndaj pushtetit, sepse për të parën, po të ishte gjallë Havzi Nela, do na thoshte; "Gjaku nuk lahet me gjak. se bahet një pellg tjetër gjaku që s`e lanë e s`mundet me e la kurrën e kurrës të parin", (f. 145), por një sistem i tillë ndoshta nuk kishte e drejtë të përfundonte; me kokë në jastëk. Metaforizuam kështu një thënje edhe të autorit Petrit Palushi, i cili ma tha në majin e `12-tës, në qytetin e martirit Havzi Nela.

Brenda optikumit të librit, neve kemi arritur që shum origjinalë të shohim lirinë e këtijë populli, nga syri i Havzi Nelës. Dhe të shikosh jetën me syrin e Havzi Nelës, ashtu siq e pa Ai, do ta sheh qartë robërin dhe shtypjen e një populli. Ta gjykosh armiqsorë mendimin, shprehjen dhe bindjen e tijë, do të thotë të pajtohesh me robërinë.

E po ja që në bebzat e syrit të Havzi Nelës, liria e popullit ishte ishte një ëndërr e vrarë nga një kaskë në pushtet, që njihte as të drejtë, as zot e as fe, por vetëm interesat e veta të qëndrimit sa më gjat në pushtet.

Ne sot mundë të themi, siq thotë edhe njëri nga ata që rrëfen për martirin; trima pas betejave ka mjaft. Havzi Nela ishte mbeti dhe vdiq trim i pa thyeshëm i betejës për Shqipnin e lirë dhe evropjane. Sot koha po e jep të drejtë idesë së tijë dhe bindjeve të tija, për të cilat pushteti diktatorial (tani më konstatim i njohur), e vari në litar, në qendër të Kukësit, më 10 qershor 1988, vetëm pak vite para demokratizimit të vendit. Për poetin martirë Havzi Nela ka qka të flitet dhe mundë të flitet shumë, por mendoi se vepra e Petrit Palushit; “Kryqëzimi i Havzi Nelës”, e ndjekë gjurmëve hap pas hapi, jetën, veprën dhe krijimtarinë e tijë, dhe shumqka pas varjes së martirit, duke na e portretuar e paraqitur të plotë, profilin e këtijë martiri të kombit.

 

                                 Gëzim Ajgeraj, Zvicër, korrik, 2012