"LULE NË ZINOVË", poezi të zgjedhura nga autorë opojanë, përzgjedhje nga Bedri Halimi, botoi; "SHK "Ymer Prizreni", Sharr, 2011


Lule në zinovë, përmbledhje me poezi me autorë Opojanë, e përzgjedhur nga poeti Bedri Halimi, është një risi e re dhe e veqantë e kësaj treve, brenda të cilës ai përmbledhë diku 15 autorë, me poezitë e tyre, të prezantuara diku nëpër 33 libra të ndryshëm. Me punën e tijë, ky poet, sikur u vie në mbështetje të gjithë krijuesve, për të krijuar një lloj antologjie, kryesishtë me krijuesit e kësaj ane dhe dhe zonës duke i sjellë këta margaritar të fjalës, si një lule mirnjohje, përmes artit të fjalës së shkruar poetike.

Zinova si një vendëbanim mesjetar, e cila është djegur vetëm për ti shpëtuar murtajës së kohës, dhe popullata e kësaj ane për tu shpërndarë nëpër vendëbanime e fshatra të ndryshme të Opojës, përmendet nëpër shum poezi të krijuesve të kësaj ane, nga e cila edhe autori niset për ta titulluar këtë antologji.

Le ta quajmë kështu, sepse jemi mësuar gjithmonë që fjalën antologji ta kapim në përmasamë të mëdha, në prezatimin e krijuesve të një kohe, etape apo edhe të historisë së letërsisë. Megjithatë, neve mbetemi tek vlerësimi, sepse libri ka një përfshirje të mirë, pamvarësishtë karakterit regjional, ajo nuk len anash asnjë krijues të kësaj ane, por i mbledhë ato brenda vetes, pamvarësishtë kohës dhe rrethanave në të cilën krijuan poetët e kësaj ane.
Pa u ndalë më gjatë në këtë mendim, vlerësojmë se libra në vete përmbanë vlera të mira artistike, të mjeshtris së fjalës së shkruar, duke na ofruar motive e sentenca interesante, nga kjo trevë dhe gjithë etnikumi i ynë shqiptarë.

Në libër pos një numri poezishë që jepen për secilin krijues, edhe nga një biografi e shkurtës, e cila edhe më na përafronë me krijuesit, duke na dhënë njohuri të bollshme edhe për jetën dhe krijimtarinë e tyre.

Pas parathënjes; Rikthimi në Zinovë si metaforë e shpresës për jetën, të hartuesit të kësaj antologjie, libri nisë me biografinë dhe vargjet e poetit Abaz Cengaj, për të vazhduar me poezinë; Urës së pa rrënuar nëpër shekuj. Vargjete këtijë poeti, mbërthejnë në vete dhimbën, qëndresën e mbijetesën, si një metaforë e jetës tonë shqiptare nëpër shekuj.

Pamvarësishtë se koha të cilës i kronikon poeti është e dhunshme, e dhimbëshme, plagëplotë, e uritur, herë herë deri në dëshprim, për fundin e një jete a rrezikun e një kolektiviteti të tërë, ai s`ndalet, i këndon kohës, i rrëfen qëndresës, mbijetesës, për të cilën ai mbjellë shpresë. Zatën i gjithë misioni i vargut, është ai i përhapjes së dritës së shpresës nëpër breza, mision i bartur në tridhjetë poezitë e poetit Abaz Cengaj.

Poeti Bedri Halimi, kap një kapitull të rëndësishëm në këtë antologji. Përpos poezive, ai na i sjellë edhe dy balada, të për; Ymer Prizrenin, dhe Baladën e pakryer, ku përmblidhen të gjithë dëshmorëte luftës së UÇK,- së, që ranë për çlrimin e Kosovës.

Vargu i poetit Bedri Halimi, është vargu i atdheut, i plagëve të tijë, i dhimbjes e i gjakut, brenda të cilit u zgjua, u rritë e u zhvillua çështja e jonë kombëtare, deri në realizimin e pjesshëm të interesave tona kombëtare. Duke e njohur nga afër poetin, konkludojmë se ai ishte pjesë, mendimtar, dhe vuajtës nëpër këto proqese, themi se poeti, ka një mishërim të thellë me këtë zhanër të lirizmës ardhetare, dhe sikur nuk i ndahet asajë.

Janë vargjet e ripërtritjes sonë, të cilat i prijnë vargut, duke mbetur nëpër kohë si yje që nuk shuhen. Pamvarësishtë plagëve dhe vrragëve që lanë kohët e dhimbëshme të kapërcimit të epokave në trojet tona. Sigurishtë se treva të cilës i takonë poeti, si ndahet vargut, në poezinë; Opojë. Por nuk mbetet anash as plaga e trojeve tona etnike, të mbetura brenda gardhiqeve të huaja, si një plagëqë rëndonë në pjesëte atdheut të coptuar dhe mbi ne.

Pa u ndalur në vazhdim në poezit e tjera, janë dy poemat si ajo për; Ymer Prizrenin dhe Balada e pakryer, si një metaforë e lirizmës letrare, ku autori nxjerr në dritë një pjesë bukur të ndritur nga historia e atdhetarizmës kombëtare, për tu ndalur në dëshmorët e luftës së UÇK,- së, nga treva e Opojës, të rënë gjithandej, trojeve të atdheut.

 

Edhe poeti Demir Reshiti që për mishërim në vargje, bartë lirikën e atdhedashurisë, në më se dyzet e dy poezitë e prezantuara, dominon lirika e atdheut. Ai përmes vargjeve i kendonë atdheut, i shpalosë plagët e tijë duke i dhënë vargjeve ndjesi artistike, përmes lirikës atdhetare. Ai dhimbjen e ngrit në këngë të një dhimbje krenare, sepse vetëm përmes dhimbjeve të mëdha, ndrrohen epokat e kapërcehen kohët.

Vargjet e poetit të ndjerë Faik Beqaj, kanë një ndjeshmëri të veqantë sepse takojnë njëkohe krejtë tjetër, të një atdheu të robëruar. Megjithatë, vargjet e këtijë poeti mbërthejnë në vete një metafor më të mbyllur, në raportë me kohën, për faktin që u përmend më lartë, dhe janë vargje të niveleve që kërkojnë qasje serioze të zbërthimit.

Vlerësojmë se të gjithë krijuesit e kësaj antologjie, bartin me vete me shum përgjegjësi fuqin e metaforave dhe peshën e tyre, duke ju përkushtuar shum seriozishtë vargjeve, për ta sjellë atë në shkallën e vargut serioz që meriton të trajtohet. Megjithatë, hapsira e ketijë vlerësimi, nuk do na lejonte të ndaleshim veq e veq, pa qëllim vlerësimi apo edhe injorimi, të ndonjërit nga krijuesit, largë asajë. Por kujtoj se nga ky libër, nga ky numër i poezive, dhe nga vlerat e tyre, meritonë secili poet veq e veq të studijohet në këtë libër, dhe të nxirren vlerësime një nga një për të gjithë.

Edhe vargu i; Fatmir Mehmetit, Hatim Nezirit, Ibrahim Skenderit, Ismet Lecajt, Mirsad Kutelit, Mitat Fejzit, Osman Bojaxhiut, Rizan Krasniqit, Selami Fejziut, Vera Avdiut e Yrjet Berishës, kërkojnë qasje shum serioze. Por siq e thamë më lartë, me një pjesë nga krijitaria e këtyre krijuesve, jemi marr nëpër libra tjerë, dhe nuk do tu hynim në hak, nëse do ndanim mendimin, se me kohën do të kemi vlerësime për secilin veq e veq.

Për vargun e Ibrahim Skenderit, kujtojme se kemi vlerësuar disa herë, kur dihet krijimtaria e tijë e gjerë. Ndërsa vargu i poetit Yrjet Berisha, kërkon një qasje të veqantë, jo vetëm nga vargjet që i ka sjellë brenda kësajë antologjie, por edhe librave të botuara, si; “Anatomia e vetmisë”, “Vetë”, “Edhe – Rastësi”, “Orët” (dramë) dhe romanin; “Ulkiani”. Mendojmë se kohën do ti qasemi edhe veprës së këtijë krijuesi.

Libri; "Lule në Zinovë",mbërthen në vete 315 faqe, dhe për nga numri i poezive, përmbledhë mjaftë shumë, dhe si tërsi e studim, kërkonë një qasje shum serioze.
Le të mbetet ky një vlerësim, për një punë të shkëlqyeshme që ka bërë hartuesi i sajë, duke uruar që vepra të tilla, të kemi sa më shumë në biblotekat tona, sepse vetëm ato do ti mbijetojnë kohës.


                                     Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 2013