Gëzim Ajgeraj

 

Recension

 

MIRSAD KUTELI: Arti i të jetuarit (Aforizma dhe maksima filozofike), Botoi; Rilindja, 2003

 

Pas librit të parë me poezi;"Foleja ime marsi", Mirsad Kuteli, vjenë me librin e dytë, me "Aforizma dhe maksima filozofike", i cili për tyre na sjellë botën filozofike, në Artin e të jetuarit. Nuk është e rëndësishme vetëm të jetosh, mirëpo i rëndësishëm është arti i të jetuarit, shprehet autori që në fillim të librit. Dashuria si sinonim dhe artë që e mbanë dhe e ndërtonë botën, prinë në aforizmën e Mirsad Kutelit. Krahasimet dhe format, që i jepë autori në këtë libër, janë nga më të ndryshmet dhe vijnë si një zbërthim i gjithanshëm i shprehjes dhe ngjyrave të sajë. Me këtë autori sikur përpiqet të gjitha format e sajë, për ta çveshur shpirtin metaforik, si sinonim të fjalës dashuri, duke u munduar që portreti i sajë të jetë sa më i kapshëm për lexuesit e shtresave të ndryshme. Dashuria është një det i qetë, në të cilin çdokush dëshiron të zhytet, apo; Ata që vuajnë nga dashuria mundë të shërohen me më tepër dashuri. Brenda dashurisë nisë, zhvillohet e frymonë jeta. Pa të, as që do të mundë të mendohej, zhvillimi i ovulucionit njerëzor, për të ardhur deri më sot. Si e tillë ajo e ka përcjellë këtë zhvillim, dhe në cilën do formë që të kapet ajo, përfundimi do të vie këtu. Dhe brenda jetës, patjetër se ngërthehet dhe arti i të jetuarit. Nuk është e rëndësishme të jetosh, mirëpo më i rëndësishëm është arti i të jetuarit. Brenda jetës, kapërthehen sfidat të cilat mvaret nga individi se si do ti akceptojë ato, si do ti mbjetojë, dhe cilin dimension të drejtimit do tu japë atyre. Pra shumçka, brenda jetës njerzore mvaret nga vet individi se përcaktohet ai, brenda filozofisë dhe rrugës që do ta ndjek. E gjithë kjo, për autorin është një lloj arti i të jetuarit, i cili na e portreton në forma të ndryshme, brenda fjalës në kuptimin metaforik. Kuptimi për jetën dhe dimensionet filozofike, që na i portreton autori për mes aforizmës, kap shum dimendione nga arti i sajë, duke na ofruar një pasqyrë të gjerë, brenda të cilës mbërthehet ajo. Jeta është një vagëllirë, ku njerëzit qëndrojnë vertikalisht, me shpresë në xhep, për të mbijetuar, apo edhe tjetra; Jeta është sikurse stinët e vitit, nganjëherë rrëshqasësh, ngrohesh, lagesh e freskohesh. Format dhe ngjyrat e aforizmave kapin trajta të ndryshme, duke prekur shumë segmente nga dimensioni jetë. Mbi të gjitha këto, përsonazhi kryesor është njeriu. Njeri racional mundë të konsiderohet ai, i cili rrënjët e gjuhës i ka në tru. Një thënje shum e bukur dhe filozofike, brenda të cilës duhet ta kërkojë veten qdo qenje njerëzore. Përpiqu të njësohesh, që mos të jesh në kundërshtim me unin tënd, thotë aforizma. Duke ecur më tutje, gjejmë dy gjinitë njerëzore, brenda të cilave ecë e zhvillohet bota. Brenda tyre zhvillohet jeta, dashuria, për të vazhduar mbijetesa njerzore. Pra, kemi të bëjmë me një libër shum të bukur dhe interesantë, i cili për mes aforizmës dhe maksimave autoriale, na e mbërthen në detaje artin e të jetuarit. Politika, drejtësia dhe padrejtësia, vijnë si një metaforë e kohës dhe gjejnë vendë në librin e Mirsad Kutelit. Ato vijnë si përditshmëri që s`ke ku i ikë edhe asajë, që shpeshë sikur infiltrohet dhe na përzihet brenda ngjyrave dhe artit të jetës. Atdheu dhe liria, janë po një formë tjetër që e përcjellë aforizmën e Kutelit. Liria nuk gjendet në asnjë dhurat, por ajo banon në mes sakrificave. Lufta, miqtë dhe armiqtë, jan dy kapituj tjerë që japen shembuj të mjaftueshëm, në aforizmë. Menquria, lumturia, koha dhe puna, po ashtu janë sfida brenda artit jetësor, në aforizmën e autorit. Nga shum format e tjera brenda këtijë arti, Mirsad Kuteli, prekë edhe shkrimtarin dhe veprën, duke i njohur ato nga brendia, sepse edhe vet Ai si poet, bashkëjeton brenda këtyre sfidave. Ideja si die ekzston dhe lind spontanisht në çaste inspirimi, mirëpo duhet mbështetur fantazinë e shkathtë për të krijuar, apo maksima tjetër; Filozofët, shkencëtarët, shkrimtarët, identifikohen si njerëz të varfër, edhe pse, në të vërtetë, janë shumë të pasur, mirëpo pasurinë e tyre në mënyrë direkte apo indirekte ua dhurojnë gjeneratave të ardhshme. Mëkati dhe pasojat e së keqes, shpresa, durimi dhe trimëria, civilizimi, po ashtu janë pjesë e artit të jetës, sipas aforizmës së autorit Mirsad Kuteli, i cili brenda këtijë libri, na orfon një botë të gjerë njohurish, nga shprehja përmes aforizmës dhe maksimës, si pjesë e artit të shkruar letrarë. Rruga më e shkurtë drejtë suksesit, është vullneti, shprehet autori në maksimën e tijë, duke dëshmuar se i gjithë arti i të jetuarit, mbërthehet brenda vetë individit. Dhe si e tillë ajo duhet kërkuar brenda vetvetes, për ti përcaktuar rrugët dhe drejtimin jetësor, drejtë të cilit duhet ecur. Për fundë, brenda librit të autorit Mirsad Kuteli, gjejmë shum artë filozofik, tek i cili thuaj se gjithkushë mundë ta gjejë vetvehten ngapakë brenda aforizmës. Ne i urojmë sukses autorit, duke shpresuar se do të na pasurojë letrat tona edhe me vepra tjera letrare nga zhanret e ndryshme të artit të penës.

 

                                               Zvicër, 15 qershor, 2012