Gëzim AJGERAJ

 

Mitat Fejzi ”UDHËTIMI NË KORTEZH", botoi K.L. "Luigj Gurakuqi", Sharr (ish Dragashi), 1993

 

Libri i parë me poezi i poetit Mitat Fejzi "Udhëtimi në kortezh", është libri i cili e bartë me vete botën e brendshme poetike të përceptimittë kohës e cila ishte fare e pa favorshme për popullin tonë (flasim për kohën shkrimit dhe të botimit të librit), nikohsishtë vargu i tij e mbanë vulën e lashtësisë, për të dështuar lashtësinë tonë në këto troje.

 

Ç'errësirë hynte e dilte shekujve

Tek ngrysej vazhdimisht Toka Mëmë

Drita e hapur dhe Dashuria

Mbetën në harrimin e humbur të ditës

Ketu ku katër ditët priten

Prej neolitit...

...

Evolucioni ec ne shpirtin

E dielli nxenë Nekropolin e Dardanisë...

 

                         (LASHTËSI), fq. 5.

 

Është një varg që e shpalosë kohën, të kaluarën e të tashmen. Është varg që shpalosë botën e brendëshme poetike, përceptimin e kohës, dramën e errët të robërisë nëpër të cilën po kalon populli i ynë. Vargu i këtij poeti, brenda për brenda sikur ka një shpërthim kundër padrejtësive, ligësisë së robërisë e cila ka rënduar pa mëshirshëm mbi popullin tonë. Ky varg vjen si një akumulim i gjatë i një zemrimi i cili për çdo qastë mundë të shpërthej, dhe gjithë ky zemrim, kjo kohë e përjetësuar në vargun poetik, vie si një shpërthim kundër padrejtësive, që për simbol ka heroin lirik.

 

Kohë e gurit

Diell i zënë nga Hëna...

...

Qfarë ëndrre e madhe

Kur Bajram Curri Azem Bejta

Kërkojnë dritë nëpër kohë

Kërkojnë dashurinë e shkëmbinjëve të bardhë...

...

                         (ËNDËRR E MADHE), fq.13.

 

Si një varg që shpërthen nga brenda dhe një pasqyrim i një realiteti të fatit kolektiv dhe atij individual të njeriut tonë, ai shprehë nikohsishtë edhe përpjekjen e kërkesën për çlirim nga kjo zymtësi e kësaj nate që ka rënë mbi ne, përpjekje e cila kurrë nuk ka munguar edhe gjatë historisë tonë. Lirizmi i shprehur nëpër vargje, shprehë edhe ndjenjën psikologjike të njeriut tonë, i cili është i lidhur aq fortë me tokën stërgjyshore, prej nga burojnë edhe rrënjët e qëndresës:

 

...Prizreni

Vlora

Prishtina

Tirana

Themelet e Kalasë Arbërore

Damar i gjakut Arbëror

Flamur ngadhnjimëtar

Shpatë e Skënderbeut

Besë e arbërit...

 

           (QËNDRESË), fq, 14.

 

Vargut s'do ti mungojë as Skënderbeu, figura e frymëzimit të qëndresës dhe e luftës për liri, brenda të cilës bartet mesazhi edhe ndër ne, se brenda asaj lufte dhe qëndrese fshihet shkëlqimi i dritës, i lirisë. Pra, e gjithë lirizma në varg, flet për një zgjim kundër vuajtjes, dhunës e terrorit që po e ushtron armiku, mbi ne.

Një kuptim tjetër i paraqitjes së vargut është rrethi, Opoja prej nga vjen edhe poeti, si vend i bujarisë, fisnikërisë, guximit e qëndresës. Në të gjitha këto tipare që e shoqërojnë njeriun e kësaj ane, e që duket si dikush mundohet të na nxjerrë nga këto veçori. Është armiku, ai që rrinë mbi kokë këtij populli, e edhe me dhunë mundohet ta nxjerrë nga fare e jonë, e që kurrë nuk do të ja arrijë. Sepse liria e këtij populli i ka rrënjët në gjak dhe një ditë ajo do të vijë, pa tjetër.

Dhe i gjithë ky frymëzim në varg, tek poeti vjen si kërkesë për liri, për dritë, jo vetëm për lirinë e tij por për lirinë e një kolektiviteti të tërë, ndërsa dhembja e popullit të tijë vjen e shkrihet në vargun e poetit Mitat Fejzi.

 

2.

Presim ditën e parë pas kësaj nate të gjatë

Presim në arkivol të qelikt martirin

Që kthehej nga kobëzeza ogurzeza armatë...

 

                           (NATË E NJË KORTEZHI TË NGRYSUR), fq. 46,

 

Pra, në këtë rast në vargun poetik dhimbja individuale, i takon një kolektiviteti të tërë, sepse e tillë ishte koha e vënë përballë neve, ishte armiku ai që dhembjet ia sillte një populli të tërë. Dhe kjo dhembje, herë herë ishte forcë, sinonim i luftës për liri, përballë të cilës ishte vënë populli ynë.

Libri gjithsesi ka vlera dhe ai do të mbetet një kronikë, një dëshmi besnike e kësaj kohe, brenda të cilës përplot sakrifica e gjak, u kapërdi populli i ynë, njeriu i ynë, për të mbijetuar.

Nga këndi i sotëm, kur edhe e rishfletojm këtë libër, zëri poetik në varg na vie plotë shpresë e dritë, për çfarë mundë të thuhet se poeti dhe populli i tij e ndjenin agun e dritës për të cilën aq shumë sakrifikuan. Dhe së dyti, në librat e tjerë të botuar në vazhdim të poetit Mitat Fejzi, e ka arsyetuar plotësisht atë që është thënë edhe nga recensenti Iljaz Prokshi në pasthënjen e këtij libri.

*Për fund: Me që ky libër u gjend në bibliotekën time në Zvicër, nuk e bëmë ndonjë kërkim për ndonjë libër tjetër të këtij poeti, kur dihet se ai tani më ka botuar disa libra. Megjithatë, ky libër mbetet "Thesar për kohën", sepse ai do të jetë dëshmia më e mirë e moteve më të rënda, nëpër të cilat mbijetuam ne shqiptarët si popull.

                                                                     Prizren, 1999