Oran Gashi; `,,Dhembshuri e bukurisë``, botim autorial, Prizren, 1999

Një dhimbje e bukur, kështu do ta fillonim vështrimin kritik për librin e poetit Oran Gashi, duke u mbështetur në vargjet e poezisë; Dhembshuri e bukurisë fq. 17, e që ky vlerësim i yni do të mundë ti rrinte edhe librit. E dhamë këtë vlerësim, pa e prekur fare titullin e librit, për të cilin kujtojmë se autori ka vendosur drejtë, që për nga titulli i shkonë stilit Lasgushian. Edhe njëri edhe tjetri, i rrinë bukur fillimishtë poezisë, nga e cila e merr titullin edhe libri.
Poezia e Oran Gashit, në këtë libër, është e shkurtë, e një forme të kursyer nga fjalët e shumta, që sikur të jep të kuptojmë se vargjet janë të shkruara brenda çastit, me një shpejtësi dhe kohë shum të cunguar. Dhe në njohjen e rrethanave dhe nga temat e prekura brenda vargjeve, hapërojmë në një kohë kur jeta dhe vdekja qëndronin shum afër njëra tjetrës. Pra ecim nëpër një kohë lufte, kur nuk dihej çastit, se qfar të priste më tutje, dhe si i tillë, është më se e kuptueshme he reflektuese edhe koha brenda të cilës u shkruan vargjet.

Ndërmjet jetës dhe vdekjes,
Nuk ka fare largësi,
Ato përherë janë pranë,
Si ashti me mish
...
     Ndërmjet jetës dhe vdekjes, fq. 8.

Edhe pse fjalëpak, vargu i Oran Gashit, bartë me vetë shumëkuptimësinë dhe flet shumë, duke vlerësuar se brenda metaforave në vargje, ai fsheh një botë shum të pasur prapa tyre, apo thënë ndryshe; në zbërthimin e tyre arrijmë të lexojmë shumqka.

ç`rëndësi mund të ketë njeriu
në këtë botë?
Kur dihet fort mirë
se si ardhja
po ashtu edhe shkuarja
nga kjo lojë
fare nuk varen prej tij.

   ç`rëndësi ka njeriu...?, fq. 23

Këto vargje, sikur vërtetojnë atë që e tham më lartë, se i takojnë një kohe shum të egër për rreth, një kohe të luftës së Kosovës, brenda të cilës edhe vetë poeti ndau fatin dhe arriti të përbirohej nëpër katrahurat e sajë. E gjithë kjo kohë, për brezat që e kanë mbijetuar, është më se e njohur, ndërsa për ata që do të vijnë, poeti i shpalosë përmes vargut. Dhe vetëm me një lexim të thelluar, dhe me një zbërthim të hollë, të metaforave të vargut, do të arrijmë të shpalosim pak kohë nga ajo kohë e pakohë, nga këto kronika. I quajta kronika, sepse vetë kohët dhe çastet brenda të cilave jan shkruar vargjet, na japin të kuptojmë, se poeti i ka fiksuar çastet në vargje, për të mos u harruar kurrë.

Ndërmjet dy bjeshkëve stoike,
Prej një përrocke magjike
Shpërtheu një lumë - gjaku...

Oh... Oh... Oh...
Ç' dhimbje e bukur...
Lot buzëqeshjeje...

Mbi të notonte
Një pëllumb i bardhë
Me yll në ballë - djalë...

   Dhembshuri e bukurisë

Nëpër kronikat e ditëve, sigurishë se ka edhe ditë e çase të bukura, ashtu sikur pas një moti të ligë ka edhe diell. E gjithë kjo, vjen si një çastë i bukur, brenda të cilit. nisë dhe frymon një jetë e re. Ajo vjenë e bukur, dhe emocionale për poetin, si një vazhdimësi në trrashëgimni ndër breza. Procesi nëpër të cilin kalon kjo trashëgimni, sigurishtë se ka dhimbje, siq i ka jeta vetë ato, gjatë gjithë evolucionit të zhvillimit njerzorë dhe proceseve natyrore. Megjithatë edhe vetë jeta ka çaste të bukura të cilat edhe na lumturojnë nganjëherë. Dhe pas gjithë këtyre dhimbjeve që e përcjellin kohën e poetit, duke llogaritur gjithmonë në kohën kur u shkruan vargjet, deri sa atdheut po zhvillohej luftë çlirimtare, vjen një çastë i bukur i cili sikur të bënë të ndihesh i lumtur. Ana tjetë metaforike, sikur na paralajmëron për një vazhdimësi jete dhe për ditë të bukura që po vijnë. Pra pas qdo dhimbje, vijnë edhe ditë të mira tëcilat frymojnë me shpresën në vazhdimësin e jetë. Ato qaste na prijnë në jetë, na mbajnë brenda shpresës se pas qdo kohe të ligë, vjen një e mirë. Dhe kjo ndodhë edhe kohë dhe kronikat e poetit.
Vlerësojmë se pamvarësishtë një vargu të thubtë e të shkurtë, poeti ia del që edhe gjatë kohës për mbijetesë, duke llogaritur në rrethanat e luftës, arrinë të kronikojë në kohë dhe i përbiroi ato qaste bashkë me veten e tijë, për të na sjellë sentenca nga ajo kohë. Urojmë që poeti Oran Gashi, të na sjellë edhe libra tjerë në vazhdim, për të na e pasuruar artin dhe letrat shqipe.

         Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 2013