Gëzim Ajgeraj

 

ZËRI NDJESOR INTIM I NJË PUSHI TË TRAZUAR

 

„Zgjohem i zgjuar“, Osmon Bojaxhiu, poezi, botoi SHB; „Marin Barleti“, Tiranë, 2012

 

Është zëri intim, i shpërthimit të brendëshëm poetik, i cili përmes muzës së fjalës hynë në vargë, në trajtën e një lirike si ëndërrim, si imagjinatë, si lindje diellësore, nga një zemër e lënduar. E gjithë metafora e vargut ndërtohet brenda një heshtje, që në brendi vjen si shpërthim, për ta shprehur subjektivitetin lirik, i cili herë herë ne hapsirën poetike, ndihet si mëkat i një heshtje, që në fakt lindë si shpërthim në vargë.

 

Heshta, sa s`hesh njeri

Por heshtja m`u përgjigj në vetmi:

„S`ka dashurim“

 

     ËNDËRRIM

 

Përmbledhja me poezi e Osman Bojaxhiut, „Zgjohem i zgjuar“, që mbartë në vete kryesishtë lirika dashurie, mbartë atë zërin intim të stinës së dashurisë, që linë herë si etje, herë si vetmi, brenda grilave të dashurisë, siq thotë vargu poetik.

 

Më futë në grackë,

Të më lëndosh në shpirt,

Të më përvëlosh në zemër.

 

Pse më puth pas grilash

Të shpresoj në ty,

Apo të fantazoj?!

...

         GRILAT E DASHURISË

 

Drita e mendimit poetik si qfaqje e e botës së tijë përmes lirikës, na vie si një çlirim i një moshe të re, karshi etjeve djaloshare , dhe herë herë si shpërthim ndjenjësorë, pa hyrë mëkateve të fshehjes së vargjeve, por duke u qëndruar besnik ndjenjës, shplaos plotë sinqeritet, brendin e stinës së dashurisë, deri në shpalosjen edhe të ëndrrave poetike.

 

Një fllad i lehtë mbi flokë më kaloi,

Një tingull dashurie në vesh më ra

Por unë ia ndjeva frymën,

Aromë trëndafili kishte.

...

   KUSH MA PRISHI GJUMIN

 

Brendis e vargëzimit herë vjenë si vetmi e herë si zjarrmi, na sjellë herë herë vargun e trazuar nga ndjenjat, të cilat i hasim shpeshë brenda vargjeve, si kujtime, si lundra shprese, si ëndërr brenda syve të sajë, dhe brenda këtijë trazimi çastet ngelen pa fjalë, herë si vuajtje e herë si pikëllim, karshi heshtjes së sajë. Dhe kjo klithmë poetike, kalonë nëpër stinë dhe varet shpresave, e bëhet varr i dashurisë në shpirtin e poetit;

 

Dikush trokiti në zemrën time,

Varr e hapa

E varrosa me dy duart

Atë përbindësh engjëllor

Që ma mori jetën.

 

   VARRI I DASHURISË

 

Metafora e vargut të Osmon Bojaxhiut, vjen e kristaltë, plotë estetikë brenda fjalës, që të tërheqë në vazhdimësi për ta lexuar e rilexuar poezinë e tijë. Kjo qiltërsi e fjalës, e ndërtuar aq bukur brenda vargut, sikur krijonë atë estetikën artistike e cila, zbukuron edhe më fjalën në vargë. Neve i bëmë një rezyme të shkurtë poezive të këtijë libri, vetëm atyre në gjuhën shqipe, kur dihet se libri është i botuar në tri gjuhë. Autorit i urojmë suksese në krijimtarinë e mëtutjeshme, që të na sjellë edhe libra të tjerë, që pasurojnë letërsinë tonë.

 

                                                     Zvicër, 29, maj 2012