Gëzim AJGERAJ

 

Xhemajli Berisha ”KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI", poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001

 

Në vendë të hyrjes:

 

Fati i atdheut të robëruar, ishte edhe fati i Xhemajli Berishës. S'kish si të ishte ndryshe, kur ky mishërim me atdheun, kjo dashuri për lirin e tij, është edhe fati i pa ndashëm i jetës së tij. Dashuria për atdheun e lirë vjen e bëhet ideal, të cilin do ta shoqëroi gjatë tëre moshës sa jetoi ai, ideal për të cilin edhe flijoi. Të jesh idealistë për lirinë e atdheut, nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh vizion për të ardhmen e tij, lirinë e popullit, veti të cilat i kishte të mishëruara Xhemajli Berisha. Mirë po mbi të gjitha të jesh idealit militantë, është guxim, trimëri, dëshmi e një atdhedashurie të sinqertë, dhe i tillë ishte Ai. U lindë më 17 prill 1957, në fshatin Brestofc të Rahovecit. Shkollimet e para i mori në vendlindje dhe në Arbanë të Prizrenit, ku migroi bashkë me familjen. Akademinë pedagogjike e mbaroi në Prizren, ndërsa ne Prishtinë, më 1982, diplomoi në fakultetin ekonomik. Siç shihet, vitet e lëvizjeve të mëdha, të demostratave të vitit 1981, e gjejnë student, ku mori pjesë aktive, në demostrata e protesta. Fillimisht punoi si profesor i lëndëve profesionale në gjimnazin e Prizrenit, ndërsa gjatë vitit shkollor 1987/88, kalo në Akademinë Pedagogjike si mësimdhënës i lënëve profesionale. Gjatë gjithë kësaj kohe, veprimtaria politike e patriotike e Xhemajli Berishës ishte shumë e bujshme. E gjithë kjo veprimtari, do të vazhdoi deri në fillimin e vitit 1989, në kohën e protestave të minatorëve, protesta në të cilat ai mori pjese aktive dhe kundërshtoi haptas ndryshimet kushtetuese që i ofronte okupatori. Më 3 prill 1989, Xhemajliu, arrestohet nga shërbim i sigurimit shtetëror serb i instaluar në Kosovë. Nga data 3 - 6 prill, Xhemajliu mbahet në qelinë numër 20 te burgut të qarkut në Prizren, dhe gjatë kësaj kohe, nga punëtorët e sigurimit shtetëror, mirret në pyetje, torturohet e keqtrajtohet, në mënyrat më mizore. Duke e parë këtë qëndresë pathyeshmëri te këtij militanti të atdheut, sigurimcat e shtetit serb në Prizren, e shuajnë në mënyrën më barbare, jetën e këtij militanti të atdheut. Xhemajli Berisha, ishte dhe mbeti i pa thyeshëm, atdhetar e militant, bir besnik i atdheut. Jo vetëm kaq, shumë vite më vonë pas vdekjes u botuan edhe poezitë e tija, të lëna në dorëshkrim. Poezi të cilat kapin një periudhe te gjatë të shkrimit. Shembull qe argumenton se Xhemajliu, kishte shkruar herë pas here dhe poezi, me të cilat ai na jep dëshmi se kishte kishte edhe shpirt poetik. Ai ishte i tillë, me një modesti të theksuar, dhe i sinqertë. Veti të cilat i shoqëronin veprimtarët militant, të kauzës sonë kombëtare.

 

KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI

 

S'po të jap trëndafil

Që t'i marrësh erë,

Po ta lë poezinë,

Ta më kujtosh përherë

 

               (Po ta lë poezinë) fq. 7.

 

Lirika në librin e Xhemajli Berishës, është zëri autentik i shpirtit të tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, për ta ruajtur atë ndër vite, nga rrebeshet e kohës nëpër të cilat u përbirua populli i ynë, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e atdheut dhe për të edhe u flijua. Por siç e thamë në fillim, lirika e lënë në dorëshkrim, na e sjellë zërin autentik të shpirtit të tij poetik. Shpirti i tij vjen në fjalë, në varg e ringjallet, duke sjellë mes nesh dashuri, ndjenjë, besnikëri, sinqeritet, fjalë etj, për një kërkim të ri, për kohëardhurën aq shumë të pritur, lirinë. I gjithë ky gërshetim temash, përmes lirikës është shprehja më e mirë e ndjenjës së tij, e brezit të tij, idealizmës brenda të cilit mishëronte shpirti i tij. E gjithë kjo shprehje e ndjenjës së dashurisë, për mes vargut, është dashuria për atdheun, lirinë e tij. Dhe gjithë kjo ndjenjë, në ecje me kohën do të shpaloset edhe më çiltër. Sepse është koha ajo që kërkonte ndryshim, dhe shpalosje të ndjenjave, të atdhetarizmës. Pra e gjithë koha e viteve të tija, sa vinte e bëhej më e zymtë, por në shpirtin poetik ajo bëhej më shpërthyese, siç bëhet poezia në vazhdim. Duke e dëshmuar shprehjen gjithnjë e më hapur të mendimit për ndjenjën e lirisë që ai dhe bashkëmendimtarët e tij e kultivonin në shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe një element të veçantë të shkrimit të poezisë në kohë të ndryshme, si një kronik që e përcjellë jetën e tij. Pra, një poezi e shkruar në kohë të ndryshme për një periudhë të gjatë kohe. Pra pikërisht kjo e vërteton edhe thënjen, se me kalimin e viteve, vargu bëhet më shpërthyes, më i hapur, më kërkues, duke shprehur edhe militantizëm, të cilin edhe kishin djemtë e idealit të lartë të atdheut, siç ishte Xhemajliu. Në ciklin e parë të librit; "Fjalë e vërtetë", shpaloset shpirti i sinqertë i poetit, në atë të dytin; "Uri e etje kam - për ty", ai bëhet më këmbëngulës shtigjeve të kërkimit;

 

Ti po më shtërngon me fuqinë shpirtërore

Kësi lotësh s'kanë derdhur kurrë sytë e mi,

Janë lot të kthjellët të dashurisë rinore

Të lutem mos m'i fshijë!

 

Në më shterren lotët

ka të bëj pastaj

Diçka do të derdhin këta sy,

Një det të pa fund, një det të paskaj,

Në mos paça lot, do të derdh gjak për ty!

...

                           (Shtigje kërkimi), fq. 29.

 

I gjithë ky shpërthim do të vie nga një pritje e gjatë, i cila e dërmonë njeriun, i humbë kuptimin jetës, ndërsa gjurmët e saja vijnë e shtrohen brenda shpresës për një të ardhme të mirë. Por e gjithë kjo etje, kjo kërkesë e kërkonte kohën, dhe dukej se koha po vinte, apo siç do të thuhej në ciklin e tretë të librit: "Ka ardhur koha". Koha për një shprehje të hapur të mendimit, për një kërkesë të hapur të të drejtës për liri. Ky shpërthim, kjo besnikëri ndaj çështjes së atdheut, ky militantizëm, do të shprehet më së miri në vargjet;

 

Këtë tokë ku kemi le e nderojmë

Sepse shqiptarë ne vetes i thomë.

Gjaku s'na dhimbset që hargjojmë

Kur armikun si shqipe e luftojmë

 

Shumë të huaj deshën ta robërojnë

Nëpër këmbë ta marrin ta pushtojnë,

Po cili do që shkeli te ky dhe

Kurrë më s'u kthye atje ku ish le.

...

       (Këtë tokë ku kemi le e nderojmë), fq. 54.

Ky artikulim i atdhetarizmës se poetit, në tabanin kombëtar, përmes vargut do të shtrohet edhe në poezinë; "Abdyl Frashëri", me çka do të identifikohet qartë kërkesa e djemve atdhetarë të rangut të Poetit. Apo në poezinë ; "Pritja", ku poeti përmes vargjeve, shfaqë hapur idenë e bashkimit; "Malli për ju po më rëndon, / Ah, sa kohë ka që s'ju takoj, / Dua të nisem të vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithë kjo përpjekje, kjo luftë, bëhet për të vetmen fjalë; Liri. Lirinë, që aq shumë na mungoi neve shqiptarëve, jashtë trojeve etnike.

 

Për ty gjaku s'u kursye,

As djersët e ballit,

Që kjo tokë të jetë e lirë.

 

                     (Lirisë), fq. 63.

 

Nga rrafshi të cilin e zbërthyem librin ,deshëm të dëshmojmë se poeti Xhemajli Berisha, i tillë çfarë ishte në jetë, ishte edhe në varg, në poezi. Këtë njohje, këtë zbërthim të vargut të tij, nga një përceptim i hollë, do të shihet shumë lehtë se poeti ishte i çiltër, i sinçert, i thjeshtë e modest, me një taban të pasur atdhetar e me një guxim e vendosmëri prej militanti. Hë pra, i tillë mbeti në altarin e atdheut, i tillë përmes vargut edhe në letrat shqipe.

 

                                                           18. 8. 2001, Zvicër