Vështrime:

 

Bedri Halimi dhe Sadik Mehmeti; "HAXHI YMER PRIZRENI", Studime, Artikuj, Vështrime, botoi; Revista, “SHARRI” , Sharrr, 2006


Bedri Halimi, publicist, poet e shkrimtar, së bashku me Sadik Mehmetin, përmes këtijë libri, ku janë përmbedhur studime, artikuj e vështrime, nga studijues të ndryshëm, kan bërë një përmbledhje të kompletuar, për jetën dhe veprën, e njërit nga figurat qendrore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Haxhi Ymer Prizrenit. Përmes këtyre studimeve, autorët e librit, na japin në pasqyrë të komletuar të kësaj figure shumë të rëndësishme të historisë kombëtare.

Pas një parathënje të shkurtër e publicisi Bedri Halimi, librit i prinë studimi i Mr. Sadullah breovci, shembull i shkelqyeshem i qendrimi e dreje e ymer prireni, sudim i bouar ne rilindjen e prishines, me 14. 5. 1978, në faqen 10. Autori flet qysh prej fëmijëris së hershme të Ymer Prizrenit, për gjyshin e tijë Ismail Zgatari, i cili qysh në gjysmën e dytë të shekullit tetëmbëdhjetë, zbriti në Prizren, për të siguruar egzistncën e familjes së vetë.

Autori, ecë më tutje duke folë edhe për babain e Ymerit, edukimin dhe punën e tijë dhe të fëmijëve të tijë Aliut, Osmait dhe Ymerit. përmes këtijë studimi, autori na jepë detaje shumë të rëndësishme për jetën e familjes dhe zhvillimin e sajë deri në veprimtarinë e Haxhi Ymer Prizrenit.

Detaje tjera jepen edhe për organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pa lënë anash edhe personalitetet e tjera të kohës dhe veprimit, të Ymer Prizrenit. Një studim prej njëmbëdhjetë faqesh, na sjellë shum detaje nga kjo kohë dhe këto zhvillime.

Një studim tjetër autorët e sjellinn edhe nga Mr. Hamid Altiparmak; Kontribut ndriçimit të rolit të Ymer Prizrenit gjatë Lidhjes së Prizrenit. I lexuar në Konferencën shkencore me rastin e njëqindë vjetorit, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i botuar në Prishtinë, më 1981, fq. 537- 545.

Në këtë studim, autori arrinë mjaftë mire a zbërthejë konributin dhe roline Ymer Prireni, në peridhën e pregaditjes, mbajtjes dhe zhvillimeve të më vonshme, të Lidhjes së Prizrenit. Edhe ky autorë nuk e lenë anash biografinë dhe veprimtarinë e Ymer Prizrenit, por edhe rrethanat dhe zhvillimet e kohës.

Dr. Muhamet Pirraku, me studimin; Shtypi Kroat për Haxhi Ymer Prizrenit, bënë një përmbledhje nga literatura e kohës të botuara në Kroaci. Edhe ky studim është botuar po në Prishtinë, në revistën; Zëri i rinisë, më 20 maj 1978, fq. 22-23.

Auori, permes një nëntitulli, Haxhi Ymer Prizrenin, e paraqet si një; Luftëtar i përbetuar kundër robërisë, gjithmonë duke u mbështetur në burimet e shtypit kroat, të kohës. Pastaj; Ymeri - kryetar i Lidhjes, Prizreni - Krujë e viteve të Skenderbeut, etj.

Dr. Hakif Bajrami, vjenë me studimin; Ymer Prizreni - promotor i lëvizjes sonë kombëtare, të botuar në revistën; Sharri, Nr. 25, mars, 1998, fq. 9-10.

Në një nëtitull, autori për Ymer Prizrenin, thotë; Mësues për popull, mik për vatër. Autori paraqet edhe shum simbole tjerë të kësaj kohe, që vepruan, punuan e flijuan për komb e atëdhe.

Dr. Pajazit Nushi, vjenë me studimin; Patriotizme dhe besimi i Haxhi Ymer Prizrenit shikuar nga pikëpamja psikologjike dhe etike, i lexuar në një simpozium ndërkombëtar, e i botuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, Prishtinë, 1995, fq. 379-383.

Mr. Riza Rexha, vjenë me studimin; Ymer Prizreni personalitet i shquar i popullit Shqiptar, i shkëputur nga arkiva e www.buzuku.cg.

Ali Llunji paraqitet me studimin; Haxhi Ymer ef. Prizreni prijës i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare, studim i botuar në; Dituria islame, nr. 81-82, Prishtinë, qershor - korrik 1966.
       Vet hartuesi i këtijë libri; Bedri Halimi, paraqitet me studimin; Haxhi Ymer Prizreni - atdhetar dhe luftëtar i madh i Cështjes kombëtare, i botuar nga klubi letrar; " Luigj Gurakuqi", Sharr, 2001, ("Qëndresa kombëtare në Opojë dhe dëshmorët e saj").
       Dr. Hajriz Meleqi, sjellë studimin; Ymer prireni figura me markane e kohes, e bouar ne revisen, sharri, nr. 50-51, viti XIII, qershor - korrik, 2005, fq. 9.

Hysni Myzyri, në hisorine e populli shqipar, per shkolla e mesme, e bouar ne prishtinë, më 1999, fq. 169, sjellë një studim të shkurtër për Ymer Prizrenin.

Dr. Janosh Memeshker, në konferencën për njëqindëvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sjellë studimin; Hulumtimi dhe rikonstruktimi antropologjik i individualitetit të Ymer Prizrenit. Autori jep studime të detajuara mbi ruajtjen e skeletit të Haxhi Ymer Prizrenit, edhe në shifra, nga bazat shkencore prej një antropologu.

Muhamet Shukriu, vjenë me studimin; Fakte për vdekjen e Ymer Prizrenit - kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i botuar në gjurmime Albanologjike, në Prishtinë, 1990 dhe1991, fq. 219-238.

Në libër janë botuar edhe recensione, për veprat e tjera të botuara për Ymer Prizreninn, si ai i Dr. Hakif Bajramit; Sa herë t`i kthehemi veprës monumentale të Ymer Prizrenit për aq herë do të dalim më të ditur për ardhmërinë.

Mr. Enver Batiu, vjenë recensioni për veprën e Dr. Muhamet Pirrakut; Myderriz Ymer Prizreni - ora, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1877-1878. Botoi; Sharri, 2003, faqe 522.

            Shaban Braha për librin; “Ymer Prizreni – kryetar i Qeverisë të Shtetit të parë Autonom të Shqipërisë”, recension i botuar në revstën; Sharri, korrik, 2005.

Bedri Halimi, vjen me vështrimin për librin; “Ymer Prizreni 1820-1887”, i botuar në Prizren, më 2002, me autor Qemal Mataj., i publikuar edhe në revistën; Sharri, korrik, 2005, fq. 30.

Në vazhdim, Bedri Halimi, sjellë edhe dy vështrime, fjala është për sesionin shkencor të ART CLUB-it, të mbajtur me 25 e 26 maj, 2002, në Ulqin, me titull; “Vepër për ndriqimin e jetës dhe veprimtarisë së Ymer Prizrenit”, si një analizë për të gjitha punimet e paraqitura gjat këtijë sesioni shkencor. Dhe vështrimi në vazhdim, po i Bedri Halimit; Në vazhdën e ndriçimit të jetës dhe veprimtaris së Ymer Prizrenit, për punimin; (“Dritë e re për kryetarin e parë të Shqipërisë Etnike”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2002).

Është edhe një dokument i konsullit Anglez në Prizren për kontin Grenville, ministër i punëve të jashtme të Britanis së madhe në atë kohë.

Autori sjellë edhe disa këngë të kënduara në peridha të ndryshme për Ymer Prizrenin, dhe disa poezi nga krijues të ndryshëm. Në fundë është edhe një album me portrete të ndryshme për Ymer Prizrenin, dhe disa botime librash kushtuar kësaj figure madhore të historisë tonë kombëtare.

Duke shfletuar këtë përmbajtje të këtijë libri, kujtojmë se përmes punimeve të ndryshme nga auorë të ndryshëm, arrihet tek pika kulminante e zbërethimit dhe shpalosjes në detaje të jetës, veprës, veprimtarisë dhe kontributit të jashtëzakonshëm që dha për atdheun dhe kombin, figura ma emblematike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Haxhi Ymer Prizreni.

Le të konstatojmë në fundë se puna e poetit, publicistit dhe shkrimtarit, Bedri Halimi, në ndriqimin e veprës së Haxhi Ymer Prizrenit, për mes mbledhjes së punimeve shkecore, publikimit të tyre në një libër, ka arritë që me plotë sukses të jepe dritë mbi jetën dhe veprën e Haxhi Ymer Prizrenit.

 

                         Gëzim Ajgeraj, Zvicër, 25 Qershor, 2013