METAFORA        

  

 

 

Viti 3, nr. 7                    Editorial i poetit                                                       3/ 2007

 

 

PËRKTHYESI

 

Nuk e di nga piku në E-majl-in tim. Në një letër që vinte nga shteti D, përpos përshëndetjeve dhe urimeve, erdhi dhe një dëshirë e gatishmëri për përkthimin e vargut tim. Kënaqësia ishte e imja, po të besoja në sinqeritetin  kësaj bote...!?. Atyre çasteve të përcaktoja përgjigjien, ishte e vështirë. Pikërisht rreth tij, kisha lexuar e dëgjuar polemika e zënka nga më të ndyrat. Dëshira për ti dërguar diç, dhe bindja rreth personalitetit të tij, përziheshin lëmsh. Ti dërgoi, ndonjë varg ose jo? Ta hedhë ofertën në shportën e E-majl-it, është pa përgjegjësi. Pikërisht atyre çasteve, ideja e hulumtimit rreth tij më ngacmoi. Ti shpalosë të gjitha, s'kam kohë. Ti fshij, ato janë te thëna diku. Në mos i thënça unë, janë web-sitet në internet, ato i thonë të gjitha. Mjafton që diku të jepej vetëm emri i tij. Në këtë farë kërkimi na del përkthyes i disa gjuhëve. Përkthyes dokumentesh administrative. Përkthyes gjyqësor. Përkthyes vagabondësh e hajdutësh në organet e rendit. Edhe përkthyes librash, e çka jo tjetër. Shfletova të lexoja diç nga këto të fundit. Një mish - mashë interesash, grupacionesh e klanesh të parcializuar siç e donë politika. As këto nuk më bindën. Si ka mundësi të jen këto përzgjedhje klanore. Krye-përzgjedhësit e tij, aty në mes. Nuk doja të besoja në dyshimin tim. Për fat të keq, kjo ishte realitet. Përkonte me lëvizjet dhe ndërkamcat që bëheshin organizimeve e klubeve letrare. Me interesat e individëve e grupacioneve. O zot, ç'mallkim. As kjo nuk më mjaftoi. Dëshira për të kërkuar shkrime, mes atdhetarizmës kombëtare shqiptare, më ngacmoi. Ç'të shohim. Nëse unë po trilloj, ose po më mashtrojnë sytë. Antishqiptarizma e tij në mes. Kjo më tërboi. Më erdhi keq për  të mashtruarit prapa tij. Ç'ti bësh, gërshetim interesash. Dëshira dhe dyshimi, ishin ndarë në mes. Nuk do të ju bezdisë, nëse ju tregoi se dëshira për ta vënë në sprovë më ngacmoi. Jo gjithmonë duhet besuar të tjerëve. Megjithatë, e vërteta duhet ta ketë vulën e vërtetësisë. Një letër testuese dhe kërkesa e kushteve për përkthim, na vuri në lidhje. O zot, ç'kushte të majme për xhepat e tij, parashtronte ripërgjigjia. Thua se letërsia dhe libri shqip, na qenka biznesi i të gjitha mirësive të botës. Etja gjithmonë e shtynë njeriun kah ligësitë, e rëndësishme është të përcaktohet kufiri i sajë. Mjerisht rrallë herë.

 

                                   14. 12. 2005, Zvicër

 

VETËDIJËSIMI KOMBËTARE DHE POLITIK TEK NE SOTË

 

Çështja e vetëdijësimit tek ne, në fusha të caktuara kohëve të fundit ka avancuar mjaftë, megjithatë jo edhe në shkallën e rezultateve që mundë të kënaqin. E gjithë kjo mvaret shumë se nga cili këndë e përceptojmë atë dhe për cilat fusha të vetëdijësimit interesohemi. Jan shum çështje që na preokupojnë neve si popull sotë dhe shkalla e vetëdijësimit për fusha të caktuara nuk ka ecur paralel. Kuptohet çdo shoqëri që del nga lufta, siç ishte ajo e Kosovës dhe nga një sitem i huaj totalitar, ka probleme. Por se jemi të vetëdijshëm ne për çështje të caktuara, ky është problemi. Sa jemi ne të vetëdijshëm? Sa duhet të jemi? Etj. Ta marri vetëdijen e përgjithshme tonën në çështjen kombëtare. Me që ky problem lidhet drejtëpërsëdrejti edhe me politikën, do ti shqyrtojmë të dy këto probleme së bashku. Vetëdija e jonë kombëtare, në masë të caktuar, ka ecur mjaftë, por jo në nivelin e kërkuar. Ato herë pas here shkilen për hir të interesave nga më të ndryshmet, nga individ, grupacione e parti. Pra këtu janë kryqëzuar edhe nivelet e interesave dhe sa do të vetëdijshëm të jemi, nuk mundë të thuhen fjalë të mira. Apo, një vetëdije të tillë kombëtare, e ka pushtuar niveli i interesave. Një ngritje të vetëdijes kombëtare në masat tona e ka bërë edhe lufta çlirimtare, por me gjithëatë jo deri në nivelin e kërkuar. Këtu ka ndikuar më së keqi, edukata e jonë në të kaluarën, ndikimi i sistemeve e politikave të huaja, përzierja dhe përlyerja me to në dëm të interesave kombëtare dhe shumë faktor tjerë. Edhe nëse ka egzistuar një vetëdije kombëtare, ajo nuk është reflektuar në të mirë të çështjes. Reflektimi i vetëdijësimit tonë është reflektuar nga vendosëria e jonë. Pra sa kemi qenë ne të vendosur ta tregojmë vetëdijësimin, në këtë rastë kombëtar. Sa na kanë pushtuar djallëzitë dhe interesat personale në reflektimin e vetëdijësimit dhe vënjes në shërbim, kapaciteteve tona. Për vetëdijen tonë kombëtare, pak zihet në gojë sot. Bile frika e jonë shkonë deri në masën e ankthit se po synohet në zhdukjen e idealizmës kombëtare dhe idealistëve. Nëse problemi shikohet nga ky prizëm, vetëdija e jonë kombëtare po shkonë drejtë univerzalizimit të vlerave kombëtare, me të cilat nuk pajtohemi ne. Fillimisht duhet të jesh kombëtar për të ndërtuar pastaj vizion ndërkombëtar. Apo thënë më qartë, duhet të kesh identititet, traditë, kulturë, komb e atdhe. Një pjesë nga këto që u thanë, sikur e kan marrë bregun dhe po rrëshqasin drejt harrimit. Kërkojmë evropjanizim të tepruar pa identitet kombëtar. Kot mashtrohemi, të tillë nuk te pranon asnjë komb e popull në botë. Prandaj, neve si popull ende kemi nevojë për një vetëdijësim, në veqanti atë kombëtar. Kjo është e dhimbëshme, kur dihet fakti se ç'luftë makabre kaluam dhe nuk u vetëdijësuam plotësisht. Një rrol negativ në këtë çështje kanë luajtur politikat që herë herë kanë qenë të gabuara dhe na kanë mashtruar. Pra pikërishtë këtu kërkohet syqeltësi, vetëdije e lartë dhe e vendosur kombëtare. Pa rënë në ndikimet e politikave mashtruese, ta vëmë në rend të parë kombin dhe atdheun. Këtu kërkohet një vetëdijësim shumë i shëndoshë. Të mos bëhemi pre e mashtrimeve dhe lojrave politike të individëve, grupacioneve a partive. Të jemi ata që vetë të vlerësojmë. Të jemi ata që vetë e ndajmë shapin nga sheqeri. Të jemi ata që mos të na mashtroi kush, sidomos atëherë kur preket interesi nacionl e kombëtar. Të jemi ata që vetë të vendosim për të mirën tonë, duke e pasur parasysh idealin e shëndosh kombëtar. Të mos na tërheq gjithkush për hunde apo të na tregoi se nga lindë dielli. Të jemi të vetëdijshëm se kombi dhe atdheu jan organika e qenësis tonë. Se liria nuk i falet askujtë. Ajo me gjak fitohet dhe gjak mbrohet. Dhe pa të as kombi e as atdheu nuk mundë të egzistojnë. Megjithatë sot koha ka prodhuar grupe të ndryshme të të vetëdijësuarve, sa që edhe këtijë shkrimi mundë ti bishtnojnë. Sepse ka të tillë që të gjitha këto që i thamë më lartë rreth vetëdijësimit tonë të përgjithshëm, i kanë përdhosur, ndaj dhe jemi këtu ku jemi, në këtë nivel jo të kënaqëshëm të vetëdijësimit në veqanti atë kombëtar, që peshën per momentin e bartë politika. Me gjithatë, unë dua ti them njeriut tonë sotë; vetëdijësohu ta udhëheqësh vetë vetvehten, mos të të udhëheqin të tjerët, ndryshe ke rënë në grackën e mashtrimeve dhe po sharronë drejt humnerave.  

 

                                                                                            Gëzim Ajgeraj, 11.5.2005, Zvicër

 

Ngritja e pushtetarëve deri në keqpërdorimin e pushtetit

 

Ngritja e individit në funksione, vie si rezultat që një grup i caktuar njerzish, parti apo qoftë edhe masë e gjërë e popullit i jepë besimin, për një vend udhëheqës në shoqëri. Roli për të cilin duhet ta luaj ai person brenda atijë funksioni, është i përcaktuar me ligj, dhe brenda atyre kornizave duhet të shtrihet roli i funksionit, për cilin do vend udhëheqës në shoqëri. Synimi i trajtesës sonë përkon me faktin dhe brengën se kur kjo ngritje i tejkalon përmasat e detyrës dhe rretht të veprimit, brenda të cilit, duhet të sillet individi në funksion apo detyrë. Ka ndodhur shum shpeshë në historin e njerzimit, kur individin e ka ngritur populli, por që më vonë ky besim dhe kjo ngritje është keqëpërdorur. Ndoshta këtu ndodhë një harresë, kur individi e harron fuqin e popullit dhe krijon mbi besim në fuqin e vetë. Pra duhet të dihet parimi se populli është i plotë fuqishmi, e jo individi. Në këtë rastë një udhëheqës nuk duhet ta harrojë dhe qështjen tjetër, se ai nga funksioni i tijë, është vetëm argat i popullit dhe asgjë më tepër. Në këtë pikë duhet ngritur vetëdijen e një populli për udhëheqësit që e udhëheqin atë dhe vetëm me këtë vetëdije, nuk do të mundë të ngriten kurrë individë që do të dalin mbi interesat e popullit. Pra, ato që jan përsëritur në historin e njerzimit, si diktatura, kan për pasojë ngritjen e tepruar, keqpërdorimin e detyrës udhëheqëse dhe duke e marrë në dorë edhe forcën e pushtetit, ka ndodhë që shum shpeshë është vepruar kundër interesave të vetë popullit që e ka ngritur. Pra siq thash edhe më lartë, populli duhet të ket besim në vetvehten, në atë të përgjithshmen. Individi në rolin udhëheqës, të shikohet vetë si argat i tijë dhe në momentin që ky argat nuk punon brenda interesave të tijë, duhet të shkul nga vendi ata udhëheqës. Kur të ngritet një vetëdije e tillë, nuk do të kemi as udhëheqës të tillë që vehten do ta shohin shum më lartë se populli. Shenjat e këtyre urave të interesave udhëheqës popull dhe anasjelltas jan të dukshme që me fillim dhe ato, jo se populli nuk i nuhatë, ai i kapë shpejtë, por është shum e rëndësishme se sa i toleron të metat dhe deri kur, apo edhe sa heshtë për ato të meta, që në fakt heshtja ndaj të metave quhet solidarizim. Dhe kjo tolerancë shpesh ka quar në ngritjene më tejme të individit. Po flasim gjithmonë për elementet negative të kësaj qështje sepse edhe qëllimi i temës është i tillë, luftimi i këtyre të metave. Njerzit nëpër vende udhëheqëse, nuk mundë të jen të pa zavendësueshëm. Në sistemet demokratike ata mundë të zavendësohen bile shum lehtë. Populli është ai që di të vlersoj, e largoj individët e pa përshtatshëm nëpër vende udhëheqëse. Ndoshta vonojn disa qështje, por pa tjetër një ditë e kan fundin. Nga një parim i njohur i mentalitetit Zviceran, një udhëheqës politik, qoft edhe i lartë, është një shërbëtor që i kryen detyrat e veta brenda vendit të punës së tijë për të cilë paguhet, dhe as një pikë respekti më tepër. Atdheu është i të gjithëve, siq është edhe e drejta e njejtë për të gjithë. Ndërsa tek ne kjo po keqpërdoret. Nëpër shum vende udhëheqëse, një udhëheqës merr vendime që ndoshta dhe e dëmtojnë popullin dhe prap heshtet. Më e keqja kur ky udhëheqës, pa e vënë në shënjestër askëd, nuk gëzon as edhe pësëdhjet përqindëshin e votëbesimit të një populli dhe merr vendime në emër të tijë. Kjo është e pa pranueshme, e dënueshme. Po si? Vota, e populli din ta ndëshkoj më së miri, edhe pse ndoshta mundtë të vonoj. Asgjë nuk është e përjetshme. Prap nga një parim të popullit Zviceran. Nëse një individ në një koh a mandat të caktuar nuk ka treguar rezultate, duhet të braktiset. Prap, shtrohet pyetja si? Nëse në një mandat, kam votuar për një individ i cili nuk solli suksese si dobi të shtetit, shoqëris por edhe në interesat e individit, në mandatin tjetër ai duhet të ndëshkohet, duke ja dhënë votën tjetër kujt. Pra asgjë nuk duhet të ngulitet si bindje e përjetshme por si interesë që do të qonte kah kualiteti. Dhe nëse respektohet një parim i tillë, në historin e pushteteve, nuk do të kemi më, perandorë, faraonë, diktatorë etj,etj. Por do të kemi argat që do ti kryejnë detyrat për të cilat i paguan populli. Po kthehemi dhe njëher tek ngritja e individëve. Nuk duhet dhënë gjithkujt mundësin e ngritjes, nga se në një ngritje pa kontroll e selektim kan lindur diktator e diktatura. Kjo ka shumë rëndësi, nga se në historin e njerzimit sidomos në mesin e shekullit të shkuar u lindën shum diktator të cilët dëmtuan krahas popujve tjerë dhe popullin e vetë. Është konstatuar se shumica nga këta diktator kan qenë të sëmurë me skizofreni, epilepti, alkoholistë etj. Dhe ardhja në funksione, marrja e fuqisë nga populli, në duart e veta, ka sjellë katastrofa dhe luftra, të cilat më vonë i ka vuajtur dhe vetë populli që e ka ngritur. Prapë vijmë tek parimi Zviceran, i respektit vetëm në suazat e interesave të shëndosha me njerzë të shëndoshë, dhe asnjë pikë respekti më tepër. Prap keqpërdorimi i interesave dhe vendit udhëheqës ndëshkohet me mos votë, dhe skizofreni, apo alkoholisti përfundojnë në klinikë. Vendi i udhëheqjes i besohet individit, i cili popullin e njeh zot e vehten argat të tijë.            

 

                                                                                                                16 tetorë 2004, Zvicër

 

 

 

-----------------------------------------------------------------------------

 

 

GËZIM AJGERAJ

 

TREGIM

 

RECENSENTI

 

   - Udhëtimi drejtë kryeqytetit ia nxiste mallin për atdheun. Edhe pse gjendej në brendinë e tij, Shpendi e ndjente mungesën. Vitet që i kishte kaluar në dhe të huaj, e përcillnin çdo hapë edhe gjate pushimeve. Ato ishin hije e pa ndashme qe i trazonin dhembje. Sërish duhet të kthehem, - dhe sa herë e kujtonte këtë fjalë, e ndiente veten të huaj edhe gjatë këtij udhëtimi me autobus. Fushat që shtriheshin përtej xhamave të autobusit, pejsazhet e bukura të atdheut ia trazonin nostalgjinë për një kthim sa më të shpejtë. Ndërsa krëqyteti që po e priste me atë diell mëngjesi plotë shkëlqim, ishte dukur edhe më i bukur në këto ditë të bardha me frymë lirie. Kjo rritje e qytetit, ky zbukurim e gëzoi shumë Shpendin. Sukseset e atdheut ishin ëndrrat e idealit dhe dëshirave të tija. Largësia përtej atdheut ia kishte shtuar edhe më tepër dashurinë për të. Ndoshta kurrë më të lumtur nuk e kishte ndier veten, se atë mëngjes.

   - Mirëmëngjesi, - përshëndeti recensenti, i cili po e priste përpara zyrës së tij, aty afër pallatit të shtypit.

   - Mirëmëngjesi, - ia ktheu Shpendi, i hutuar vitrinave të një librarie aty pranë, - kisha humbur fare dhe nuk ju vërejta, - i tha recensentit, tek po përshëndeteshin.

Nga ato që lexova në poezin tuaj, keni bërë përparime të mëdha nga libri i parë, dhe kjo jep shumë shpresë se ju po eci sigurt rrugës së letrave shqipe, - tha recensenti, tek po i mirrnin vendet, në zyrën e tij.

   - Ne jemi përpjekur, por ndryshimet më bukur i vëreni ju, - tha Shpendi.

   - Pa komplimente, z. Shpend, - shtoi recensenti, - Uni që është shumë i rrezikshëm në poezi, tek ju nuk ndihet fare, përkundrazi, ligjërimi i juaj poetik, motivet dhe temat që i vështroni, stili i kapshëm dhe mesazhi që sjellni ju në poezi, si përceptim i mallit për atdheun, vibrimi i sekuencave shpirtërore mbi dashurinë, njerëzit, mendimin estetik, qasjen psikologjike të subjektit si dhe një varg përjetimesh tjera, janë përjetime të një kolektiviteti të tërë që ju rrethon juve atje në mërgim.

Është e pa mundshme të dilet nga ai rreth, ndaj dhe frymëzimi imë është njeriu i arratisur përtej atdheut, mërgimtari, - plotësoi Shpendi.

Qasja e juaj, kësaj teme më ka bërë përshtypje, sepse diaspora është pjesë e trupit të kombit tonë, dhe pa tjetër duhet të pasqyrohet ajo edhe në krijimtari, - vazhdoi recensenti, duke e shfletuar një letër të shkruar, që e kishte pregaditur si parathënje për librin.

   - Paske bërë dhe parathënje, - tha Shpendi.

   - Mendoj se do ti shkonte librit, - pohoi recensenti, - pastaj dhe me redaktorin biseduam dhe punën e parathënjes ma besoi mua.

   - S'kam asgjë kundër - tha Shpendi.

Unë, vargun tuaj e kam quajtur si; "Simbolikë të fjalës poetike", sepse brenda këtij ligjërimi në varg gjejmë shumë elemente që përbëjnë simbolikën fjalës. Vetë vargu i çlirshëm, kuptimplotë, me sens meditativ, për çfar në plan të parë shquhet lirika peisazhiste, që bartë me vete mesazh të caktuar me parime të qarta poetike. Kjo poezi, sipas meje, kapë një botë të shqetësuar të subjektit lirik, botën e vetmuar largë atdheut, larg njerëzve tuaj, atje në mërgim. Pra, përjetimet në dhe të huaj, kontaktet me njerëzit që kanë vajtur larg atdheut, shqetësimet shpirtërore të tyre, kanë lënë gjurmë të pa shlyera, që më së miri përceptohen në varg. Dhe unë mendoj se kjo poezi e juaja, del e kapshme si një ditar intim, i standardizuar në aspektin e precedimit të figurës poetike brenda strukturës së poezisë që krijohet në të.

Ndarja e vëllimit në cikle, siç e keni bërë ju, mendoj se është e drejtë, - aprovoi recensenti.

   - Ka qen një ndarje, nga përceptimet e vargjeve nga ana e ime, që sipas meje, i qëndronin ciklit, si tek "Tingujt e dhembjes", "Botë pa orkestër" apo edhe tek "Heshtja e thyer" - plotësoi Shpendi.

Çfarë mua më ka bërë përshtypje, te poezia hyrëse "Larg atdheut", përceptimi i dhembjes së individit të mërguar që nisë nga gjendja e ndieshme personale dhe vjen deri tek shpresa dhe gjakimi për liri që nuk shuhet, por vazhdon të egzistoj. Për mua është një poezi, që në thelb ka aftësinë e të shprehurit, unitet motivor dhe tematik. Motivet në varg janë të përshkuara nga një frymë pa hezitime por përherë të ndieshme, të ngashëryera. Sikur është një thirrje për ta ndjerë vetminë dhe ëndrrën njerëzore. Së dyti, kjo e bënë të kuptoj lexuesin, ta kuptojë flirtin që bartë bota e brendshme njerëzore, ndaj së bukurës, vetë poezisë. Për mua është një start që mjaft bindshëm arrini idetë, motivet, frymëzimet ti shkrini në varg që sikur vjen tamam në kohën kur do ta "shpëtojë" te mërguarin mbase dhe juve që për një kohë gjendeni jashtë atdheut. Nga kjo konstatoi se vargu i juaj do të gjej lexuesit vetë, nga se kush më mirë se ju ia di origjinën e gamave të individit dhe kolektivitetit, mënyrën e klithmës së mërgimtarit, imazhet, ironinë poetike me kontraste, por që kanë një kuptim të caktuar, që me pakë fjalë përfshihet drama diasporë.

   - Më duket se ka dhe diç intime apo personale që e përcjellë përditshmërin time, si një kronike, - ndërpreu Shpendi.

   - Pikërisht, këtu doja të dilja dhe mua sikur më tingëllon si një; "Mozaik lirik i një ditari intim", - vazhdoi recensenti - sepse ka mjaftë shqetësim, dhemshuri për fatin e subjektit i cili gjakon përherë liri që i mungon, duke bredhëritur nëpër botë dhe duke e ngritur zërin, vlimin e brendëshëm që kuptohet përmes figurave dhe simboleve, fjalës magjike. Unë nga ky vëllim kamë pikasur tri motive bosht; nëna që simbolizon atdheun, të dashurën që shënjon dashurinë e mallëngjyer, natyra-pikturimi i rrethit, janë pra opcione lirike që u përcjellin por që kanë njëherësh edhe rezonancë: atdhedashurinë, që merr funksion të caktuar stilistik, semantik dhe ideoestetik.

   - Thënja e çlirshme dhe me maturi, siç e keni bërë në këtë libër, i cili është një vëllim për njeriun që botën e kundron nga një kënd vetjak, herë-herë i mbushur me emocione të tepruara, por mbi të gjitha, të shprehura me sens poetik. Është kaq i thjeshtë objektivi i përceptimit sa edhe shqetësimi vjen i virgjëror me ngashërime të mëdha, duke e bërë mbase një rizbulim mbi këtë dhembje.

   - Për sa i përket emocioneve herë herë të shtërnguara, ato nuk janë apstrakte, sepse lufta për çlirim vjen vetvetiu dhe kuptohet vetëm gjatë leximit mes rreshtave, si luftë për egzistenc, më në fund edhe për art të mirfillshëm, për çfarë ju po e kultivoni në vazhdimësi. Poezitë e pëmbledhura në këtë vëllim, kapin jo etë indin verbal por edhe metaforik, të qasjes poetike të subjektit lirik; shtresat e kujtimeve, mallit të përhershëm, që brenda për brenda përbëjnë një mozaik lirik të shpallur si një ditar intim.

   - Po çfarë thuani për stilin e poezisë? - ndërpreu Shpendi.

   - Edhe unë, por edhe redaktori, pas një leximi të kujdesshëm, kemi nxjerr përfundimin, si; një zë i mëvetësishëm., mu për faktin se gjërat i vështron në heshtje, ndërsa frymëzimi sikur ju gjen me pendë në dorë, në vetmi, pa zhurmë, dhe sikur bën intenerarin e tyre të mbarë "për shpirtin e trazuar", siç thoni në një varg. Në fund, unë ju porosisë që; ashtu siç edhe shkruani me plotë vetëdije për mision që e ka krijuesi, pa mendje të turbulluar, por me interesime të mëdha për botën dhe njerëzit, të vazhdoni. Pa dyshim se talenti dhe potenciali i juaj krijues do të pasurohet edhe me libra tjerë, që do të jenë edhe pasuri e letërsisë sonë.

   - Falemënderit, - tha Shpendi, - pa tjetër se koha do të flasë me ne nëpër libra.

   - Libri do ta shoh dritën e botimit shumë shpejtë, ky është edhe mendimi i këshillit redaktues, - tha recensenti dhe e uroi Shpendin për libra tjerë.

   - Urojmë, - plotësoi Shpendi dhe që të dy, ikën drejtë redaksisë së njërës nga revistat për fëmijë.

 

                                                                         Prishtinë, 2001

 

 

Gëzim AJGERAJ

 

TREGIM

 

PËRSHËNDETJA

 

Taket E saja, e tërhoqën shikimin e të gjithë mysafirëve në sallën e restorantit. Për mua që humbë gjithmonë magjis së fjalës në libra, gjithçka që sillet përtej tavolinës, i takon një bote tjetër. Asgjë s`më hyn në vesh, sidomos gjuha e huaj që më rrethon gjithandej. Kjo nuk i takonte injorancës a mospërfilljes siç mundë të ketë pandehur zonja, e cila ishte ulur në tavolinën tjetër përballë meje. Ndoshta ishte ndier edhe e fyer dhe sikur e kishte pritur çastin që të paktën një herë ta hidhja shikimin në drejtim të saj.

Mirëdita, zotëri, - përshëndeti ajo nga tavolina përballë.

Mirdita - përshëndeta, i rezervuar.

Një fytyrë e njohur, që duhet ta kem takuar diku. Po përpiqesha ta nxirrja nga kujtesa, momentin se nga e njihja atë zonjë. Asgjë s`po mundë të nxirrja nga e kaluara. Akuzoja veten se në takime me njerëz, tregohesha nga njëherë i pa interesuar për nohje të mëtutjeshme. Kjo më vinte shpeshherë në pozita jo të volitshme. Ishte më keq atëherë kur tjetri më thirrte në emër. Megjithatë, zonja nuk ishte ndonjë e njohur që i takonte njerzëve të afërt që duhej ti mbaja në kujtesë. Aq më tepër për faktin, se ajo nuk i takonte nacionalitetit tim. Këtë e dija.

Gjatë kisha gërmuar kujtesës, deri sa zonja nga tavolina tjetër, më vidhte me një shikim, sikur donte të thonte diq.

Nga kujtesa, s'dilte gjë. Me siguri ka              n ikur vite dhe të njohurit e rastit kanë ikur harrimit.

Si jeni?- zotëri, - Pyeti zonja.

Mirë, - thashë, po ju?- vazhdova disi i habitur.

Mirë, mirë - u përgjigj ajo, - po piktori?

Hë, hë, gjithçka e qartë, - përshpërita në vete, - ka qen një takim i shkurtë, në trotuaret e qytetit, gjatë një shetitje që po e bënin piktori dhe zonja - Ai ka gjashtë vite që është kthyer në atdhe, atëherë kur i kthyen azilantët - i përgjigja shkurtë.

E di, e di - tha ajo, - e keni takur nga ajo kohë.

Jo, - i thash shkurt.

E ruaj një kujtim shumë të çmuar nga ai, -vazhdoi zonja, - kam jë pikturë të punuar enkas për mua, në banesën time.

Hë, hë thash me vete, i tillë paska qen piktori, ndoshta me ngjyrat dhe pëlhurën time, për zanat e malit që kurrë nuk m'i pikturoj, - më vjen mirë, - e thash, sa për ta përfillur llafin e zonjës.

Kemi kaluar kohë të gjatë bashkë, vazhdoi zonja, - por martesën e tij kam mësuar vetëm pasi ai ishte kthyer në atdheun e tij dhe kjo më ka fyer së tepërmi, - tha ajo.

Ndoshta raportet tuaja i keni marr sy mbyllur, zonjë, - iu përgjigja shkurtë

Shumë e drejtë, një pjesë fajit më takon dhe mua, - plotësoi ajo.

Po e takove, i sjellni përshëndetje, - porositi ajo.

Gjithsesi, - i thash zonjës dhe premtimin e dhënë, gjatë pushimit të kafes së pasdites e shkrova mbi letrën e bardhë.        

 

                             7 prill 2005, Lichtenschtajn - Zvicër.

 

TREGIM

 

Gëzim AJGERAJ

 

ATA RANË ME KËNGË NË GOJË

 

Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët për rreth fshatit, ndërsa lufta që po vazhdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje prapa krismave. Ajo kishte sjellur mjaftë kob mbi këto anë, kulla të shkrumuara, njerzë të vrarë e të maskakruar, bagëti të plaqkitura, asgjë s'kishte lënë mbi tokë, kështu ishte armiku, kjo ishte politika e okupatorit. Gjithqka shqiptare mbi dheun e Kosovës duhej shfarosur, kështu kishte urdhëruar satana, kyeshtu bënin satanët në teren. Rruga e lirisë, e zgjedhur nga ushtarët e UçK-së, kërkonte sakrificë, guxim e trimëri. Ata tani më i kishin vënë vehtes detyrën më të rëndë mbi supe, qlirimin e atdheut nga okupatori shekullor. Ndërsa shkëlqimi i tyre, në këtë luftë përhapej kudo në vijën e frontit.

Zjarr, - thirri komandanti, deri sa i pari e hodhi bombën mbi tankun e armikut që po vinte drejtë pozicioneve.

Një shpërthim i fuqishëm, u mbulua në flakë mat'anë dhe nga shpërthimi i fotë u dridh bjeshkët, ndërsa jehona e atijë shpërthimi u shpërnda maleve. Gjithqka digjej përtej, ndërsa krismat e ushtarëve të njësitit s'ndaleshin në drejtim të armikut.

Kënga që filloi të buronte nga zëri i hollë i komandantit, shpërndahej në mes të krismave të pushkëve që villnin zjarrë pa ndërprerë.

Ndërsa vargu i këngës; Bini djema gjith sa jemi luftën mos me e ndalë, u shpërnda si një urdhër shprese tek ushtarët e lirië nëpër pozicione, dhe nga goja e tyre ajo shpërndahej bashkë me krismat e pushkëve, kodrave përpjetë.

Dhe kënga që shpërndahej si një kushtrim lufte, në mesin e ushtarëve të lirisë, mbillte tmerr në palën armike.

Dhe vargjet këngës s'ndaleshin; Të gjithë së bashku për atdhe, jetën kemi me dhënë.

Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej edhe më fuqishëm, valëve të zërit që përhapej malsisë. Ajo me vete batëte moralin lartë tye ushtarë të lirisë, që luftonin vijave të frontit për qlirimin e atdheut.

Dhe kënga s'ndalej buqimës së krismave të pushkëve që e përcillnin ritmin e sajë, bashkë me rrjedhën e lumenjëve të Vërrinit.

E tërë ajo ditë pranvere, në malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun e atyre që i falën shkëlqimin atdheut.

 

                                       Mars, 1999

 

LULJA NË KOPSHTIN E SAJË

 

- Pranverë.

Përskaj trotuareve nëpër kopshtet e shtëpive gjelbërimi ka hapur krahët.

   - Fletët e luleve i përqafojnë rrezet e diellit dhe i falin aromë pranverës.

   - Aroma e tyre na përqafon plotë mall.

   - Dimri që sa po kishte ikur, na kishte kishte ndarë dhe nga aroma e tyre, por tani që ato i kanë hapur krahët sikur na përqafojnë pëmallshëm në ritakimin tonë.

   - Ato zbukurojnë kudo kopshteve të qytetit.  

   - Kaloj përskaj trotuarit dhe me nostalgji shikoj përtej në kopshtin e saje plotë lule. Është syri i pranverës, plotë magji ngjyrash, ka zbritur dhe në kopsht.

   - Dashuria e sajë për lulet, ka mbledhë gjithë bukurin e tyre dhe i ka sjellë aty në kopsht.    

   - Kujdesi i përhershëm i sajë, i ka rritur ato plotë bukuri. Në mes të kopshtit, një lulëkue që është rritur mbi të tjerat. Është lulja që trazon nostalgjinë dhe dhembjen e kujtimeve të ikura. Aty në mes të kopshtit rritet e vetmuar. Mes Luleve tjera i shpalos kujtimet e kohëve të perënduara. Kush të kujdeset për to sot?

   - Ajo ka një javë që ka ikur pa pritmas në rrugën pa kthim.

   - Edhe lulja paska rënë në pikëllim.

 

                                                                         19. prill 2005, Buchs

 

 

*Metafora, - është revista letrare të cilen e editon poeti, në çdo tre muaj në Zvicër dhe Prizren.

 

KOHA S'NA PRET

 

Gëzim Ajgeraj

 

 

LARGËSIA E JONË DJEG

 

Udhët tona vazhdojnë

pa ty larg

malli djeg aq shumë

sa që pa ndërprerë

i thirr kthimeve

 

dielli i yt

përvëlon ëndrrave të mia

 

PËRQAFO FJALËN

 

Malli i yt

më fton çdo qaste

më falë dashuri

si të ta shuaj etjen

unë rob i udhëve

 

kur mua s'më ke pranë

përqafo vargun

që ta lashë

si një testament

përpara nisjes

 

lotin fshija fjalës

me shaminë e kujtimeve

 

ÇASTET PA TY

 

Çasteve kur më mungonte

Përqafimi i mallit tënde

ma ndezë zemrën

largësia trazohet

e bëhet etje

qielli mbytet në shi

ylberet mbushëllojnë

horizontet

drejtë teje flatrojnë

ëndrrat e dehura

 

SONTE S'MË DUHET ASGJË

 

Sonte s'më duhet

asgjë

 

as letër

e as lapsi

për ta shkruar poezinë

vetëm një shami

të ia fshijë lotin

syrit tënde

 

JETA IKËN SHPEJTË

 

Largësisë sonë

ka shumë etje

 

Jeta ikën shpejtë

për ta shuar zjarrin$

dhe gjithë atë vullkan

që digjet

mes nesh

 

MOS E HUMB KOHËN

 

Motet po ikin

largësi i djeg pa mëshirshëm ato

 

Eja ti përqafojmë ëndrrat

sa më parë

unë mbathcat e kthimeve

ti dashurinë

e ti shuajmë

zjarret e mallit.

 

             23. 3. 2006, Zvicër

 

Këto ditë dolën nga shtypi, tre libra për fëmijë nga Gëzim Ajgeraj.

Dy në Zvicër dhe njëri në Prizren.

 

 

Botoi; “Metafora”, Prizren, shtator, 2006

 

Fabula: BOSI LEPURUSHI

 

Me artin e faulës, Ajgeraj reflekton fuqishëm mjeshtërine krijuese te tij edhe në këtë stiltë të shkruarit. Ai, përmes këtij zhanri depërton thelle në botën e më të vegjëlve, të cilët e dua aq shumë fabulën. Është bota shtazore e prezantuar në fabul, përmes së cilës prezantohen të gjitha zhvillimet në pyll, në fushë, në kopsht, e kudo. Është një bote e tërëe shtazëve të egra e të buta shtëpik, të cilat bëhen personazhe të fabulës. Janë karaktere të shumta, të cilat gërshetohen në fabul, duke reflektuar në varg një botë përplot përzierje. Hiq më pak, këto karaktere, fatkeqësisht nganjëherë e pasqyrojnë edhe botën njerëzore, e cila në fabul zhvishet nga maskimet që e mbulojnë atë. Pra, fabula, në një formë apo tjetër, bëhet si një pasqyrë reflektuese edhe për botën njerëzore, për ta zhveshur atë nga dredhitë, lajkat, ndërkamct etj. Megjithatë, fabul i dedikohet botës së të vegjëlve, dhe me personazhet që e ndërtojnë atë, ia arrin që të jetë e pëlqëshme te kjo moshë. Janë të bëmat e arushkës, dredhitë e dhelprës, lepurushit, ujkut, luanit, bletës, pulës, miut e maces, etj. ato që këtë fabul e bëjnë të pëlqyshme. Në karakterin e dhelprës, shpalosen të gjitha dredhitë dhe lajkat që ua ndërton të tjerëve ajo, apo ariun i cili shumë herë bletës ia vjedh mjaltin në kosh, dhe nuk e pranon fajësinë derisa një ditë e zë pranë mjaltit. Apo, bosi lepurushi, i cili shtiret i pasur përpara shokëve, por në fakt zanatin e vjedhjes së lakrave të xha Tomorit nuk e harron. Në mbretërinë e pyllit ndodhin të gjitha ato zhvillime që ndodhin edhe në shoqërinë njerëzore dhe kjo është edhe metafora e fabulës, të cilën vetëm pasi ta keni lexuar, do të keni mundësi t'i mësoni të gjitha ato që ndodhin ne liber.

                                           Ilam Berisha, prof.

 

 

Botoi; “Metafora”, Zvicër, shtator, 2006

 

Poema: DITA ME TONIN

 

Vargut të krijimeve të larmishme, të poetit, publicistit, dramaturgut, eseistit dhe shkrimtarit tashmë të njohur, Gëzim Ajgeraj, po i shtohet edhe një përmbledhje poetike për fëmijë, përkatësisht poema "Dita me Tonin". "Dita e mirë shihet që në mëngjes", thotë një fjalë e urtë. Bashkë me rrezet e çiltra të mëngjesit, ngrihet i gëzuar Toni. Dhe ashtu, me këngën në gojë, nën qiellin e përshkimeve ku tashmë, zogjtë fluturojnë të lirë, Toni do ta bëjë jetën ashtu siç është më së miri. Toni është i sjellshëm, ka dashuri ndaj prindërve, ndaj shokëve, ndërsa më tepër respekton nënën, ngase, shpeshherë ajo i ndihmon kur ka ndonjë detyrë pakëz si të vështirë. Dhe, dashuria bëhet reciproke. Nëna i thur këngë të birit duke i dëshiruar paqe e lumturi në jetë.

Duke lexuar përmbajtjen e kësaj poeme, të shkurtër, por kuptimplote, lehtë e kemi të kuptojmë se përmes Tonit shihet vetë simbolika e shpirtit të autorit, i cili, për mëmë-dhenë, jepet e tretet.

Përmes kësaj poeme, lexuesi mund të gjejë freskinë e çiltër të botës që e rrethon. Edhe një dëshmi është kjo e poetit Gëzim Ajgeraj, se në botën e fëmijëve sheh shpresën dhe vetëm me fuqizimin dhe optimizmin e njeriut të ri, mund të ndërtohet një ardhmëri e re.  

 

                                                            Ilam Berisha, prof.

 

 

Botoi; “Metafora”, Zvicër, shtator, 2006

 

 

Poema: VITI ME ARDIN

 

Përmes poemës, ”Muajt e vitit me Ardin", Gëzim Ajgeraj na e sjell botën e larmishme që e sjellin ndryshimet e stinëve në moshën e më të vegjëlve. Kjo poemë me vete bart edhe një plagë të madhe të popullit tanë, atë të udhëve te mërgimit. Vogëlushi Ardi, është njëri nga ata shumë fëmijët e Kosovës që rriten në zhaurimën e mallit për babanë e tij që gjendet diku larg në mërgim. Duke udhëtuar me Ardin nëpër muajt e vitit, gjejmë gëzime, festa, përkujtime e nderime, zhgënjime e shpresë, përkushtim për dituri, mall, rritë... Kjo kategori e fëmijëve, e përvëluar në mall për prindërit e tyre larg, ka dhimbje në shpirt, mall, zbrazëti, e cila e përcjell shtatit të tij. Dhe kjo mungesë, herë herë shkakton trauma të cilat e bashkëshoqërojnë. Sa të dhimbshme janë ato ditë para udhëtimit të babait, ditët e ndarjes kur ai merr udhët e që shpërthejnë në lot. Ndërsa, e gjithë pritja bëhet shpresë, se babai do të kthehet përsëri në pushime dhe do të jetë pranë tyre. Sa ngazëlluese janë ato çaste e ditë kur babai gjendet pranë Ardit e Tonit. Është çmallje e papërshkrueshme. Dhe e gjithë kjo, na i kujton sa e sa vargje fëmijësh, që rrita e tyre bëhet larg kujdesit prindëror. Së dyti, këta vogëlushë, edhe pa babanë, në saje të kujdesit të mamasë, gjyshes, arrijnë të jenë fëmijë të shkëlqyeshëm në shtëpi dhe në shkollë. E gjithë kjo është një dëshirë e babait, sepse duke mësuar në shkollë, do të arrijnë të avancohen dhe të shkollohen. Kështu, perspektiva e tyre do të jetë në atdheun e vet, në Kosovë. Me këtë edhe do të prehen udhët e mërgimit. Ndërsa muajt dhe stinët nëpër të cilat udhëtojmë, na sjellin ndryshimet, kohën, rrethi që e rrethon vogëlushin, etj. Dhe, brenda gjithë këtyre ndryshimeve, ai nuk mbetet anash por bëhet pjesë e tyre, duke mos u ndarë për asnjë çast. Gëzim Ajgeraj, përmes kësaj poeme, rrëfen qetë e bindshëm për botën brenda së cilës përpëlitet vogëlushi Ardi, duke hyrë thellë në botën e fëmijëve, dhe na sjell çaste të cilat na tërheqin gjatë leximit.

Dhe së fundi, viti i vjetër përfundon brenda shpresave të tij, të cilat i ndërton pranë babait, i cili gjendet në pushime. Të gjitha ato shpresa janë pjesë e jetës së tij, se e ardhmja do të sjellë ditë të mira për Ardin, po edhe për prindërit e tij.

 

                                                           Ilam Berisha, prof.   21. 4. 2006,