ESE

SHKRIMTARI DHE SHTETI SOT


Ndoshta këtijë titulli duhej shtuar edhe mendimin koha sotë, por që të mbetemi të mbyllur vetëm brenda nocionit shtet dhe shkrimtarë, kemi mënjanuar kohën, të cilës i takojnë njerëzit dhe bëjnë atë. Shpeshë pyesim, çfarë bëri shteti për ne? Dhe kundërpërgjigjien që jemi mësuar ta dëgjojmë: çfarë bëmë ne për shtetin? Të dy këto pyetje, edhe e para edhe e dyta qëndrojnë edhe jo gjithmonë. Pozicioni i shkrimtarit dhe roli i tijë në shoqëri, është shum normale se zen vendë të rëndësishëm, si vizion, si edukator dhe si misionar i përhapjes së dritës së dijes.

Në këtë drejtim edhe shteti, duhet ta luaj rolin e vetë, qoftë në mënyrë direkte apo indirekte, përmes institucioneve relevante, për ta mbështetur atë. S`duam ta vëmë në peshojë rolin e dy anshëm dhe njëri tjetrit, sepse detyrat e shtetit dihen. Ne do të përqëndrohemi brenda kornizës së shtetit tonë, për ta shikuar pozicionin dhe syrin e shtetit karshi krijuesit.

Shumëkusë mundë të mendojjëdefinimin shtet si të gabueshëm, në kërkim të zavendësimit me atë pushtet. Nëse shikohet qështja në prizmin e shkurtë të vështrimit, mundë të definohet ashtu, por kur flasim për më shum se një dekadë, pushtetet u ndërruan disa herë, dhe u sollën njësoj me krijuesin. Pra, të gjith ata që mundë ta ngushtojnë przmin e definimit, vetëm duan ta nxjerrin veten. Për ne, kjo qëndron, dhe secili pushtet, që erdhi nuk bëri thuaj se hiq për krijuesin, apo edhe për institucionet ku veprojnë ata. Fjalën e kemi tek ksrijuesi Shkrimtar.

Dhe këtë faktë më së miri e njohin vetë shkrimtarët dhe e dijnë më së miri se qfar bëri shteti për ta. Nëse marrim nën optikum veprimet karshi aktiviteteve tjera, si muzika, filmi, dhe artet tjera në përgjithësi, ka një përkujdesje të vogël, por edhe për shumë nga këto institucione.

Por kur e marrim Lidhjen e Shkrimtarëve, apo vetë shkrimtarin si individ që krijonn në të mirën e gjithë shoqërisë, këtu qalonn kujdesi. Në fakt, shkrimtari sotë është i lënë jashtë qdo përkujdesje shoqërore, duke ja ngushtuar k¨ështu edhe fushën e veprimit dhe artin e krijimtaris së tijë. Duke e bërë atë të mvarun nga institucione, shoqata, asocioacione, shtepi botuese, e pse jo edhe parti për fatin ma të keq të tijë dhe letrave tona.

Kjo e fundit, është kulmi i të keqes, që e përbaltë artin e letrave tona sotë. Krijuesi pra duhet ta ket përkujdesjen e shtetit, por jo të pushteteve, individëve e partive. Për fat të keq, raste individuale kaa dhe këto e njollosin misionin e pendës dhe emrin e krijuesit. Kjo përbaltje, ta quaj në kuptimin ekstrem, ka djegur shum figura dhe edhe emra të shquar në letrat tona.

Por duam të kthehemi tek kujdesi shtetëror. Me që shteti nuk tregoi interesim për krijimin e një institucioni që do ti merrte në dorë seriozishtë këto pune, për krijuesin do të jetë tepër vështirë e ardhmja dhe pavarësia e tijë krijuese. Pikërishtë kësaj jo përkujdesje shtetërore, pra edhe një pjesë e krijuesve kan rënë viktima të politikave ditore, individëve e partive, shoqatave e grupimeve tjera, duke e dëmtuara imazhin e krijuesit. S`dua ta arsyetoj këndë, sepse duhet të jetë përgjegjësi individuale. varshmëria e krijuesit nga ato që u zun më lartë.

Për fundë dua të them se; lum ata që pavarësin krijuese arrijnnë ta ruajnë të pa varur nga çdo filtër i shoqërisë, përndryshe se si po ecin kohët është tepër e vështirë të krijohet pamvarësi krijuese dhe hapsira të mjaftuesme për shkrimtarin. Lum ata krijues që nuk i nënshtrohen askujtë, pos ligjit të letrave dhe etikës krijuese të vetë shkrimtarit, pa ju përkulë as shtetit e as ndonjë institucioni tjetër.


                                                           Gusht, 2012, Zvicër