Recension

Shqipe Hasani, “OKTETI I VAJZAVE”, poezi për fëmijë, Orfeu, Prishtinë, 2012

Shqipe Hasani, tani më e njoohur me disa vepra letrare, të botuara, si: Shiu i vetmisë, Qielli i varreve, Akuareli i dhemjes, Premtimi i lënë peng dhe dramën; Qëndisja s`ka mort, në letrat shqipe na vie edhe në letërsinë për fëmijë, me librin; “Okteti i vajzave”.
           Me këtë libër, poetja sikur e sprovon veten edhe në vargun për fëmijë, duke u rikthyer e hyrë në botën e tyre. Autorja jo rastësishtë librin e fillonë me poezinë; Te varri yt kthehet pranver, kushtuar poetit të ndjerë, poetit më të dashur për fëmijë; Rifat Kukajt. Ai si për botën e fëmijëve por edhe asaj të të rriturve, përherë mbetet frymëzim i fjalës, i cili me veprën e tij la gjurmëe të thella në letrat shqipe për fëmijë. Nje ndjenjë e tillë, sikur e përcjllë edhe poeten Shqipe Hasani, e cila për mes vargut, shpalos mungesën dhe dhimbjen pëer poetin.
           Vargjet që vijnë në vazhdim, përmes botës së më të vegjëlve, shpalosin atdhedashurinëe, ndjenjën e lirisë së atdheut, shkëlqimin që ka ajo deri në bekimin për mëvetësinë. Bota fëmijnore shpaloset për mes temave të ndryshme që nritë poetja, si; Goni përtaci, Shtatori, Libri i mendjes, etj.

Në kopshtin tim
U shkri bora
Nën rrezet e diellit
çoi kokën lulebora

Një lule pranë pak u hidhërua
Përse nuk bisedoni me mua?
Jam vjollca me aromë,
Që zbukuroj kurorë.

...
           ç`MË THANË LULET

            Temat si mërgimi, pa tjetër se e ndjejnë edhe më të vegjëlit, kur dihet se kjo plagë, është një vrragë kombëtare e cila e përcjellë kombin tonë, dhe sigurishtë se ajo depërtonë dedhe nëe botën e fëmijëve. Dhe në këtë rastë, poetja përmes poezisë; Vëllai në mërgim, prekë edhe këtë plagë.
            Kënga për nënëmadhen, është poezia e cila i kushtohet Nënë Terezës. Për mes pak vargjeve, ajo paraqet shpirtin e madh të humanistes shqiptare, Nënës Tereze.
Një poezi tjetër kushtuar legjendës së lirisë shqiptare; Adem Jasharit, i cili me luftën, sakrificën deri në flijim, me gjithë familjen e tijë, e bëri historinë e Kosovës, duke mbetur shembull legjendë e si luftohet e flijohet për atdhe.

O i madh, i pahrruar,
Bir i nënës Kosovë,
Lirinë ia fale kësaj toke,
Me gjakunn burrëror

Të nderojmë Adem Jashari,
Në histori hyre me trimëri,
Nuk të harron loke Kosova,
Në gji të mban nëna Shqipëri.

KANGJELJA PËR SJELLËSIN E LIRISË
          
Në ciklin tjetër; Legjenda e bareshës, gjejnë venë poezitë Baresha në pranverë, Psalm për bonjakët, Zog mëngjesi, Vajza e kohës së artë, etj. Të gjitha këto poezi, bartin në vete mesazhe nga bota e më të vegjëlve, se si e shohin dhe si ndjejnë ata jetën. Poetja, pa ngarkesa dhe me fjalë të zgjedhura nga kjo botë, arrinë ti pikturoi mes vargjesh, ndjenjat e më të vegjëlve, duke ia daë me suksesë formulimit të vargjeve.
           Në këtë cikël, ajo sjellë edhe një poezi për poeti po aq të dashur për fëmijë; Agim Deva, tani më të ndjer. i cili për një kohë të gjatë sa ishte gjallë, ishte bartës i kaarvanit të shkrimtarëve për fëmijë. Këtu gjejmë edhe poezitë kushtuar; Migjenit, Naimit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Rozafës, Shqipërisë, etj.
            Në ciklin; Kalliri i fjalës, poetesha sikur edhe më tepër thellohen në botën e f¨mijëve, përmes poezive; Hënës, Ari dhe fjala, Xixëllonjat, Fëmijët e mëgimit, etj.

Një ktet vajzash,
Në kopsht bisedojnë,
Së bashku valles,
Si t`ia fillojnë.

Bleona zemërplasur,
Përbrenda seç vlonte
Pa rroba kombëtare,
Si të vallëzonte?
...
OKTETI I VAJZAVE

            Edhe cikli; Drita e vendlindjes, që mbartë në vete dhjetë poezi, duke filluar me atë; Në fshatin e babës, poezi e cili mbartë vete shum kujtime, dhimbë e mall. Pasojnë poezitë; Mali dhe duart, Mësuesja ime, Lulëkuqet e prillit, Peizazh fshati, etj.
            Në ciklin e fundit; Rruga e shtëpisë sime, poetja sjellë edhe tetëmbëdhjet poezi, që i qëndrojnë shum besnik vargjeve nga ciklet e tjera dh gjuhës brenda të cilës janë ndërtuar ato. Duke fillu me poezinë; Rruga e shtëpisë time, Fëmijët dhe ylberi, Barka e rosave, Kartolinë urimi, Duke pritur dallëndyshen, Shqiponja, Te molla e kuqe, etj.
            Pa u thelluar në strukturën e vargut, metaforën, dhe një zbërthim më të detajuar, i lëjmë lexuesit, ta lexoi dhe ta përceptoi nga këndi i vetë. Poetes Shqipe Hasani, i urojmë të na sjellë edhe libra të tjerë të kësaj natyre të artit të shkrimit.

               Gëzim Ajgeraj, Zvicër, qershor, 2013