Gëzim AJGERAJ

 

Tregim

 

VITET IKËN SHPEJT

Në të dy krahët e asfaltit shpërndahej shushurima e gjetheve, që i kishte pushtuar një erë e lehtë vere. Asnjë zhurmë tjetër s'dëgjohej, pos zhurmave të herëpashershme që vinin nga brendia e qytetit i mbytur në vezullimin e dritave dhe në ankthin e luftës.

Shpati dhe Sharri vëzhgonin nga pozicionet lëvizjet e forcave armike, që mund të kalonin rrugës teposhtë drejt kufirit.

S'ka lëvizje, -tha Shpati derisa shikimin po e hidhte drejt hyrjes së qytetit.

As unë nuk shoh asgjë, - ia priti Sharri, tek po vështronte nga maja e një peme ku kishte hipur, qyteti dukej si mortje, megjithëse ishte edhe natë.

Erë lufte bie kudo,- vazhdoi Shpati, duke e ulur zërin, sikur dëshironte ta bënte me dije Sharrin për kujdes, sepse nata zërin e shpërndan larg dhe mund të hetohen nga forcat armike.

Për një çast ra një heshtje në pozicionin ku po vëzhgonin dy ushtarët e UÇK-së. Vetë shushurima e gjetheve s' pushonte dot, ndërsa puhiza e lehtë e erës e thente vapën e natës së gushtit.

Këtu lart bën më freskët,- tha Sharri.

Ndoshta do të ishte më mirë të zbrisësh poshtë, - tha Shpati,- mund të kalojë diç rrugës dhe nga aty ku je, do të gjendesh në pozitë jo të mirë.

Mirë thua,- tha Sharri dhe filloi të lëshohej lehtas teposhtë pemës.

Kur zbriti poshtë në tokë ofshau nadalë.

Qenkam lodhur,- tha, derisa po largote armën nga shpina.

Qëndrimi në pemë kërkon më shumë fuqi, është një mbingarkesë,- tha Shpati.

Po ti Shpat, ishe gjatë në mërgim? - pyeti Sharri.

Vitet ikën shpejt, dhjetë pranvera na ke munguar më thotë nëna. Po ti?- tha Shpati.

Një më pak, dhe u bë mirë që erdhi kjo ditë për t’iu kthyer Kosovës, se ndryshe do të na digjte malli si qiriun,- tha Sharri.

Vend i bukur ishte Zvicra, por me Kosovën tonë nuk ka, po ja që i ka rënë hasmi në qafë e nuk e lënë të ngritë kokën. Po ty si të është dukur Gjermania?

S'ka vend më të bukur se Kosova, prandaj edhe erdha t’ i dalë zot, - tha dhe me dorën e djathtë e shtrëngonte armën.

Dëgjohen zhurma makinash,- foli me zë të ulët Shpati, - i dëgjon ti?

Prapë ra një heshtje, ndërsa një shkrrap-shkrrape e armës, ia kujtoi dhe Sharrit, që plumbin ta vendoste në gjendje gatishmërie.

Janë zhurma kamionësh, - shtoi Sharri,- po vinjë teposhtë shiritit të asfaltit dhe e bëri gati armën.

Nuk do të shtiejmë të parët,sepse nuk kemi urdhër,vetëm nëse jemi të detyruar, do ta vëzhgojmë akoma situatën dhe lëvizjet, pastaj nëse parakalojnë këndej, mundohu t’ i numçrosh të gjitha makinat dhe pajisjet përcjellëse! - urdhëroi Shpati.

Lëvizja e makinerisë që vazhdonte të rridhte teposhtë rrugës, për një çast u ndal. Vetëm dritat e makinave që vezullonin përpara tyre, tregonin se ato ishin ndalur, ndërsa zhurma e tyre shpërndahej fushave të gjëra që shtriheshin përskaj rrugës.

Duket se janë ndaluar dhe po vëzhgojnë, - shtoi Shpati.

 

Po, po, -foli Sharri,- ata janë ndalur dhe duket se diç po vëzhgojnë, pastaj kanë dhe qenë me vete, e dëgjon lehjen e tyre, por të përqëndruar janë krahut tjetër të asfaltit.

Duhet të ketë ndodhur diç, lëvizjet nuk janë normale.Tani kujdes dhe vështro çdo lëvizje, -foli Shpati.

Kolona e makinave u drejtua në parkingun e një depoje me material ndërtimor, dhe aty filluan të parkohen. Nga kamionët dhe xhipat ushtarakë, filluan të zbresin uhtarë e policë të ushtrisë armike. Nga një makinë me ngjyrë të gjelbër në të mbylltë dolën disa eprorë dhe një njeri me rroba civile. Ndërsa nga një shtëpizë e vogël, që shërbente për rojet e depos, doli pronari i saj, që në ato çaste e njohu burrin me rroba civile.

Q'kërkoni këtu?- iu drejtua atij dhe i përmendi emrin.

Mbylle gojën dhe shporru!- thirri burri në rroba civile me një zë kërcënues.

Pronari i depos nuk guxoi të fliste më.Ai zuri të heshtë nga frika dhe hyri në makinën e tij me të cilën u zhduk asfaltit në drejtim të qytetit.

Ndërsa ushtarët dhe policët u shpërndanë misënikeve në anën tjetër të shiritit të asfaltit, dhe filluan marrjen e pozicioneve, me shpinë të kthyer nga rruga, prej nga pritnin që nga ana tjetër e fushës së qytetit të vinte dikush në pritë. Edhe njësiti i ushtarëve me qentë që i mbanin me nga një zinxhir përdore, hynë arave të mbushura me tallishte.

Por personi në rroba civile, së bashku me oficierët i prinin ekspeditës ushtarake, që po marshonte arave përtej rrugës.

Ata po marshojnë në anën tjetër të fushës, - tha Shpati,- nuk janë shenja të mira, ka ndodhur diç serioze me siguri. Vallë, a e identifikove personin në rroba civile?

Është natë, dhe nuk jam i sigurt, por për nga ajo makinë me targa civile, më duket shumë e njohur, ajo makinë kalon çdo ditë këtej.

Për mua edhe makina, por edhe personi janë të identifikuar. Ai është një bashkëpunëtor i okupatorit dhe rastin patjetër duhet lajmëruar në komandë, pastaj le të vendosë komanda për masat e mëtutjeshme.

E tani duhet të kthehemi në komandë, sepse edhe ata nuk do të kthehen më mbrapa, - vazhdoi Shpati,- e sheh se edhe makinat po largohen nga aty dhe po ikën drejt bazës së tyre.

Mendon se s'do të kthehen më? - përsëriti Sharri.

Shumë i sigurt! - pohoi Shpati,- duhet të ketë ndodhur diç në rrugën tjetër që shpie kah Drini, atje janë dëgjuar shumë krisma aty rreth mesit të natës, por ajo pjesë është jashtë përkufizimit të zonës së lirë, këtë ma pohoi njësiti pararojë kur më dorëzoi detyrën.

Me siguri, po ti e njeh mirë strategjinë ushtarake të armikut,- tha Sharri.

Jo edhe aq, por ja që lufta na detyroi të mësojmë edhe këtë art, mor Sharr, këtë armik s'e kemi të sodit, moti na ka rënë në qafë,- tha Shpati.

Tani mëngjesi po afrohej dhe ata duhej të lajmëroheshin në komandë. Lajmi që u shpërnda si një rrufe gjat atij mëngjesi nga komanda, ishte shumë i hidhur, në një pritë diku jashtë zonës së lirë, kishte rënë në krye të detyrës komandanti dhe ishin plagosur rëndë dy rojet e tij. Megjithatë, ata nuk u jepen dhe lufta vazhdonte.

 

                                                                                                          15 gusht 1998

 

TREGIM

PAROLLAT

 

   - Vapa e verës përcëllonte kudo,ndërsa djersët rridhnin ballit si pikat e shiut që po mungonte prej kohësh. Në të dy skajet e lagjes, dy të rinjë paralajmëronin vozitësit e automjeteve që kalonin aty pranë të ulnin shpejtësinë.

- Ngrihet shum pluhur, - tha njëri nga të rinjët, tek po kujdesej për ngadalësimin e komunikacionit, fasada është ende e freskët dhe ngjitet pluhur në të.

   - Për rreth shtëpisë, një bojaxhi, po shikonte se mos diku kishte mbetur ndonjë njollë që i kishte shpërtuar brushës, apo edhe muri nuk e kishte marrë si duhet ngjyrën.

   - Duket shumë më e bukur tani, - i thashë bojagjiut, tek po e vështroja fasadën e zbardhur të shtëpisë në fundë të fshatit. Brenda shikimit tim fasadës përpjetë po kërkoja gjurmë të një kohe të shkuar e plotë sakrificë, që brenda meje i ruaja ende si kujtime të pa harruara të kohëve të ilegales.

   - Bukur tha ai, - kujtojë se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga e kaluara, ah sa shumë më ka munduar ajo ngjyra e kuqe që ishte e shkruar, dhe ofshau, tri herë më është dashur ta lyej të njejtin vendë dhe prapë tejdukej.

   - Nuk fshihen edhe lehtë ato gjurmë, jo - i thashë bojaxhiut, jan gjurmë kohe. Brenda meje po bluaja mendimin e një moti të ikur, po ku mbetën gjurmët e asajë kohe tani, vallë a do të mbetet ndonjë gjurmë diku, apo nuk do të dihet asgjë pas disa dekadave? ndoshta vetëm në kujtesën e atyre që e rrotulluan atë kohë. Kjo po më mbillte trishtim. Sa e pa fatë është ajo kohë që nuk shkruhet askundë, i thashë vehtes, ajo rrezikon të humbet dhe kështu humbë një histori, një kohë, një epokë, bashkë me ne.

   - Shtrirja e rrënjëve të okupatorit, brenda atdheut tonë të robëruar, e kishte vështirsuar tepër aktivitetin e nëntokës apo siq e quanim ndryshe veprimtarinë e grupeve ilegale të cilat në programin e tyre e kishin çlirimi e atdheut nga okupatori shekullor.

   - Netët e fillimëmarsit, po iknin brenda një aktivitetit të shtuar të punës me grupin, dhe dita e caktuar duhej të na gjente në ballë të detyrës e me një pjesë të kryer të punëve. Njëmbëdhjet marsi i pranverave të kuqe po vinte, i kuq si kudo në pranverat kosovare. Detyra e marr, duhej kryer. Nata e dhjetëmarsit përplot hënë, shokët në dhomë po i bënë nevrikë.

- Po ku doli dhe kjo hënë sonte, tha Shpendi, deri sa po shikonte rreth dritares, hapsirën përtej sajë.

   - Sikur na e bënë për inatë, shtoi Shpati.

   - Duhet të gjejmë zgjidhje, - thash, detyra duhet kryer brenda natës së sontme, njëmbëdhjet marsi vie një herë në vit, dhe jo qdo ditë.

Kjo fjalë i preu dilemat e dyshimit, shpendi mbështeti kokën në murin e bardhë të dhomës, që ngrihej pas tijë, Shpati i lidhi duart për rreth gjurit të vetë, ndërsa Sharri s'po fliste fare, dukej se të gjithë po e vrisnin mendjen tek zgjidhja më e mirë për aksionin.

   - S'u kthye ende Graniti, - e pyeta Shpendin, që herë herë vezhgonte kah dritarja me shikimin për gjatë rrugës.

- Vetëm sa s'ka hyrë brenda, ma preu ai, - që shikimin e kishte përqëndruar përtej dritares.

Një kërcëllimë e lehtë e portës së oborrit, dhe ca hapa të lehta përpjetë shkallëve, e përcollën hyrjen e Granitit, në dhomën ku po pritnim. Dukej fare i zbehtë, një brengë si duket po i brente buzagazin e tijë që e kishte gjithmonë.

   - Erdhe Granit?,- i thashë

Ofshau njëherë, dhe u ulë pranë derës ku zakonishtë ulej.

   - ç'kemi në teren?, - e pyeta

Punët jo edhe aq mirë, - tha; lëvizjet jan shtuar nëpër fshat pastajë edhe kjo hënë, se ç`na është bërë sherr sonte, ndërsa komunistët ende po mbajnë mbledhje në zyrën e fshatit, isha në vëzhgim edhe atje, nga prapa zyrës ku po mbanin mbledhje arrita ta dëgjojë edhe këtë; sonte duhet të rrimë të gjithë të zgjuar dhe të ruajmë fshatin, në secilën lagje duhet të ruani nga dy dhe të gjendeni në qdo qoshe të sajë, ata nuk duhet të na njollosin neve, emrin e partis sonë, të shtetit. në mos të ndodhë që nesër fshatin ta kemi të mbushur parolla apo pamflete, sytë e juajë sonte duhet të jenë bërë katër që të mos u shpëtojë asgjë, ndërsa elementët e dyshimtë dhe shtëpitë e “nacionalistëve” të jenë në shënjestër të syrit tuajë çdo çastë. Ata nuk do të jenë të qetë, do të përpiqen të na njollosin përsëri, sikur qdo vitë në këtë kohë, por vigjilenca e juajë kësaj radhe duhet të fitojë mbi ta, po i kapëm, të gjithë do të përfundojnë në burgë, ndërsa për këtë do të jetë mirnjohës edhe lidhja socjaliste në Prishtinë dhe ajo në Beograd, kështu po u fliste kryetari i tyre, më tepër nuk qëndrova, sepse qdo qastë ata mundë të dilni nga mbledhja.

   - Dhe ti për këtë u shqetësove kaq shumë? - foli me humor Sharri.

- Mor, sonte do ti zbukurojmë shtëpitë e fshatit, se s'bënë, që nesër ato të duken më të bukura, do ti skuqim ato me ngjyrat më të bukura që i ka kosova, kështu e donë marsi i pranverave të kuqe, - ndërpreu Shpendi.

   - Unë nuk u shqetësova për ta, me helmin e tyre jemi mësuar qdo ditë e natë, por kjo hënë q'mu ka veshur sonte mbi fshatë si për inatë.

   - Shpati spo fliste fare, dukej se zemrimi i kishte hipur në maje të hundës, dhe sikur donte që detyrën e vetë, të zgjohej dhe ta kryente menjëherë.

   - Edhe kjo punë do bëhet, do bëhet se s'bënë, nesër kosova ka festë, ka përlindje, ka përvjetore dhe marset e pranverave të kuqe të demostratave do të kujtohen, do të jemi të mundur, po dështuam, kjo punë do të bëhet që tani, - thashë me zemrim, do ta bëjmë të gjithë së bashku, e nesërmja duhet të na gjejë edhe më të vendosur në idealin tonë. - Traktet që duhet të shpërndahen, janë të gjitha gati, ato do të hudhen nëpër oborret e shtëpive të fshatit aty ku ka mundësi, të ngjiten nëpër dyer dhe mure aty ku është mëse e përshtatshme, edhe ngjyrën gati e kemi, nga një litër dhe ga një brushë do ta marrim, Shpendi, Shpati dhe unë. Fshatin do ta ndajmë në tri pjesë dhe nëpër muret që i dini ju më së miri, se janë të dukshme dhe fasada të bukura, të shkruhet me shkronja të mëdha, sa jemi ne vetë në kyembë;Kosova Republikë. Dhe pasi ta kemi përfunduar aksionin, do të shpërndahemi secili nëpër shtëpitë tona. Keni kujdes në gjurmë, në rroba dhe gjithqka tjetër që mundë të krijojë mundësi dyshimi tek armiku. Dita e nesërme duhet të na gjejë me rroba tjera. Mundohuni të jeni sa më të pa dukshëm këto ditë dhe sa më konspirativ me masat. Kjo do të ndodhë edhe në paralagjet e qytetit, dhe shokët atje jan vënë të gjithë në gjendje gatishmërie, kështu do ta kemi më lehtë të ia humbim gjurmët armikut.

   - Mesi i natës kishte ikur ndërsa hëna po bëhej edhe më e shëndritshme mbi borën e sharrit që i mbulonte kodrat e Vërrinit m'at anë përballë fshatit, ndërsa rrugëve të fshatit ajo ndriqonte si një llampë neoni që nuk lenë qoshe pa depërtuar. Vetëm lehja e ndonjë qeni, aty këtu, e prishte qetësinë e asaj nate marsi.

   - Koha ta shuajmë dritën tha Shpati, kështu mundë të japimm shkas për dyshim, pastaj dhe drita e hënës mjaftonë.

   - Mirë thua, ju drejtova shpatit, është kohë gjahu tani dhe argatiët e dreqit, jaë në gjueti. Graniti që po rrinte ulur pranë derës, fare pa lojtur nga vendi e ngriti dorën e djathtë dhe prapa tijë e shuajti qelësin e llampës elektrike.

   - Mirë ja bëre, - tha Sharri, kanë filluar të më djegin sytë nga shkëlqimi i sajë.

   - Ndoshta nga pagjumësia, shtoi Shpendi.

- Ka mundësi, pohoi Sharri, këto ditë shum pakë kam pushuar, ditë shumë intenzive dhe me ngarkesë kamë jetuar.

   - Ja ka vjedhur gjumin e dashura, e ngacmova Sharrin, sa për ta ndrruar atmosferën. Si duket ai mori veshë hilen e humorit, vetëm me një të qeshur lehtë e mbaroi dhe s'foli gjë.

   - Po ne ç'presim tani? - pyeti Shpati, që nuk e nxinte vendi. Lëvizjet e tijë me kokë drejtë dritares, që të nxirrte shikimin përtej shpatit kah shkëlqente hëna, tregonin se ai sa ikte koha e bëhej më e pa durueshme pritja.

   - Do të presim edhe ca, ndoshta edhe hëna do të dobësohet, por edhe rojet e natës, rreth mëngjezit do të jenë lodhur, të paktën kështu unë e parashikojë, dhe atëherë kur ata të tërhiqen nëpër shtëpit e tyre, duke menduar se gjithqka përfundoi, ne do të dalim në aksion.

   - Përjashta po bënte qetësi, vetëm lehjet e qenëve shpërndaheshin në jehonë malit përtej që nga dritarja dhomës ku po rrinim, dukej si ë pëllëmbë të dorës. Herë pas here dëgjoheshin hapat e nënës në oborr, e cila kohë pas kohe nga meraku i djemve dilte dhe vëzhgonte deri në skajin e lagjes. Pritjes së bezdisshme në dhomë kishte rënë heshtja, jan qaste që nuk të lënë të qetë, të ngacmojnë, të nxitin që sa pë parë të dilet në aksinon, Shpatin s'po e zen vendi, Sharri duket më gjakftohtë ndërsa Graniti duhet të jetë i lodhur, nga një herë po dremitë në gjumë. Edhe mua nuk më nxë vendi, koha pritjes po më krijonë bezdi, ndërsa nata më duket shumë e gjatë. Nuk e di sa herë brend asajë nate nëna kishte dalur në oborr, dhe kishte vazhduar deri tek skaji i lagjes, dikurë edhe ishte shqetësuar se mos na kishte mashtruar gjumi. Hapat e lehta që po ngjiteshin shkallëve, i njihja mirë, ishin hapat e nënës, ajo ecë lehtë sa që mudë të thuash se nuk shkelë në tokë, sa lakmi ja kamë ecjen e sajë, dhe kur ja them. Më përgjigjet; a mos po më ndalë pesha biro, më thoshte. Derën e hapi lehtë dhe nëpër dritën e hënës që po hynte nga dritarja, shikimi i sajë po më kërkonte mua.

   - Po ti ende s'ke fjetur o nënë, - i thashë, sa për të i lamëruar se unë isha i zgjuar.

   - U bëra merak, thash se mos ju ka mashtruar gjumi, o birë, foli me zë të ulët dhe vazhdoi; jeni të ri, pastaj këto ditë edhe jeni lodhur shumë.

- Jo moj nënë jo, po ti shko tani dhe flejë, mos u brengos për ne.

   - Ah, mor birë, ofshau ajo, - e mbylli derën dhe zbriti shkallëve teposhtë.

Nëpër atë dremitje të herë pas hershme, kishte vajtur vonë, një errësirë që e kishte kapluar dhomën, jepte shenja se drita e hënës kishte filluar të dobësohej, ajo po e humbte shkëlqimin si një kandili kur i shpenzohet gazi dhe fillonë të i dobësohet drita.

   - Koha, - tha Graniti, që deri atëherë hiqej si i fjetur.

   -Më duket se po, i thashë, hëna është dobësuar mjaftë, pastaj edhe mëngjezi po afronë. Të gjithë shokët zgjuar kishin qenë, dhe e kishin pritur me pa durim qastin për aksion. Detyrat i dimë sicili, mudohuni të jeni të pa dukshëm gjat aksioni, ndërsa lëvizjet duhet të i bëni jashtë fshatit deri në pikat e përcaktuara për parolla, mendojë se të gjithë i kemi të qarta detyrat që na presin. Asnjëri nga shokët nuk foli asgjë, u zgjuam të gjithë nga vendet ku ishim ulur dhe u afruam pranë flamurit në murë, gati të gjithë përnjëheri i vendosëm duart mbi të, dhe me betimin e dhënë, zbritëm shkallëve teposhtë. ë bodrumin e shtëpisë, secili nga shokët e mori ngjyrën e brushat, dhe traktet që duheshin shpërndarë.

   - Ju priftë e mbara biro, u dëgjua zëri i nënës, nga njërri skajë i shtëpisë.

Pa e folur asnjë fjalë, të gjithë u shpëndamë drejtimeve nga i kishim caktuar.

Detyra që i kishim vënë vehtes u krye si ishte më ë miri, ndërsa brenda lëvizjeve tona nëpër fshatë, nuk pamë asgjë, ashtu siq e kishim planifikuar, rojet siq dukej ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre, mëngjezi i kishte lodhur, pastajë mendimi se gjithka përfundoi në rregull, i kishte mashtruar.

   - Qenke bërë kuq me ngjyrë, tha nëna që kishte pritur në skajë të shtëpisë

- Gjithqka në rregull është, i thashë, për të ja larguar brengën, po ti tani merri kët rroba edhe këpucët dhe të gjitha hudhi në zjarrë, nuk duhet të kemi asnjë gjurmë brenda shtëpisë.

   - Të nesërmen fshati dhe disa paralagje të qytetit, ishin skuqur me bojë, njerzit po gumzhinin grupe, grupe, ju lumtë dikush thoshte, po bukur e paskan qëndisur shtonte tjetri. Vetë antarët e partisë, të shqetësuar, shpërndaheshin turmave, dhe me dinakëri vëzhgonin lëvizjet e të rinjëve që po shikonin me admirim parollat nëpër muret e shtëpive të fshatit. Ndërsa policia që kishte ardhur në fshat, si e tërbuar po kryente ekspertiza të gjurmëve nëpër muret e shtëpive të skuqura nga dora e nëntokës kosovare.

   - Më ka shpenzuar shumë ngjyrë ky murë, tha bojagjiu, tek po e shikonte atë, pastaj ajo ngjyra e kuqe në ka qenë e shkruar në murë, e ke parë me siguri, për këto pesëmbëdhjet vite sa ka qenë aty? nuk mbulohej lehtë.

   - Edhe rrobat i paske prishur, - ja preva shkurtë.

   - Më duhet ti hudhë edhe ato, - tha ai, është tharë ngjyra në to dhe nuk vishen më.

   - Edhe ne dikur, i kemi hudhë nga një palë, ja përcolla me një të qeshur, po ti ja për ngjyrën dhe rrobat, është dhuratë e imja, fasada e kësaj shtëpie, le të shkëlqej edhe më bukur ajo sotë në liri.

   - Gojë hapur mbeti bojagjiu prapa pasqyrës së veturës që po ikte teposhtë rrugës së fshatit, në drejtim të qytetit, të cilën po e ngiste Mërgimi i shoqëruar nga poeti.

 

 

                           Gëzim Ajgerj, Malësi e Vërrinit, mars 2000

  

 

TREGIM

 

Gëzim AJGERAJ

 

ATA RANË ME KËNGË NË GOJË

 

Krismat e armëve mbyteshin jehonës që e përcillnin bjeshkët për rreth fshatit, ndërsa lufta që po vazhdonte pa ndërprerë, mbillte vdekje prapa krismave. Ajo kishte sjellur mjaftë kob mbi këto anë, kulla të shkrumuara, njerzë të vrarë e të maskakruar, bagëti të plaqkitura, asgjë s'kishte lënë mbi tokë, kështu ishte armiku, kjo ishte politika e okupatorit. Gjithqka shqiptare mbi dheun e Kosovës duhej shfarosur, kështu kishte urdhëruar satana, kyeshtu bënin satanët në teren. Rruga e lirisë, e zgjedhur nga ushtarët e UçK-së, kërkonte sakrificë, guxim e trimëri. Ata tani më i kishin vënë vehtes detyrën më të rëndë mbi supe, qlirimin e atdheut nga okupatori shekullor. Ndërsa shkëlqimi i tyre, në këtë luftë përhapej kudo në vijën e frontit.

Zjarr, - thirri komandanti, deri sa i pari e hodhi bombën mbi tankun e armikut që po vinte drejtë pozicioneve.

Një shpërthim i fuqishëm, u mbulua në flakë mat'anë dhe nga shpërthimi i fotë u dridh bjeshkët, ndërsa jehona e atijë shpërthimi u shpërnda maleve. Gjithqka digjej përtej, ndërsa krismat e ushtarëve të njësitit s'ndaleshin në drejtim të armikut.

Kënga që filloi të buronte nga zëri i hollë i komandantit, shpërndahej në mes të krismave të pushkëve që villnin zjarrë pa ndërprerë.

Ndërsa vargu i këngës; Bini djema gjith sa jemi luftën mos me e ndalë, u shpërnda si një urdhër shprese tek ushtarët e lirië nëpër pozicione, dhe nga goja e tyre ajo shpërndahej bashkë me krismat e pushkëve, kodrave përpjetë.

Dhe kënga që shpërndahej si një kushtrim lufte, në mesin e ushtarëve të lirisë, mbillte tmerr në palën armike.

Dhe vargjet këngës s'ndaleshin; Të gjithë së bashku për atdhe, jetën kemi me dhënë.

Mesit të krismave të pushkëve, kur jehona e tyre tretej në zemrën e maleve, ritmi i këngës përhapej edhe më fuqishëm, valëve të zërit që përhapej malsisë. Ajo me vete batëte moralin lartë tye ushtarë të lirisë, që luftonin vijave të frontit për qlirimin e atdheut.

Dhe kënga s'ndalej buqimës së krismave të pushkëve që e përcillnin ritmin e sajë, bashkë me rrjedhën e lumenjëve të Vërrinit.

E tërë ajo ditë pranvere, në malet e veshura me borë, e treti këngën dhe gjakun e atyre që i falën shkëlqimin atdheut.

 

                                       Mars, 1999

 

                                                                                                                                           

Trollin   nuk   e lëshojë

 

Diten   kur   e arratisë   pyllit   perpjetë   mendojë   me vehte   se   bota u   rretullua   e   ra   mbi të, ndjehej   shurdhër   nga   zhurma e   artilerisë së   akupatorit qe   granatonte   pa   nderprerë   nga   kodra   ne drejtim te   shtepive të fshatit. Kthehu,   edhe   një   herë   shikimin   mbrapa   e   me   vehte tha:   tërë   jetën   punova   e   për   pakë   minuta   mi   mori te   gjitha   zjarri.   Ndërsa   jehona e   krismave   shperndahej   shpatit   përpjetë si   nje   rrufe   që   mbytej   brenda   tymnajave   te   zhurmës   së zjarrit,   e   atijë i   dukej   sikur   i   vlonte truri   nga ato   krisma. Jeta   s`qenka asgjë,   mëmirë   do ta   pija   helmin   se sa të   largohem   tha me   mllef, unë   do të   kthehem,   ju drejtua   plakës, nuk   me   bëjnë këmbët,   pastaj ç`më   duhet   jeta   mua   më   mirë të   vdesë   në   oborrin   timë, sepse aty edhe   vdekja   ka   kuptim, ndersa   shikimi i   tijë   tretej   tymit të   kullës   matan   shpatit. Këmbëngultësija e   tijë   ishte më   e fortë se sa kërkesa e plakës   që   e shëqëronte   kthimit. Kanë   një   besë   këto   troje,   i   tha   vehtes   po   ku   më zuri   në këtë   moshë kjo   e   mallkuar   luftë, e   ngushllojë   vehten.   Mosha që ja kishte   përpirë   fuqinë   i   shihej kudo   rrudhave te   ballit të tijë dhe   duarve   ku shtergonte shkopin   që   shpeshë e   quante   këmba   ime   e tretë   dhe kurrë   nuk   harronte   ta   ngriste   lartë në   horizontë. Lutja   e   tijë   që   plaka   te  vazhdonte   rrugën   me   gratë   dhe   fëmijët e   tjerë   drejt   malit   e   mori   vetëm   një   përgjigjje;   unë   stë   lë vetëm,   do   të   vdesë   me ty. Kthimin   drejtë   lagjes   që   po i   dilte flaka nga   të   gjitha   anët,   nuk   e dinte   asë   vehtë se si   e kishte   bërë vetëm fati   e kishte shpetuar   nga   granatat qe   binin   pa   ndëtprerë. Hyri   në   bodrumin   e   shtëpisë   qe po i   dilte   flaka në katët e   epërme dhe   nga   dyert e   dollapit   në   murët e shtepisë   e   nxorri   armën e tijë   qe   e   kishte   ruajtur   me   dekada.   Prapë   të   erdhi   dita mojë e   uruarë,   përshpëriti tek po e   rretullonte   në   dorë, ty dhe   mua   s`na   hiqet   qafesh   ky   armikë, e dinë   ti   mirë   qfarë donë ai.   Për   një   qastë   ju kujtuan   vitet e   rinisë   kur ishte   luftëtarë   i   ballit, kujtojë ato   vite   dhe   mallkojë   kohën   qe kishte   rrjedhur   pas   asaje   lufte,   mallkojë   tradhtitë   që   ishin   bërë, komunizmin   dhe   mirë   qe erdhi   kjo   ditë   tha.   Doli   në   oborrë   dhe   me   mllefë   tha   këtu do   ta   presë   hasmin, nuk kamë   ku   të   shkojë   nga këtu,   tjetër   shtëpi   s`kamë   e   tjetër   atdhe, ndersa plakës   që   po   mundohej   ta   shuante zjarrin   me   ca kova   ujë   i   tha   lëri të   gjitha o   plakë,   ato   do   të   digjen se   dotë   digjen. Dhe   ditët e qeta   që   kishin   rrjedhur   më   pasë,   për   para trupit të   kërrusur   të   plakut   mbi   armën e tijë   i   kishin   gjetur   edhe   dy   policë të   armikut   të   shtrirë   për   toke,   në   oborrin e shtëpisë.

                                                                                                         Shtator 1999.Zvicër

 

 

TREGIM

 

DHEMSHURI

 

 

Ora dhjetë e gjeti të zgjuar si zakoniisht.

Ai mbrëmë kish bredhur me dhembj kujtimeve të tij, dhe kish ndier dhembshuri për shokët e rënë.

Gjatë atyre përsiatjeve, sytë i mbusheshin me lot.

Gati gjithë natën nuk kish mundur t'i myllte sytë dhe, mëngjesi e gjeti duke menduar për luftën, njerëzit e tij, Malësinë e Vërrinit.

Kafeja e mëngjesit i dukej pelim si dhe vetë nata që kish ikur.

Hamendja e bënte nevrik, sepse kohët e fundit ajo kish filluar ta mundote së tepërmi.

Rënia e shokëve i kish hapur një plagë të re në shpirt.

Pena që rrinte prej dy ditësh mbi fletore i dukej se po rridhte gjak, sikur e ftonte në dyluftim, aq më tepër dhembja e shpalosjes së kujtimeve shquhej me lot, parakalimi gjatë gjithë asaj nate ia ngacmonte lotin, që shpesh ia pushtonte faqet.

Le të çmallem, - tha një herë, sepse edhe burrat qajnë, thotë një urti, ndërsa thënja e mikut të penës diku në një varg; "ai që s'ka lot, as dashuri s'ka" i dukej tamam një varg i përjetuar.

Dhe, duke menduar thellë, zëri i zonjës nga prapa e ndërpreu nga kujtimet.

"T'u ftoh kafeja, i dashur".

Por përgjigja iu duk e tepërt, e lakmonte qetësinë dhe dëshironte t'u kthehej atyre kujtimeve të hershme kur bisedonte me shokët për atdheun e robëruar, për ekzilin, kthimin tinëz kufirit si Muri Kinez, dhe mendoi prapë, duke thënë se asnjëherë nuk i paskam kuptuar sa e dashkan Kosovën, ata djem trima...

Dhembja e pushtoi përsëri, duke pshertirë thellë me vete.

Zonja prapë e kish thirrur, por ai ishte thelluar dhe nuk mund ta këpuste dot nga ajo qetësi boshe mbase, herë-herë vulgare, duke kujtuar prapë dëshmorët e Vërrinit.

Dhe për një moment përshpëriti dy-tre fjalë, nuk ja vuri fort veshin, por sikur mori forcë, shfletoj albumin e kujtimeve, iu kujtuan demostratat në qytetin Prizren, ato në Hagë, Gjenevë, Bernë e Cyrih, thirrjet e shokëve, udhëtimet për në shtetin amë, dhe prapë ishte ndaluar, duke lëshuar një pshërtimë të thellë, sall dhembshuri, se mbase lufta ishte një çast tjetër, nuk qetësohej lehtë, as mund kush ta mallkojë.

Mallkoi këto udhë të mërgimit, o Shpend Vërrini, - tha me vete.

Kish kontaktuar me mërgatën dhe ata i kishin thënë se mirë do të ishte të udhëtonim për në atdhe, këtu s'ka pranverë sivjet, atje kanë nevojë për ndihmën tonë.

Duke kujtuar disa sekuenca të imëta, u mbështet në njërin brryl dhe e zuri një ankth i çudtshëm, saqë Vërrini i doli përpara në tym e flak.

Kish ndier mllef ndaj armikut, kish bërë disa vija mbi fletë, dhe, mbi të gjitha kish klithur: "Mallkuar" Por shpejt ishte zgjuar dh nga larg sikur i kish ardhur një zë: "Liria do gjak", ndërsa ai e kish shtërnguar penën, duke derdhur vargje me dhembshuri e mllef, iu bë se një dritëz e përhitur i hyri në sy, nuk shihte dot, përpara i dolën lulëkuqet e atdheut, varret e dëshmorëve.

U mallëngjye aq shumë, saqë kah mesdita doli në rrugë, por nuk kish ide nga të shkonte.

Kur u kthye në shtëpi duke mos çuar kokën tha vetëm një fjalë:" Unë po shkoj".

Dhe kur e pyetën: "Ku?", ai bëri vetëm një shenjë në ajër, diç si shkronja K. e madhe e asgjë më tepër...

 

Tetorë, 1998