PAMJA DHE VLERËSIMI I KRIJIMIT LETRARË NGA SYRET E PROFILEVE TË NDRYSHME


Për çdo shkrimtarë pas krijimit dhe publikimit të një vepre, sigurishtë se ka shumë rëndësi akceptimi i sajë nga lexuesi, vlerësimi apo edhe reagimet e opinionit të gjerë, për veprën e publikuar. Jo gjithë herë krijimet a publikimet, marrin vlerësimin profesional nga lexuesi dhe kjo ka ndodhur kur i sjell dëm një vepre të caktuar por edhe autoritetit të krjuesit. Flasim këtu nga këndi i asajë që shumë herë edhe në internet, nga individ të ndryshëm shpërndahen vlerësime edhe jo profesionale, që krijojnë mjegull për një punim të caktuar. Të hyshë thellë në vlerësimin e një vepre të caktuar, sigurishtë duhet të kesh njohuri për kritikën si kusht themelor. Së dyti duhet të kesh të paktën një pregaditje që përafron me letrat e shkruara. Ndërsa nga ana e jonë si krijues, shihen edhe kritere më të ashpra, për ta vlerësuar punën e një krijuesi. Të kesh publikuar, ti përafrohesh nivelit të një krijuesi, sepse vetëm njohja nga brendia e artit, apo të qenmit vetë brenda botës së artit, krijon tjera mundësi për të të vlerësuar një krijim publik, e sidomos veprat e artit letrarë. Megjithatë paradokset e vlerësimeve amatoreske të veprës së një krijuesi, nuk ndalen, por është mirë që ato vlerësime të ruhen për veten, se sa të hyhet një fushe të minuar, që duke kujtuar se ke bërë një vlerësim të drejtë, hyn deri në polemika që djegë vetveten. Dua të argumetoi faktin e kriterit që si krijues do kërkoja për vlerësuesin. Ta zëmë se punimi i një krijuesi ngjanë me një rreze dielli. Karshi atijë dielli ngrohen tre individë. I pari duke qëndruar nën hije e shijon ngrohtësin e diellit. I dyti nga një objekt i mbyllur e klimatizuar ku depërton vetëm drita por jo edhe ngrohtësia. Ndërsa i treti për gjatë gjithë ditës digjet në diell. Në mbrëmje takohen të tre. I pari nga objekti i klimatizuar thotë; Sotë kishte diell, por nuk ishte aq i ngrohtë. I dyti; Kishte diell, por i freskët. I treti thotë; Sotë më ka përvëluar dielli. Pra shija njerzore dhe natyra e këndëvështrimit të një vepre, asnjëherë nuk mundë të jetë e njejtë. Por ana tjetër e medaljes është fakti se; vetëm ata që janë brenda artit të shkrimin ja njohin bukurin dhe shëmtin e artit. Kjo pak nuk tingëllon ëmbël për lexuesin, por i përgjigjet asajë, për të cilën veq po flasim, pra për vlerësuesin e zëshëm e pa kritere vlerësimi. Unë nuk dua të them se nuk bën të vlerësosh. Por për të zbërthyer edhe më tepër pikënisjen dhe arsyen e këtijë shkrimi, jo rrallë më bjen të lexoi vlerësime paushalle në internet dhe kjo edhe më nxitur të shkruajë këtë punim.

Nuk dua të them se një krijues nuk duhet të përballet me kritikën. Pa tjetër se po. Si me atë të vlerësuar drejtë, si me atë pozitive e edhe negative, por në kontestin e vlerësimit të shëndoshë e profesional. Do ti ndaja komentet këtu. Ato nuk i takojnë kritikës. Mbeten gjithmonë komente, që shumë herë janë të dobishme për krijuesin e një vepre. Por pika e synimit tonë mbetet se nga cili këndë dhe me ç`sy shihet një vepër e publikuar. Dhe kur dalim me vlerësim, të jemi të matur dhe profesional, e jo sa për tu dukur në hapsirë. Vepra gjithmonë duhet zbërthyer nga brendia, për ta parë motivin e veprës, estetikën, fuqin e fjalës, peshën e sajë, sepse vetëm duke depërtuar në thelbin e sajë, arrijmë të nxjerrim ajkën e mendimit të krijuesit. Vetëm atëherë mundë të vlerësojmë drejtë. Largë paragjykimeve, smirës, inateve etj, fenomene këto që po hapërojnë hapsirave tona pak si tepër. Ndoshta këto elemente të tepruara po ndikojnë që shum individë "vlerësues", po bien në kurthin e degradimit të vetvetes. Duke u kthyer edhe njëherë tek ajka e mendimit të krijuesit, gjatë dhënjes së vlerësimit të një vepre, do të japë edhe një shembull praktik. Të llogarisim se tre individ duan të kalojnë një lum, gjatë një sezone acari. I pari duke kaluar mbi urë thotë; ky lumë e ka ujin e ftoftë. I dyti në skaj lumit i fut vetëm këmbët dhe tërhiqet. Vërtetë thotë qenka uji i ftoftë. I treti, futet në këmbë dhe e kalon lumin. Përtej del i mërdhirë. Vetëm i treti, dha një vlerësim të saktë, sepse e provoi nga brenda. Prapë po tingëlln e ashpër, por shum reale.

Nëse vendosim të vlerësojmë një vepër të caktuar, duhet të hyjmë brenda sajë, ashtu siq mundë të hyhet në lum me paisje të caktuara, për të mos u mërdhirë, apo i pregaditur me kritere të caktuara për kritikë, dhe për ta vlerësuar një vepër të caktuar.

Pra vlerësimet nga largësia, periferia apo edhe të natyrave tjera, nuk mundë të jenë asnjërë të sakta, sa mundë të jenë ato të zbërthimit nga brenda të një publikimi.

Tre persona e ndezin një zjarr. I pari nga largësia thotë; i ngrohtë ai zjarrë. I dyti aty afër thotë; po ngrohë ky zjarrë. I treti futi dorën brenda dhe tha; më dogji ky zjarrë. Ky argument sikur tingllon më bukur për ato vlerësime, flasim për ato reale, që japin krijuesit. Ndoshta vetëm ata më së miri ia njohin peshën e fjalës, shpirtin e sajë. Por nuk dua të them që të tjerë nuk mundë të vlerësojnë, apo nuk jan të saktë. Asgjë s`është apsolute, gjithqka lëvizë brenda relevancës dhe të mundshmes. Por dua të them të jemi përgjegjës ndaj asajë që vlerësojmë, kritikojmë, lavdërojmë, inorojmë e degradojmë. Sepse, vetë njeriu është i ndërtuar të mos jetë i njejtë për ng natyra me një tjetër. Gjithmonë diqka e dallon, siq e dallon optikun e tijë karshi një vepre të caktuar apo një pejsazhi diku. Secili e sheh nga këndi i vetë, por në vlerësim, kujtojë se duhet pasur kritere dhe kujdesë. Le të mbetet vlerësimi përgjegjësi individuale e secilit, pa qoftë edhe për një qështje të përgjithshme, a një vepër të caktuar. Le ta sheh secili nga profili i vetë dhe le të gjykojë arsyeshëm. Vetëm atëherë mendimi i tijë do të ze vendë diku dhe do të akceptohet.


                                                         Gëzim Ajgeraj, Korrik, 2012